Në vendin e parë të pjatave më të preferuara të botës është spageti sipas një sondazhi të kohëve të fundit, duke lënë pas, orizin mishin dhe picat! Megjithatë një pjesë e konsiderueshme e pjesemaresve ne sondazh (39%) foli për një ndryshim në zakonet e ngrenies për shkak të çmimeve të larta te tregut.
. Sondazhi i firmes Oxfam tregoi se makaronat janë bërë shumë popullore në të gjithë kontinentet meqenese sondazhi u mbajte në 17 vende të botës dhe u duk qartë nje kthim në kuzhinën e stilit perëndimor.
Mund qe pjatat e njohura tradicionale të tilla si Paella në Spanjë dhe shnizel në Gjermani të mbeten akoma popullore , por nderkaq janë duke fituar vazhdimisht terren makaronat dhe pica meqenese nëntë në shtatembedhjete veta i vendosin te parat në listën e ushqimeve e tyre të preferuar
.Sipas Daily Mail, përjashtime kishte në Tanzani, Filipinet, Pakistan, Meksike, Kenia, Indi dhe Gana.
Në Bretani makaronat dolen në vendin e dytë pas biftekut dhe para pules.
Sondazhi gjithashtu tregoi se kuzhina kineze është duke u bërë gjithnjë e më popullore si një zgjedhje e dytë në Meksike.
Firmat e ushqimit te Shpejtë janë duke humbur vazhdimisht terren me që kompani si McDonald u gjend ne vendin e 113-te dhe KFC në vendin e 107.
Paralelisht, 2/3 e të pyeturve u pergjigj dhe për shqetësim global mbi koston e ushqimit. 54% u përgjigj se nuk ha të njëjtin ushqim te cilin konsumonte para 2 vjetesh me 39% e tyre te pohojne se kjo ndodhe për shkak të shtrenjtesise.
• Shikoni listen e 10 ushqimeve me te preferuar
1.Makarona
2.Mish
3.Oriz
4.Pica
5.Pula
6.Produkte Deti
7.Perime
8.Kuzhina Kineze
9.Kuzhina Italiane
1.Makarona
2.Mish
3.Oriz
4.Pica
5.Pula
6.Produkte Deti
7.Perime
8.Kuzhina Kineze
9.Kuzhina Italiane
10.Kuzhina Meksikane
Δεν υπάρχουν σχόλια:
Δημοσίευση σχολίου