Παρασκευή 14 Οκτωβρίου 2011

Shqipëri: Presidenti kthen ligjin e plehërave, jo importit

Në Shqipëri presidenti Bamir Topi ktheu te premten, duke mos e dekretuar, ligjin për menaxhimin e integruar të mbetjeve duke kundërshtuar përfshirjen në të, të lejimit të importimit të tyre. Ky ligj u shoqërua me polemika të shumta. Opozita e kundërshtoi duke u shprehur se sipas saj ekziston rreziku që në vend të hyjnë edhe mbetje të rrezikshme. Kundërshti të forta u shprehën edhe nga ambjentalistët. Duke shpjeguar vendimin e tij presidenti saktëson se synimi i ligjit ishte reduktimi i mbetjeve në territorin e Shqipërisë që prej vitesh përbën një problem të rëndë, ndërsa lejimi i importeve sipas tij binte në kundërshtim me këtë objektiv.
Debati i fortë tre javë më parë kur shumica miratoi vetëm me votat e saj ligjin për mbetjet do të rikthehet në sallë, pas vendimit të sotëm të presidentit Bamir Topi për të mos e dekretuar atë. Kreu i shtetit ka kundërshtuar vetëm pjesën që parashikon importin e mbetjeve duke u shprehur për mospërputhje dhe dispozita jashtë objektit të vetë ligjit.
“Qëllimi kryesor i ligjit është marrja e masave të nevojshme dhe të dmosdoshme për menaxhimin e mbetjeve në territorin e republikës së Shqipërisë”, shprehet presidenti, sipas të cilit “krijimi i mundësive për import të mbetjeve të vendeve të tjera, duket se bie ndesh me qëllimin e deklaruar për minimizimn e mbetjeve ose pakësimin e psojave negative”, saktëson presidenti Topi. Po ashtu, sipas kreut të shtetit “ligji synon pakësimn e buirimeve të mbetjeve, ndërsa lejimi i importeve nuk ndihmon në arritjen e këtij qëllimi”.
Në sallën e parlamentit opozita ngriti shqetësimin për pamundësinë e strukturave shqiptare për realizimin e kontrolleve të rrepta që do të parandalonin hyrjen e mbetjeve të rrezikshme. Sipas tyre ekziston rreziku që mafia e mbetjeve, vecanërisht ajo italiane, te mund ta shohe Shqipërinë si një vend ideal për depozitimin e mbetjeve të rrezikshme.
Por autoritetet e kanë kundërshtuar një arsyetim të tillë. Sipas tyre strukturat e kontrollit në dogana i kanë të gjitha mundësitë për të evituar hyrjen e mbetjeve të rrezikshme.
Ligji për mbetjet parashikon ngritjen e landfilleve, vendeve të posacme të depozitimit të tyre, apo dhe të impianteve për djegien e mbetjeve. Kostoja financiare që rrjedh nga ky ligj është afër 150 milion euro. Tani parlamenti duhet ta hedhë edhe një herë në votë ligjin, pa qenë megjithatë i detyruar që të reflektojë vërejtjet e kreut të shtetit i cili nuk mund ta pengojë më hyrjen e tij në fuqi.
read more "Shqipëri: Presidenti kthen ligjin e plehërave, jo importit"

A do ti propozojë G-20 supin për mbështetje Evropës?

A do ti propozojë G-20 supin për mbështetje Evropës?





