Πέμπτη 29 Σεπτεμβρίου 2011

“Shqipëria”, romani i ri metaforik i Ben Blushit



Pasi ka ndezur debate pa fund e ka vërtetuar se edhe një libër shqiptar mund të jetë bestseller, ai pritet të hedhë në treg një roman të tretë. Bëhet fjalë për shkrimtarin Ben Blushi, i cili shumë shpejt do t’i sjellë lexuesit një tjetër roman, i cili quh
Pasi ka ndezur debate pa fund e ka vërtetuar se edhe një libër shqiptar mund të jetë bestseller, ai pritet të hedhë në treg një roman të tretë. Bëhet fjalë për shkrimtarin Ben Blushi, i cili shumë shpejt do t’i sjellë lexuesit një tjetër roman, i cili quhet as më shumë e as më pak, por “Shqipëria”. 

Pasi ka ndezur debate pa fund e ka vërtetuar se edhe një libër shqiptar mund të jetë bestseller, ai pritet të hedhë në treg një roman të tretë. Bëhet fjalë për shkrimtarin Ben Blushi, i cili shumë shpejt do t’i sjellë lexuesit një tjetër roman, i cili quhet as më shumë e as më pak, por “Shqipëria”. 

Kjo vepër do të vijë nën logon e shtëpisë botuese “MAPO”, e cila ka blerë të drejtat e botimit të librit të ri të Blushit, madje edhe të drejtën e ribotimit të dy veprave paraardhëse. Momentalisht libri ende është në proces botimi. 
Thjeshtësisht vepra sjell historinë e një njeriu që donte të zëvendësonte Zotin. Mjafton kaq për të kuptuar se edhe ky libër i radhës do të jetë po aq provokues e debatendjellës sa edhe dy të parët. Duket se me këtë roman të ri ai tenton të ofrojë në mënyrë artistike historinë e Shqipërisë. 

Çka në një mënyrë apo në një tjetër, e ka bërë edhe në dy romanet e tij të mëparshme. Tek “Të jetosh në ishull”, një fenomen i vërtetë shitjesh, ai prekte një temë shumë delikate, që është ajo e konvertimit në fenë islame të pjesës dërrmuese të shqiptarëve gjatë sundimit të Perandorisë Osmane, por jo vetëm, atë të konformizmit, bashkëjetesës etj. Dhe këtë e bënte duke shfrytëzuar emra të njohur të historisë shqiptare, të cilët i nxirrte nga konteksti i tyre real, për t’i vënë në një tjetër të trilluar, duke kapërcyer edhe shekuj. 

Kjo ngjalli debate mes historianësh apo klerikësh, por fati i letërsisë është se atë nuk mund ta gjykosh si një dokument historik dhe autori i ka të gjitha të drejtat të fluturojë ku të mundet me fantazinë e tij. Në librin e dytë “Otello, Arapi i Vlorës” Blushi sjell pikërisht në Vlorë tragjedinë shekspiriane. Një Otello dhe një Desdemonë pikërisht në qytetin bregdetar, në një tjetër ambient, në një tjetër mentalitet, po ku sërish ka një Jago, një shami dhe një vrasje. 

Autori i mëshon temës së pranimit, të cilën shqiptarët e kanë bartur me vete gjatë gjithë historisë së vet. Por, nga ana tjetër, Arapi i Vlorës ka edhe një paralele tjetër, shumë larg brigjeve shqiptare. Pikërisht në Amerikën e largët, ku një politikan me ngjyrë u vendos për herë të parë në Shtëpinë e Bardhë për të drejtuar vendin më të fuqishëm në botë. Me romanin e tij të tretë autori qëndron me të dyja këmbët në Shqipëri. Titulli është i drejtpërdrejtë dhe nuk lë vend për hamendësime.
read more "“Shqipëria”, romani i ri metaforik i Ben Blushit"

"Nje milion shtetas, hyne e dolen nga portet dhe aeroporti"

