Παρασκευή 26 Αυγούστου 2011

A E MBANI MEND VOGELUSHIN JORDY? SHIKONI SI ESHTE SOT!


Jordy (1)

A e mbani mend vogelushin Jordy ne kengen «Dur dur d’être bébé» qe ne fillim te viteve ’90 degjohej shpesh? Vogelushi nga Franca hyri ne librin e rekordeve Guinness si kengetari me i ri qe fitoi No1 ne chartet muzikore, ndersa u be i famshem sa ne vendin e tij aq dhe ne rang boteror.


Jordy (2)
Jordy (3)
Jordy nuk kishte pushtuar mediat vetëm me talentin e tij në këngë, por edhe me traziren që shkaktoi, kur prindërit e tij ishin akuzuar nga shtypi se e shfrytezonin vogelushin për fitim. E gjithë kjo rezultoi me ndalimin e këngëve te tij te transmetoheshin ne radio dhe në televizion me qellim mbrojtjen e vogelushit...
Jordy (4)
Qe ne vitin 1996 Jordy Lemoine mbeti larg mediavet deri ne vitin 2005, kur dhe mori pjese ne show Francez La Ferme Célébrités 2, ne te cilin u shpall dhe fitues. Pak me vone qarkulloi single e tij e pare “Je t’apprendrai”, 12 vjet mbas karieres se tij te pare.
Jordy (5)
Jordy (6)
Jordy (7)
Jordy (8)
Jordy (9)
read more "A E MBANI MEND VOGELUSHIN JORDY? SHIKONI SI ESHTE SOT!"

MESAZHET NE KARTMONEDHAT E DOLLARIT


Απίστευτα μηνύματα σε χαρτονομίσματα δολαρίου (4)

 Shikoni disa mesazhe te pa besueshme ne kartmonedhat e dollarit, te cilat zbulohen kur ato palosen me nje menyre te vecante.

Trust No One
Απίστευτα μηνύματα σε χαρτονομίσματα δολαρίου (1)

We Need A Revolution
Απίστευτα μηνύματα σε χαρτονομίσματα δολαρίου (2)

Live Free Or Die
Απίστευτα μηνύματα σε χαρτονομίσματα δολαρίου (4)

Dont Tread On Me
Απίστευτα μηνύματα σε χαρτονομίσματα δολαρίου (3)

Lest We Forget
Απίστευτα μηνύματα σε χαρτονομίσματα δολαρίου (5)

Reality Sucks
Απίστευτα μηνύματα σε χαρτονομίσματα δολαρίου (6)

Save The Coast
Απίστευτα μηνύματα σε χαρτονομίσματα δολαρίου (7)

Freedom Land
Απίστευτα μηνύματα σε χαρτονομίσματα δολαρίου (8)

Holy Shit
Απίστευτα μηνύματα σε χαρτονομίσματα δολαρίου (9)

Love And Hate
Απίστευτα μηνύματα σε χαρτονομίσματα δολαρίου (10)

The Kids Are Alright
Απίστευτα μηνύματα σε χαρτονομίσματα δολαρίου (11)


read more "MESAZHET NE KARTMONEDHAT E DOLLARIT"

Πέμπτη 25 Αυγούστου 2011

Importi i makinave, dokumentet që ju duhen

Importi i makinave, dokumentet që ju duhen

Çdo qytetar që kërkon të importojë një makinë nga jashtë, tashmë pranë doganës do të duhet të paraqesë vetëm dy dokumente dhe të bëjë pagesën e TVSH-së.Formula që zbatohej më herët për importin e makinave të përdorura dhe që rriste detyrimet që duheshin paguar, tashmë është shfuqizuar dhe ligji i ri zeron këtë pjesë të detyrimit.
Dokumentet

Për të importuar një makinë, çdo i interesuar duhet të paraqesë pranë doganës aktin noterial të kalimit të pronësisë për automjetin. Përmes këtij akti vërtetohet që tashmë i interesuari apo blerësi ka bërë transaksionin përkatës ndaj shitësit apo ish-pronarit të makinës dhe është pronar i automjetit. Sakaq, përcaktohet edhe vlera me të cilin automjeti është blerë. Dokumenti i dytë që duhet të paraqitet është ai i treguesve tekniko-fizikë të makinës, e cila është gjithashtu e detyrueshme. Pasi të paraqiten këto dy dokumente, qytetari duhet të bëjë vetëm pagesën e TVSH-së, që është në nivelin 20 për qind të vlerës së makinës së përdorur që do të hyjë në vend. Lehtësimi i procedurave dhe heqja e taksës që tatonte makinat e përdorura në import pritet që t’i japë një tjetër hov importit të makinave në vendin tonë, duke qenë se vlera e vetme që do paguhet do të jetë 20 përqindëshi i TVSH-së. Por, në këtë pikë do të ketë një procedurë verifikimi, sa i përket vlerës që deklarohet për blerjen e automjetit që është importuar.
Referencat

