Πέμπτη 22 Σεπτεμβρίου 2011

Hillari Klinton, vizite zyrtare ne Shqiperi

Hillari Klinton, vizite zyrtare ne Shqiperi
Hillari Klinton, vizite zyrtare ne Shqiperi
Gjate vizites se tij ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes, kryeministri Sali Berisha eshte takuar me personalitete te larta boterore. Pas takimeve dhe bisedave me ish-presidentin Bill Klinton dhe kongresmenet Eliot Engel dhe Josef Crowley, dje kryeministri Berisha eshte takuar me Sekretaren e Shtetit Hillari Klinton. Nje takim dhe shtrengim duarsh mjaft i ngrohte dhe dashamires, te cilin kryeministri Berisha e ka shfrytezuar per ta informuar shkurtimisht Sekretaren e Shtetit Hillari Klinton, per zhvillimet pozitive, qe ka pesuar vendi yne gjate ketyre viteve te fundit, si ne fushen ekonomike, ne turizem, ne luften korrupsionit etj.

Gjithashtu kryeministri e ka ftuar Sekretaren e Shtetit Hillari Klinton, te vizitoje vendin tone, nje vend mik me shtetin amerikan. Ftese e cila eshte pritur me dashamiresi nga zonja Klinton, e cila i ka premtuar Kryeministri Berisha, se brenda muajve ne vazhdim, do te vizitoje vendin tone. "Patjeter qe do te vij ne Shqiperi", i tha zonja Klinton, kryeministrit shqiptar.

Kryeministri Berisha eshte takuar me Sekretaren e Shtetit Hillari Klinton, ne takimin e nivelit te larte qe u mbaj ne Nju Jork, i iniciuar nga Presidenti i SHBA, Barack Obama dhe Presidentja e Brazilit, Dilma Rouseff. Ne kete takim u be lancimi zyrtar i nismes Partneriteti per Qeverisje te Hapur dhe moren pjese perfaqesuesit e 46 shteteve.

Shqiperia ka qene vazhdimisht ne vemendjen e shtetit amerikan dhe ne vijimesi eshte vizituar nga zyrtaret me te larte te shteti, vizita te cilat kulmuan ne vitin 2007 me viziten e Presidentit te asaj kohe ne SHBA George Bush. Ai e vleresoi asaj kohe si mjaft te rendesishme viziten ne Shqiperi dhe theksoi se Amerika ka gjetur dhe gjen gjithmone ne Shqiperi nje partner te rendesishem dhe te besueshem.



Kryeministri Sali Berisha takohet me Sekretaren Amerikane te Shtetit, Hilari Klinton. Gjate vizites se tij ne SHBA, Berisha eshte takuar me personalitete te larta boterore. Ndersa dje ishte i pranishem ne tryezen e organizuar nga Presidenti Barak Obama, per lancimin e nismes Partneriteti per Qeverisje te Hapur. Ne kete tryeze Berisha eshte takuar dhe me Sekretaren e Shtetit Hilari Klinton.

Δεν υπάρχουν σχόλια:

Δημοσίευση σχολίου