Greqia po zhytet jo vetëm vetë gjithnjë e më thellë në vorbullën thëthitëse të krizës së borxheve, por dhe po tërheq pas vetes partnerët e saj në bashkimin monetar. Agjencitë ndërkombëtare filluan të flasin mbi rënien e ratings të vendeve të eurozonës, investitorët po tërheqin aktivet nga Evropa, u dukën njoftime mbi problemet që lindën në gjithë sistemin bankar evropian. Në këtë sfond në Paris u mblodhën ministrat e financave të G-20. Vendeve pjesëmarrëse të këtij Grupi u bien për pjesë 85% të GDP-së globale.
Ish Ministri i ekonomisë së Rusisë Andrei Neçajev (Andrei Nechayev) mendon se prej tyre mund të pritet një ndihmë me të vërtetë reale:
- Tema kryesore e debateve të javëve të fundit në Evropë ishte: të emetohen apo jo obligacionet (eurobonot) me qëllim të rifinancimit të borxheve të vendeve problematike evropiane. Tani për tani po merren vetëm disa vendime të ndërmjetme. Zgjerimi i Fondit Evropian të Stabilizimit është një prej tyre. “Shtabi i mendjeve të ndritura” të G-20 mund tu propozojë evropianëve, midis të tjerash, edhe ndihmë nga jashtë. Pro kësaj dalin Rusia dhe Kina, të cilat, meqë ra fjala, po rrisin me ritme jashtëzakonisht të shpejta investimet e veta në sektorët strategjikë të BE. Rusia tashmë deklaroi se është e gatshme tu ofrojë ndihmën e vet evropianëve. Por në këtë rast fjalë bëhet ekskluzivisht për blerjen e eurobonove. Në qoftë se të tilla do të emetohen.
Deficiti i likuiditetit i bankave të Botës së Vjetër i ka tejkaluar tashmë 200 miliardë €, kurse borxhi i përgjithshëm që kërkon shlyerje arrin në qindra miliarda €. “Në këtë situatë nevojiten zgjidhje drastike”, shprehet me bindje të plotë Presidenti i Unionit të Industrialistëve dhe Sipërmarrësve të Rusisë Aleksandër Shohin:
- Shumë banka të autoritetshme kanë blerë plot obligacione (bono) sovrane të vendeve të zonës së krizës. Si reaksion zinxhir sëmundja po përhapet edhe në segmentet më të sigurta, më të besueshme të saj - Belgjikë, Francë, Gjermani. Sipas mendimit tim, vetëm 2 mund të jenë rrugëzgjidhjet në situatën e krijuar: ose lokomotivat e eurozonës do të marrin mbi vete gjithë përgjegjësinë, ose të përjashtohet vendi i falimentuar nga zona e euros (por një hap i tillë, për shumë arsye, nuk do të ndërmerret nga askush). Tani BE – pjesëmarrës i G-20 – synon të ingranojë në zgjidhjen e detyrave tejet të vështira institute të tjera financiare. FMN, me gojën e Kreut të Departamentit Evropian Antonio Borges, tashmë deklaroi se do të blejë një sasi të caktuar të eurobonove... Por e keqja më e madhe do të jetë ajo, në qoftë se më të fortët e kësaj bote nuk do të deklarojnë dot sërish hapat radikalë për shpëtimin - kjo do të thotë atëhere se ne kemi të bëjmë përsëri me rrahje uji në havan!
Ndërkohë, kriza e zonës së euros është bërë tashmë temë e përhershme në mediat ruse. Dhe kjo është plotësisht e kuptueshme, sepse më tepër se gjysma e qarkullimit të tregtisë së jashtme të Rusisë i bie Evropës. Pjesa e konvertuar në euro e rezervave kombëtare ruse është më e lartë se e çdo vendi tjetër në botë - gati 40%. Kursi i rublës është fokusuar në shportën dy-valutore. Nga luhatjet e dy monedhave euro-dollar varen prodhuesit tanë. Por gjëja më kryesore nuk konsiston bile as në këtë. Në qoftë se problemi i borxhit do të shndërrohet në ekonomik dhe në Evropë për shkak të rënies së prodhimit do të reduktohet kërkesa për burimet e energjisë, atëhere kurrfarë “ishulli stabiliteti” vendi ynë nuk do të jetë më.
 
Gajane Hanova

read more "A do ti propozojë G-20 supin për mbështetje Evropës?"

Hashash, do të shitej për djath në Suedi

hashash-suedi
Një punishte përpunimi qumështi, përdornin tre trafikantë droge në Thesproti, për të amballazhuar hashash.
Biznesi u diktua në zonën Gardhiki në Thesproti, ku u arrestuan tre shtetas grekë, të moshës 58, 54 dhe 40 vjet, dy prej të cilëve u kapën në flagrancë me 217 kg kanabis, nën akuzën e krijimit të një organizate kriminale dhe armëmbajtje pa leje.
Nga kontrolli i kryer në banesën e personit të tretë, u gjetën 88 gr hashash.
Nga hetimet paraprake, policia greke tha se droga (kanabisi) hynte në Greqi nga një vend fqinj dhe transportohej më pas si një produkt bulmetor (djathë) në një punishten në fjalë, pronë e 58 vjecarit të arrestuar.
Me makineri të posaçme, droga përpunohej dhe paketohej në mënyrë hermetike në pako të veçanta dhe eksportohej si djathë së bashku me produktet e qumështit, në Stokholm të Suedisë, përmes një kompanie transporti.
Tashmë në kërkime merr pjesë si SDOE (Shërbimi i Ndjekjes së Krimit Ekonomik) ashtu edhe Shërbimi për pastrimin e parave të zeza.

punishte-hashash
read more "Hashash, do të shitej për djath në Suedi"

Korçë, grindet me prindërit për një festë, vetëvaret 17 vjeçarja

Një 17-vjeçare i dha fund të premten jetës së saj duke u vetëvarur pas një sherri me prindërit.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në qytetin e Korçës, ku vajza me inicialet M.SH. mësohet ta ketë marrë këtë vendim të rëndë për shkak të një sherri me prindërit, pasi viktima kishte shkuar pa lejen e tyre në një festë me bashkëmoshatarët e saj.
Ende nuk ka shumë të dhëna lidhur me rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të saj.
read more "Korçë, grindet me prindërit për një festë, vetëvaret 17 vjeçarja"

Πέμπτη 13 Οκτωβρίου 2011

Agjencia ekonomike Marcuard: Lëreni Greqinë të vdes e qetë

11 Kryeministra dhe 2 presidentë arvanitas udhëhoqën Greqinë
Agjencia ekonomike Marcuard, publikoi një raport me titull “Udhëtimi grek vazhdon”. Në këtë raport ajo jep detaje rreth krizës dhe shkaqeve të krijimit të saj.
Më e veçanta e këtij raporti është konkluzioni i tij, ku sipas tij,Greqia po shokë dhe avancon drejtë… vdekjes së saj.

