Δευτέρα 13 Νοεμβρίου 1972
Ja kush i prishi kishat dhe xhamitë!
Σάββατο 13 Μαΐου 1972
Propaganda antifetare në shtypin e shkruar komunist në periudhën totalitare 1945-1966
Nga Sokol Paja
“Propaganda e regjimit totalitar kapet tek strukturat primare të ndijimeve trupore, ajo kërkon ta përligjë totalitarizmin duke përdorur realitetin primar, themelor, zanafillor të çdo qenieje njerëzore: trupin e saj nga pikëpamja fizike”. Sistemi komunist që u vendos në Shqipërinë e pas luftës së dytë botërore i propagandonte si të padëshiruara besimet fetare, patriarkalizmin, e nacionalizmin sepse binin ndesh me ndërtimin e njeriut dhe sistemit të ri komunist. Propaganda dhe ideologjia totalitare në shtypin e shkruar komunist “përdorën disa forma të funksionimit të besimeve fetare, kulturave kanunore, të nacionalizmit, të patriarkalizmit, të zhveshura nga kuptimi i tyre i vërtetë për t’u bërë të besueshme dhe për të pasur sukses në bindjen ideologjike të popullsisë”. Edhe pse Kushtetuta e Republikës Popullore të Shqipërisë e vitit 1946 e lejon lirinë e besimit fetar dhe ushtrimin e tij, veprimet, burgosjet, propagandat kundër fesë arrijnë në ekstrem. Pushteti del mbi ligjet që i ka miratuar vetë, nuk pyet për asnjë ligj dhe vepron mbi bazën e një vullneti të shfrenuar antiligjor. Propaganda në shtypin e shkruar komunist në fillimet e vendosjes së regjimit totalitar është e tipit parapërgatitës ku ngulmohet dhe jepet ideja mbi rëndësinë që kishte lufta ndaj fesë dhe përgatitja e opinionit publik se veprimet ndaj klerit ishin të drejta dhe të duhura. Sipas propagandës komuniste feja dhe sidomos kisha është përdorur me qëllim që “të propagandojë nga njëra anë idetë që i leverdisnin shfrytëzuesve dhe në dëm të punonjësve, pra idenë e nënshtrimit, të përuljes, të durimit, të vuajtjes dhe nga ana tjetër atë të dashurisë dhe te paqes midis shfrytëzuesve dhe të shfrytëzuarve, midis të pasurve dhe të varfërve”. Komunizmi e shihte fenë si pengesën më të madhe për ndërrimin e rendit të ri komunist pasi “parimet e faljes, dashurisë universale, mëshirës i mosrezistencës së krishterë ndaj të keqes bien drejtpërdrejtë në kundërshtim me parimin e luftës së klasave që konsiderohet si zemra e sistemit totalitar, motori i funksionimit të institucioneve të tij”. Arsyeja themelore sipas propagandës komuniste se pse duhej eliminuar feja ishte se: “Duke idealizuar dhe ngjallur shpresën për një botë qiellore, e përbuz realitetin tokësor, profan, “vulgar” dhe për pasojë i largon masat nga revolucioni që synon përmbysjen e shoqërisë së shtypjes dhe të shfrytëzimit dhe ndërtimin e shoqërisë socialiste”. Feja duhej luftuar me çdo kusht sepse sipas propagandës komuniste, e zhyste njeriun në prapambetje, skllavëri, errësirë dhe se feja ishte importuar prej pushtuesve te huaj dhe nuk kishte burimin në shpirtin e popullit tonë por në idetë dhe mendimet shtypëse e reaksionare të pushtuesve. Etiketimi i besimit fetar si fall apo bestytni shpjegohet dhe propagandohej me faktin se “mungesa e fuqisë së njeriut përpara natyrës, frika e tij nga gjërat misterioze dhe të pakuptueshme nga të cilat varej fati i tij, krijuan një terren tepër të përshtatshëm për lindjen e qoftë paragjykimeve fetare, ashtu edhe të besimit në fall”. Vendosmëria e diktatorit Hoxha dhe aparatit diktatorial për eliminimin e fesë ishte “për shkak të diversitetit fetar në Shqipëri, Hoxha e shihte atë si në faktor përçarës krejt ndryshe nga vendet e tjera të Ballkanit ku feja luante një rol të rëndësishëm përbashkues në rrafsh kombëtar”. Sulmi komunist mbi fenë sidomos mbi katolicizmin lidhej me origjinën e tij. “Vatikani si qendër botërore e kishës katolike ka luajtur dhe luan një rol thellësisht reaksionar. Ai gjithmonë ka qenë dhe është mbështetja e forcave reaksionare e konservatore në luftën kundër forcave progresive, revolucionare, çlirimtare”. Komunistët në shtyp propagandonin për një shoqëri të unifikuar dhe pa ndarje fetare se në këtë mënyrë ndarja dhe lufta e klasave do të ishte e dobët.
