Për herë të parë vijnë dëshmitë e panjohura mbi atë që ka ndodhur në kufirin e shtetit komunist të viteve ‘60. Ish-rreshteri
i shërbimit të vigjilencës në piramidat e kufirit jugor të Shqipërisë,
Habib Muho, sjell faktet rrënqethëse mbi atë që ndodhte në zonën e butë
të kontaktit me tokën greke. - Si është e vërteta e ndërtimit dhe
funksionimit të piramidave në vijën e kufirit shtetëror, të kthyera në
simbol të gatishmërisë, vigjilencës dhe kryeneçësisë së shtetit militar
komunist? - Çfarë ka ndodhur me qytetarët që guxonin të preknin tokën e punuar, ndërsa synonin kalimin e klonit për në shtetin fqinj? -
Cilat ishin urdhrat e Sigurimit të Shtetit për patrullat kufitare, në
rastet kur informoheshin për arratisjet e mundshme të shtetasve të
zonave kufitare? - Ngjarjet që kanë ndodhur në repartin e Habib
Muhos, kur kufitarët kërkonin për të vrarë njerëz në shkëmbim të
dekoratave dhe lejeve pranë familjeve të tyre. - A është e vërtetë
dhe si ka ndodhur me shtetasit që Sigurimi mësonte vendimet e tyre për
largim në vendin fqinj dhe rasti enigmatik kur kufitari Muho konstatoi
transportimin e të arrestuarit misterioz me thes kokë? - Përse
patrulluesi i vijës kufitare të orëve të mesnatës, Habib Muho, krijoi
bindjen se njerëzit e transportuar mistershëm me “Gazin” sovjetik të
Sigurimit të Shtetit dërgoheshin për t’u zhdukur në hendeqet e greminave
të padukshme?
(Vijon nga numri i kaluar)
E
përsërisim rregullisht periudhën për të cilën flasim, me qëllim që
lexuesi të orientohet në kohë, kështu që në vijim do t’ju thosha zoti
Muho që jemi pikërisht në ‘56-ën, kur ju paskeni shkuar me shërbim në
sektorin më nevralgjik të kohës, siç ishte kufiri shtetëror, i cilësuar
se sigurohej nën një mbrojtje shkëmb graniti. Unë do t’ju rikujtoja
për këtë periudhë se është pikërisht momenti kur në Shqipëri po krijohej
një situatë tepër e veçantë për regjimin komunist. Kjo për faktin se në
këtë kohë, siç dihet, kemi një inkurajim të madh të kuadrove dhe të
masës së njerëzve për përmbysjen e pushtetit të Enver Hoxhës. Kjo
situatë e krijuar vinte siç mund të jeni në dijeni, pas klimës që
përcillej në vendet e kampit socialist, pas përfundimit të kongresit
XXII në Bashkimin Sovjetik, ku për hir të së vërtetës konstatohej se ajo
klimë po sillte rënien e komunizmit në disa shtete. Në Shqipëri kjo
situatë u finalizua me plenumin e famshëm të Tiranës, ku Enver Hoxha
për të vijuar goditjen e pamëshirshme të kundërshtarëve brenda llojit
dhe forcimin e mëtejshëm të pushtetit personal mbi partinë ka sjellë me
urgjencë nga Gjirokastra një nga besnikët e tij të devotshëm, pikërisht
Sekretarin e Parë të atij rrethi, Rrapo Dervishin, të cilin e emëroi me
urgjencë rrufe brenda natës në vendin e bashkëshortes së njeriut të
hekurt të sistemit, Mehmet Shehut. Pas zëvendësimit të Fiqiret
Shehut në gjitha strukturat e larta të Partisë, ka filluar ‘gjuetia e
shtrigave’ për t’i thënë ‘ndal’ erës së kongresit sovjetik. Jua bëra
tërë këtë rezyme për të kuptuar situatën në kohë dhe në hapësirë që të
kuptojmë për të gjithë atë rëndësi që i qenka dhënë kufirit, aq sa siç
pohoni edhe ju, para se të merrnit detyrën e ngarkuar ku më së shumti e
gjithë masa e stërmadhe e atyre djelmoshave të mobilizuar, mes të cilëve
ishit dhe ju, ishit në rolin e shërbimit roje dhe patrulle, por
gjithsesi i jeni nënshtruar një perfeksionimi të një programi kompleks. Pas kësaj stërvitjeje katërmujore të bërë në atë repart aq special të kufirit, ku ju caktuan juve? Ajo
qendër stërvitore ishte vërtet një repart shumë i madh i mbipopulluar
me ushtarë të porsamobilizuar, aq sa çuditeshe kur shikoje tërë ato
kompani të organizuara sipas posteve që do shërbenin në sektorët e
