Në humbjen e mijëra vende pune konvertohet kriza që po përjeton sektori i industrisë përpunuese.
Sipas të dhënave më të fundit të disponueshme, humbja e vendeve të punës në këtë sektor është e barasvlershme me mbylljen e një fabrike me 181 punonjës, çdo 24 orë.
Siç rezulton nga përpunimi i të dhënave prej Autoritetit Statistikor Grek (ELSTAT), nga tremujori i dytë i 2008, deri në të njëjtin tremujor të 2011, (domethënë nga shpërthimi i krizës financiare që u pasua nga kriza buxhetore), numri i punonjësve në industrinë përpunuese u reduktua nga 538.784 në 416.989 vetë. Vendet e punës që u humbën ishin thuajse 121.800, duke shënuar një ulje prej 22,6%.
Posaçërisht në tremujorin e dytë të 2011, në krahasim me të njëjtën periudhë të 2010, punonjësit në industrinë përpunuese u reduktuan në masën 13,7%. Nga 483.145, në 416.989. Kështu, brenda një viti u humbën 66.156 vende pune. Thënë ndryshe, mesatarisht 5.500 vende pune në muaj ose 181 në ditë.
Δεν υπάρχουν σχόλια:
Δημοσίευση σχολίου