Πέμπτη 25 Αυγούστου 2011

Merkel e Clinton, gratë më të pushtetshme në botë

 

 Kancelarja gjermane Angela Merkel konfirmohet këtë vit gruaja më potente në botë, duke ja kaluara Sekretarës së Përgjithshme të Shba, Hilarry Clinton dhe presidentes braziale Dilma Rousseff. E vetmja italiane, Miuccia Prada është në vend të 79 të klasifikimit që bën cdo vit revista Forbs për 100 gratë më të pushtetshme të botës. Eshtë hera e katërt në pesë vjet që Merkel zë vendin e parë në këtë klasifikim, që dominohet nga gra biznesmene dhe amerikanë. Vitin e kaluar zonja e parë amerikane Michelle Obama ishte në vendin e parë, këtë vit ka zënë vendin e tetë. 100 gratë më të fuqishme të botës, sipas Forbes merren me politikë, biznes, bamirësi ose punojnë në media, janë nga 25 deri në 85 vjec dhe kontrollojnë të gjitha së bashku 300 000 miliard dollarë. Më e vjetra është mbretëresha Elissabeta e Anglisë, 85 vjec në vendin e 49. (d.xh/BalkanWeb)


Δεν υπάρχουν σχόλια:

Δημοσίευση σχολίου