Jo çdo vlerë që deklarohet në doganë për blerjen e një automjeti do të merret e mirëqenë. Kështu, sipas drejtorit të Drejtorisë së Tarifës, Origjinës, Akcizës dhe TVSH-së pranë Doganave, Sajmir Laçej, do të kihet parasysh që të shmangen abuzimet duke iu referuar buletinit që Doganat botojnë çdo tre muaj për vlerën e mallit, në këtë rast të makinave, referuar këtu edhe viteve të prodhimit. Për shembull, në rast se dikush importon një makinë në vlerën 1000 euro, ai llogarit që do të paguajë 200 euro TVSH. Për makinën e importuar, Doganat në buletinin e tyre mund të kenë një çmim referent 1500 euro. Në këtë rast, qytetari do të paguajë si TVSH 20 përqindëshin e 1500 eurove pra 300 euro. Për rastet kur çmimi referent është 900 euro, qytetari do të paguajë TVSH-në për vlerën që ka deklaruar dhe jo 180 euro.
Doganat

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave dha dje një sqarim lidhur me hyrjen në fuqi të ligjit që heq taksën e makinave të përdorura në import, por jo TVSH-në. “Që nga dita e sotme, në të gjitha degët doganore qoftë ato kufitare, apo doganat e brendshme është e mundur që të depozitohet deklarimi dhe detyrimet e importit  përfshijnë vetëm TVSH-në. Detyrimi i TVSH-së është 20 për qind dhe llogaritet mbi vlerën e mallit që deklarohet në doganë në bazë të viteve të përdorimit”, sqaroi drejtori Sajmir Laçej.
Ai shpjegoi se gjatë ditës së djeshme, që ishte edhe dita e parë e hyrjes në fuqi të ligjit, ishte bërë testimi i sistemit për të parë funksionimin. “Sot jemi marrë me testimin e sistemit që ka funksionuar normalisht dhe mund t’ju konfirmoj që çdo gjë ecën normalisht dhe të gjithë deklaruesit mund të procedojnë në të gjitha pikat doganore”, tha ai.

Dokumentet
• Akti noterial i pronësisë
Vërtetohet që blerësi ka bërë transaksionin përkatës ndaj shitësit apo ish-pronarit të makinës dhe është pronari i ri i automjetit. Përcaktohet edhe vlera me të cilin automjeti është blerë.

• Treguesit tekniko-fizikë të automjetit
Vërtetohet gjendja fizike dhe teknike e mirëfunksionimit dhe standardeve të makinës, e cila do të hyjë në territorin shqiptar.

Efektet financiare
Efektet financiare të ligjit që shfuqizoi taksimin e makinave të përdorura në import, përveç TVSH-së, i heq një masë të madhe të ardhurash Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, e cila tashmë do të mbledhë vetëm 20 përqindëshin e vlerës së automjetit. Ndërkaq, taksa e mëparshme është ristrukturuar në një taksë të re vjetore, e cila llogaritet në bazë të formulës që shumëzon cilindratën e makinës me koeficientin e vjetërsisë dhe me taksën fikse për llojin e karburantit. Këto të ardhura tashmë nuk do i shkojnë më Doganave, por një zëri tjetër në mbledhjen e të ardhurave fiskale.
“Të diskriminuarit”, qytetarët që nuk mund të përfitojnë
Kontingjenti i atyre që importoi një makinë nga janari i këtij viti dhe deri në datë 23 gusht janë totalisht të diskriminuar nga ligjet që kanë hyrë në fuqi tashmë. E themi këtë, pasi falë ligjit të amnistisë fiskale gjithë kontingjenti i atyre që kishin importuar një makinë deri në dhjetor të vitit 2010 përfituan faljen e gjobave dhe kamatëvonesave, së bashku me 50 për qind të principalit të detyrimit doganor të importit, nëse paguajnë gjysmën tjetër të principalit. Ndërkohë që ligji tjetër për makinat heq taksën e importit të mjeteve të përdorura, duke lënë në fuqi vetëm TVSH-në. Të dyja palët duket të kanë përfituar diçka, ndërkohë që për pjesën e atyre që kanë importuar një automjet përgjatë 8 muajve të parë të këtij viti nuk ka asnjë ndryshim. Ata nuk përfitojnë as nga falja dhe as nga heqja e takës së importit.
SHEMBULLI
Çfarë fiton ai që blen një makinë
Me ligjin që zbatohej për importin e makinës paguhej një taksë e cila llogaritej duke shumëzuar cilindratën me koeficientin e naftës ose benzinës (respektivisht 25 dhe 20) dhe me koeficientin e vjetërsisë (0.5 për çdo vit nga data e prodhimit). Në rast se deri dje një person do të importonte një makinë me naftë të vitit 1999 me një cilindratë 2200 kubikë, në doganën shqiptare do të paguante 330 mijë lekë. Kjo si llogaritje e formulës që ishte në fuqi ku 2200 është cilindrata x 25 koeficienti i naftës x 6 koeficienti i vjetërsisë (12 vite x 0.5 për çdo vit) = 330 mijë lekë. Nga dje, taksa e importit të makinave të përdorura u hoq. Pra, kush kërkon të blejë një makinë, shmang, në rastin tonë, pagimin e 330 mijë lekëve si doganë. Kështu, ligji i ri favorizon dukshëm importin e makinave.