Aspekte të propagandës antifetare në shtypin e shkruar komunist 1945-66
“Pushteti shpirtëror dhe përndjekjet për shkak të dogmës, janë vetëm mjete ndihmëse për forcimin e pushtetit shtetëror…komunistët nuk janë mbështetja e sistemit, por “mishërimi trupor” i tij”. Komunistët propagandonin se feja si institucion, si besim, si ndërgjegje, si individ duhet luftuar me çdo kusht kundër asaj që mban peng ndërgjegjen e njerëzve, kundër shfaqjeve të huaja, besimeve të kota, zakoneve prapanike etj, pasi ishte një kusht themelor për shoqërinë dhe njeriun e ri socialist. “Mbeturinat fetare dhe zakonet prapanike janë një pengesë serioze në rrugën e ndërtimit të plotë të shoqërisë socialiste”. Propaganda e Partisë Komuniste në pushtet kundër klerit ishte shumë e fortë. Feja për komunistët shihej si shumë e dëmshme dhe i pengonte ata për ndërtimin e shoqërisë së re, ndaj lufta ndaj saj duhej bërë me çdo çmim. Feja konsiderohej si një burim i pushtetit armik në Shqipëri. Me anë të propagandës antifetare po përgatitej njeriu i ri komunist antifetar. Ideologjia fetare zëvendësohet me ideologji komuniste. Në çdo punë apo në çdo vendodhje të komunistit, “ai duhet të japë shembull organizimi, ideologjie, të marrë pjesë aktive në jetën shoqërore, të tregojë iniciativën, të jetë novator dhe luftëtar për një prodhimtari të lartë në punë. Komunisti është organizatori, është edukonjësi dhe prijësi politik i masave”. Në gazetën Koha e Re e viti 1946 propagandohej se në kohën e pushtimin Nazi-Fashist të Shqipërisë, priftërinjtë katolikë kanë qenë kundër Lëvizjes Nacional-Çlirimtare dhe madje kanë bërë propagandë nëpër Kisha kundër kësaj lëvizje. Priftërinjtë sipas shkrimit u rreshtuan në krahun e fashistëve dhe bënë përgjatë gjithë luftës një propagandë helmuese kundër Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare. “Populli ka dëgjuar vetë këta të mallkuar se çfarë helmi kanë vjellë në kohën e okupacionit fashist, për ti heq djemtë nga L.A.N.Ç e për t’i futur në prehrin e gestapos”. Kleri anatemohej si e keqja e popullit shqiptar, si bashkëpunëtore me pushtuesit, si sabotatorë të ndërtimit të shtetit komunist në Shqipëri, shkatërrues të rendit të ri në Shqipëri, luajtës së politikës së huaj në Shqipëri, si kundërshtarë të reformave të shtetit të asaj kohe etj. Tuk Jakova më datë 20 dhjetor 1946 në Gazetën “Bashkimi” shkruan se kleri ka luajtur një rol shumë të madh armiqësor duke qenë e lidhur ngushtë me regjimin feudal të Zogut, dhe “kanë qenë vazhdimisht bashkëpunëtorë të ngushtë të okupatorëve dhe pushtuesve që kanë skllavnuen e shtypun popullin. Kanë qenë agjenta spiritualë të Italisë fashiste, kanë qenë agjentat më aktivë të Italisë fashiste që kanë punuem me të gjitha mjetet dhe mënyrat për përgatitjen e 7 prillit”. Akuza e Jakovës ndaj Klerit ishte se këto armë do furnizonin bandat kriminale në ndoj moment dobësie të pushtetit dhe qëllim kishin përmbysjen e pushetit. “Këta elementë reaksionarë të klerit katolik janë kundërshtarë të indipendencës së Shqipërisë, kundërshtarë të rrugës që po ecën populli ynë, lumturisë së popullit, ata gëzojnë kur populli vuan dhe qeshin kur populli qan”. Gazeta “Bashkimi” shprehet hapur kundër Vatikanit duke e lidhur këtë shtet dhe autoritet fetar me Nazizmin gjerman dhe Fashizmin italian. “E tillë është përmbajtja esenciale e politikës së pandryshueshme të kishës: autoritet, hierarki, pabarazi. Kjo politikë është reaksionare në parim dhe në natyrën e saj”. Në gazetën “Arësimi Popullor” e vitit 1950 thuhet se Kisha Katolike e drejtuar nga Papa i Romës është shquar gjithmonë si vatër e obskurantizmit dhe reaksionit. Sipas këtij shkrimi Vatikani përgjatë ndërrimit të pushteteve ka arritur përmes përshtatjeve artificiale të tij që të ruajë integritetin e vet reaksionar përgjatë historisë. “Papati në kohën e mesme shprehte interesat e feudalizmit, tani po mbron interesat e kapitalit monopolist. Papati pas luftës së dytë botërore fuqizon lidhjet me qendrën e sotshme të reaksionit botëror dhe kapitalit monopolist, Shtetet e Bashkuara të Amerikës”. Kur diktatura tentonte të ndërtonte njeriun e ri me ide Marksiste-Leniniste dhe në