"Nje milion shtetas, hyne e dolen nga portet dhe aeroporti"
http://www.albanews.gr/wp-content/uploads/2011/05/aeroportet.jpg 
Portet e vendit tone si dhe aeroporti i Rinasit "Nene Tereza" kane shenuar hyrje-daljet e plote 1.069.900 shtetasve, brenda sezonit turistik. Lajmin e ka bere me dije ministri i Puneve Publike dhe Transportit, Sokol Olldashi, gjate daljes se djeshme per shtyp. Ai ka theksuar se ky ka qene nje sezon shume i mire, me nje fluks te madh pasagjeresh nepermjet porteve dhe aeroportit te vetem te Shqiperise, "Nene Tereza". Olldashi tha se do te vijojne investimet per permiresimin e infrastruktures se ketyre pikave.

Pasagjeret

"Me duhet ta them qe ne fillim qe ka qene nje sezon shume i mire, me nje fluks pasagjeresh ne te gjitha keto superstruktura", tha Olldashi, duke e ilustruar nje fakt te tille, edhe me statistika. Keshtu, sipas tij, porti i Durresit ka perpunuar 370 mije pasagjere me 6-linja te perditshme tragetesh ne 3 muajt e veres, porti i Vlores 73400 persona me tre linja te brendshme tragetesh, porti i Sarandes 60 mije me tre linja te perditshme tragetesh dhe me 9 anije krocera dhe aeroporti i Rinasit me 56 mije pasagjere ne keto tre muaj, ne 48 destinacione qe jane operante ne kete periudhe, etj. "Behet fjale per nje total prej 1.069.900 qytetare qe kane hyre dhe kane dale permes ketyre infrastrukturave te transporteve", tha Olldashi, duke vijuar se ka qene nje periudhe shume e mire qe eshte menaxhuar me se miri nga sherbimet tona ne porte dhe aeroport. "Pasagjeret jane perpunuar te gjithe brenda nje kohe rekord, pa krijuar radhe, pa krijuar probleme, duke i lehtesuar hyrje- daljet ne territorin e vendit, duke i ofruar keshtu nje sherbim te nje cilesie me te mire", u shpreh ministri i Transporteve. Ai ka falenderuar te gjithe stafet duke filluar nga Aeroporti i Rinasit dhe portet per punen e mire qe kane bere dhe per lehtesine qe i kane dhene sezonit te suksesshem turistik te vendit.

Investimet

Olldashi beri me dije se vazhdon permiresimi i strukturave tona, me ane te investimeve. " Ne portin e Sarandes eshte ne procedure prokurimi ndertimi i Kalates se re, me nje vlere 5 milion $, qe destinohet kryesisht per krocerat. Kemi pasur nje rritje nga viti ne vit por nuk jemi prape aty ku deshironim te ishim, dhe duke konsideruar potencialin turistik qe ofron Saranda per shkak te vete parkut arkeologjik te Butrintit", tha Olldashi. Ai tha se ne Vlore eshte mbyllur prokurimi dhe pritet te filloje puna me 15.3 milione euro investim, fond i dhene nga qeveria italiane per permiresimin e kapaciteteve te portit, gje qe do te beje qe porti i Vlores, (qe ka nje veshtiresi gjate muajve te dimrit per shkak te mos mbrojtjes nga ererat e forta) te jete me i gatshem per te pritur anije pasagjeresh ne sezonin qe vjen. "Nga ana tjeter kemi zhvillime te rendesishme ne portin e Durresit, qe kane te bejne me permiresimin e kalatave te ketij porti, si dhe me perfundimin e terminalit te pasagjereve, qe eshte tashme ne fazen e tij te fundit.", njoftoi ministri i Transporteve, Olldashi.

Investime te tjera

Sipas ministrit Olldashi, paralelisht me investimet e siperpermendura, Ministria e Mjedisit ka zhvilluar prokurimin me nje vlere prej 13 milion dollaresh per Portin e ri te Peshkimit, gje qe do te beje te mundur qe te gjitha anijet e peshkimit qe jane aktualisht ne basenin ujor te portit te Durresit, te zhvendosen.

