Vlorë, zbulohet anija romake plot me amfora, tregtonin verën vendase |
TIRANË-Arkeologë të një ekspeditë shqiptare-amerikane kanë zbuluar në bregdetin nënujor shqiptar një anije romake me rreth 300 vazo vere bosh të ruajtura në gjëndje të mirë. Anija rreth 30-metra e gjatë daton rreth shekullit të 1 para Lindjes së Krishtit dhe ngarkesa, vazot, besohet të kenë qënë të mbushura me verën e prodhuar nga vreshtat jugorë shqiptarë me qëllim tregjet e Evropës Perëndimore. Në një deklaratë të hënën, Key West, pjesë e eskpeditës tha se zbulimi është bërë në fund të korrikut pranë Portit të Vlorës, 140 km në jugperëndim të Tiranës. Fondacioni amerikan në bashkëpunim me arkeologët shqiptarë ka si qëllim eksplorimin e ujëravë shqiptare në këto 5 vitet e fundit. Gjatë kohës së eksplorimi, ekspedita ka zbuluar rreth 20 vendodhje të anijeve të mbytura në det. |
Πέμπτη 25 Αυγούστου 2011
Vlorë, zbulohet anija romake plot me amfora, tregtonin verën vendase
Εγγραφή σε:
Σχόλια ανάρτησης (Atom)
Δεν υπάρχουν σχόλια:
Δημοσίευση σχολίου