ndërtimin e socializmit të ri, Vatikani dhe katolicizmi shiheshin si problem dhe për këtë duheshin çrrënjosur me çdo kusht. Pra tentohej dhe synohej që zemrën, shpirtin dhe vetëdijen e ndërgjegjen e njeriut ta zëjë komunizmi si fe, dhe jo feja në vetvete. Në këtë shkrim aludohet dhe propagandohet më të madhe se qarkulli i enciklikave nga Papati i ngjan urdhërave ushtarakë, çka reaksioni i Vatikanit në shoqëri sipas shkrimit bëhet më agresiv dhe del detyra që të luftohet sa më shpejt dhe sa më shumë, me çdo kusht dhe në çdo kohë e mënyrë. “Vatikani është ndihmës i imperialistëve. Imperialistët kanë nevojë jo vetëm për mitraloza që të shtypin popujt që janë nën sundimin e tyre por edhe për një influencë të përshtatshme ideologjike mbi ta, influencë të përforcuar me autoritetin e besimit dhe të kishës” çka për Kishën Katolike por edhe krejt klerin do të ishte shumë e vështirë mbijetesa në Shqipëri. Propaganda po bëhej gjithnjë e më e fortë dhe më e ashpër. Klima po bëhej gjithnjë e më mbytëse në këtë periudhë. Frika më e madhe që komunizmi i kohës kishte ishte se kush do të nënshtronte më shumë popullin, kisha apo shteti. Duke qenë se kisha dhe katolicizmi apo besimet fetare në përgjithësi lançojnë përvujtërinë, ndërgjegjen e pastër dhe nënshtrimin, atëherë kisha, kleri, besimet fetare duhej të eleminoheshin dhe vetëm në këtë mënyrë komunizmi do të depërtonte dhe do të kontrollonte masat e gjera të popullsisë. Regjimi totalitar në Shqipëri bëri që të kishim ateizmin si ideologji shtetërore dhe praktikimi dhe ekzistenca e institucioneve fetare ndalohej me ligj. Totalitarizmi shqiptar kishte nën zotërim gjithçka ndodhte në këtë vend. Vërehej “roli udhëheqës i Partisë së Punës në të gjithë jetën e vendit, politizimi i pushtetit Legjislativ, Ekzekutiv dhe Gjyqësor, parimi i unitetit të pushtetit, planifikimi i përgjithshëm i administrimit të punëve shtetërore, ideologjizimi i plotë i krejt shoqërisë etj”. Lufta e pushtetit monist kundër fesë u shoqërua me “aksione dhe nisma të nxitura dhe të organizuara qeveritare çuan në mbylljen e të gjitha kishave , xhamive, vendeve të shenjta , si dhe më pas dënimin dhe arrestimin e kuadrove fetarë e drejtuesve të tre komuniteteve. Institucionet fetare u shndërruan në objekte kulturore, salla për lojëra sporti, apo për magazina prodhimi, kurse objektet e kultit dhe pasuria e tyre e ruajtur dhe pasuar brez pas brezi, u shkatërrua totalisht”. Propaganda kishte arritur kulmin. Masat ishin karikuar mirë ideologjikisht për shpërthimin e disa muajve më pas për të arritur në pranverën apokaliptike të vitit 1967. Shqipëria shpallet vend pa zot.
Përfundime
Propaganda antifetare e Partisë Komuniste që në fillesat e ndërtimit të shtetit komunist në Shqipëri anatemoi klerin si e keqja e popullit shqiptar, si bashkëpunëtore me pushtuesit nazi-fashistë, si sabotatorët e ndërtimit të shtetit komunist në Shqipëri, shkatërrues të rendit të ri, luajtës të politikës së huaj në Shqipëri, si kundërshtarë të reformave të shtetit të asaj kohe etj. Propaganda antifetare dha një ndihmesë të jashtëzakonshme për të mos thënë ishte mjeti kryesor që përgatiti opinionin publik dhe legjitimoi sulmin, propagandimin dhe asgjësimin institucional dhe fizik te fesë në Shqipërinë komuniste. Me anë të propagandës antifetare në shtypin e shkruar, pushteti komunist përgatiti njeriun e ri komunist antifetar. Ideologjia fetare zëvendësohet me ideologji komuniste. Propaganda dhe ideologjia totalitare në shtypin e shkruar komunist përdorën forma dhe mjete të funksionimit, shpërndarjes dhe “ungjillizimit” të besimeve fetare e kulturave popullore me qëllim rrënjosjen e thellë të idealeve dhe direktivave komuniste. Vit pas viti propaganda vjen e bëhet më e fortë dhe shtypëse ndaj klerit sidomos ndaj klerit katolik të cilit pushteti ia kishte më shumë frikën për ndikim në shoqëri. Propaganda antifetare e zhvilluar në Shqipërinë komuniste shërbeu për të përgatitur një brez të tërë të rinjsh antifetar të cilët në vitin 1967 do të ndërmerrnin një superaksion kombëtar që çoi në prishjen dhe shkatërrimin fizik dhe institucional të klerit dhe institucioneve fetare në Shqipëri.