Nga ana tjeter, mjaft i rendesishem per sezonin tjeter te portit eshte fakti qe territori ish-kantierit detar "Curum Shipping", eshte tashme ne dispozicion te Autoritetit Portual Durres, gje qe i jep mundesine e zgjerimit te kalates se trageteve dhe te perpunimit te tyre me me shpejtesi dhe cilesisht me mire.
read more ""Nje milion shtetas, hyne e dolen nga portet dhe aeroporti""

Pasojat e krizes greke ne Shqiperi

Pasojat e krizes greke ne Shqiperi
http://www.albanews.gr/wp-content/uploads/2011/07/kriza-greke.jpg 
Kriza greke e ka shtrire te plote ndikim e saj ne ekonomine shqiptare, pavaresisht mosdeklarimit zyrtar te saj. Ne jug te vendit, ku eshte dhe numri me i madh i shoqerive te perbashketa shqiptaro-greke, efektet jane te qarta e me pasoja. Njera pas tjetres, kane nisur falimentimet, por edhe hedhja e punetoreve ne rruge te madhe. Perfaqesuese e nje firme te perbashket konfeksionesh, Figali Caro, thote: "Ne operojme ne treg me konfeksione dhe kemi problem me likuiditetin e punetoreve, per shkak te ngritjes se larte te taksave e te ngritjes se cmimit te energjise. Nuk kemi asnje ndihme nga shteti. E kemi te veshtire te gjejme treg dhe te shesim ate qe mezi arrijme t'a prodhojme.)

Ndersa perfaqesuesja tjeter, Marika Kerenxhi pohon se ortaket greke nuk po u qendrojne me kontratave. Ne keto kushte, ajo pohon: "Kam filluar te shkurtoj punetoret dite pas dite, nderkohe qe eshte e veshtire te sigurosh me pune".

Situaten e pohon dhe drejtori zyres se Tatim - Taksave ne bashkine Gjirokaster, Gentian Themollari. "Qyteti i Gjirokastres eshte nga qytetet kryesore ne jug te vendit, qe e perjeton me shume krizen ekonomike ne Greqi. Kjo per shkak se shume subjekte-biznesi i vogel qe kane marredhenie tregtare, te themi me vendin fqinj, e perjetojne kete krize me rritjen e cmimeve, si ne fushen e sherbimeve, ashtu edhe te tregtise. Jane rreth 50 biznese qe e kane mbyllur aktivitetin e tyre per shkak te falimentit".

Kriza greke po e shtrin efektin e saj edhe ne rritjen direkte te papunesise, pasi me qindra emigrante kane nisur te kthehen, si pasoje e shkurtimeve te vendeve te punes ne Greqi. Jorgo Kalanderi eshte njeri prej tyre: "Kriza ekonomike na detyron qe te kthehemi perseri. Punesimi ka rene, leke nuk ka, prandaj kemi frike nga falimentimi i bankave, ndaj marrim leket". Ndersa emigranti Misto Kani pohon se kane nisur te terheqin kursimet e tyre nga bankat greke, per shkak te pasigurise: "Duke u nisur nga kriza greke, ne jemi te detyruar qe te gjitha leket qe kemi depozituar neper bankat greke, t'i terheqim. Cfare te bejme? Ndjehemi me te sigurt t'i kemi me vete, se sa ti kemi ne ato banka".

Kriza ka goditur rende edhe remitancat. Bankiere ne filialin e Tirana - Bank ne Gjirokaster Rigelsa Llaziku, pohon: "Duke e krahasuar me nje vit me pare, remitancat nga emigracioni kane rene rreth 35% me ulet". Kriza greke sapo ka nisur te influencoje negativisht ekonomine e rajonit jugor te vendit. Prognoza e analisteve te ekonomise eshte tejet shqetesuese per ditet e muajt ne vijim.

