Pasditen e se enjtes 43 sportistë iranianë janë ndaluar në aeroportin e Nene Tereza pasi nuk dispononin vizat në pasaportat e tyre për të hyrë në tokën shqiptare. Sipas burimeve të policisë kufitare sportistët e moshës 35 deri 70 vjeç janë kthyer në vendlindje, ndërsa linja ajrore është gjobitur për marrjen e këtyre shtetasve pa dokumentat përkatëse. Ministria e Kulturës Rinis dhe Sporteve është mbledhur rreth orës 18:00 në një mbledhje urgjente për të diskutuar rreth rastit . 43 iranianët do të merrnin pjesë në Kampinatin Botëror të Mundjes për Veteranët i cili do të zhvillohet nga datat 14-16 në pallatin e sportit “ Asllan Rusi”. Në këtë kompeticion do të marrin pjesë 27 vende të botës dhe Shqipëria do të përfaqësohet me 13 mundës.
Δεν υπάρχουν σχόλια:
Δημοσίευση σχολίου