Çfarë humbet ai që ka një makinë
Por për një person që aktualisht ka në përdorim një makinë të vitit 1999 me cilindratë 2200 kubikë dhe me naftë, ligji i ri i shton taksët. Deri më datë 23 gusht, përdoruesi i një makine të tillë paguante 2400 lekë taksë regjistrimi dhe 10 mijë lekë taksë qarkullimi. Pra, 12400 lekë në vit. Tani, ky person do të paguajë taksën e përvitshme të mjeteve të përdorura. Kjo taksë llogaritet me formulën: cilindrata në cm3 x koeficienti sipas vjetërsisë x taksa fikse për llojin e karburantit (Taksa fikse për llojin e karburantit është 25 lekë për naftën dhe 20 lekë për benzinën. Koeficientet për vjetërsisë për tri vitet e para janë 0, më pas bëhen 0.18 dhe rriten me 0.02 për 10 vitet e para. Pas vitit të dhjetë, koeficienti rritet me 0.04). Në rastin tonë, taksa e re vjetore është 19800 lekë në vit. Pra, 7400 lekë në shumë. Përveç kësaj, sa herë që furnizon makinën, deri në fund të vitit duhet të paguajë 5 lekë për çdo litër karburant dhe, pas 1 janarit, 7 lekë për çdo litër karburant.
read more "Importi i makinave, dokumentet që ju duhen"

Vlorë, zbulohet anija romake plot me amfora, tregtonin verën vendase

Vlorë, zbulohet anija romake plot me amfora, tregtonin verën vendase

Vlorë, zbulohet anija romake plot me amfora, tregtonin verën vendaseTIRANË-Arkeologë të një ekspeditë shqiptare-amerikane kanë zbuluar në bregdetin nënujor shqiptar një anije romake me rreth 300 vazo vere bosh të ruajtura në gjëndje të mirë.
Anija rreth 30-metra e gjatë daton rreth shekullit të 1 para Lindjes së Krishtit dhe ngarkesa, vazot, besohet të kenë qënë të mbushura me verën e prodhuar nga vreshtat jugorë shqiptarë me qëllim tregjet e Evropës Perëndimore.

Në një deklaratë të hënën, Key West, pjesë e eskpeditës tha se zbulimi është bërë në fund të korrikut pranë Portit të Vlorës, 140 km në jugperëndim të Tiranës.

Fondacioni amerikan në bashkëpunim me arkeologët shqiptarë ka si qëllim eksplorimin e ujëravë shqiptare në këto 5 vitet e fundit.
Gjatë kohës së eksplorimi, ekspedita ka zbuluar rreth 20 vendodhje të anijeve të mbytura në det.
read more "Vlorë, zbulohet anija romake plot me amfora, tregtonin verën vendase"

Gjendet në Londër ikona e vjedhur e Shën Marisë

Gjendet në Londër ikona e vjedhur e Shën Marisë, do riatdhesohet

Gjendet në Londër ikona e vjedhur e Shën Marisë, do riatdhesohetATHINË- Shtypi grek shkruan se së fundi është gjetur një ikonë e rrallë e Virgjëreshës Mari, e cila ishte vjedhur 10 vjet më parë në Kishën e Sopikut në Gjirokastër.

Sipas informacioneve, ikona në fjalë ka vlerë të pacmuar, për vetë faktin se është një nga 70 ikonat e pikturuara nga Apostulli Luka Evangjelisti. Ajo vlerësohej nga besimtarët si një “mrekulli” dhe vizitohej jashtëzakonisht prej tyre. Virgjëresha Mari e Luka Evangjelistit u vodh nga kisha e Sopikut dhe u zhduk nga Shqipëria para më shumë se një dekade dhe aktualisht ndodhet në një galeri në Londër, nga ku ka shumë mundësi që së shpejti të riatdhesohet.

