Τρίτη 12 Ιουλίου 2011

NIAGARA FALLS



























...
....

Ujvarat e Niagares
Ujvarat e Niagares jane kompleks ujvarash te lumit Niagara, ne kufijte nderkombetare ndermjet zones Kanadeze te Ontarios dhe te shtetit Amerikane te Nju Jorkut. Gjenden 17 milje (27km) ne veri – veriperendim te Buffalo dhe 75 milje (120km) ne Jug-juglindje te Torontos, ndermjet dy qyteteve me te njejtin emer Niagara Falls te Ontarios dhe Niagara Falls te Nju Jorkut.
Ujevarat e Niagares perbehen nga dy pjese te medha qe ndahen nga ishulli Goat : ujevarat Horseshoe shumica e te cilave gjenden ne pjesen Kanadeze te kufinjve dhe te American Falls ne pjesen Amerikane. Ujevarat me te vogla qe quhen Bridal Veil Falls gjenden gjithashtu ne pjesen Amerikane, por ndahen nga te tjerat nga ishulli Luna.
Ujevarat e Niagares u formuan gjate periudhes se levizjes se akullnajave ne fundin e periudhes Wisconsin (epoka e fundit e akujve), dhe uji nga liqenet e medha te krijuar rishtazi, krijoi nje rruge nepermjet shkembinjeve te rajonit drejt Oqeanit Atlantik.
Ndersa nuk jane vecanerisht shume te larta, ujevarat e Niagares kane nje gjeresi shume te madhe. Me shume se 6 milion fit ne kub (168.000m3) uji bien cdo minute gjate periudhes se vershimit te madh, dhe pothuajse 4 milion fit ne kub (110.000 m³) mesatarisht. Jane ujevarat me te fuqishme ne Ameriken e Veriut.
Jane te famshme si per bukurine e tyre, ashtu dhe nje burim i vyer i energjise elektrike 
Pata rastin ne muajin Maj 2011 te vizitoj kete vend te mrekullueshem, pasi mora pjese ne ekskursionin e organizuar nga zonja Diana Progri, Worcester, Ma - Niagara Falls Canada...
Fotografi dhe video nga kjo vizite do te publikoj se shpejti...

Δεν υπάρχουν σχόλια:

Δημοσίευση σχολίου