Bibliografia Fuga, Artan, “Monolog”, “Dudaj”, Tiranë 2010. Krasniqi, Afrim, “Sistemet politike në Shqipëri 1912-2008”, “UFO University Press”, Tiranë 2009. Gjilas, Milovan, “Fytyra e Totalitarizmit”, “Fan Noli” Tiranë 2006. Fischer, Bern J. “Enver Hoxha dhe diktatura staliniste në Shqipëri”, “Instituti i Studimeve Ndërkombëtare” Tiranë 2010. Fuga, Artan, “Shtigje drejt guvës së gjarprit”, “Ora”, Tiranë 2004 . Gazeta “Arësimi Popullor” 1945-1966 Gazeta “Bashkimi” 1945-1966 Gazeta “Koha e Re” 1945-1966 Gazeta “Zëri i Popullit” 1945-1966 Revista “Miqësija” 1945-1966 Revista “Rruga e Partisë” 1945-1966 Revista “Vatra e Kulturës” 1945-1966 Raport, “Komiteti qendror i Partisë së Punës së Shqipërisë” ,”Çështje të agjitacionit dhe propagandës. Detyrat e organizatës bazë për punën ideo-politike dhe mbi ndihmën për propagandistët”, Tiranë 1949.
Παρασκευή 12 Μαΐου 1972
Këshillat sekrete të Stalinit për Enverin
Rusët kanë nxjerrë nga arkivat pas plotësimit të afateve ligjore gjithçka lidhet me periudhën 1949-1953. Materialet, klasifikuar dikur “top sekret”, i kanë botuar në tirazh tepër të vogël në dy vëllime voluminozë. Interesant është fakti që edhe për Shqipërinë në to ka materiale me vlerë, të cilët ne nuk i kemi.
Luan Kondi
Historianët duhet të gërmojnë në arkivat ruse, pasi kemi një histori të paktën 20-vjeçare, të mbyllur në to. Shumë dokumente nuk mund të gjenden te ne, sepse diplomatët e huaj, pas takimeve dhe bisedave që kanë pasur me personalitete të qeverisë shqiptare, u kanë raportuar qeverive të vendeve të tyre dhe nuk kanë lënë kopje të këtyre raporteve në vendin tonë, për shkak të karakterit sekret të tyre. Kështu është edhe rasti i ambasadorit rus D.S.Çuvakini, raportet e të cilit janë botuar nga rusët tani pas 50 vitesh. Kjo praktikë vazhdon të ndiqet edhe sot. Nëse do të kërkohet nëpër arkivat ruse, me siguri do të gjenden edhe materiale të tjera, të cilat mund të hedhin dritë mbi atë periudhë të historisë së marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve tona. Të bënë përshtyje fakti që në një botim të Akademisë së Shkencave të ish-Bashkimit Sovjetik ishte botuar një letër e Enver Hoxhës drejtuar udhëheqjes së lartë të sovjetit lidhur me Kosovën. Këtë letër, jo vetëm ai, por edhe mjaft historianë, me të cilët kishte biseduar, nuk e njihnin. Në atë letër, të cilën Enveri e kishte dërguar qysh në shtator të vitit ‘49-të, janë dhënë disa qëndrime, të cilat ne nuk i kemi njohur. Vëllimet që përmbanin këto materiale ishin në jo më shumë se 1000 kopje, për t’u shitur më vonë. Ish-ambasadori i kishte siguruar botimet nga një mik i tij librashitës. Këto dokumente merrnin për kufi kohor vdekjen e Stalinit, kështu që gjithçka ka ndodhur përpara kësaj kohe është përfshirë në dy vëllimet. Janë pothuajse 2000 faqe. Megjithëse Shqipëria nuk zinte ndonjë vend të madh në krahasim me vendet e tjera të kampit socialist, pasi ishte një shtet i vogël, përsëri ato materiale që gjendeshin kishin vlerë. Disa dokumente që i takojnë Shqipërisë janë në vëllimin e parë dhe disa të tjera në vëllimin e dytë. Më të rëndësishmet janë në vëllimin e dytë, i cili nuk ka ardhur akoma në Bibliotekën Kombëtare, megjithëse është botuar që në vitin 1999. Dy janë dokumentet më themelor; letra dërguar udhëheqjes së lartë ruse për Kosovën, ku jepen edhe mënyrat e zgjidhjes së kësaj çështjeje delikate, dhe një bisedë e Stalinit me Enver Hoxhën, në mars të vitit 1949, e regjistruar nga pala ruse. Kjo merret për bazë si më e sakta, sepse është si një proces-verbal i atij takimi. Aty ka gjëra shumë interesante, por më shumë bie në sy fakti që Stalini e njihte mirë Shqipërinë në atë kohë. Ai, madje ka dhënë disa këshilla, të cilat do të ishin shumë të dobishme nëse do të ishin zbatuar te ne. Ato lidheshin me qëndrimin ndaj borgjezisë së vogël, intelektualëve, fesë, mënyrës së kompensimit të qeverisë. Nuk ka lënë pa përmendur disa rekomandime për kolektivizimin, politikën e jashtme. Këto dokumente janë të vlefshme për faktin se shërbejnë si nxitje për studiuesit e historisë, pasi disa gjëra mund të na bëhen më të qarta.
