Shtatëmbëdhjetë vjet nga jeta e sajë humbi një grua 34 vjeçare, e cila pas streseve psikologjike dhe fizike, të ripërsëritura "u godit" dhe nga një rast i rrallë amnezie, kështu që një mëngjes të zgjohet si një adoleshente 15 vjecare, e cila nuk njihte as fëmijën e sajë.
Historia e Naomi Jacobs duket se ka dalë nga një skenar fantastiko shkencorë, meqënëse brenda një natë iu fshinë të gjitha kujtimet e 17 viteve të fundit.
Ritmet rraskapitëse te punës, dobësimi trupor, por edhe ndarja me bashkshortin e saj i shkaktuan Amnesine e tipit (TGA), një formë të rralle amnezie, e cila ndikon "rufeshem" në persona që vuajne intensivisht psikologjikisht dhe fizikisht, dhe jane të moshës mesatarisht nga 56 deri 75 vjet.
"Unë hapa sytë nga gjumi, duke marre frymë rëndë dhe me pizhamat e mi te mbytur në djersë. Ndoshta kamë parë ndonjë ëndër të frikshme, mendova ...
Por kur i hapa sytë mire, kuptova se nuk dija ku ndodhesha.Tmeri im ishte i gjallë dhe jo në ëndër. Ku kishte shkuar jorgani im roz, dhe pse motra ime nuk kishte fjetur në krevatin e saje që ishte vendosur mbi krevatin tim? "Pse nuk dëgjohen prindërit e mi?" deklaroi tek gazeta Independent 34 vjecarja .
"Kërceva nga krevati king size, ku kisha fjetur, duke u përpjekur të gjeja diçka që njihja, por më kot. Mos vallë më kishin marë peng? ".
Në pamundësi për të gjetur atë që kishte ndodhur, menjëherë mori numrin e parë që i erdhi ndër mend. Për fat të mirë, në anen të tjeter të linjës, ishte një shoqe e saj, nga e cila e frikesuar kërkoi ndihmë ..
Fillimisht ajo nuk mundi të imagjinoje seriozitetin e situatës, por kur e kuptoi se Jacobs nuk mbante mend as emrin e fëmijës se saje,iu drejtua prindërve dhe motres,se 34vjecares.
Pasi kaluan 24 orë pa kujtime të jetës së saj të rritur, Jacobs u vizitua nga mjekët, të cilët diagnostikuan sëmundjen.
Për fat të mirë, Jacobs kishte mbajtur ditarë në 20 vitet e fundit, ndërkohë që të afermit e saj i tregonin vazhdimisht fotografi, dhe me këtë mënyrë kontakti me vitet e "humbur" te jet më i lehtë.
Tetë javë më vonë dhe mbas shumë përpjekjeve, 34 vjeçaria ka rifituar kujtesën dhe jetën e saj!
Sot, kur shikon mbrapa, thotë se nuk do të ndryshonte as gjene me të vogël dhe se ndihet shumë e privilegjuar që mundi të shikoj botën përmes syve të një adoleshenteje
Sot, kur shikon mbrapa, thotë se nuk do të ndryshonte as gjene me të vogël dhe se ndihet shumë e privilegjuar që mundi të shikoj botën përmes syve të një adoleshenteje
Δεν υπάρχουν σχόλια:
Δημοσίευση σχολίου