Vjedhësit dhe trafikantët e ikonave kanë zhdukur mjaft ikona dhe objekte të vlefshme nga kishat shqiptare si në Gjirokastër, Himarë, Përmet, Korcë etj. duke dëmtuar kështu pasurinë historike dhe kulturore të popullit tonë.

Kthimi i ikonave të vjedhura nga kishat e Shqipërisë dhe Greqisë, është bërë objekt i një bashkëpunimi intensiv mes Interpolit dhe policisë greke.
read more "Gjendet në Londër ikona e vjedhur e Shën Marisë"

Merkel e Clinton, gratë më të pushtetshme në botë

 

 Kancelarja gjermane Angela Merkel konfirmohet këtë vit gruaja më potente në botë, duke ja kaluara Sekretarës së Përgjithshme të Shba, Hilarry Clinton dhe presidentes braziale Dilma Rousseff. E vetmja italiane, Miuccia Prada është në vend të 79 të klasifikimit që bën cdo vit revista Forbs për 100 gratë më të pushtetshme të botës. Eshtë hera e katërt në pesë vjet që Merkel zë vendin e parë në këtë klasifikim, që dominohet nga gra biznesmene dhe amerikanë. Vitin e kaluar zonja e parë amerikane Michelle Obama ishte në vendin e parë, këtë vit ka zënë vendin e tetë. 100 gratë më të fuqishme të botës, sipas Forbes merren me politikë, biznes, bamirësi ose punojnë në media, janë nga 25 deri në 85 vjec dhe kontrollojnë të gjitha së bashku 300 000 miliard dollarë. Më e vjetra është mbretëresha Elissabeta e Anglisë, 85 vjec në vendin e 49. (d.xh/BalkanWeb)


read more "Merkel e Clinton, gratë më të pushtetshme në botë"

Kapshticë, Kakavijë, doganat greke ‘gdhijnë’ me probleme

Kapshticë, Kakavijë, doganat greke ‘gdhijnë’ me probleme

Kapshticë, Kakavijë, doganat greke ‘gdhijnë’ me problemeTIRANE-Dita e sotme ka rezultuar problematike për pasagjerët në doganat e Kapshticës e Kakavijës, jo aq shumë për temperaturat e nxehta gjatë orëve të pritjes sesa problemeve që iu ka hapur pala greke.
Defektet e njëpasnjëshme në sistemin kompjuterik në palën greke në të dyja doganat kane shkaktuar per ore te tera radhë të gjata me automjete dhe udhëtarë në këto pika doganore.
Kapshticë Në Kapshticë pala greke ka pësuar sot ne mengjes një defekt në sistem dhe për këtë shkak ka bllokuar hyrje-daljet deri në riparim të defektit.
Pala greke njoftoi se hapja do të bëhet në orën 14:00 të ditës së sotme. Madje u njoftua qe deri në atë kohë të reduktohet kalimi nga kjo pikë doganore. Por, me nderhyrjen e pales shqiptare qe zhvilloi negociata te shpejta me palen greke u arrit qe defekti te riparohej rreth ores 12:30 minuta dhe dogana para ores 13.00 rinisi menjehere punen.
Kakavijë Kurse Dogana e Kakavijës ka nisur punën normalisht pas bllokimit prej 8 orësh që pësoi sistemi kompjuterik në palën greke.
Mësohet se sot rreth ores 09:00 ky defekt u riparua dhe pala greke nisi normalisht punën.
Bllokimi i punës nga pala greke u shkaktua rreth ores 01:00 pas mesnate. Kjo gje shkaktoi një amulli në këtë pikë të kalimit kufitar, ku si pasojë e defektit nuk mund të qarkullonte asnjë person dhe automjet nga ana tjetër e kufirit.
Për këtë arsye shumë automjete qëndruan për orë të tëra në radhe deri në momentin që situata u zgjidh, kur inxhinierët përkatës riparuan defektin.

Pikat doganore të Kakavijës dhe ajo e Kapshticës kanë patur këto ditë një fluks të madh qarkullimi, kjo dhe për shkak se shumë emigrantë po kthehen në vendet e tyre të punës në Greqi pas kalimti të pushimeve në atdhe.
Pritja në kufi po vështirësohet edhe për shkak të temepraturave të nxehta që kanë përfshirë vendin ditët e fundit të Gushtit. Në radhë për të kaluar në kufi, shumica janë gra e fëmijë si dhe plot të moshuar.
read more "Kapshticë, Kakavijë, doganat greke ‘gdhijnë’ me probleme"