Biseda e Enver Hoxhës me Stalinin në takimin e dytë midis tyre në Moskë, më 23 mars 1949, ruajtur kjo në arkivat ruse. Nga biseda, e cila ka zgjatur më shumë se 2 orë, janë shkëputur vetëm pasazhet ku Stalini i jep disa këshilla të vlefshme Enverit. Shënimet i ka mbajtur V.Erofejev.
…Shoku Stalin vëren: Shqiptarët më duket po krijojnë kolkoze (kooperativa)
Hoxha përgjigjet: Në kongres u muar vendim të fillohet nga krijimi i kolkozeve, por të mos nxitohet me këtë punë.
Shoku Stalin thotë: Shokët shqiptarë nuk duhet të nxitohen të krijojnë kolkoze. Shqipëria është një vend i prapambetur malor. Madje, dhe në Bashkimin Sovjetik, në rrethet malore, nuk ka kolkoze. Prandaj ne Shqipëri, hë për hë, nuk duhen krijuar kolkoze. Po qe se fshatarët s’kanë plehra, kafshë dhe makina, shteti mund t’u vijë në ndihmë. Për këtë duhet që shteti të ketë pikat e veta të makinave dhe traktorëve, në mënyrë që, nëse fshatarët duan të marrin ndihmë me makina, shteti t’u lërojë tokën fshatarëve me ndihmën e këtyre makinave, ndërsa gjatë vjeljes së drithërave t’i ndihmojë fshatarët t’i shijnë ato. Për këtë ndihmë, shteti duhet t’u marrë fshatarëve njëfarë pagese në natyrë. Se si do ta ndajnë fshatarët midis tyre dhe misrin, kjo s’i takon shtetit. Shteti do të marrë pagë në natyrë. Shteti duhet të ketë një ekonomi të vetën me traktorë, makina shirëse dhe të tjera makina për të ndihmuar fshatarët, po qe se ata do të kërkojnë ndihmë. Këto s’janë kolkoze, por në të njëjtën kohë kjo do t’u japë mundësi fshatarëve t’i kthejnë sytë nga teknika dhe të vlerësojnë rëndësinë e saj. Në kohën e vet kjo te ne quhej pikë makinash dhe traktorësh. Fshatarëve u jepeshin me qira makinat, të cilat pastaj i ktheheshin përsëri shtetit. E njëjta gjë duhet bërë dhe në Shqipëri. Për sa i përket shpërndarjes së të korrave, ata fshatarë që kanë më shumë tokë do të marrin më shumë, kurse ata që kanë më pak tokë do të marrin më pak. Kjo s’do të thotë luftë me kulakërinë, por ama kjo do t’i mësojë fshatarët pak të kamur të veprojnë bashkarisht.
Shoku Stalin pyet nëse brenda Shqipërisë ka borgjezi tregtare kombëtare.
Hoxha përgjigjet: Në Shqipëri ka borgjezi tregtare, por ajo s’ka as fabrika, as dyqane, as shtëpi. Të gjitha këto asaj i janë marrë.
Shoku Stalin thotë: Kjo s’është gjë e mirë. Borgjezia kombëtare do të mund të ndihmonte për të prodhuar disa mallra dhe për të bërë njëfarë tregtie, deri sa të forcohet shteti, sidomos nëse ndërmjet kësaj borgjezie tregtare kombëtare ka elementë, të cilëve u dhimbset liria dhe pavarësia e Shqipërisë. Të tillë elementë patriotikë ndërmjet borgjezisë duhen shfrytëzuar dhe jo larguar. Shoku Stalin thotë se ai mund të sjellë një shembull nga praktika që ekziston në Kinën Veriore. Ndërmjet borgjezisë kombëtare kineze, ndërmjet fabrikantëve të vegjël e të mesëm dhe ndërmjet tregtarëve ka të tillë që i mbështesin komunistët. Ne i këshilluam shokët kinezë të mos i largonin këta elementë. Kjo pjesë kombëtare patriotike e borgjezisë mendon se vetëm komunistët mund të mbrojnë lirinë dhe pavarësinë e Kinës dhe se të gjitha partitë e tjera kanë falimentuar. Prandaj ajo po vendos kontakte me komunistët. Kjo pjesë e borgjezisë kombëtare është shkëputur nga Çan Kai Shia, sepse e pa që partia e tij nuk është e aftë të mbrojë një Kinë të bashkuar e të pavarur, sepse u bind që luftën për një Kinë të pavarur e bëjnë vetëm komunistët. Dhe borgjezia me të vërtetë i ndihmon komunistët. Siç dihet, Kina është e ndarë në dy pjesë: Veriore dhe Jugore. Disa shoqëri tregtare në veri të saj i furnizojnë komunistët kinezë me mallra nga jugu, duke përfshirë madje edhe mallra amerikane. Pyetjes se përse e bëjnë ata një gjë të tillë dhe përse sakrifikojnë paratë e veta, ata përgjigjen se nuk shohin, përveç komunistëve, askënd që mund të mbrojë pavarësinë e Kinës kundrejt Japonisë dhe Amerikës. Lenini kurdoherë mendonte që, po qe se revolucioni ka karakter antiimperialist për çështjen e mbrojtjes së pavarësisë së vendit që ndodhet e