“Me këtë recesion drastik të ekonomisë së këtij vendi (Greqia) ku ritmi i rënies së tij vlerësohet me 5,5% vetëm për 2011 dhe raporti i borxhit ndaj PBB-së në 170%, pse nuk e lini këtë vend të[ vdes i qetë dhe të rilindë përsëri, duke adoptuar një monedh të re”, thuhet në raportin e publikuar të Marcuard.
Agjencia ekonomike Marcuard, i referohet gjithashtu edhe këstit të gjashtë të cilin, greqia pret ta marrë atë me pa durim, pasi çdo vonës e tij, e çonë atë më pranë… falimentimit. Agjencia thekson se e ashtuquajtura Trojka (FMN-ja) do ta mbështes Greqinë që ta marri këtë këst, edhe pse qeveria greke ka dalë jashtë çdo parashikimi dhe se masat e mara prej saj janë të pamundura të praktikohen..

Marcuard, bënë me dije se nëse greqia falimenton dhe del jashtë eurozonës, atëherë fenomeni domino, do të përfshije gjithë eurozonën. Në raportin e Marcuard, shembulli i falimentimit të Lehman Brothers, nuk është i njëjtë me atë të greqisë ndaj thekson: “Të dy këto raste nuk janë të njëjta me njëra tjetrën, ndaj dhe s’mund të krahasohen midis tyre. FMN-ja huazon Greqinë me paramendimin se ky vend është i ‘shëndetshëm’, ndërkohë që realiteti vërteton të kundërtën!”
Marcuard nuk heziton ta quaj si Imorale greqinë, që ajo të marrë kaq borxhe dhe të mos jetë e aftë të praktikojë reformat e ndërmarra dhe të miratuara nga qeveria e saj, kur Italia duke parë këtë gjendje kritike, sigurisht që do të pretendoj sikur i do t’i marrë këto reforma dhe s’ka për t’i marrë ato.

Raporti i agjencisë ekonomike Marcuard, nënvizon se nuk është e mundur që çdo dy muaj tregu ndërkombëtar të paguaj dobësinë e Greqia, se nëse ajo do t’ia arrijë të marrë apo jo këstin e radhës.
read more "Agjencia ekonomike Marcuard: Lëreni Greqinë të vdes e qetë"

Jennifer Lopez shpallet femra më e bukur e botës


Jennifer Lopez
Pristigjiozja amerikane “People” ka shpallur gruan më të bukur në botë sipas një sondazhi të kryer prej saj…Dhe ajo është këngëtarja e famshme, 41 vjecarja Jennifer Lopez
Lopez kryesoi listën vjetore të botuar duke lënë pas shumë figura të tjera të njohura të botës së spektaklit sic janë aktoret Halle Berry, Jennifer Garner apo edhe këngëtaren Beyonce.
Gjatë marrjes së cmimit në ceremoninë e oranizuar këngëtarja mjaft e emocionuar u shpreh se ky ishte një vlerësim i çmuar.
“Kam mbetur pa fjalë, por ndjehem e nderuar. Jam krenare pasi nuk jam më 25 vjec. Por mendoj se ajo që  më bën të bukur  është dashuria e cila rrethon jetën time. Jam me fat që bëj pjesë tek njerëzit tërheqës. Por mendoj se gjërat me të vërtetë të bukura vijnë nga zemrat e atyre që pëlqejnë atë që unë bëj, pra publiku”.- deklaroi ajo menjëherë pas ceremonisë për gazetarët.


do_your_makeup_like_jennifer_lopez_bronze_like_jennifer_lopez

read more "Jennifer Lopez shpallet femra më e bukur e botës"

Ndalohen 43 iranianë pa viza në aeroportin “Nënë Tereza”

images
Pasditen e se enjtes 43 sportistë iranianë janë ndaluar në aeroportin e Nene Tereza pasi nuk dispononin vizat në pasaportat e tyre për të hyrë në tokën shqiptare. Sipas burimeve të policisë kufitare sportistët e moshës 35 deri 70 vjeç janë kthyer në vendlindje, ndërsa linja ajrore është gjobitur për marrjen e këtyre shtetasve pa dokumentat përkatëse. Ministria e Kulturës Rinis dhe Sporteve është mbledhur  rreth orës 18:00 në një mbledhje urgjente për të diskutuar rreth rastit . 43 iranianët do të merrnin pjesë në Kampinatin Botëror të Mundjes për Veteranët i cili do të zhvillohet nga datat 14-16 në pallatin e sportit “ Asllan Rusi”.  Në këtë kompeticion do të marrin pjesë 27 vende të botës dhe Shqipëria do të përfaqësohet me 13 mundës.
read more "Ndalohen 43 iranianë pa viza në aeroportin “Nënë Tereza”"