Ky
artikull u botua fillimisht si letër pa nënshkrim në janar 1949, në
revistën “Internacionalja e 4-t”, - organ i partisë Socialiste Punëtore
të SHBA-së. Autori, Sadik Premtja, bashkë me Anastas Lulon, ishin
drejtues të grupit të të Rinjve, një nga tre grupet komuniste që u
bashkuan nën kujdestarinë e jugosllavëve për të krijuar PKSH-në, më
1941. një organizatë e katërt, grupi “Zjarri”, që u tha se ishte
trockist, nuk u ftua në mbledhjen themeluese. Kur Premtaj dhe Lula
fituan mbështetjen e komitetit Qarkor të Vlorës, më 1943, Enver Hoxha
dhe Mehmet Shehu morën pjesë personalisht në operacionin për eliminimin e
të dyve. Lula u ekzekutua, ndërsa Premtja u arratis jashtë shtetit.
Premtaj përfaqësoi Shqipërinë në kongresin e 3-të Botëror të
Sekretariatit Ndërkombëtar të Internacionales së 4-të Komuniste, në
gusht 1951 dhe mori pjesë në punimet e komisionit të Europës Qendrore të
atij organi. Në tekstin që mbani në duar prezantohet me pseudonimin
“Xhepi”. Nga personat protagonistë të asaj historie, Llazar (Zai) Fundo u
arrestua në veri të Jugosllavisë dhe për shkak të bindjeve të veta
trockiste u akuzua për lidhje me shërbimin sekret britanik; Sejfulla
Malëshova që u kthye nga Moska më 1943, protestoi për spastrimin e Ymer
Dishnicës në maj 1944 dhe pas çlirimit u përpoq të siguronte
rehabilitimin e tij, pasi ishte përjashtuar nga udhëheqja. Kur Hoxha
shfrytëzoi konfliktin Stalin-Tito për të marrë kontrollin e PKSH, gjithë
projugosllavët u përjashtuan nga partia dhe qeveria, por para kësaj
Nako Spiru një antijugosllav kishte “vrarë veten” ndërkaq. Madje edhe
sekretari organizativ i partisë, Tuk Jakova, u përjashtua pasi i kujtoi
Hoxhës më 1951 se ishin jugosllavët ata që - në esencë – kishin krijuar
PKSH-në. Apologjia e Premtajt për dominimin e jugosllavëve konfirmohet
nga libri i Milovan Xhilasit “Biseda me Stalinin” (që u botua në Londër
më 1963). Historia e tmerrshme e evoluimit të PKSH shqyrtohet hollësisht
në librin “Kultura politike në Shqipërinë e Hoxhës” të Arshi Pipës
(botuar më 1984). Ky evoluim përfshin një kombinim unikal të zhvillimit
të pabarabartë të konfliktit farefisnor dhe gangsterizmit stalinist. I
fundit që pati trajtimin klasik nga Hoxha, ishte vetë kryeministri
Mehmet Shehu, që “vrau veten” më 1981. vitet e para të udhëheqësit të
mëpastajmë të Shqipërisë, Ramiz Alia, përshkruhen nga John Holiday në
shkrimin e vet “Tirani i Tiranës”, botuar në gazetën ‘The Times’, më 11
janar 1990. Adhurimi ndaj Hoxhës vazhdon edhe në këtë periudhë (shih
shkrimin e Peter Pophan “Duke qeverisur nga varri”, botuar në
‘Independent’, më 15 prill 1990.
Versioni stalinist i ngjarjeve,
me një heshtje të bukur për fatin e kundershtarëve të ndryshëm, gjendet
në ‘Historinë e PPSH’, botuar në Tiranë, më 1971. Ndërsa ka referime për
politikën e grupeve që iu kundërvunë Grupit të Korçës, është e
nevojshme të nënvizohet se ato nuk mund të jenë të besueshme, teksa i
përkasin një partie që si metodë kryesore të dialogut politik ka
revolverin”.
Al RichardsonStalinizmi dhe komunizmi në ShqipëriNga Sadik Premtja
Nevojitet
një libër i tërë për të dhënë pamjen e plotë të lëvizjes komuniste në
Shqipëri dhe mënyrën se si kjo lëvizje u tradhëtua. Unë do të kufizohem
këtu në paraqitjen e momenteve kryesore që, jam i sigurt, do të
shërbejnë si një mësim për proletariatin e të gjithë vendeve, i cili
ende është i painformuar për faktin se stalinizmi mund të përfaqësojë
gjithçka, përpos një partie komuniste.
E konsideroj përvojën tonë
një mësim të mirë, sepse e di që klasa punëtore e çdo vendi mëson jo
vetëm nga eksperienca e saj, por edhe nga përvoja e hidhur e punëtorëve
në vendet e tjerë. Kur dikush paralajmëron se një zjarr ka rënë diku,
dikush tjetër do të ishte mendjelehtë, madje dhe i marrë, nëse përpiqej
ta verifikonte këtë fakt, duke futur dorën e vet mes flakëve. Dhe tani,
le të hyj në temë:
Para vitet 1941, nuk ekzistonte parti
komuniste në Shqipëri. Ekzistonin vetëm tre grupe: Grupi i Shkodrës,
Grupi i të Rinjve dhe grupi i Korçës; dhe ndonëse që të tre pretendonin
se ishin komunistë, ndodheshin në një përplasje të vazhdueshme me
njeri-tjetrin. Në kushtet e mungesës së përvojës dhe të edukatës
marksiste – leniniste, këto tre grupe ishin të paaftë të arrinin në një
vijë politike të drejtë. Secili vepronte sipas ideve dhe spontaneiteteve
të veta, dhe pjesa më e madhe e veprimtarisë së tyre ezaurohej në
polemikat kundër dy grupeve të tjerë kundërshtarë.