piramidave të shenjta të kufirit, siç konsideroheshin. Kishte shumë rregull dhe disiplinë. Gjithë
ato kompani dhe batalione vepronin si një i vetëm gjatë gjithë ditës
nën urdhrat që vinin të prera dhe të rrepta. Jua theksova këto detaje jo
më kot, por për të plotësuar atë situatë të përgjithshme që pasqyruat
ju se ndodhej shteti komunist në atë kohë. Ndërsa në lidhje me
pyetjen që bëni, se ku shkuam pas atij kursi, ju shpjegoj se menjëherë
pas certifikimit që na u bë, ku duhet t’ju bëj me dije se kjo ndodhi
pasi kaluam provat shumë të vështira të përgatitjes fizike dhe teorike,
na zgjodhën plot 100 ushtarë për të vijuar stërvitjen dhe përgatitjen e
mëtejshme. Nuk ju kuptoj, a e mbaruat juve specializimin
katërmujor? Kur ju ngelej kohë për të bërë shërbimin në postën kufitare,
ku ju kishin caktuar nëse do të vijonit përgatitjen e mëtejshme? Thamë
se jemi në situatën që ju pasqyruat dhe në mobilizimin e madh ushtarak,
që unë po ju shpjegoj, ndër të cilët isha dhe unë. Pikërisht në këtë
situatë, veç mobilizimit të njëpasnjëshëm që bëhej për të blinduar
kufirin, insistohej për specializimin e njerëzve që shkonin me shërbim
në kufi. Nga zëra të ndryshëm dëgjonim tek-tuk se në atë periudhë ishin
shtuar shumë arratisjet jashtë atdheut nga kufiri tokësor, gjë që më bën
të besoj se është një arsye më shumë për atë blindim që i bëhej
kufirit. Në këtë prizëm u vendos që pas kursit katërmujor, më të
përgatiturit kryesisht edhe nga ana teorike, ku u zgjodhën 100 ushtarë,
ndër të cilët isha edhe unë, të mos dërgoheshin menjëherë në repart, por
të vijonin specializim për të dalë me gradën e oficerit. Kuptoni besoj
se këtu synohej edhe për profesionalizëm apo si të thuash, instruktim
special dhe se tërë ajo mori njerëzish që po dislokohej në kufi, kishte
nevojë të drejtohej dhe komandohej, kështu që në mungesën e kuadrove, po
kërkoheshin rrugë të kësaj natyre për të kompletuar organikat. Dhe ku ju çuan juve 100 vetave që përzgjodhën? Na çuan në shkollën e oficerëve që të përgatiteshim për zëvendëskomandant poste me gradën rreshter. Pas
nëntë muajsh kursi, konkretisht, në fund të ‘57-ës si u graduam
rreshterë, na çuan në një qendër stërvitjeje në fshatin Borsh, ku do
trajnoheshin ushtarët e rinj. Një vit më mbrapa unë njihesha si një
person shumë i përgatitur, pasi kisha përfituar një bagazh të madh
profesional, aq sa hezitonin të më çonin në kufi, por donin të më mbanin
në shkollën e instruksionit. Ishte vetëm një rastësi që unë përfundova në kufi, ku më ishte caktuar detyra në fillim. Cila ishte ajo rastësi? Në
këtë kohë një shoku ynë, që ishte mobilizuar bashkë me mua dhe që ishte
nënoficer në repart ushtarak të zonës së Janjarit, në këtë kohë bëri
një incident. Kishte të bënte me një problem disiplinor. Kjo ishte një
rastësi që komandanti i kufirit të jugut të Shqipërisë, Baki Starja, një
njeri me shumë autoritet dhe personalitet, urdhëroi që unë të shkoja
menjëherë në detyrë në postën e Janjarit, nga ku u ndërrova me shokun që
u ndëshkua me masë disiplinore. Përshtypjet e para kur
mbërritët në postën e kufirit të ndodhur në Janjar të zonës së
Konispolit dhe kur patë vijën kufitare aq të përfolur dhe militarizuar
për atë kohë? Mbaj mend që kur mora urdhrin për të shkuar
me detyrën konkrete në postën kufitare të fshatit Janjar edhe u gëzova,
por edhe u stresova. Si ta kuptoj? U gëzova për
faktin se ishte pozicioni ushtarak që isha caktuar që në momentin e
mobilizimit një vit e gjysmë më parë, ku ekzistonte në qenien time
kurioziteti dhe befasia. Mund ta kuptosh se çfarë do të thoshte për një
shtetas të zakonshëm të asaj kohe të të jepej mundësia të shkoje deri në
vijën kufitare, ku kishe mundësi të shikoje deri matanë kufirit,
ndërkohë që të tjerët nuk mundeshin të kalonin as në fshatrat e kufirit.
