Udhetimet ne vape, mjeket: Kujdes nga dehidratimi
Kujdesi
Vala e te nxehtit duhet te shoqerohet me perkujdesje per shendetin sidomos gjate udhetimeve. Kjo eshte keshilla kryesore qe japin specialistet e Shendetit Publik duke kerkuar nje vemendje te madhe gjate ketyre diteve. Keshtu Drejtori i Higjienes ne Institutin e Shendetit Publik, Arben Luzati pohon se gjate ketyre diteve ka pasur raste te shumta te personave te cilet kane pesuar dehidratim te trupit per shkak te udhetimeve te gjata dhe menyres se ushqyerjes. “Kemi hasur raste kur shume pushues apo emigrante kthehen ne Shqiperi duke udhetuar per ore te tera me traget dhe kane nje menyre shume te keqe te te ushqyerit, qendrimit ne udhetim apo edhe marrjes se lengjeve. Po keshtu edhe vete qytetaret pranojne qe udhetimet e tyre per ne jug te vendit ti kryejne brenda pak oreve, por kjo eshte shume e rrezikshme” nenvizon Luzati. Sipas tij, duhet te kete pushime ku te pihen lengje te fresketa te mbajtura ne ambiente frigoriferike, ushqimi te jete i sapo pergatitur si dhe pushimet gjate rruges te jene sa me te shpeshta. Per sa i perket keshillave per valen e te nxehtit, ai pohon se duhet qe te gjithe duhet te evitojne daljet nga ora 11 deri ne oren 16 te pasdites. Ambientet e qendrimit duhet te jene te ajrosura mire dhe te mbrojtura nga vala e te nxehtit. Kurse per konsum keshillohet supa, frutat, perimet si dhe 2 litra uje ne dite.
Femijet
Per sa u perket femijeve gjate ketyre diteve te nxehta jane regjistruar nje numer i madh rastesh kryesisht tek femijet nen 5 vjec, por me dominuese jane foshnjat mbi 6 muajsh. Sipas te dhenave me te fundit nga Ministria e Shendetesise, rreth 3 mije paciente ne te gjithe vendin rezultojne te jene prekur javen e kaluar nga semundjet gastroenterite ku gjysma e tyre jane femije nen moshen 5 vjec. Drejtori i Shendetit Publik ne Ministrine e Shendetesise, Gazmend Bejtja tha se per te shmangur prekjen e foshnjave nga viruset apo bakteret, ata duhet te konsumojne ushqime te fresketa e te pasura me vitamina e proteina. Specialistet e shendetit publik hedhin poshte teorite e ndryshme per nje kufizim te ushqimeve per foshnjat. Sipas udhezimit te publikuar vitin e kaluar nga ministria, thuhet se pas muajit te gjashte, pervec qumeshtit te gjirit, nenat duhet te shtojne gradualisht llojet e ushqimeve ne recetat qe pergatisin, mjafton qe ato te pergatiten ne kushte te rrepta higjiene dhe tu jepen foshnjave ne formen e duhur. Nga te dhenat e fundit te gjashtemujorit te ketij viti, mesohet se ne Shqiperi rreth 37 per qind e foshnjave kane konsumuar qumesht gjiri, i cili konsiderohet si ushqimi me i mire per te porsalindurit, pasi i pajis ata me antitrupa aq te nevojshem per te luftuar semundjet. Por ne rastet kur eshte i veshtire ushqimi me gji, mjeket specialiste u rekomandojne nenave ushqim alternativ i cili gjithsesi s’mund te zevendesoje vlerat e qumeshtit te gjirit.
Kardiologjia, fluks pacientesh nga vapa
Temperaturat e larta te veres kane shtuar ndjeshem numrin e te semureve qe vuajne nga semundjet kronike, te cilet kane kerkuar ndihme mjekesore ne urgjencen e semundjeve te brendshme ne QSUT. Pothuajse gjate gjithe dites, ne urgjence paraqiten dhjetera raste te moshave mbi 45 vjec me probleme te ndryshme por me te rrezikuar nga i nxehti jane pacientet me hipertension, pasi luhatja e tensionit dhe rritja e presionit arterial mund te jete fatale per jeten. Mjeku kardiolog, Endri Koni theksoi se levizja ne diell dhe mosmarrja ne sasine e duhur te medikamenteve eshte nje nga shkaqet e rritjes se numrit te pacienteve kardiake ne kete periudhe. Edhe pavijoni i kardiologjise ne QSUT, ndryshe nga vitet e tjera, gjate periudhes se veres eshte mbipopulluar me paciente qe vuajne nga zemra. Mjeku specialist tha se aktualisht pavijoni i kardiologjise nuk ka kapacitetet e nevojshme per te plotesuar nevojat e te semureve per tu kuruar. Mjeket rekomandojne per te semuret kardiake, evitim te levizjes ne oret e pikut te diellit, konsumim te rregullt te medikamenteve te cilat duhet te merren vetem pasi jane konsultuar me mjeket specialiste.
