Shqiperia, sa interesante per turistet e huaj
Vizitorë të huaj në Shqipëri/Apollonia
Grupi i turisteve italiane eshte informuar nga shoqeruesi i agjencise se udhetimit per debatin e ndezur nese duhet ose jo te prishet kjo ndertese ne mes te Tiranes, ndaj bejne kujdes qe ta arkivojne para se nisi te zbatohet nje plan i autoriteteve per rrafshimin e Piramides dhe ne vend te saj te ngrihet kompleksi parlamentar.
Italianet ndjejne afersine e kulturave
Valerios, nga Milano i pelqen debati publik per kete ndertese, por thote se ka deshire qe rreth 10 ditet e qendrimit neper Shqiperi t'ia kushtoje gjithcka relaksit dhe zbavitjes. Kam qene me pare ne Sarajeve, ne bregdetin malazez dhe mbylljen do ta bej ne rivieren shqiptare, thote Valerio per DW.
"Jam italian dhe ndjej mjaft elemente te kultures italiane ne ate shqiptare. Sepse une e di qe ne kete vend ndiqen prej dekadave, madje edhe atehere kur ishin te ndaluara nga regjimi komunist, gjeresisht stacionet televizive dhe radiofonike italiane. Ketu kuzhina italiane behet ne menyre perfekte nga mjeshtra shqiptare qe kane punuar disa vjet ne rajone te ndryshme te Italise, ose nga kuzhiniere italiane. Ne Shqiperi flitet ne shkalle te gjere italishtja, kendohen mire kenget italiane, qindra mijera shqiptare punojne dhe jetojne ne Itali. Tani Shqiperia ne syte e italianeve eshte ndryshe nga 10 ose 15 vite me pare, ndaj dhe se fundmi eshte rritur nga viti ne vit numri i prenotimeve nga Italia per te bere pushime ne Shqiperi".
Dallimet ne rajon, interesante
Ne Tirane ne keto dite gushti jane dhe 4 te rinj gjermane qe studiojne per mjekesi. Ata kane ne plan te levizin dhe ne qytete te tjera si dhe pergjate bregdetit Adriatik e Jon. Jakobi, njeri prej studenteve gjermane thote per DW-ne se i pelqen paketa turistike ne rajonin ballkanik. Sipas tij eshte mire kur ne disa dite te bie rasti te jesh ne vende fqinje, qe kane te perbashketa por dhe dallime mes tyre.
"Vitin e kaluar kemi qene ne Bosnje, kurse kete viti kemi organizuar nje trip miks: ja nisem nga Bosnja serish dhe me pas vijuam neper bregdetin kroat, pastaj ne Serbi, Maqedoni dhe disa dite do te shetisim neper Shqiperi. Me vjen keq qe shumica e studenteve ne Gjermani e njohin Ballkanin vetem nga librat e historise, te gjeografise, apo nga analizat politike. Ti takosh njerezit te bisedosh me ta, te shikosh resurse te trashegimise kulturore, me nje fjale te prekesh realitetin, eshte shume me ndryshe kur ben nje vleresim ose ngre nje perceptim mbi nje shtet te caktuar. Ne e ndjejme kete ne Shqiperi, por dhe aty ku kemi qene me pare".
Mikja e tij Eliza shprehet per DW-ne se duke udhetuar ne vende te rajonit, kishte marre opinione te ndryshme mbi Shqiperine.
Shqiperia, e mire per turizem
"Kishte nga ata njerez qe na paralajmeruan qe te mos vinim ketu, pasi sipas tyre "eshte me shume rrezik dhe pasiguri per jeten". Por takuam te tjere qe kishin udhetuar me pare ne Shqiperi dhe na treguan me bindje se "Shqiperia eshte vendi me i mire i rajonit per turizem. Dhe ne jemi ketu, ku po i provojme gjerat vete dhe po i shijojme."
Nderkohe Sofia nuk ngurron te beje nje kritike per prezencen e grumbujve te plehrave anes rrugeve nacionale dhe ne sheshe te ndryshme brenda qyteteve.
