Σάββατο 29 Οκτωβρίου 2011

Përfitimet nga plehrat






Në Kuvendin e Shqipërisë po zhvillohen beteja të ashpra verbale për plehrat. Partia drejtuese e Kryeministrit Sali Berisha po merret me lobimin e miratimit të ligjit, i cili do ta shndërrojë vendin në përpunuesin kryesor të plehrave evropiane. Argumentet e mbështetësve të këtij ligji - kjo do të tërheqë investimet në vend dhe do të përmirësojë gjendjen e punëve në ekonomi. Opozita vë në dukje faktin se shpenzimet do të jenë shumë më të larta se sa dividentet e rreme, fantazma.
Kundërshtarët e projekt-ligjit argumentojnë logjikisht: në Shqipëri aktualisht nuk ka objekte, kapacitete bile as për utilizimin e mbeturinave të vetë vendit. Kryeministri i hodhi poshtë në këtë mënyrë argumentet e oponetëve duke u përgjigjur : se për ndërtimin e uzinave përkatëse do të përkujdesen vendet nga të cilat do të derdhet “shiu i artë” i plehrave.
Por deri tani mbetet krejtësisht e paqartë se në ç’mënyrë do të monitorohet situata me mbeturinat në territorin e vetë vendit. Duke marrë parasysh shkallën e lartë të korrupsionit në radhët e autoriteteve, plehrat mund të sillen në vend, thjesht, nën pretekstin e riciklimit, ndërsa më pas ato do të bëhen pirgje-pirgje në vendgrumbullimet e mbeturinave. Ose ideja e riciklimit do të zëvendësohet nga ato me idenë e djegies së plehrave. Në këtë rast taksapaguesit shqiptarë, thjesht, nuk do të mund ta “bluajnë, ta tresin” dot biznes-iniciativën e qeverisë.
Në gjithë këtë histori është mjaft tregues ai fakt se me ç’zell të madh e përse Tirana përpiqet ti fitojë zemrën BE, mendon eksperti i Institutit të Studimeve Sllave (Sllavistikës) të Akademisë së Shkencave të Rusisë Pjotër Iskenderov:
- Rrënjët e këtij problemi vijnë padyshim nga raporti që u publikua prej Komisionit Evropian në lidhje me shanset e Shqipërisë për tu pranuar në BE. Ky dokument u vë vizën aspiratave të Shqipërisë për tu bërë anëtare e tij. Prandaj iniciativën aktuale unë do ta shpjegoja me pikësynimin e qeverisë së Sali Berishës për të demonstruar besnikërinë e Shqipërisë ndaj kursit për integrimin evropian pavarësisht nga dukuritë e krizës. Dhe që të dëshmojë në mënyrë të tillë të tepruar, ekstravagande, duhet thënë, gatishmërinë e Shqipërisë për të ndihmuar me çdo mjet Evropën për t’ia dalë mbanë punës me problemet me të cilat po përballet tani, përfshirë edhe atë të plehrave.
Por çfarëdo argumentesh që të sjellin palët kundështare një gjë është mëse e qartë: Shqipëria, e cila në mes të shekullit të kaluar eksportonte nënprodukte nafte, nxirrte bakër, krom, prodhonte pambuk dhe bile çaj, tani është shndërruar absolutisht në një vend importues netto. Ripërtëritjen e industrisë e pengojnë kriza politike dhe korrupsioni drastik. Zhvillimi i turizmit mund të bëhej për vendin ilaç gjithshërues (panacea). Sepse Mali i Zi fqinj nuk po e përballon më dot fluksin e madh të turistëve. Kurse Shqipëria, përveç bregdetit Adriatik, atij Jonik, ka dhe shumë monumente të Mesjetës dhe objekte interesante të periudhës komuniste, të cilat janë mjaft atraktive për evropianët. Por në qoftë se Shqipëria do të bëhet “kryeqytet” i Evropës, qoftë dhe i riciklimit të mbeturineve të parrezikshme, kjo do të varrosë njëherë e përgjithmonë bile edhe shpresat iluzore për zhvillimin e industrisë turistike.
read more "Përfitimet nga plehrat"