I nxehti, sot temperaturat 40 grade
Dita e sotme konsiderohet se do te jete edhe me e nxehta per kete vit. Sipas meteorologeve e enjtja e fundit e muajit gusht do te shenoje edhe pikun me te larte te te nxehtit, ku termometri do te shenoje 40 grade. Qytetet te cilet pritet te regjistrojne keto temperatura jane Gjirokastra, Shkodra, Tirana, Elbasani etj. Sipas meteorologeve, keto jane ditet me te nxehta te stines se veres per kete vit, teksa favorizues do te jene ata qe kane zgjedhur bregdetin per te pushuar. “Nje front i nxehte me origjine nga Afrika do te godase vendin tone gjate ketyre diteve. Kjo pritet te sjelle temperatura te larta te cilet ne vendet e uleta do te shkojne mbi 38 grade, kurse ne ato malore rreth 30 grade celsius” pohojme meteorologet e forcave ajrore. Sipas tyre, ky front i nxehte do te qendroje ne vendin tone deri ne ardhje te vjeshtes. Kjo ben qe te gjithe ata persona te cilet kane planifikuar pushimet ne fund te muajit te nisen pa pasur friken e ndonje shiu apo prishje te motit. Kjo vere nese krahasohet me ate te shkuaren sipas specialisteve konsiderohet me tipare normale dhe jo me luhatjet ekstreme temperaturash. Kujtojme ketu, qe nje vit me pare Shqiperia u perfshi nga tre episode te te nxehtit afrikan dhe kete vit pati vetem nje te shkurter ne muajin korrik.
Keshilla per femijet
Femijet duhet te mbahen ne ambiente te fresketa dhe me lageshtire normale
Duhet te behet ajrimi i herepashershem i dhomes
Temperatura e ambientit ku rri femija duhet te jete 24-25 grade celsius
Rekomandohen qe femijet te shetiten ne ajer te paster, ne vende ku ka gjelberim, larg zhurmave dhe tymrave gjate oreve te para te mengjesit deri ne 9.30 dhe pas ores 18.00
Rekomandohen banjat e fresketa disa here ne dite dhe ushqyerja me gji per me te vegjlit disa here ne dite
Nuk rekomandohet qe nena t’i jape gji femijes kur eshte e nxehte (nga rruga ose nga puna)
Duhet te konsumohen ushqime te fresketa, te pastra, te perpunuara mire termikisht dhe te ruajtura ne kushte te pershtatshme frigoriferike
Duhet te perdoren fruta dhe zarzavate te fresketa e te lara me uje te bollshem
Nuk duhet te perdoren ushqime dhe lengje te konservuara
Duhet te perdoret uje higjenikisht i paster
Enet e gatimit dhe ushqimit te femijes duhet te lahen dhe ruhen ne vende te pastra
Ushqimet e femijes duhet te blihen ne dyqane me kushte frigoriferike te ruajtura mire
Keshilla per te moshuarit
Te evitohen qendrimet ne ambientin e jashtem ne periudhen me te nxehte te dites
Te behen shetitje ne ajer te paster dhe ne vende me gjelberim ne periudhen me te fresket te dites
Te perdoren kapele per te mbrojtur koken dhe qafen
Te perdoret dieta ushqimore me zarzavate te perpunuar mire termikisht (te gatuara me vaj misri ose ulliri)
Te evitohet perdorimi i yndyrave shtazore (gjalpe, dhjame) dhe kripes se tepert
Te perdoren lengje (uje higjenikisht i paster, lengje frutash te fresketa, supa)
Per te moshuarit nuk rekomandohen banja dielli, por frekuentimi i vendeve malore
Te eliminohen udhetimet e gjata
Te perdoren produkte ushqimore te kontrolluara higjenikisht
Te behet kontroll periodik tek mjeku dhe te perdoret mjekimi i rekomanduar
Δεν υπάρχουν σχόλια:
Δημοσίευση σχολίου