12 000 grekë, gati për të emigruar në Australi | |
ATHINE- Rreth 12 000 shtetas grekë shprehën interes për të marrë pjesë në seminaret informues, që organizon departamenti i emigracionit australian në Athinë më 8 dhe 9 Tetor, për të tërhequr punëtorë të kualifikuar në Australi. Megjithatë nuk do të thotë se të gjithë do të kenë mundësinë të marrin ftesë për të marrë pjesë në seminaret në fjalë, sepse nuk i përmbushin standardet. Interesimi nga ana e qytetarëve grekë është i madh, pavarësisht se vitin e kaluar vetëm 42 aplikime u paraqitën nga Greqia dhe vetëm 14 prej tyre janë pranuar në këtë kategori për emigrimin. Australia pranoi vitin e kaluar 130 843 kërkesa të personave të kualifikuar nga e gjithë bota, që dëshironin të emigronin në këtë vend. Eshtë e rëndësishme të theksohet se pjesëmarrja në seminar nuk garanton miratimin e vizave. Mund të thuhet gjithashtu se edhe pse një person nuk ka marrë një ftesë për të marrë pjesë në këto seminare, nuk do të thotë se nuk ka ekspertizën dhe kualifikimin e duhur për të aplikuar për emigrim në Australi. Në kushtet e krizës grekët po kthejnë sytë nga vendet e huaja për emigrim. Këtë vit kanë aplikuar për kartën e gjelbër në SHBA, 53 000 qytetarë grekë, ndërkohë që “programin evropian" deri më tani kanë plotësuar 35 349 grekë. |
Πέμπτη 29 Σεπτεμβρίου 2011
12 000 grekë, gati për të emigruar në Australi
Εγγραφή σε:
Σχόλια ανάρτησης (Atom)
Δεν υπάρχουν σχόλια:
Δημοσίευση σχολίου