Nga fundi i
vitit 1941, me hyrjen në luftë të BRSS, grupi i Shkodrës dhe ai i të
Rinjve, e ndjenë të nevojshme të bashkojnë forcat e tyre dhe
njëkohësisht i bënë thirrje për këtë edhe grupit të Korçës (grupit të
udhëheqësit të mëpastajmë të Shqipërisë), por ky grup refuzoi
kategorikisht t’u përgjigjej tirrjeve për bashkim. Të pafuqishëm për ta
arritur ata vetë bashkimin e tre grupeve dhe duke parë se BRSS (që e
konsideronin si kështjellën e komunizmit botëror) ndodhej nën kërcënimin
e ushtrisë hitleriane, ata vendosën të kërkonin ndihmën e shokëve të
huaj. Ata shokë të grupit të Shkodrës e të të Rinjve, që jetonin në
krahinën shqiptare të Kosovës, që ishte, ashtu si dhe tani, nën okupimin
jugosllav, gjetën mundësinë për të kontaktuar me Miladin Popoviçin dhe
Dushan Mogushën, dy stalinistë jugosllavë. Shokët nga Kosova shpjeguan
gjendjen e tre grupeve dhe në marëveshje me udhëheqjet e këtyre grupeve,
i ftuan jugosllavët të vinin në Tiranë, me qëllim që të ndihmonin në
krijimin e Partisë Komuniste Shqiptare, duke u dhënë njëkohësisht fund
mosmarrëveshjeve të mëparshme.
Të dy stalinistët u paraqitën në
Tiranë dhe, ndonëse nuk kishin asnjë autorizim zyrtar nga partia
Komuniste Jugosllave, u mirëpritën dhe sugjerimet e tyre u pranuan.
Propozimi i tyre i parë ishte që të mblidhje një konferencë me disa
përfaqësues nga secili grup. Përpos jugosllavëve ishin edhe 16
përfaqësues nga tre grupet që morën pjesë në mbledhje, objekti i së
cilës ishte themlimi i PKSH.
Mbledhja themeluesePërfaqësuesit
e secilit grup paraqitën nga një raport si dhe një vlerësim personal të
punës që kishte bërë grupi i tyre dhe njëkoëhisht kritikuan punën e
grupeve të tjerë. Pas çdo ndërhyrjeje, pasoi një diskutim i
përgjithshëm, shumë i acaruar, që çoi në një polemikë të zgjeruar me
skuza të ndërsjellta personale. Gjatë diskutimeve doli në pah fryma e
vjetër e grupeve. Kah përfundimi i diskutimeve, jugosllavët, që kishin
kuptuar frymën revolucionare dhe ndërgjegjjen e të Rinjve, shfrytëzuan
sinqeritetin dhe modestinë e këtyre të fundit, për t’u bërë kritikat e
mëposhtme:
a) Të Rinjtë nuk kanë mundur të materializojnë ndikimin e madh që kishin te masat;
b) Grupi është kufizuar kryesisht në edukimin e kuadrove dhe në përkthimin e literaturës marksiste.
Drejtuesit
e grupit të të Rinjve, Anastas Lula dhe Xhepi, të mbështetur dhe nga
disa pjesëtarë të grupeve të tjerë, mes të cilëve Vasil Shantoja, iu
përgjigjën kësaj kritike qesharake si më poshtë:
“Nuk pretendojmë
se kemi bërë gjithçka që mundnim. Mirëpo, nga ana tjetër, duhet ta dini
se nuk është kaq e lehtë të bëhet ajo që propozoni. Ju nuk jeni mësuar
me kushtet, rrethanat e zakonet e vendit tonë, ashtu sikurse ne nuk jemi
mësuar me kushtet, rrethanat, zakonet e vendit tuaj. Në Shqipëri
komunizmi është një dogmë e importuar. Nuk është produkt i zhvillimit të
kushteve ekonomiko-shoqërore. Këtu lëvizja komuniste u propagandua nga
intelektualët, veçanërisht nga studentët e shkollave të mesme. Shqipëria
është një vend i pazhvilluar bujqësor që nuk ka aspak industri. Nuk
ekziston proletariati industrial, rrjedhimisht nuk kemi asnjë organizatë
proletariati që të promovojë, të paktën, objektiva ekonomike.
Gjithashtu,
nuk duhet të bëni gabimin e t’i shihni kushtet e sotme dhe ato të
kaluarat, nga i njëjti këndvështrim. Kushtet e reja janë një parodi e
atyre të vjetrave. Së pari, në ditët e para të pushtimit pushtimit
fashist të vendit tonë, ishte shumë e vështirë të bëje propagandë tek
masat për dy arsye: Nga njera anë, sepse sukseset e ushtrisë
nazifashiste e bënë popullin tonë të humbasë çdo besim në një fitore
eventuale të forcave aleate; dhe nga ana tjetër, sepse në ditët e para
të pushtimit, fashizmi, në zbatim të objektivave të veta, bëri një
përmirësim provizor të kushteve ekonomike të masave, kushte që ishin
shumë më të këqija nën regjimin e mbretit Zog. Megjithatë, bëmë më të
mirën e mundshme për t’u afruar me masat. Nuk e kufizuam kurrë
veprimtarinë tonë në edukimin e kuadrove dhe përkthimin e literaturës,
siç na akuzon Grupi i Korçës, i cili në këtë mënyrë ekspozon armiqësinë e
vjetër ndaj nesh. Nuk jemi kundër kritikës dashamirëse, përkundrazi, e
mirëpresim, sepse kritika e veprimtarisë së mëparshme na forcën dhe rrit
përvojën tonë për të ardhmen. Jemi një grup të rinjsh me entusiazëm, po
për fat të keq, na mungon përvoja. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për
dy grupet e tjerë, të cilët, në raportet që paraqitën, kanë ekzagjeruar
shumë lidhur me veprimtarinë e tyre të mëparshme. Asnjëherë nuk patëm
si qëllim të vetëm edukimin e kuadrove, duke besuar se në një moment të
caktuar këto kuadro do të shkrihen, me një mënyrë pompoze, me masat. Nuk
ka asnjë kufi në formimin e kuadrove. Formimi i kuadrove dhe puna me
masat janë dy gjëra shumë të ndërlidhura: sa më shumnë kuadro që të
kemi, aq më mirë shkrihemi me masat; dhe anasjelltas: sa më shumë
shkrihemi me masat, aq më i madh do të jetë numri dhe fuqia e kuadrove.
