Doni të bini nga pesha? Ndryshoni mënyrën e mendimit tuaj dhe përpiquni të bindni veten tuaj se cdo gjë që hani ka shumë kalori.
Këtë rekomandojnë shkencëtarët amerikanë, të cilët gjetën se, edhe pse iluzion, ideja dhe vetëm ideja, zvogëlon nivelet e grelinit – te ashtuquajturin hormoni i urise.
Sa më pak grelin do të thotë më pak oreks. Prandaj thonë ekspertët në konkluzionin e tyre, të jeni më të përmbajtur në drekat tuaja dhe si rrjedhojë mbas një farë kohe të cliroheni nga pesha e tepërt.
- Dieta milkshake
Ekipi i studjuesve në Yale University, i kryesuar nga Alia Kram, shqyrtoi efektet e iluzionit të shumë kalorive në 36 vullnetarë të shëndetshëm. Ju dha të gjithëve të pijnë të njejtin milkshake, i cili kishte vlera kalorike 380 Kcal.. Por në disa thanë se kjo ishte një pije e sofistikuar me vlera të ulta kalorike, ndërsa në shumë të tjerë thanë se ishte një pije që përmbante shumë kalori.
Për të kontrolluar ndjenjën e urisë, studjuesit matën nivelet e grelinit tek vullnetarët përpara dhe mbas konsumimit të milkshakes. Sic kishin vërtetuar edhe në studimet e mëparshme, nivelet e këtij hormoni rriteshin dukshem gjysëm ore përpara ngrënies së drekës dhe zvogëloheshin përsëri mbas drekës.
Tek vullnetarët që kujtonin se kishin konsumuar një pije që përmbante shumë kalori, nivelet e grelines u zvogeluan dukshëm më shumë se nga niveli i vullnetarëve që besonin se kishin një pije me permbajteje të vogël kalorike.
Iluzioni kalorik
Në artikullin e tyre i cili u botua në «Health Psychology», studiuesit mbështesin idenë se kur hamë dicka jo të shëndetshme, mund të largojë idenë e urisë dhe të na mbrojë nga konsumimi i tepërt gjatë ushqimit.
Duke komentuar përfundimet e studimit, disa ekspertë vunë në dukje gjithashtu se zbulimet e shkencëtarëve amerikanë tregojnë gjithashtu se cmimet që shkruhen në etiketat e ushqimeve, mind të ndikojë tek konsumatorët në mënyra të papritura.
Δεν υπάρχουν σχόλια:
Δημοσίευση σχολίου