kërcënuar, komunistët mund të kenë njëfarë bashkëpunimi me borgjezinë kombëtare. Ky bashkëpunim është i lejushëm në një etapë të caktuar në periudhën e parë. Këtë vërejtje të Leninit duhet ta mbajnë mend shokët shqiptarë. Në vendet e demokracisë popullore borgjezia kombëtare është bërë skandaloze me lidhjet e veta me pushtuesit gjermanë dhe italianë. Prandaj, kur trupat ruse hynë në këto vende, borgjezia iku me gjermanët. Në territorin e Shqipërisë s’ka pasur as trupa jugosllave dhe as trupa sovjetike. Prandaj dikush nga borgjezia kombëtare ka mbetur, nëse shokët shqiptarë nuk i kanë masakruar të gjithë. Të largosh nga vetja një borgjezi që është për pavarësinë kombëtare dhe mund të ndihmojë, është një gjë që s’duhet bërë.…
Shoku Stalin vazhdon: Kjo ka të bëjë edhe me disa elementë të inteligjencës, që nuk i simpatizojnë komunistët, por e shohin që pavarësinë e vendit mund ta mbrojnë vetëm ata. Prandaj këta njerëz të inteligjencës, edhe pse nuk i simpatizojnë komunistët, mund t’u japin atyre njëfarë ndihme. Ata, gjithashtu, s’duhen larguar nga vetja. Bolshevikët rusë nuk e kanë ndjekur një politikë të tillë. Rusinë në çastin e revolucionit askush nuk e pati pushtuar dhe askush nuk e kërcënonte, po të mos llogaritim luftën me Gjermaninë. Prandaj revolucioni rus nuk kishte karakter antiimperialist. Tehu i tij ishte drejtuar brenda vendit. Prandaj ka ndyshim midis asaj që ndodhte në Rusi dhe asaj që ndodhi në Kinë, Kore dhe vende të tjera. Përderisa në Rusi nuk kishte kërcënim të drejtpërdrejtë nga jashtë, borgjezia kombëtare ruse ishte armiku i papajtueshëm i revolucionit. Lufta me të zgjati disa vjet, borgjezia ruse nuk ishte patriote. Ajo thërriste në ndihmë francezët dhe anglezët, i bënte thirrje ndërhyrjes. Shokët shqiptarë, në politikën e tyre nuk duhet të kopjojnë atë që ndodhi në Rusi ose në vende të tjera. Ata duhet të mbajnë parasysh veçoritë e vendit. Po qe se në Shqipëri do të gjenden kapitalistë të vegjël që do të çelin ndërmarrje, dyqane apo punishte të vogla, atyre u duhen dhënë patenta, t’u vihet taksa, por t’u jepet mundësi të merren me veprimtari tregtare dhe industriale, deri sa të forcohet ekonomia e Shqipërisë.…
Shoku Stalin pyet se kush është Komandant i Përgjithshëm i Ushtrisë shqiptare.
Hoxha përgjigjet se Komandant i Përgjithshëm është ai vetë.
Shoku Stalin thotë se sovjetikët, bolshevikët, kanë një parim të tillë në ndërtimin e shtetit: nëse në vend predominojnë myslimanët, në qeveri shumica duhet t’u përkasë po ashtu myslimanëve. Popullit s’duhet t’i dhunohet feja. Ai s’ka për ta kuptuar pse në krye të qeverisë qëndrojnë myslimanët, në një kohë kur në një vend shumica janë të tillë. Këto janë gjëra elementare, por në Jugosllavi nuk e kanë kuptuar këtë. Natyrisht, kjo s’do të thotë që në qeveri duhet të jenë vetëm myslimanët, duhen zgjedhur edhe njerëz të aftë nga pakicat kombëtare për të ruajtur unitetin e popullit. Pjesëmarrja në qeveri e përfaqësuesve të pakicave kombëtare dhe fetare do t’i sigurojë stabilitet vendit.…
Shoku Stalin thotë se fjalët lidhur me copëtimin e Shqipërisë janë sajuar për të frikësuar shqiptarët. Siç dihet, pavarësia e Shqipërisë është siguruar me Deklaratën e tri fuqive, Amerikës, Anglisë dhe BRSS-së. Natyrisht, Deklarata mund të shkelet, por kjo nuk është kaq e lehtë. Për sa u përket grekëve të Caldarisit, ata mezi qëndrojnë në këmbë, e jo më të flasin seriozisht për copëtimin e Shqipërisë. Nëse shqiptarët do të mbajnë qëndrim të drejtë, nuk do të shajnë shumë imperialistët, nuk do t’i cytin ata, por do të sillen me më modesti, Shqipërinë askush s’ka për ta prekur. Amerika dhe Anglia nuk duan që Shqipëria t’i përkasë Italisë, sepse kjo do të forcojë Italinë; nuk duan që ajo t’i përkasë Greqisë, pasi kjo do ta forcojë atë; nuk duan t’i përkasë Jugosllavisë. Për këtë shkak ata janë për ruajtjen e pavarësisë së Shqipërisë.
Enveri në kujtimet e botuara në librin “Me Stalinin”
Shoku Stalin më pyeti: Keni krijuar shumë kooperativa të tilla? Ç’kritere ndiqni?