Sapo përfunduam format tona të edukimit shkuam në periferi dhe
organizuam kudo rrethe studimi, që po rriten përditë në numër. Dhe këtë e
bëmë për t’i shërbyer qëllimit tonë, pa kurrfarë interesi personal.
Sot, që kemi një situatë krejtësisht tjetër, tani që kushdo mund të
shohë me sytë e tij se “ushtria e madhe e Duçes” nuk është aspak e
pathyeshme, sikundër u mburrën zyrtarët fashistë shqiptarë, jemi në
gjendje t’i afrojmë në një nivel më të madh masat popullore dhe
njëkohësisht të fillojmë menjëherë aksionin kundër murtajës fashiste dhe
shërbëtorëve të saj. Përfundimisht, çka është bërë i përket të shkuarës
dhe nuk mund të ndryshojë. Dikush ka arritur më shumë, dikush më pak.
Preokupimi ynë kryesor tani është të bëjmë më të mirën, si komunistë të
mirë.
Përveç fjalëve, që nuk u thanë për justifikim, por thjesht
për shkak të respektit ndaj të vërtetës, përfaqësuesit e të Rinjve nuk
mund të kuptonin përse stalinistët jugosllavë vazhduan t’i trajtonin kaq
keq. Më tej, kur u kërkuan sqarime për urdhërat dhe propozimet,
stalinistët u zemëruan dhe i kritikuan ashpër, duke i quajtur
“intelektualistë”. Kur u kërkohej një shpjegim, stalinistët përdornin
temrin “intelektualist”, si argumentin më të fuqishëm. Shokët shqiptarë
kërkuan shpjegime me sinqeritet dhe dashamirësi. Donin shpjegime për të
mësuar me saktësi se çfarë duhej të bënin për të plotësuar detyrat e
tyre në mënyrë sa më të kënaqshme. Sigurisht, ka raste kur kjo kërkon më
shumë kohë nga udhëheqësit, por vendimet dhe çështjet që nuk kërkojnë
asnjë shpjegim janë përjashtime, ato nuk përbëjnë rregullin. Megjithatë,
shokët që kishin mendim të kundërt, i pranuan pikëpamjet e shumicës,
edhe pse nuk u bindën asnjëherë për drejtësinë e tyre.
Në mbyllje
të diskutimeve, Miladini kërkoi nga shokët shqiptarë ta autorizojnë për
të emëruar Komitetin Qendror të Partisë. Kjo u miratua vullnetarisht
dhe në mirëbesim nga të gjithë, në kushtet e mosnjohjes totale të
manovrimeve staliniste. Pastaj Miladini lexoi emrat e dy-tre kandidatëve
nga çdo grup, nga të cilët do të zgjidheshin anëtarët e Komitetit
Qendror. Mirëpo, vuri si kusht që ndër kandidatët nuk duhet të jenë
drejtuesit e grupeve, pasi mosmarrëveshjet e mëparshme të tyre do të
rrezikonin punën e partisë, veçanërisht nëse KQ rezultonin dhe
mosmarrëveshje të reja. Ky argumnent gjithashtu u konsiderua i drejtë
nga shokët shqiptarë.
Disa ditë më vonë, drejtuesit e grupit të
të Rinjve mësuan se Komiteti Qendror përbëhej nga drejtuesit e dy
grupeve të tjerë, plus një pjesëtar të të Rinjve. Ndonëse u zhgënjyen
nga ky fakt, si dhe nga mosbesimi dhe djallëzia e Miladinit, nuk bënë
asnjë kundërshtim. Të Rinjtë mendonin vërtet se Miladini, - që si shok
me përvojë gëzonte besimin e pakufishëm -, vepronte në dobi të partisë.
Veç kësaj, nuk donin të kujtonte Miladini se ata donin të bëheshin me
çdo kusht anëtarë të KQ. Drejtuesit e grupti të të Rinjve nuk u
interesuan aspak që t’i merrnin vetë vendet në KQ. I vetmi qëllim i tyre
ishte interesi i partisë. Mirëpo, veprimet e Miladinit u përcaktuan nga
karakteri i tij. Si një burokrat stalinist, ai nuk do të mund të
vepronte ndryshe. Urdhërat që kishte marrë nga eprorët e vet kërkonin
krijimin e një klike agjentësh që do të ishin totalisht në dispozicion
të Kremlinit. Miladini e kuptoi shumë shpejt se drejtuesit e grupit të
të Rinjve, ngase ishin marksistë-leninistë të vendosur, të ndërgjegjshëm
për misionin e tyre dhe revolucionarë në kuptimin e vërtetë të fjalës,
përbënin pengesë për realizimin e planeve të tij.
Krijohet një klikëSapo
listat e pjesëtarëve të tre grupeve iu dhanë Komitetit Qendror bashkë
me gjithë bazën materiale (botime, makina shkrimi, kapitale financiare),
Dushan Mogusha dhe një anëtar i KQ që ishte ai adjutant i tij, filluan
të krijonin celula të ndryshme, duke përzier gjithë pjesëtarët e të tre
grupeve. Meqenëse frikeshin nga pjesëtarët e të Rinjve, caktuan në ato
celula numrin më të madh të mundshëm nga dy grupet e tjerë, me qëllim që
të fitonte shumicën në zgjedhjet për komitetet qarkore. Këtë
përzgjedhje e bënë me pretekstin se në fazën aktuale pak nga shokët
dispononin vetitë e domosdoshme për të qenë anëtarë të partisë.
