Πέμπτη 29 Σεπτεμβρίου 2011

Pasojat e krizes greke ne Shqiperi

Pasojat e krizes greke ne Shqiperi
http://www.albanews.gr/wp-content/uploads/2011/07/kriza-greke.jpg 
Kriza greke e ka shtrire te plote ndikim e saj ne ekonomine shqiptare, pavaresisht mosdeklarimit zyrtar te saj. Ne jug te vendit, ku eshte dhe numri me i madh i shoqerive te perbashketa shqiptaro-greke, efektet jane te qarta e me pasoja. Njera pas tjetres, kane nisur falimentimet, por edhe hedhja e punetoreve ne rruge te madhe. Perfaqesuese e nje firme te perbashket konfeksionesh, Figali Caro, thote: "Ne operojme ne treg me konfeksione dhe kemi problem me likuiditetin e punetoreve, per shkak te ngritjes se larte te taksave e te ngritjes se cmimit te energjise. Nuk kemi asnje ndihme nga shteti. E kemi te veshtire te gjejme treg dhe te shesim ate qe mezi arrijme t'a prodhojme.)

Ndersa perfaqesuesja tjeter, Marika Kerenxhi pohon se ortaket greke nuk po u qendrojne me kontratave. Ne keto kushte, ajo pohon: "Kam filluar te shkurtoj punetoret dite pas dite, nderkohe qe eshte e veshtire te sigurosh me pune".

Situaten e pohon dhe drejtori zyres se Tatim - Taksave ne bashkine Gjirokaster, Gentian Themollari. "Qyteti i Gjirokastres eshte nga qytetet kryesore ne jug te vendit, qe e perjeton me shume krizen ekonomike ne Greqi. Kjo per shkak se shume subjekte-biznesi i vogel qe kane marredhenie tregtare, te themi me vendin fqinj, e perjetojne kete krize me rritjen e cmimeve, si ne fushen e sherbimeve, ashtu edhe te tregtise. Jane rreth 50 biznese qe e kane mbyllur aktivitetin e tyre per shkak te falimentit".

Kriza greke po e shtrin efektin e saj edhe ne rritjen direkte te papunesise, pasi me qindra emigrante kane nisur te kthehen, si pasoje e shkurtimeve te vendeve te punes ne Greqi. Jorgo Kalanderi eshte njeri prej tyre: "Kriza ekonomike na detyron qe te kthehemi perseri. Punesimi ka rene, leke nuk ka, prandaj kemi frike nga falimentimi i bankave, ndaj marrim leket". Ndersa emigranti Misto Kani pohon se kane nisur te terheqin kursimet e tyre nga bankat greke, per shkak te pasigurise: "Duke u nisur nga kriza greke, ne jemi te detyruar qe te gjitha leket qe kemi depozituar neper bankat greke, t'i terheqim. Cfare te bejme? Ndjehemi me te sigurt t'i kemi me vete, se sa ti kemi ne ato banka".

Kriza ka goditur rende edhe remitancat. Bankiere ne filialin e Tirana - Bank ne Gjirokaster Rigelsa Llaziku, pohon: "Duke e krahasuar me nje vit me pare, remitancat nga emigracioni kane rene rreth 35% me ulet". Kriza greke sapo ka nisur te influencoje negativisht ekonomine e rajonit jugor te vendit. Prognoza e analisteve te ekonomise eshte tejet shqetesuese per ditet e muajt ne vijim.

Emigrantet

Kriza greke po e shtrin efektin e saj edhe ne rritjen direkte te papunesise, pasi me qindra emigrante kane nisur te kthehen, si pasoje e shkurtimeve te vendeve te punes ne Greqi. Jorgo Kalanderi eshte njeri prej tyre: "Kriza ekonomike na detyron qe te kthehemi perseri. Punesimi ka rene, leke nuk ka. Kemi frike nga falimentimi i bankave, ndaj marrim leket".

Sipermarresit

Njera pas tjetres kane nisur falimentimet, por edhe hedhja e punetoreve ne rruge te madhe. Perfaqesuese e nje firme te perbashket konfeksionesh, Marika Kerenxhi pohon se ortaket greke nuk po u qendrojne me kontratave. Ne keto kushte, ajo pohon: "Kam filluar te shkurtoj punetoret dite pas dite, nderkohe qe eshte e veshtire te sigurosh me pune".

Δεν υπάρχουν σχόλια:

Δημοσίευση σχολίου