Unë sqarova me këtë rast se kongresi orientoi që kolektivizimi i bujqësisë të bëhet gradual, i matur dhe në baza vullnetare….
Shoku Stalin tha se: Për sa i përket kolektivizimit të bujqësisë ju nuk dueht të shpejtoheni. Vendi juaj është malor dhe me reliev që ndryshon nga zona në zonë. Edhe te ne në zonat malore, të ngjashme me ato të vendit tuaj, i kemi ngritur shumë vonë kolkozet.
Shoku Stalin tha pastaj: nuk e njoh historinë e karakteristikat e borgjezisë në vendin tuaj, dhe pyeti: Keni pasur ju borgjezi tregtare?
Enveri: Kemi pasur, një borgjezi tregtare në formim e sipër, por tani ajo nuk ka gjë në dorë.
Stalini: I keni shpronësuar krejt?
Enveri: Në përgjigje të pyetjes, unë i fola shokut Stalin mbi politikën që kishte ndjekur partia që gjatë luftës me klasat e pasura, për diferencimin e madh që kishte ndodhur nga qendrimi i elementeve të këtyre klasave ndaj pushtesve të huaj. …Për sa u përket atyre elementëve, kryesisht të borgjezisë së mesme e të vogël patriotike, që u lidhën me popullin në luftë e iu kundërvunë pushtuesit të huaj - më tej vazhdova - Partia i përkrahu, i mbajti afër dhe u tregoi rrugën e vërtetë për t’i shërbyer zhvillimit të vendit e pavarësisë së atdheut… .
Stalini: Për sa u përket britmave që bëjnë armiqtë e jashtëm për ndarjen e Shqipërisë, ato bëhen sa për t’ju futur frikën, se në këtë drejtim unë mendoj se, aktualisht, nuk ka ndonjë rrezik. Kjo nuk ndodh nga “dashamirësia” e armiqve, por për një sërë arsyesh. Në radhë të parë, Shqipëria është një vend i lirë, i pavarur, populli atje ka marrë fuqinë dhe do të dijë ta mbrojë pavarësinë e vet, ashtu siç edhe diti ta fitonte. Së dyti, vetë armiqtë e jashtëm kanë kontradikta me njëri-tjetrin në lidhje me Shqipërinë. Asnjëri nga armiqte nuk do që Shqipëria të jetë vetëm e njërit ose e tjetrit.
Letërsia në diktaturën komuniste
- Letërsia shqipe e ekzilit (Ernest Koliqi, Martin Camaj, Arshi Pipa, Bilal Xhaferri etj);
- Letërsia shqipe e ndaluar, anatemuar dhe e mohuar (At Gjergj Fishta, Faik Konica, Vinçens Prenushi, Lumo Skëndo, Lazër Shantoja, Pater Anton Harapi si dhe gjithë tradita letrare françeskano-jezuite, trashëgimia e mendimit intelektual shqiptar e viteve '30);
- Letërsia shqipe e papranuar zyrtarisht, ose e papërfillur si fakt letrar (Mirush Kuteli, Lasgush Poradeci, Petro Marko, Frederik Reshpja, Vexhi Buharaja, Mustafa Greblleshi);
- Letërsia shqipe e burgjeve dhe e ndëshkimeve të përgjakshme (Et'hem Haxhiademi, Gjergj Bubani, Qemal Draçini, Ndoc Nika, Sejfulla Malëshova, Kasëm Trebeshina, Musine Kokalari, Kapllan Resuli, Pano Taçi, Astrit Delvina, Trifon Xhagjika, Fatos Lubonja, Bashkim Shehu, Vilson Blloshmi, Genc Leka, Havzi Nela etj);
- Letërsia shqipe e realizmit socialist (Dhimitër Shuteriqi, Fatmir Gjata, Dritëro Agolli, Fatos Arapi, Ismail Kadare etj).
Rezultati qe katastrofik për të pesë këto degë: letërsia shqipe e ekzilit humbi lidhjet me truallin amtar, çka do të thotë, humbi lexuesin; letërsia e ashtuquajtur e "emigrimit të brendshëm", e shpërfillur zyrtarisht, iu nënshtrua përndjekjes, daljes jashtë qarkullimit, përjashtimit nga komunikimi me lexuesin; letërsia e burgjeve arriti të dalë në dritë vetëm pas rënies së komunizmit, ndërsa pjesa më e madhe e autorëve të saj u pushkatua, u var apo vdiq qelive dhe hetuesive nën tortura; letërsia e realizmit socialist, e stimuluar dhe e propaganduar si ndihmëse e makinës së dhunës komuniste, e botuar në tirazhe të mëdha, pati prapëseprapë një fat me fund të trishtuar. E veçuar nga tradita dhe kodi letrar gjenetik nacional, e shkëputur dhe e prerë nga procesi letrar europian dhe botëror, ajo mbeti, siç kishte origjinën e importuar, një mish i huaj në traditën letrare shqiptare, duke pësuar dështim të plotë.