Paralelisht,
për të siguruar shumicën, nuk ngurruan të afronin njezër me karakter
veçanërisht të dyshimtë. Nuk ua kishin fare frikën njerëzve me dobësi në
karakter apo në formimin edukativ. Ata prej të cilëve kishin frikë,
ishin komunistët. Frika e tyre ishte pa bazë, mirëpo, njerëz me
ndërgjegjje të trazuar janë të prirur të dyshojnë për gjithë botën. Nëse
drejtuesit e grupit të të Rinjve synonin të merrnin poste dhe ofiqe në
parti, do ta bënin qysh në fillim, duke mos ua besuar jugosllavëve
emërimin e KQ dhe të këmbëngulnin që vendet në KQ të caktoheshin sipas
dëshirës së tyre.
Gjatë mbledhjes së përfaqësuesve (1941) për
zgjedhjen e komitetit qarkor të Tiranës, një pjesëtar i grupit të të
Rinjve protestoi kundër metodës së zgjedhjes, që e cilësoi si
“fashiste”. Ai u detyrua për këtë nga sjellja e jugosllavëve, të cilët
bënë marifete të ndryshme për të zgjedhur kandidatët që dëshironin. Ky
fakt, dhe të tjerë, më pak të rëndësishëm, ndikuan në lindjen dhe
zhvillimin e një pakënaqësie në radhët e luftëtarëve të të Rinjve.
Shokët e pakënaqur iu drejtuan udhëheqësve të tyre të mëparshëm,
Anastasit dhe Xhepit. Ata i këshilluan të mos merren në mënyrë
individuale me çështje që vetëm partia do të mund t’i zgjidhte. I
këshilluan që çdo gjë ta diskutojnë me drejtuesit e celulave të tyre. I
këshilluan gjithashtu, që të mos revoltoheshin, pse partia ishte e re
dhe gabimet ishin të pashmangshme. Megjithë përpjekjet e Anastasit e të
Xhepit për t’i qetësuar shokët e pakënaqur, ata u akuzuan nga Miladini
dhe KQ për mbjellje të frymës së pakënaqësisë. Kjo i lëndoi thellë ata.
Kishin treguar guxim të madh politik dhe qenë përballur me vështirëtë
mnë të mëdha, si gjatë pushtimit fashist, edhe gjatë regjimit
diktatorial të mbretit Zog. Po të donin, sigurisht, kishin kurajë të
madhe t’i kundërviheshin hapur Miladinit, atij Miladini që vetë ata e
kishin çliruar nga një kamp përqendrimi dhe e kishin sjellë në Tiranë
duke e lënë - me dëshirën e tyre – çdo gjë në dorë të tij.
Kontradiktat e paraPorsa
Miladini konsolidoi pozitën e tij në Shqipëri dhe krijoi klikën e vet,
thirri një mbledhje, qëllimi i të cilës ishte të gjykoheshin Anastasi e
Xhepi, me akuzën e fraksionizmit.
Vijon teksti i vendimit:“Eshtë
bërë e qartë se që të dy ju nuk jeni çliruar akoma nga fryma e
sektarizmit, dhe më seriozja, ju jeni përçuesit kryesorë të kësaj fryme
tek shokët e tjerë të grupit tuaj të mëparshëm. Duhet ta pranoni se kjo
është një pengesë për partinë. Mbledhja ju këshillon të pranini gabimet
tuaja dhe të bëni autokritikë”.
Përveç Miladinit dhe agjentëve të
vet, në mbledhje merrte pjesë dhe një person, i cili vetëm tre muaj më
parë ishte akuzuar nga Miladini si agjent i shërbimeve sekrete.
Megjithatë, Anastasi dhe Xhepi nuk bënë asnjë protestë dhe e lanë
mbledhjen të vazhdonte. Përgjigja e tyre (Anastasit dhe Xhepit) ishte si
më poshtë:
“Është e qartë se kur disa gjëra në parti nuk shkojnë
mirë, kjo përbën pengesë për mbarëvajtjen e saj. Dhe jemi dakord se
është pengesë fryma e vjetër e grupeve. Por nuk duhet që këtë ta
shqyrtoni në mënyrë të njëanshme. Si marksistë duhet gjithmonë të
përpiqemi të zgjidhim problemet tona me ndihmën e materializmit
dialektik. E dini se nuk ka pasojë pa shkak. Fryma e grupazhit që
shfaqet ndërmjet shokëve tanë është produkt i frymës që doninon në masë
shumë më të madhe ndërmjet dy grupeve të tjerë që janë në udhëheqje të
partisë. Eliminimi i frymës së grupazhit në radhët e udhëheqjes, do të
bënte që të eliminohej shpçejtësisht edhe ndërmjet shokëve të tjerë.
Mirëpo, përderisa keni të drejtën të na nxirrni para gjyqit dhe për këtë
arsye të mos na lejoni të shqyrtojmë të metat tuaja, nuk kemi asnjë
rrugëdalje tjetër, pos të mbyllim sytë për të mirën e partisë. E
përsërisim se fryma e grupazhit do të eliminohet vetëm atëherë kur ju të
dëshmoni drejtësinë dhe paanshmërinë tuaj”.
Mbledhja u mbyll me deklaratën e mëposhtme të shokut Miladin:
“Në
rast se KQ vendos t’ju përjashtojë nga partia dhe nga ana tjetër – duke
pasur parasysh se jeni revolucionarë të vjetër – vendos të mbajë
kontakte me ju, ju jeni të gatshëm ta respektoni këtë vendim? Sepse,
duhet t’ju paralajmërojmë që, nëse nuk pranoni atëherë partia do të
marrë masa më drastike kundër jush”.
Madje dhe një fëmijë do të
mundte të kuptonte se KQ i Partisë Komuniste Shqiptare kishte vetëm
emrin të tillë, pse Komiteti Qendror i vërtetë përbëhej vetëm nga
Miladini dhe Dushani. Kushdo e dinte se anëtarët e KQ ishin agjentë të
Miladinit dhe ekzekutorë të urdhrave të tij.
