Κυριακή 12 Ιουνίου 2011

NJE NUSE ME 7000 VATHE


Νύφη με 7.000 σκουλαρίκια (1)

U martua duke veshur 7000 vathë metalike, të cilat stolisnin gjithë fytyrën e saj. Dhe në qoftë ser ju pamja nuk është dhe aq e hijshme, bashkshorti i saj e gjeti të mahnitshme ... !

Νύφη με 7.000 σκουλαρίκια (2)
Mendoni të shponi veshët tuaj, por kini frikë se do tju dhemb?
Merrni guxim nga kjo vajzë ka jo një, por 7,000 Piercings. Ajo vendosi të martohej dhe përpara se të nxirni konkluzione të gabuara, bashkshorti i saj nuk ka asnjë vathë, të paktën në pjesët e dukshme të trupit. Elaine Davidson zotëron rekordin botëror sepse është gruaja me më shumë piercings.

Pamja prototipe e gruas 42 vjecare përfundoi kur vendosi lule rozë të stolisin flokët e saj. Brenda vellos së saj të bardhë, ndoshta ishte e gëzuar, meqënëse fytyra e saj ishte e mbuluar nga vathët, të cilat nuk lejonin të kuptonte dikush ndjenjat e saj

Me rastin e martesës leu me ngjyra fytyrën e saj, duke hartuar modele të ndërlikuara me ngjyra të verdhë, jeshile dhe të kaltër. Në ceremoni e shoqëronin dhe dy vajza të veshura me fustane të kuq e elegante.
Bashkëshorti i saj, Douglas Watson, për ceremonin 35 minutëshe kishte veshur një kostum blu të erët, duke ditur se të gjitha vështrimet do të jenë të kthyera nga bashkëshortia e tij
Νύφη με 7.000 σκουλαρίκια (3)
E lindur në Brazil, ish infermjere, theu rekordin Guinness për herë të parë në vitin 2000, kur autoritetet numëruan në trupin e saj 462 piercings, nga të cilat 192 gjendeshin në fytyren e saj.
Elaine Davidson deklaron se asnjë herë nuk ka nxjerë vathët nga trupi i saj, të cilat sic i llogarit  peshojnë mbi 3 kg. Këmbëngul se nuk ndien asnjë lloj dhimbjeje dhe se cdo natë fle me gjithë këtë ngarkes…
Megjithatë, në vitin 2009 zbuloi se nuk i pëlqen dhe kaq shumë të cpojë trupin e saj dhe të vuaj për hir të artit të saj. “Doja vetëm të thyeja rekordin boteror” deklaron vetë ajo…
Në familjen e saj nuk pëlqen aspak pamja dhe hoby i saj, por e kanë pranuar si një mënyrë të cuditshme jetese. 42 vjecarja, në blogun e saj shkruan se i pëlqen të ecë mbi flakë dhe xhama të thyera. Kalon kohën e saj të lire me extreme sport dhe teatër. Pavarësisht nga pamja e saj e çuditshme, ka menyra jetese të shëndetshme meqenese nuk perdor alkol e duhan kurrë...

(JU LUTEM KOMENTIN TUAJ)

Δεν υπάρχουν σχόλια:

Δημοσίευση σχολίου