Por nga ana tjetër u ngarkova me stres torturues për shkak të
lajmeve të përditshme që mësoja nga buletinet informative gjatë asaj
periudhe, që unë kisha qenë në qendrën stërvitore. Bëhet fjalë për
ngjarjet dhe episodet për të cilat unë ju informova nga numrat e kaluar.
Pra, dëgjonim për të vrarë apo për të kapur. Çdo ditë flitej për
incidente dhe për masa disiplinore ndaj efektivave, që sipas gjuhës
zyrtare ishin treguar syleshë dhe kishin ulur vigjilencën revolucionare
në këtë apo atë piramidë ku ishin larguar shtetasit. Kishim dëgjuar edhe
lajme të natyrës shumë të çuditshme, kur shoferi që kishte çuar dru
zjarri në repartin kufitar kishte gjetur mundësinë dhe ishte hedhur
matanë kufirit, gjë që kishte sjellë menjëherë reagimin e Sigurimit, i
cili kishte vënë në pranga komandantin dhe komisarin e postës për t’i
shtirë në qelitë e errëta të burgut të tmerrshëm. Gjithsesi, u nisët për në postën, që me sa kuptoj nuk e dinit ku binte apo jo? E
dija ku binte fshati Janjar, por në të vërtetë nuk kisha shkuar
asnjëherë. Pikërisht në periferi të tij, jo më larg se 500-600 metra
ndodhej vija kufitare ku ishte piramida numër 71, ku unë do të kryeja
shërbimin. Atë ditë jam nisur që në mëngjes dhe mbërrita aty natën vonë.
Kjo për arsye se rruga bëhej pjesë-pjesë me këmbë dhe pjesë-pjesë me
makinat e kooperativës, të cilat nëse do të mundeshe t’i kapje, do të
hipje në karroceri. Por që nga Saranda fshati është gjashtë orë larg e
lëre më nga Borshi që u nisa unë. Po? Mbërrita
natën vonë në postën e Janjarit, e cila ishte majë malit. Madje edhe
fshati ishte pothuajse buzë vijës kufitare, shumë afër postës ku u
vendosa unë. Ju bëj me dije se në atë zonë, si në të gjithë Shqipërinë,
siç e kuptova më vonë, nuk ishte vetëm ajo postë ushtarake, por ato
ishin në rresht. Kështu ishte posta e Janjarit, Vërvës, Zminecit,
Konispolit etj. Kur mbërrita më priti vetë komandanti i postës. Këtu u njoha me ambientin, ushtarët. Të
nesërmen më mori për të më bërë instruktazhin komisari i postës. Një
Prenga, Prenga quhej. Komisari më thotë fill e për pe të gjitha
rregullat që duhej të ndiqeshin në atë detyrë, ku ishim në mbrojtje të
vijës kufitare të piramidës 71. Kjo për faktin se edhe në fshatin Borsh
kishim detyrë luftarake për vijën kufitare, por duhet të kesh parasysh
se aty ishte vija kufitare detare, ndërsa këtu ishte vija kufitare
tokësore, që ishte katërcipërisht ndryshe në të gjitha detyrat dhe
situatat luftarake, nëse do ta quajmë të tillë. Dua t’ju theksoj edhe
një diçka tjetër, që duhet të kihet parasysh në këtë subjekt, që në ato
detyra nuk njihej falja për ushtarin, madje për askënd nëse gabonin.
