Κυριακή 10 Ιουλίου 2011

Djegie nga dielli...: zbuluan shkakun e dhimbjes


Ηλιακό έγκαυμα
Shkencëtarët nga Britania zbuluan se një lënde kimike që prodhon lëkura kur e djeg dielli, është përgjegjëse për dhimbjen që ndjejmë.
Ky zbulim  mund të çojë në shpikjen e barnave të reja analgjezike , cilat jo vetëm do të luftojnë dhimbjen e djegies nga dielli, por dhe dhimbjet kronike.
Studimi u krye nga shkencëtarët në Kolegjin Mbretëror të Londrës, të cilët ekspozuan ne rrezet ultravjollcë B (UVB), pjesë të vogla të lëkurës të 10 vullnetarëve të shëndetshëm që morën pjesë në studim.
shtu pra, u shkaktuan djegie të vogla nga rrezet e diellit , të cilat brenda dy ditëve bëheshin gjithnjë e më të dhimbshme.
Në vazhdim, ata morën monstrat e indeve dhe shqyrtuan qindra molekula të njohura për dhimbjet . Rezultati: kishin nivele jashtëzakonisht të larta të molekulës  CXCL5.
Kjo molekule prodhohet kur lëkura është djegur nga rrezet ultravjollcë.
Sic shkruajnë  studiuesit në revistën «Science Translational Medicine», UVB-ja  prek shtresen e jashtme te lëkurës dhe është shkaku kryesor i djegies nga dielli, e cila është dhe dëshmia e parë qe tregon se lëkura eshte  dëmtuar  nga dielli.
"Është hera e parë që vërtetohet se kjo molekulë luan një rol të rëndësishëm në dhimbjet nga ekspozimi ndaj rrezatimit ultravjollcë B,​​" deklaroi studiuesi profesor i Fiziologjise,  Dr Steve McMaon...

Δεν υπάρχουν σχόλια:

Δημοσίευση σχολίου