Një punishte përpunimi qumështi, përdornin tre trafikantë droge në Thesproti, për të amballazhuar hashash.
Biznesi u diktua në zonën Gardhiki në Thesproti, ku u arrestuan tre shtetas grekë, të moshës 58, 54 dhe 40 vjet, dy prej të cilëve u kapën në flagrancë me 217 kg kanabis, nën akuzën e krijimit të një organizate kriminale dhe armëmbajtje pa leje.
Nga kontrolli i kryer në banesën e personit të tretë, u gjetën 88 gr hashash.
Nga hetimet paraprake, policia greke tha se droga (kanabisi) hynte në Greqi nga një vend fqinj dhe transportohej më pas si një produkt bulmetor (djathë) në një punishten në fjalë, pronë e 58 vjecarit të arrestuar.
Me makineri të posaçme, droga përpunohej dhe paketohej në mënyrë hermetike në pako të veçanta dhe eksportohej si djathë së bashku me produktet e qumështit, në Stokholm të Suedisë, përmes një kompanie transporti.
Tashmë në kërkime merr pjesë si SDOE (Shërbimi i Ndjekjes së Krimit Ekonomik) ashtu edhe Shërbimi për pastrimin e parave të zeza.
Δεν υπάρχουν σχόλια:
Δημοσίευση σχολίου