Anastasi dhe Xhepi
që e donin partinë më shumë se jetën e tyre dhe që shpresonin se gjendja
do të rregullohej, jo vetëm që nuk mund të pozicionoheshin në mënyrë
armiqësore ndaj partisë, por përkundrazi, ishin të gatshëm të qëndronin
gjithmonë në dispozicion të saj. Duke pranuar bashkëpunimin që u
propozoi Miladini, filluan të dyshonin se sulmet sistematike nuk do t’u
dilnin për mirë. Miladini me sjelljen e tij tregoi se nuk ishte një
komunist i vërtetë. Filluan ta konsideronin si një shovinist serb dhe
intrigant, i cili nën maskën e komunizmit donte të krijonte një klikë
për t’iu shërbyer më mirë interesave të vendit të tij.
Megjithatë,
drejtuesit e grupit të të Rinjve menduan se ishte më mirë që
përgjegjësinë për pasojat e kësaj situate t’ia linin Komitetit Qendror.
Që të mos shkaktonin një përçarje në parti, preferuan të japin
dorëheqjen. Ndonëse të përjashtuar nga partia, plotësuan gjithë
objektivat, me përpikmëri dhe vullnet të mirë. Për fat të keq,
ndershmëria dhe ndërgjegjja e tyre revolucionare kishin acaruar klikën
burokratike.
Shokë të ndershëm dhe revolucionarë të mirë, që
ishin veçanërisht të dadhur tek masat, duhej të hiqeshin qafe. Për këtë
arsye, udhëheqja urdhëroi agjentët e vet që të organizonin një kontroll
për veprimtarinë e gjithë komunistëve të vërtetë dhe posaçërisht të dy
shokëve, Anastasit e Xhepit. Anasatasi dhe Xhepi, ndonëse e dinin këtë,
nuk protestuan, sepse e dinin që partia e kishte të nevojshme të
kontrollonte veprimtarinë e anëtarëve të saj. Por ajo që i revoltoi
ishte fakti se ata që u caktuan si përgjegjës për kontrollin ishin
njerëz pa as edkumin elementar marksist dhe rrjeshimisht jo kompetentë
për një gjë të tillë. Sepse kjo ishte një punë me të vërtetë e vështirë
dhe delikate. Një shok i paedukuar është realisht i paaftë të gjykojë
drejt për çështjet dhe raportet e tij do të jenë të pasakta.
Por
ç’ishte më e keqja, këta agjentë kishin udhëzime nga KQ që të hartonin
raporte negative për shokët që kishin nën mbikqyrje. Raporte të tëra u
shkruajtën, përmbajtja e të cilave deri më tani mbetet e panjohur për
shokët që u referoheshin. Shokët e dinin se parimi komunist i kontrollit
të anëtarëve bazohet në prirjen për të zbuluar gabimet. Mirëpo, në
asnjë rast nuk është e ndershme që kontrolli të shfrytëzohet me qëllim
futjen në grackë të shokëve. Për fat të keq, në Partinë Komuniste
Shqiptare fryma e futjes së dikujt në kurth dominoi mbi frymën e
korrigjimit të gabimeve.
Në Partinë Komuniste Shqiptare nuk
ekzistonte as minimumi i prirjes për një kontroll të hollësishëm, nga
maja e flokëve deri në fund të këmbëve, siç e donte dhe vetë Lenini.
Pati vetëm e vetëm një kontroll tepër të rreptë nga lart, ndërsa
leninizmi na mëson se kontrolli duhet të jetë shumë më i fortë nga
poshtë, sepse gabimet eventuale që mund të bëjë udhëheqja mund të jenë
katastrofale, ndërsa gabimet që bëjnë anëtarët e thjeshtë nuk mund ta
dëmtojnë kurrë seriozisht partinë. Nëse një shok përpiqej të bënte
kritikë për gabimet e një udhëheqësi, atëherë jo vetëm që kjo e drejtë e
tij nuk merrej parasysh, por ai mund edhe të sulmohej nga drejtuesi i
celulës së tij, me epitetin përçmues Xhepist, trockist, sabotator. Për
t’iu shmangur kësaj situate të padëshirueshme, shokët nuk guxonin më të
kritikonin gabimet që vërenin. Këtu është shembulli i një kritike që një
anëtar dege ia drejtoi një anëtari të Komitetit Qarkor të Vlorës, në
lidhje me një udhëheqës tjetër. Shoku në fjalë, kthehej një natë nga një
fshat e shkonte në një tjetër, i shoqëruar nga një grup guerrilasish të
armatosur. Rrugës u ndeshën me një skuadër të milicisë fashiste. Aty,
në vend që ai që sillej me dinjitetin që i jepte posti, veproi si një
frikacak, braktisi jo vetëm shokët, por la edhe pallton e vet.
Në
një rast tjetër, gjatë një beteje të mundimshme kundër fashistëve që
ishin dërguar për të goditur fshatin, (betejë që më pas u bë epike prej
popullit shqiptar), Gjormi, i njëjti person, e braktisi frontin me
pretekstin se i dhimbte stomaku. Në të vërtetë, e braktisi betejën që të
shkonte për të ngrënë pulë të pjekur në një fshat tjetër, ku ishte i
sigurt se nuk dëgjohej zhurma e betejës. Pati dhe shumë raste të
ngjashme.
Persekutimi i opozitësE
shqetësuar nga kritikat konstante dhe duke parë se po dita-ditës po
humbte terren, klika burokratike vendosi të gjejë një rrugëdalje nga
qorrsokaku. E vetmja mënyrë për të mbrojtur pozitat e saj ishte të hiqte
qafe opozitës revolucionare sa më shpejt që të ishte e mundur, tani që
ndodhej në stadin fillestar. Për ta dërrmuar atë, klika i dha rrugë të
eliminonte gjithë revolucionarët e pakompromis, nëpërmjet vrasjeve
sekrete.
