Πέμπτη 29 Σεπτεμβρίου 2011

"Nje milion shtetas, hyne e dolen nga portet dhe aeroporti"

"Nje milion shtetas, hyne e dolen nga portet dhe aeroporti"
http://www.albanews.gr/wp-content/uploads/2011/05/aeroportet.jpg 
Portet e vendit tone si dhe aeroporti i Rinasit "Nene Tereza" kane shenuar hyrje-daljet e plote 1.069.900 shtetasve, brenda sezonit turistik. Lajmin e ka bere me dije ministri i Puneve Publike dhe Transportit, Sokol Olldashi, gjate daljes se djeshme per shtyp. Ai ka theksuar se ky ka qene nje sezon shume i mire, me nje fluks te madh pasagjeresh nepermjet porteve dhe aeroportit te vetem te Shqiperise, "Nene Tereza". Olldashi tha se do te vijojne investimet per permiresimin e infrastruktures se ketyre pikave.

Pasagjeret

"Me duhet ta them qe ne fillim qe ka qene nje sezon shume i mire, me nje fluks pasagjeresh ne te gjitha keto superstruktura", tha Olldashi, duke e ilustruar nje fakt te tille, edhe me statistika. Keshtu, sipas tij, porti i Durresit ka perpunuar 370 mije pasagjere me 6-linja te perditshme tragetesh ne 3 muajt e veres, porti i Vlores 73400 persona me tre linja te brendshme tragetesh, porti i Sarandes 60 mije me tre linja te perditshme tragetesh dhe me 9 anije krocera dhe aeroporti i Rinasit me 56 mije pasagjere ne keto tre muaj, ne 48 destinacione qe jane operante ne kete periudhe, etj. "Behet fjale per nje total prej 1.069.900 qytetare qe kane hyre dhe kane dale permes ketyre infrastrukturave te transporteve", tha Olldashi, duke vijuar se ka qene nje periudhe shume e mire qe eshte menaxhuar me se miri nga sherbimet tona ne porte dhe aeroport. "Pasagjeret jane perpunuar te gjithe brenda nje kohe rekord, pa krijuar radhe, pa krijuar probleme, duke i lehtesuar hyrje- daljet ne territorin e vendit, duke i ofruar keshtu nje sherbim te nje cilesie me te mire", u shpreh ministri i Transporteve. Ai ka falenderuar te gjithe stafet duke filluar nga Aeroporti i Rinasit dhe portet per punen e mire qe kane bere dhe per lehtesine qe i kane dhene sezonit te suksesshem turistik te vendit.

Investimet

Olldashi beri me dije se vazhdon permiresimi i strukturave tona, me ane te investimeve. " Ne portin e Sarandes eshte ne procedure prokurimi ndertimi i Kalates se re, me nje vlere 5 milion $, qe destinohet kryesisht per krocerat. Kemi pasur nje rritje nga viti ne vit por nuk jemi prape aty ku deshironim te ishim, dhe duke konsideruar potencialin turistik qe ofron Saranda per shkak te vete parkut arkeologjik te Butrintit", tha Olldashi. Ai tha se ne Vlore eshte mbyllur prokurimi dhe pritet te filloje puna me 15.3 milione euro investim, fond i dhene nga qeveria italiane per permiresimin e kapaciteteve te portit, gje qe do te beje qe porti i Vlores, (qe ka nje veshtiresi gjate muajve te dimrit per shkak te mos mbrojtjes nga ererat e forta) te jete me i gatshem per te pritur anije pasagjeresh ne sezonin qe vjen. "Nga ana tjeter kemi zhvillime te rendesishme ne portin e Durresit, qe kane te bejne me permiresimin e kalatave te ketij porti, si dhe me perfundimin e terminalit te pasagjereve, qe eshte tashme ne fazen e tij te fundit.", njoftoi ministri i Transporteve, Olldashi.

Investime te tjera

Sipas ministrit Olldashi, paralelisht me investimet e siperpermendura, Ministria e Mjedisit ka zhvilluar prokurimin me nje vlere prej 13 milion dollaresh per Portin e ri te Peshkimit, gje qe do te beje te mundur qe te gjitha anijet e peshkimit qe jane aktualisht ne basenin ujor te portit te Durresit, te zhvendosen.

Nga ana tjeter, mjaft i rendesishem per sezonin tjeter te portit eshte fakti qe territori ish-kantierit detar "Curum Shipping", eshte tashme ne dispozicion te Autoritetit Portual Durres, gje qe i jep mundesine e zgjerimit te kalates se trageteve dhe te perpunimit te tyre me me shpejtesi dhe cilesisht me mire.

Δεν υπάρχουν σχόλια:

Δημοσίευση σχολίου