Emigrantet

Kriza greke po e shtrin efektin e saj edhe ne rritjen direkte te papunesise, pasi me qindra emigrante kane nisur te kthehen, si pasoje e shkurtimeve te vendeve te punes ne Greqi. Jorgo Kalanderi eshte njeri prej tyre: "Kriza ekonomike na detyron qe te kthehemi perseri. Punesimi ka rene, leke nuk ka. Kemi frike nga falimentimi i bankave, ndaj marrim leket".

Sipermarresit

Njera pas tjetres kane nisur falimentimet, por edhe hedhja e punetoreve ne rruge te madhe. Perfaqesuese e nje firme te perbashket konfeksionesh, Marika Kerenxhi pohon se ortaket greke nuk po u qendrojne me kontratave. Ne keto kushte, ajo pohon: "Kam filluar te shkurtoj punetoret dite pas dite, nderkohe qe eshte e veshtire te sigurosh me pune".
read more "Pasojat e krizes greke ne Shqiperi"

Kinë, kërkohej prej 10 vitesh, punonte si gardian burgu

Kinë, kërkohej prej 10 vitesh, punonte si gardian burgu

Kinë, kërkohej prej 10 vitesh, punonte si gardian burguPEKIN- Një kinez i shpallur fajtor për dhunë kundër bashkëshortes së tij dhe i kërkuar që prej 10 vitesh, u gjend duke punuar si gardian burgu, njoftoi sot e përditshmja "News of Beijing''.

Wang Zhijia, 37 vjeç, ishte arartisur pasi ishte akuzuar zyrtarisht për dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

''Policia zbuloi këtë javë se ai kishte arritur të fillonte punë duke u shtirur si vëllai i tij në një burg në provincën, Anhui, rreth 260 kilometra nga shtëpia e tij në qendër të Kinës'', theksoi e përditshmja
read more "Kinë, kërkohej prej 10 vitesh, punonte si gardian burgu"

12 000 grekë, gati për të emigruar në Australi

12 000 grekë, gati për të emigruar në Australi 
http://www.livefortheoutdoors.com/upload/533178/images/Australia,_Sydney_-_Opera_House.jpg
ATHINE- Rreth 12 000 shtetas grekë shprehën interes për të marrë pjesë në seminaret informues, që organizon departamenti i emigracionit australian në Athinë më 8 dhe 9 Tetor, për të tërhequr punëtorë të kualifikuar në Australi.
Megjithatë nuk do të thotë se të gjithë do të kenë mundësinë të marrin ftesë për të marrë pjesë në seminaret në fjalë, sepse nuk i përmbushin standardet.

Interesimi nga ana e qytetarëve grekë është i madh, pavarësisht se vitin e kaluar vetëm 42 aplikime u paraqitën nga Greqia dhe vetëm 14 prej tyre janë pranuar në këtë kategori për emigrimin.

Australia pranoi vitin e kaluar 130 843 kërkesa të personave të kualifikuar nga e gjithë bota, që dëshironin të emigronin në këtë vend.
Eshtë e rëndësishme të theksohet se pjesëmarrja në seminar nuk garanton miratimin e vizave. Mund të thuhet gjithashtu se edhe pse një person nuk ka marrë një ftesë për të marrë pjesë në këto seminare, nuk do të thotë se nuk ka ekspertizën dhe kualifikimin e duhur për të aplikuar për emigrim në Australi.

Në kushtet e krizës grekët po kthejnë sytë nga vendet e huaja për emigrim. Këtë vit kanë aplikuar për kartën e gjelbër në SHBA, 53 000 qytetarë grekë, ndërkohë që “programin evropian" deri më tani kanë plotësuar 35 349 grekë.

read more "12 000 grekë, gati për të emigruar në Australi"

FLAKU FEMIJEN PER TE KAPUR TOPIN...