"Kur ishim duke udhetuar me autobus nga Maqedonia per ne territorin e Shqiperise kemi pare grumbuj me plehra. Ishte nje lloj trishtimi qe ne nje panorame te mrekullueshme natyrore te kishte aty ketu dhe grumbuj me plehra. Mendoni sa pershtypje negative bejne keto ne mendjen e nje vizitori te huaj. Nje destinacion turistik eshte i suksesshem kur e ka te zgjidhur problemin e sistemimit dhe perpunimit te plehrave dhe mbetjeve te ndryshme urbane. Ne kete aspekt Shqiperia duket qe ka probleme serioze dhe me vjen keq shume per kete. Plehrat ne temperatura te larta nuk jane vetem ceshtje imazhi, por dhe demtojne seriozisht shendetin e komunitetit dhe te turisteve".
Jeta e nates e kendshme
Martini e lidh impresionin e tij per kryeqytetin shqiptar me realitetin gjerman.
"Trafiku eshte i renduar dhe ne vende te ndryshme te qytetit ndjen dhe ere te keqe. Tirana po rindertohet dhe kete e shikon ne disa pika te qytetit, por mendoj se ka shume vend per ta sistemuar, qe te jete me e paster. Realisht eshte nje qytet vital, te rinjte i japin dinamike shesheve dhe rrugeve. Jeta e nates ishte e kendshme, thuajse si ne Gjermani. Te rinjte hynin lirshem ne bisede, flisnin anglisht, gjermanisht, frengjisht, shume mendje hapur dhe miqesore. Na beri pershtypje qe dinin shume per Gjermanine, sidomos ekipi i Lev-it ka shume fansa ketu ne Shqiperi. Nuk e kam imagjinuar qe do te shikoj kaq shume makina "Mercedez" ne nje qytet. Une jam nga jugu i Gjermanise dhe ketu ne Tirane kam pare me shume "Mercedez" se sa ne qytetin tim..."
Borivoje nga Serbia tregon se per here te dyte kalon pushimet ne bregdetin shqiptar.
Bregdeti do vemendje
"Ka cmime te arsyeshme dhe vende shume piktoreske. Por nuk duhet lejuar ndertimi dhe betonizimi ne afersi te bregdetit. Qeveria lokale dhe ajo qendrore duhet te nderhyje sa me shpejt per te mos lejuar ndertime afer bregdetit. Eshte nje pasuri natyrore qe i sherben njeriut dhe nuk mund te shkaterrohet nga njeriu. Shume miq te mi nga Serbia kane ardhur per pushime kete vere. Te tjere kane qene dhe me pare. Vitin e ardhshem mendoj se me shume do te kete. Ketu eshte mrekulli, por duhet te ndalet ndertimtaria pa leje, pa planifikim urban".
Sara nga Kopenhageni prej ditesh gjendet ne rajonin e Ballkanit. Shkak ishte pjesemarrja ne nje festival te trompes ne Serbi. Prej andej ajo udhetoi disa dite ne Maqedoni dhe aktualisht eshte ne Shqiperi. Per Saren ka prioritet informimi rreth artit dhe kultures lokale. Duke kaluar pushimet prane nje familjeje shqiptare ajo ka arritur te kape dallimin mes ndaleses ne Shqiperi me dy stacionet e meparshme ne rajon.
Mikpritja, karakteristike e vecante
"Gjeja me e mire ne kete vend eshte mikpritja, mendoj une. Une po qendroj tek familja e nje mikeshes sime ketu ne Tirane dhe ata me konsiderojne si vajzen e tyre. Une jam e sugjestionuar nga menu-ja shqiptare, nje ushqim i pasur dhe krejt ndryshe nga ai qe konsumoj ne Danimarke. Kam nje eksperience te madhe me udhetimet ne bote dhe ndjej vecorite qe has ne kete vend, mbi te gjitha mikpritja, por dhe toleranca per diversitetin kulturor dhe fetar ne kete vend te vogel te kontinentit."
Δεν υπάρχουν σχόλια:
Δημοσίευση σχολίου