Berat, helmohen në dasmë 25 persona të një fisi |
BERAT- 25 persona të një fisi janë helmuar nga konsumimi i ushqimit të ngrënë në një lokal në Divjakë, ku një pjesë e tyre kishin shkuar për dasmë. Të helmuarit kanë mbërritur në Repartin e Urgjencës. 17 prej tyre, pasi kanë marrë mjekimin janë dërguar në shtëpi, ndërkohë që 8 të tjerë janë ende të shtruar në Spitalin Infektiv të qytetit në gjendje të rënduar. Të helmuarit kanë mbërritur në spital me dhimbje të forta barku e të vjella. “Ishim në dasmë hëngrëm e pimë, të hënë paradite kur erdha në shtëpi gjej fëmijët të sëmurë, pastaj edhe kunatën, të gjithë si familje erdhëm në spital. Kishim dhimbje barku e të vjella.”, tha njëra prej të helmuarave. Sipas mjekëve dyshohet të kemi të bëjmë me sarmonelë ose siç thuhet ndryshe helmim nga ushqimi, por për të konfirmuar këtë dyshim po priten analizat nga Spitali Toksikologjik i Tiranës, ku edhe janë dërguar kampionet e analizave që i’u janë bërë të helmuarve. |
Πέμπτη 22 Σεπτεμβρίου 2011
Berat, helmohen në dasmë 25 persona të një fisi
Εγγραφή σε:
Σχόλια ανάρτησης (Atom)
Δεν υπάρχουν σχόλια:
Δημοσίευση σχολίου