Festivali modern i Filmit ne Durres dhe risite e tij
Festivali i Filmit Durres qe do te zhvillohet nga 27 gushti deri me 2 shtator, feston edicionin e katert me te ftuar te rendesishem, filma premiere dhe nje sere evenimentesh speciale. President nderi i edicionit te 4-t regjisori Dhimiter Anagnosti, ku mes te ftuarve permendim regjisorin legjendar Francis Ford Coppola, aktoren yll te kinemase italiane Claudia Cardinale, regjisorin e shquar cek Jiri Menzel si kryetar i jurise ballkanike, regjisorin dhe filozofin polak Kryzystof Zanussi,Lech Majewski, producentin britanik Nick Powell si kryetar i jurise nderkombetare, producenti dhe regjisori Jan Harlan, aktori Rade Serbedzija. Nderkohe aktori shqiptar Vangjush Furxhi do te nderohet me "Cmimin e Karrieres" ne mungese. "Ky eshte viti me i mire i festivalit", thote Anila Varfi, drejtoresha artistike e IFS Durres, "sepse besojme se kemi arritur nje nivel qe e aspirojme prej kohesh, te ftuarit e shquar, programet e filmave ne konkurrim dhe jashte konkurrimit, qe e bejne kete edicion nje feste te vertete kinematografike, por njeherazi pasqyron edhe nevojat e nje festivali modern". Bukuria e Durresit te vjeter qendron ne aftesine per te asimiluar te rejat e kohes sone dhe besojme se simbol i kesaj eshte shfaqja e filmit "TETRO" nga Francis Ford Coppola ne Amfiteatrin Romak. Ne cdo festival ka filma qe eshte e pamundur t'u thuash jo, edhe nese ata nuk hyjne ne kategorite e paracaktuara. Ne Durres Film Festival, keto tituj nuk duhen humbur!" Festivali do te hapet me filmin e suksesshem Turk, "Honey" (Mjalti) te Semih Kalanouglu, fitues i Ariut te Arte ne Fesivalin e Berlinit 2010, i cili do te shfaqet ne qiell te hapur ne amfiteatrin romak. Kjo shfaqje verore do te ndiqet nga mbi 800 shikues.
Ndersa nje tjeter event i mrekullueshem qe do t'i takoje ceremonise se mbylljes se
Festivalit do te jete dhe filmi mbylles i edicionit te 4-t te Durres Film Festival.
Federico Fellini me filmin e tij "8 1/2" (Otto e Mezzo), do te sjelle kenaqesi per te gjithe ne, pasi aktorja e mrekullueshme Claudia Cardinale, do ta prezantoje filmin per publikun, duke e kthyer keshtu shfaqjen e ketij filmi ne nje tjeter event te ketij edicioni.
Ky vit sjell risine e madhe qe per here te pare territori shqiptar do te mbulohet legalisht nga FIPRESCI (Federata Internacionale per Kritiken Kinematografike),duke bere keshtu te mundur vizibilitetin e ketij eventi kinematografik edhe jashte kufijve nacionale.
Seksionet konkurruese
Dy seksionet ekskluzive, ai Evropian dhe Ballkanik, vijne me 8 filma secili. Perzgjedhja eshte fryt i nje kerkimi te gjate dhe te duruar nga programatoret Silvia Bizio, Burbuqe Berisha, Aleksander Perovic me qellimin kryesor prezantimin e kinemase bashkekohore novatore dhe sidomos ato filma qe zakonisht nuk marrin vemendjen dhe vizibilitetin qe
meritojne.
Vizione bashkekohore
Juria nderkombetare e Vizioneve Bashkekohore do te jape cmimin me te rendesishem te festivalit, "Gladiatorin e Arte" per filmin me te mire, bashke me cmimet e tjera per regjisorin me te mire, aktorin me te mire dhe aktoren me te mire.
Bota ballkanike
Pavaresisht krenarise per identitetin ballkanik, Durresi gjithmone e ka lene deren hapur per kinemane ballkanike qe do te shfaqet ne seksionin Bota Ballkanike. Juria e seksionit Ballkanik do te drejtohet nga presidenti i saj regjisori Cek Jiri Menzel, ndersa juria FIPRESCI do te perbehet nga 3 gazetare te kritikes se filmit. Ndersa nje grup i perzgjedhur prej 10 vetesh jo profesioniste nga zona e Durresit, te cilet do te japin cmimin "Filmi me i mire i audiences".
Δεν υπάρχουν σχόλια:
Δημοσίευση σχολίου