Kapshticë, Kakavijë, doganat greke ‘gdhijnë’ me probleme |
TIRANE-Dita e sotme ka rezultuar problematike për pasagjerët në doganat e Kapshticës e Kakavijës, jo aq shumë për temperaturat e nxehta gjatë orëve të pritjes sesa problemeve që iu ka hapur pala greke. Defektet e njëpasnjëshme në sistemin kompjuterik në palën greke në të dyja doganat kane shkaktuar per ore te tera radhë të gjata me automjete dhe udhëtarë në këto pika doganore. Kapshticë Në Kapshticë pala greke ka pësuar sot ne mengjes një defekt në sistem dhe për këtë shkak ka bllokuar hyrje-daljet deri në riparim të defektit. Pala greke njoftoi se hapja do të bëhet në orën 14:00 të ditës së sotme. Madje u njoftua qe deri në atë kohë të reduktohet kalimi nga kjo pikë doganore. Por, me nderhyrjen e pales shqiptare qe zhvilloi negociata te shpejta me palen greke u arrit qe defekti te riparohej rreth ores 12:30 minuta dhe dogana para ores 13.00 rinisi menjehere punen. Kakavijë Kurse Dogana e Kakavijës ka nisur punën normalisht pas bllokimit prej 8 orësh që pësoi sistemi kompjuterik në palën greke. Mësohet se sot rreth ores 09:00 ky defekt u riparua dhe pala greke nisi normalisht punën. Bllokimi i punës nga pala greke u shkaktua rreth ores 01:00 pas mesnate. Kjo gje shkaktoi një amulli në këtë pikë të kalimit kufitar, ku si pasojë e defektit nuk mund të qarkullonte asnjë person dhe automjet nga ana tjetër e kufirit. Për këtë arsye shumë automjete qëndruan për orë të tëra në radhe deri në momentin që situata u zgjidh, kur inxhinierët përkatës riparuan defektin. Pikat doganore të Kakavijës dhe ajo e Kapshticës kanë patur këto ditë një fluks të madh qarkullimi, kjo dhe për shkak se shumë emigrantë po kthehen në vendet e tyre të punës në Greqi pas kalimti të pushimeve në atdhe. Pritja në kufi po vështirësohet edhe për shkak të temepraturave të nxehta që kanë përfshirë vendin ditët e fundit të Gushtit. Në radhë për të kaluar në kufi, shumica janë gra e fëmijë si dhe plot të moshuar. |
Πέμπτη 25 Αυγούστου 2011
Kapshticë, Kakavijë, doganat greke ‘gdhijnë’ me probleme
Εγγραφή σε:
Σχόλια ανάρτησης (Atom)
Δεν υπάρχουν σχόλια:
Δημοσίευση σχολίου