Gjendet në Londër ikona e vjedhur e Shën Marisë, do riatdhesohet |
ATHINË- Shtypi grek shkruan se së fundi është gjetur një ikonë e rrallë e Virgjëreshës Mari, e cila ishte vjedhur 10 vjet më parë në Kishën e Sopikut në Gjirokastër. Sipas informacioneve, ikona në fjalë ka vlerë të pacmuar, për vetë faktin se është një nga 70 ikonat e pikturuara nga Apostulli Luka Evangjelisti. Ajo vlerësohej nga besimtarët si një “mrekulli” dhe vizitohej jashtëzakonisht prej tyre. Virgjëresha Mari e Luka Evangjelistit u vodh nga kisha e Sopikut dhe u zhduk nga Shqipëria para më shumë se një dekade dhe aktualisht ndodhet në një galeri në Londër, nga ku ka shumë mundësi që së shpejti të riatdhesohet. Vjedhësit dhe trafikantët e ikonave kanë zhdukur mjaft ikona dhe objekte të vlefshme nga kishat shqiptare si në Gjirokastër, Himarë, Përmet, Korcë etj. duke dëmtuar kështu pasurinë historike dhe kulturore të popullit tonë. Kthimi i ikonave të vjedhura nga kishat e Shqipërisë dhe Greqisë, është bërë objekt i një bashkëpunimi intensiv mes Interpolit dhe policisë greke. |
Πέμπτη 25 Αυγούστου 2011
Gjendet në Londër ikona e vjedhur e Shën Marisë
Εγγραφή σε:
Σχόλια ανάρτησης (Atom)
Δεν υπάρχουν σχόλια:
Δημοσίευση σχολίου