Ishin reparte tepër speciale të gatishmërisë së përhershme. Për çdo gjë,
qoftë edhe për një diçka shumë të vogël, nuk duhej të merrje kurrsesi
vendime vetë, por duhet të lajmëroje komandantin për të marrë mënyrën e
veprimit vetëm nga ai. Çfarë ishte tamam ky lloj reparti, që në gjuhën ushtarake dhe atë të kohës quhej postë? Posta
ishte një repart ushtarak në të cilin ishin dislokuar ushtarët e
caktuar për ruajtjen dhe sigurinë e një segmenti të kufirit. Pra, një
postë kishte një segment kufiri, e ndarë me piramida të posaçme
orientuese. Pas atij segmenti ishte posta tjetër e kështu me radhë
vijonte rrjeti i postave ushtarake në të gjithë kufirin shtetëror të
Shqipërisë. Pra, për ta kuptuar më mirë lexuesi, posta
kufitare është një repart ushtarak i vogël, i ndërtuar në vijën e
kufirit për të siguruar një segment të caktuar të asaj vije, apo jo? Ashtu
është. Një postë kishte 25 apo 30 ushtarë. Në të ishte fjetorja e
ushtarëve, dhoma e kulturës, ku ata mblidheshin për të lexuar apo për
t’u argëtuar me lojëra të tilla si shah, televizor etj. Kishte mensën e
ngrënies dhe ambientet e instruktimit, mbajtjes së armëve etj. Pra, sa ushtarë kishte një postë? Këto posta ishin pika ku përqendroheshin ushtarët për çlodhje për të marrë shërbimin. Një postë kishte 25 deri në 30 ushtarë. Sa larg ishin njëra-tjetrës këto posta? Ishte
një repart në çdo 20 km. Kjo kupton se një postë kishte në administrim
plot 20 kilometra kufi shtetëror. Kjo do të thoshte se posta ishte
ndërtuar në mes të këtyre 20 kilometrave që kishte detyrim t’i ruante.
Pas kësaj, për 20 kilometërshin tjetër ishte posta e radhës dhe kështu
me radhë vijonin postat përgjatë të gjithë kufirit të Shqipërisë. Çfarë detyre kishit në postën ushtarake që shkuat? Isha zëvendëskomandant poste. Te zona që keni qenë me shërbim ju, ka qenë posta e fshatit Janjar afër Konispolit. Në krah të kujt poste ishte? Ishte
posta e Vulistrës, Karroqit dhe Zminecit etj., që po të llogaritësh
tërë zonën e Konispolit, pra pikërisht atë zonë që isha, të gjitha
përbënin më shumë se 400 ushtarë. Kuptova. Ju vajtët në postën e Janjarit. Çfarë numri ishte piramida e asaj pike? Isha në piramidën 71. Kur
kam shkuar unë në atë periudhë të ‘57-ës nuk kishte as tela, as gardhe.
Siç ju shpjegova, ishin vetëm piramidat kufitare të vendosura në klon,
ku kishin evidentuar në krye të tyre yllin e kuq të shoqëruar me
shkrimin identifikues “Republika e Shqipërisë” dhe numri i piramidës. Në gjithë zonën e jugut të Shqipërisë kanë qenë jo më pak se 200 apo 300 piramida, të cilat ishin larg njëra-tjetrës 100 metra. Në postën time fillonte piramida 71 dhe vijonin në drejtim të Konispolit ato me numra 72,73 etj., sipas radhës. Ku ishte vendosur saktësisht ajo piramidë ku shërbenit juve? Saktësisht
ishte në buzë të kufirit, në lartësinë më dominuese të atij segmenti.