Sapo u muar vendimi, u realizua menjëherë. Anastas Lula,
marksist-leninisti më i njohur në Shqipëri, u vra brutalisht. Sapo u
mësua ky lajm i tmerrshëm, shoku Difi, komisar i batalionit të
Mallakastrës, (në atë kohë ishte njësia më e madhe ushtarake partizane),
ky pjesëtar i devotshëm i opozitës revolucionare, erdhi të takojë
shokun Xhepi, me qëllim që të bisedonte për këtë dhe të bien dakord për
një plan veprimi. Difi tha:
Unë sapo mësova diçka që është
revoltuese jo vetëm për ju, po për çdo komunist të ndërgjegjshëm. Para
disa ditësh, Komiteti Qendror ka zhvilluar një mbledhje, ku është
vendosur të dënoheni me vdekje ju, Anastasi dhe disa të tjerë. Anastasi u
arrestua nga një skuadër e batalionit që i takonte dhe e çuan larg në
një fshat ku nuk e njihte kush dhe aty e akuzuan si trockist, tradhëtar,
spiun, e të tjera si këto. Kur ai tentoi të fliste për të heshur poshtë
akuzat, skuadra e largoi dhe e ekzekutoi brutalisht. Për ju ata kanë
vendosur një mënyrë tjetër ekzekutimi. Duke ditur se ju gëzoni
popullaritet të madh në radhët e partisë dhe në banorët e Vlorës, do
t’ju vrasin në fshehtësi gjatë natës dhe të nesërmen do të organizojnë
një funeral madhështor, me lule, kurora dhe fjalime ku do të ngrihet në
qiell herozimi dhe virtytet tuaja. Problemi ynë është të vendosim se
çfarë do të bëjmë për t’i dhënë fund këtij terrorizmi individual të
frikshëm. Unë e di se kjo që po bëj, përbën shkelje të disiplinës së
partisë, por kjo shkelje është absolutisht e domosdoshme, e bëj për hir
të shpëtimit të partisë dhe parandalimin e gabimeve që mund të sjellin
vetëm katastrofën. Veç kësaj, për një shok si ju, unë e di shumë mirë se
akuzat kundër jush janë thjesht të fabrikuara. Nëse ju keni ndonjë
synim për të dëmtuar partinë dhe për të marrë udhëheqjen, siç thonë ata,
unë e di se ju do të ma thoshnit më së pari mua, shokut tuaj më të
ngushtë. Është krejtësisht e kundërta. Çdo herë që kam shprehur
pakënaqësinë për Qarkorin e Vlorës, jeni përpjekur të më bindni se ishte
e domosdoshme të kem besim tek partia. Unë nuk mund ta kuptoj se si
mund t’ju akuzojnë për një gjë të tillë. Për mua është një klikë që, nën
maskën e komunizmit kërkojnë të sigurojnë një monopol të përhershëm
mbiudhëheqjen e partisë dhe në shërbim të këtij qëllimi, kanë vendosur
të eliminojnë gjithë revolucionarët me vlerë. Si mund të justifikohet
vrasja e shokëve, pa asnjë gjyq dhe pa u dhënë mundësinë të mbrojnë
vetveten? Unë besoj se kjo është tradhëti e hapur ndaj lëvizjes sonë
revolucionare, mirpo ju kërkoj juve, si një komunist me përvojë, të na
tregoni një rrugë normale se si mund t’i ndalojmë këto procese
gjyqësore.
Për mendimin e Xhepit, mënyra më e mirë komuniste
do të ishte thirrja e një konference, me pjesëmarrjen e të paktën dy
delegatëve nga çdo degë, gjithë anëtarët e Qarkorit të Vlorës dhe një
ose dy anëtarë të Komitetit Qendror. (Vlora ishte një nga qendrat më
revolucionare dhe vendi më i mirë për t’u aplikuar parimet leniniste të
centralizmit demokratik). Objekti i konferencës do të ishte shqyrtimi i
fajeve dhe i gabimeve, dhe ndëshkimi i përgjegjësve. Nëse procesi
tregonte se Qarkori i Vlorës nuk gëzonte më besimin e shumicës së
shokëve, duhej të zgjidhej në mënyrë demokratike një komitet i ri i
Qarkut.
Mirëpo, ndonëse 80 për qind e anëtarëve e donin thirrjen e
kësaj konference, Qarkori i Vlorës, bashkë me Komitetin Qendror e
kundërshtuan kategorikisht atë. Fillimisht ata u shtirën në favor të
idesë për një konferencë të tillë, por këtë e bënë thjesht për të fituar
kohë me qëllim që të përgatitnin planin për eliminimin e shokëve më
aktivë e më të ndërgjegjshëm. Sapo plani i tyre terrorist u hartua, ata
arrestuan në fshehtësi komisarin politik të komunës së Dukatit. Pastaj
organizuan një pritë për vrasjen e shokut Xhepi, por ai mundi të
shmangej, falë shokëve të tij që e paralajmëruan në kohën e dukur. Ata
arrestuan në mënyrë të ulët Xhemil Çakërrin – komisar politik dhe
Vangjon – komandant i batalionit të Vlorës. I çuan në një mulli, ku do
t’i ekzekutonin. Komisari politik u vra brutalisht, por komandanti
arriti të shpëtonte vetëm me plagë në duar dhe gjeti strehë në një
fshat, ku banorët i ofruan një pritje miqësore.
Mehmet Shehu (sot
gjeneral i plotfuqishëm stalinist), krimineli më i famshëm në Shqipëri,
shkoi në atë fshat dhe e arrestoi prapë Vangjon, u tha banorëve se
tentativa për ta vrarë ishte një akt aksidental i grupit të shoqërimit
dhe se Vangjo tani do të dilte para gjyqit të partisë.
Vangjo u
çua në një shtëpi në mes të pyllit dhe aty, nën kanosjen e një arme, e
detyruan të shkruante një urdhër për batalionin, sipas të cilit urdhër
ia kalonte komandën gjeneralit në fjalë. Vangjo qëndroi i burgosur për
tre muaj, pastaj mundi të arratisej dhe t’u bashkohej shokëve të
opozitës.
Ndërkaq, vrasjet e revolucionarëve opozitarë u bënë
përherë e më të shpeshta. Nëpërmjet shtypit e propagandës udhëheqja u
përpoq të krijonte përshtypjen se kërkesa për thirrjen e konferencës
kishte si qëllim të vetin shkatërrimin e partisë dhe se ishte një
komplot i thurrur nën drejtimin e Xhepit.