Πατέρας πέταξε το παιδί του για να πιάσει τη μπάλα!
Çfarë  pesojnë këta njerëz në ndeshjet e baseball-it kur shikojnë se topi vjen në drejtimin e tyre  dhe bëjnë gjithçka për ta kapur? Ne kemi parë raste kur njerëz të rritur vodhën topin nga duart e fëmijëve, të tjerë të cilët erdhën duar dhe madje edhe disa që u përpoqën për të kapur topin dhe rane nga lartësi të medha ku natyrisht gjeten vdekjen!

Megjithatë, kush do ta mendonte, se një baba do të flakte fëmijën për të marrë një suvenir nga ndeshja e baseball-it?
Shikoni videon...



read more "FLAKU FEMIJEN PER TE KAPUR TOPIN..."

Bota jone e mrekullueshme #2




Kënaquni me pamjet mahnitëse nga bota jonë e mrekullueshme! Fjalët janë të tepërta ...
























read more "Bota jone e mrekullueshme #2"

Tërmetet vdekjeprurës: Dedikim Historik ne foto


ιστορική αναδρομή σεισμών (14)

Duke marë shkas nga tërmeti në Japoni i cili në lidhje me cunamin që shkaktoi, shkatëroi gjithcka në kalimin e tij, shikoni një dedikim të madhë historik me tërmete te ngjashëm vdekjeprurës të cilët tronditën botën simbas “The Geological Society” në Londër

1906 SHBA (California, San Francisco) – 7,8 rihter –Te vdekur : 3.000

ιστορική αναδρομή σεισμών (13)

1908 Itali (Messina) – 7,5 rihter – Te vdekur: 25.926

ιστορική αναδρομή σεισμών (10)

1923 Japoni (Tokyo-Yokohama) – 8,3 rihter – Te vdekur: 142.800

ιστορική αναδρομή σεισμών (9)

1936 Pakistan (Quetta) – 7,5 rihter – Te vdekur: 35.000

ιστορική αναδρομή σεισμών (5)

1939 Kili (Concepcion) – 8,3 rihter – Te vdekur: 28.000

ιστορική αναδρομή σεισμών (18)

1939 Turqi (Erzincan) – 8,0 rihter – Te vdekur: 36.740

ιστορική αναδρομή σεισμών (2)

1960 Marok (Agadir) – 5,9 rihter – Te vdekur: 12.000

ιστορική αναδρομή σεισμών (6)

1970 Peru (Chimbote) – 7,7 rihter – Te vdekur: 67.000

ιστορική αναδρομή σεισμών (4)

1976 Kina (Tangshan) – 8,0 rihter – Te vdekur: 290.000

ιστορική αναδρομή σεισμών (16)

1976  Guatemala

(Guatemala City) – 7,5 rihter – Te vdekur: 22.084

ιστορική αναδρομή σεισμών (12)

1985 Meksik (Mexico City) – 8,1rihter – Te vdekur: 10.000

ιστορική αναδρομή σεισμών (7)

1988 Armeni (Spitak) – 6,9 rihter – Te vdekur: 25.000

ιστορική αναδρομή σεισμών (19)

1989 SHBA (California, San Francisco) – 7,0 rihter – Te vdekur: 68

ιστορική αναδρομή σεισμών (3)

1995 Japoni (Kobe) – 7,2 rihter – Te vdekur: 6.348

ιστορική αναδρομή σεισμών (8)

1999 Turqi (Kocaeli) – 7,4 rihter – Te vdekur: 19.118

ιστορική αναδρομή σεισμών (1)

2004 Oqeani Indian – 9,2 rihter & Cunami – Te vdekur: 230.000

ιστορική αναδρομή σεισμών (11)

2008 Sicuan – 8,0 rihter – Te vdekur: 68.000

ιστορική αναδρομή σεισμών (15)

2010 Kili (Maule Region) – 8,8 rihter – Te vdekur: 486

ιστορική αναδρομή σεισμών (17)

2011 Japoni – 8,9 rihter dhe Cunami  …

ιστορική αναδρομή σεισμών (14)

read more "Tërmetet vdekjeprurës: Dedikim Historik ne foto"