Ndërkohë që reparti ku ishim të dislokuar ne, që u caktuam për ruajtjen e
saj ishte vendosur në distancë 500-600 m larg saj, që do të thotë se
ishim më në brendësi të fshatit 500–600 metra. Që të jem i qartë zoti Muho, piramida juaj ishte vendosur edhe në tokën greke? Ishte fare në mes të zonës neutrale, tamam në kufi. Çfarë
instruksioni dhe urdhrash kishit për mënyrën e funksionimit me ushtarët
grekë të matanë kufirit. Për shembull, nëse mund të kishit provokime
prej tyre, si duhej të vepronit etj. Pra, çfarë u ishte thënë? Për
të thënë të vërtetën, unë ndenja një vit me shërbim në atë postë të
Janjarit, ku pothuajse çdo ditë një këmbë e kisha në tokën tonë e një
këmbë në atë greke, si i thonë fjalës, por atë një vit që ndenja unë,
nuk pashe asnjë ushtar grek me përjashtim të civilëve, kryesisht banorë
të zonave afër kufirit, që ruanin bagëtitë nga përtej kufirit, madje
deri në kufi me tokën tonë. Me këtë dua të them se gjithë ajo zhurmë dhe
gjithë ai mobilizim i djemve tanë, që vetëm në zonën e
Përmet-Konispolit mund të ishin deri në 400 kufitarë, ishte si të thuash
vetëm për ta ruajtur kufirin nga kalimet e shtetasve tanë të pakënaqur
nga sistemi se sa nga ndonjë agresion i armiqve të jashtëm, siç
pretendohej. Më dolët në një moment deçiziv zoti Muho, për të cilin nuk do të doja ta kaloja pa u interesuar më hollësisht. Ajo
që unë do të kërkoja të dija është për të vërtetuar informacionet të
siguruara në rrugë thashethemnajash se, në kufi në atë kohë kanë ndodhur
vrasje edhe të njerëzve të pafajshëm, madje dhe të qëllimshme. Ju
them të pafajshëm për ligjet e atëhershme, pasi me ato ligje
konsideroheshin të fajshëm ata që kalonin apo tentonin të kalonin
kufirin. Por unë kam dëgjuar se janë vrarë edhe njerëz që nuk kishin ndërmend të kalonin kufirin. Nuk
e di zoti Muho nëse jam i saktë, por ajo që insistoj t’ju kërkoj është
se a janë vrarë këta njerëz në të vërtetë, apo kjo është thjesht një
thashethemnajë? Për sa më sipër do t’ju kërkoja ndoshta
edhe me lutje që të paktën sot, kur kanë kaluar kaq dekada nga ato
ngjarje, të mund të flisnim me pak sinqeritet në mënyrë që t’i bëjmë
sadopak shërbim historisë. Pra, ka ndodhur një fenomen i tillë? Po ka ndodhur. Mund të ma shpjegosh se si, kur dhe pse? Ato
janë ngjarje që ashtu siç e thatë dhe juve, me të vërtetë tragjike dhe
drithëruese. Dhe bëhet akoma më e tmerrshme kur ato vrasje mund të
bëheshin qoftë për motive banale. Për shembull? Bëheshin
qoftë për një dekoratë apo më e keqja, se një vrasje makabre mund të
bëhej qoftë edhe për një leje shpërblyese pranë familjes. Leje pranë familjes? Po,
po leje pranë familjes. Ajo ishte problemi më i madh për ushtarët e
asaj kohe, të cilët ishin adoleshentë dhe ishin shkëputur për herë të
parë nga njerëzit e dhembshur të familjeve për të cilët rrinin tërë
kohës të zhytur në mall, duke kërkuar mënyra dhe rrugë se si të
shpërbleheshin me ndonjë leje. Përse ishin aq të malluar? Me
sa mbaj mend unë, gjatë tre vjetëve sa kishim kohën e shërbimit të
detyruar me rregullore dhe ligj, kishim të drejtë të shkonim vetëm një
herë pranë familjes ku na akordohej vetëm një muaj leje. Kjo pra ishte
shumë pak për moshat tona adoleshente, që e kishim për herë të parë që
largoheshim nga familja, gjë që na bënte të ishim tepër të malluar në
çdo çast. Ishim të malluar jo vetëm për faktin se nuk mund të
shkonim, por nuk kishte dhe mënyra të tjera komunikimi. E ka parasysh se
në atë kohë jo që telefona nuk kishte me familjet, por edhe letrat kur
niseshin, mbërrinin në repart pas një muaji. Pra në këto rrethana ne
njerëz ishim, edhe mërziteshim madje shumë, por ç’të bënim?! Nuk kishim
asnjë lloj zgjidhjeje. Pra, në këtë situatë është abuzuar me detyrën deri në akte kriminale? Po,
në këtë situatë kanë ndodhur edhe këto fakte kriminale, që janë të
pashlyeshme nga memoria e kujtdo që i ka mësuar aq sa në vesh të kanë
ardhur edhe ty, megjithëse kanë kaluar më shumë se 60 vjet. Ju flisni për ushtarët e të gjitha postave të atij brezi? Ne
i njihnim të gjitha postat e vijës së kufirit për faktin se jo vetëm si
ushtarë, por edhe si kursantë kishim pasur rast t’i shëtisnim të
gjitha, kështu që i njihnim mirë edhe të tjerat tas |