Nëse opozita
revolucionare përfshihej në një komplot, siç pretendonin stalinistët,
rrëzimi i klikës do të ishte i pashmangshëm dhe pa vështirësi, sepse
klika ishte një minorancë në Vlorë. Por shokët e opozitës revolucionare,
që nuk i njihnin metodat staliniste, përkundrazi, synonin të vepronin
në mënyrën më legale të mundshme brenda partisë. Nuk ishin dhe nuk do të
mund të ishin armiq të partisë. Por klika udhëheqëse kishte vendosur
t’i godiste me çdo mjet e mënyrë. Revolucionarët e ndërgjegjshëm të
opozitës e kishin të pamundur të përdornin armët kundër shokëve të tyre.
klika staliniste nga ana tjetër, nuk kishte asnjë hezitim t’i zyhste
duart në gjakun e militantëve revolucionare, të sprovuar në betejat
kundër fashizmit dhe forcave okupatore.
Vetëkuptohet, se opozita
revolucionare në Shqipëri ra viktimë e pavendosmërisë së vet dhe kjo
lejoi eliminimin e gjithë atyre që u shprehën në favor të thirrjes së
konferencës. Duhet të kuptohet edhe nga një fëmijë, se klika burokratike
e refuzoi thirrjen e konferencës, jo pse e konsideroi si një rrezik për
partinë, por sepse e kishte të pamundur të justifikonte veprimet e veta
dhe mbi të gjitha, e kishte të pamundur të shpjegonte devijimin nga
vija e pastër komuniste. Rrjedhimisht, rruga më e lehtë ishte të fitohej
kohë nëpërmjet terrorit. Nëse udhëheqësit stalinistë ishin
revolucionarë të vërtetë, ata nuk kishin asnjë arsye të trembeshin nga
mbajtja e konferencës, qëllimi i vetëm i së cilës ishte të korrigjonte
gabimet e të kaluarës dhe të zgjidhte organet drejtuese në mënyrë
demokratike.
Ishte e pamundur për komunistët që kishin bërë kaq
sakrifica për themelimin e partisë, të shkatërronin me duart e tyre
frytet e një pune kaq të madhe. Stalinistët e dinin shumë mirë këtë. Jo,
arsyeja kryesore e dredhisë së tyre lidhej me frikën se mos humbisnin
udhëheqjen e partisë. Edhe nëse ata dëshironin ta pranonin propozimin
krejtësisht të përligjur të opozitës, megjithatë ishin të paaftë ta
bënin këtë, pse ata luanin një rol jo të pavarur. Jo ata, por dikush
tjetër komandonte në Shqipëri: gjeneralismi Stalin.
Gjithsesi, ky
është mendimi i autorit, se gjendja tragjike e partisë sonë përbën një
provë të mjaftueshme se stalinizmi, jo vetëm u vetëzëvendësua prej
fashizmit, por e tejkaloi fashizmin në metodat dhe politikat që ndoqi.
KlikaËshtë
e qartë se nuk mund të priteshin shumë gjëra nga Partia Komuniste
Shqiptare. Por ka edhe parti të tjera komuniste, parti të vjetra me
tradita të mira revolucionare, - siç është PK Franceze- udhëheqja e të
cilës prej shumë kohësh është bërë instrument i klikës burokratike të
Kremlinit. Lëvizja komuniste ishte ende në stadin embrionial kur u
infektua nga stalinizmi. Pak prej shokëve kishin një koncept të turbullt
për marksizëm – leninizmin. Pjesa tjetër ishin simpatizantë që u bindën
për drejtësinë e komunizmit më tepër për arsye emocionale, se sa
anëtarë me edukatë revolucionare. Është vërtetë e vështirë të bëhesh
komunist vetëm me një urdhër, si në rastin e Shqipërisë. Komunizmi është
produkt i kushteve specifike ekonomiko-sociale (lufta e klasave), dhe
këto nuk kishin arritur një stad të kënaqshëm pjekurie në Shqipërinë e
asaj kohe. Partia ekzistonte prej vetëm 18 muajsh dhe komunistëve
shqiptarë u nevojitej koha e domosdoshme për të edukuar veten dhe për
t’u zhvilluar.
Atje nuk kishte proletariat industrial dhe,
rrjedhimisht, lufta e klasave e organizuar nuk ekzistonte. Ajo që vlen
të theksohet është se populli shqiptar, përkundër betejave të ashpra për
ekzistencë dhe shtypjes nga regjimet e huaja, kanë treguar një shpirt
revolucionar të pakrahasueshëm.
Për shkak se udhëheqësit e
lëvizjes komuniste shqiptare nuk kishin përvetësuar as parimet
elementare të komunizmit, stalinistët jugosllavë mundën natyrisht të
krijonin pas asnjë pengesë një klikë që u bindej verbërisht urdhërave të
tyre. Është e tepërt të themi se direktivat e para qenë të
eliminoheshin me anë të vrasjeve revolucionarët e vërtetë
marksistë-leninistë. Për ata, komunistët e veçuar përfaqësonin një
rrezik. Fashistët dhe reaksionarët, në sytë e tyre, kishin rëndësi
sekondare.
Rrjedhimisht, e bindur ndaj “ustallarëve” të huaj që u
premtoi poste dhe ofiqe, kjo klikë avancoi në vrasjen e militantëve të
shquar revolucionarë, të cilët në të vërtetë e kishin krijuar lëvizjen
komuniste në Shqipëri.
Pas refuzimit të udhëheqjes për thirrjen e
konferencës, dhe pasi ata filluan metodat terroriste kundër opozitës
revolucionare, këta të fundit publikuan një broshurë me titull “Përse u
prishëm me të vetëquajturën Parti Komuniste”. Dokumenti ishte nënshkruar
nga “Organizata e Komunistëve të Vërtetë”. Qëllimi i kësaj broshure
ishte të informoheshin anëtarët e partisë dhe opinioni për gjithë
tradhëtitë që ata kishin kryer.
Pas publikimit të buletinit,
lëvizja revolucionare e Vlorës u pasua nga disa lëvizje të ngjashme,
sidomos në qendra si Berati, nën udhëheqjen e militantëve revolucionarë,
si Resuli, Namiku dhe Fatbardhi.
Për fat të keq, këtu lëvizje u
dënuan me izolim, sepse ato filluan në periudhën kur klika burokratike i
kishte konsoliduar ndërkaq pozitat e veta nëpërmjet metodave terroriste
dhe demagoge.
Stalinistët filluan të akuzonin opozitën
revolucionare se punonte në krahun e reaksionit. Por revolucionarët
ishin në gjendje të provonin me fakte të shumta se qenë stalinistët ata
që kishin zhgënjyer masat nëpërmjet aktivizimit të metodave terroriste
kundër shokëve, të cilët kushdo i njihte si militantë revolucionarë qysh
kaherë. Çfarë tjetër mund të bënte populli, veç t’i largohej partisë,
kurmësonte se cilët qenë vrasësit e revolucionarëve të njohur si Anastas
Lula, Neki Hoxha (Vangjo), Xhemil Çakërri, Llazar Fundo, Resul Tozhari,
Namik Mehqemeja, Xhafer Dalami, Xhelal Hoxha, Nimet Mita, Haki Xhelo,
Duro Kanina, Idajet Bolena, Zef Noja, e qindra të tjerë, që ishin shquar
për punën e tyre revolucionare.
HumbjaSi
ishte e mundur që populli të mos humbiste besimin në atë parti, kur
mësoi se një kolonel fashist i ushtrisë italiane e festoi me tri të
shtëna vrasjen e këtyre heronjve revolucionarë, që kishin qenë tmerri i
fashistëve në Shqipëri?
Dhe si do të mundte që populli të mos
shokohej kur armiqtë më të vendosur të fashizmit në Shqipëri ishin vrarë
nga vetë partia e tyre dhe dëshirat e fashistëve ishin bërë realitet
nga rivalët e denjë të tyre, stalinistët?
Për ta mbyllur, lëvizja
komuniste shqiptare degjeneroi për shkak të ndërhyrjes së agjentëve
stalinistë, të cilët ne tashmë i keni specifikuar.
Rrjedhojë e
kësaj ndërhyrjeje ishte që sinqeriteti i të kaluar të zëvendësohej nga
hipokrizia dhe shpifjet monstruoze; besnikëria në idealet komuniste u
zëvendësua me karrierizmin dhe kultin e udhëheqjses; vetëdisiplina me
disiplinën e hekurt të vendosur nga lart; kritika u shndrrua krejtësisht
në autokritikë; liria e mendimit ia la vendin besimit të verbër.
Respekti i mëparshëm, që frymëzohej prej shkokëve që kishin dhënë prova
të përsëritura të përkushtimit të tyre ndaj lëvizjes, u zëvendësuan nga
idololatria e detyruar ndaj njerëzve të paaftë, injorantë dhe
mikroborgjezë, si kolonel Enver Hoxha e kompani.
Shumica e
anëtarëve dhe simpatizantëve të partisë, bashkë me popullin shqiptar,
përditë e më tepër po njihen me degjenerimin në rritje të komunizmit nga
klika burokratike staliniste. Të ashtuquajturat “gjyqe popullore” po
ofrojnë një shërbim të madh për të nxjerrë në shesh fytyrën e vërtetë të
udhëheqësve të “demokracisë së re popullore”. Vrasjet burracake të
qindra revolucionarëve marksistë-leninistë, dënimi me vdekje para pak
kohësh i njerit prej revulocionarëve më të vjetër e më të njohur, Hasan
Reçi (ky është dënuar tri herë me vdekje si komunist: një herë nga
mbreti Zog, një herë nga okupatori fashist dhe për herë të tretë nga
stalinistët); burgimi i revolucionarit Kadri Hoxha njërit prej
revolucionarëve më të devotshëm, që ka dhënë një kontribut të shquar për
çështjen komunizmit; spastrimi i revolucionarit të vjetër Sejfulla
Malëshova, një nga pionierët e komunizmit në Shqipëri, që e kaloi pjesën
më të madhe të jetës jashtë, për të koordinuar lëvizjen komuniste
shqiptare me ato të vendeve të tjera dhe që për një kohë të gjatë ishte
pegdagog i filozofisë materialiste në universitetin e Moskës;
privilegjet shoqërore dhe ekonomike për kastën burokratike dhe, mbi të
gjitha, shtypja e popullit nga një klikë e vogël diktatoriale, këto janë
disa nga karakteristikat më të spikatura të tradhëtisë së lëvizjes
komuniste në Shqipëri.
Sot pyetja që shtrohet është: Populli
shqiptar, do të qëndrojë gjithmonë pasiv, duke e pranuar këtë gjendje si
një sëmundje të pashërueshme? Populli shqiptar mbetet revolucionar. Ai
do të jetë i aftë, nën udhëheqjen e marksistë-leninistëve më të
devotshëm (të pafuqishëm për momentin, por gjithmonë të gatshëm për të
rifilluar luftën), të heqë qafe këtë mikrob vdekjeprurës për shoqërinë
njerëzore. Ishte populli që besoi në premtimet e stalinistëve dhe u dha
pushtetin. Dhe do të jetë populli ai që, duke parë me sytë e veta se si
stalinistët kanë tradhëtuar idealet e popullit dhe të mijëra shokëve që
ranë në emër të idealit, populli pra, do t’u japë fund krimeve të tyre.
Nën flamurin e Internacionales së 4-t, populli shqiptar do të rifillojë
marshimin e tij drejt çlirimit të shoqërisë njerëzve dhe drejt
socializmit.
FUNDBotuar së pari në revistën “Internacionalja e 4-t”, janar 1949 dhe ribotuar në revistën “Revolutionary History”, 1990.