Lexuesi shqiptar i disa brezave s'pati mundësi tjetër, përpos se me hir a me pahir të komunikonte veçse me Letërsinë e realizmit socialist, nën një presion të gjithanshëm ideologjik. Edhe fati i lexuesit shqiptar nuk mund të abstragohej i shmangur nga katastrofa tragjike e letërsisë shqipe. Me ndihmën e censurës, çmimeve letrare shtetërore të PPSH-së, titujve, kritikës letrare servile, lexuesit shqiptar iu imponuan përfytyrime të përçudshme për letërsinë artistike dhe vendin që duhet të zinte ajo në jetën shpirtërore të njeriut. Një rol të mbrapshtë në shpëlarjen ideologjike të vetëdijes masive luajti edhe shkolla ku librat pushuan së shijuari: ato vetëmse propagandoheshin. Sistemi totalitar këmbëngulte para së gjithash në sinkronizimin e letërsisë me montin e aktualitetit politik, sipas parullës famëkeqe të Leninit me përthyerjet dhe perversionet shqiptare: "Ai që sot nuk këndon me ne, është kundër nesh!".
Që të bëhesh udhëheqës i popullit dhe njëherësh shërbëtor i tij, siç thoshte Majakovski, shkrimtarit i takonte t'i shërbente me besnikëri partisë, duke refuzuar lirinë e brendshme, pa të cilën procesi krijues është thjesht i pamundur. Librat e shkruar pa dhembjen dhe frymëzimin, në të mirë të konjukturës, partisë dhe shokut Enver, edhe nëse shpërndaheshin në shoqëri, në thelb ato mbeteshin jashtë sinoreve të artit. U shkëputën prerazi lidhjet me modelet amtare të parakomunizmit dhe me letërsitë e mëdha të botës. Ndërkaq procesi letrar u përkeqësua edhe më shumë nga pesha e ndikimit të formës komando-administrative të normës shoqërore, e cila me një agresivitet të rrallë dhe egërsi ndëshkuese lante hesapet me cilindo shkrimtar që dilte jashtë modeleve të diktuara.
Sistemi i degëzuar (centralizuar) i tabuve të rrepta e deformoi që në zanafillë zhvillimin e natyrshëm të letërsisë, duke lënë një trashëgimi të ngjashme me vatrat toksike edhe sot. Duke u mbështetur në artikullin e Leninit "Organizata e partisë dhe letërsia e partishme (partishmëria)", realizmi socialist operonte me një kodeks rekomandimesh, se si duhej të shkruante një anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve sovjetë, çka u kopjua dhe shpu deri në absurd në përvojën e komunistëve shqiptarë.
Fanatizmi ortodoksal ideologjik mbërriti kulmin e nonsensit në Shqipëri kur format e survejimit të shkrimtarëve kishin pësuar njëfarë zbutje edhe në vendin ku qe importuar socrealizmi, në BRSS, me periudhën e Zbutjes (Ottjepell). Dihet se pas kësaj periudhe, që përkon me fundin e viteve '50, lind dhe dukuria e "Disidencës", nis një komunikim ilegal me lexuesin nëpërmjet qarkullimit të veprave letrare nën dorë, libra, broshura, dorëshkrime, vetëbotime (Samizdat), një dimension antizyrtar i letërsisë. Me dhjetëra shkrimtarë rusë, megjithëse iu nënshtruan gjyqeve, si Sollzhenicini, Aksionovi, Vojnoviçi, Aleshkovski, Dovllatovi apo Josif Brodskij, ata tekefundit dëboheshin jashtë kufijve të BRSS-së. Por në komunizmin gjakatar të Enver Hoxhës, si në çdo çështje, edhe në letërsi, u tejkalua edhe modeli i importit, duke vepruar sipas parimit "më katolik se Papa". Survejimi total i komunizmit shqiptar mbi individin, që tejkalon edhe vizionet antiutopike oruelliane, nuk la asfare hapësirë për zhvillimin e disidencës. Shpesh tek ne termi "disidencë" përdoret gabim në diskurset letrare. Disidenti politik, ideologjik apo kulturor në fillim është pjesë e një rendi vlerash, i cili në masën e ngushtimit të hapësirës së lirive dhe pikëpamjeve i kundërvihet sistemit, gjendet në kundërshti me të. Në letërsinë e disidencës së Lindjes ish-komuniste të tillë kanë qenë Cezllav Miloshi dhe Zbignjev Herberti në Poloni, Milan Kundera dhe Bogumill Hrabali në Çekosllovaki, A. Sollzhenicini dhe Josif Brodskij në Rusi. Në Shqipëri nuk ka patur disidencë, por Kundërshtarë. Kjo sepse edhe premisat për disidencë mbyteshin që në embrion dhe fati i mëtejshëm i shkrimtarit, dashje-padashje do të vendosej polarisht si kundërshtar. Fraza e poetit Trifon Xhagjika në gjyq, se "Sistemit tuaj do t'i bija me top" e vërteton më së mirë këtë tezë. Në diktaturën komuniste shqiptare u përshkallëzua dhe u përthelluan me shkrimtarët ato metoda të KGB-së së Jezhovit dhe Xherzhinskit në pikun më të egër të stalinizmit të viteve '30 në Rusi. Në po atë ngjashmëri, pas asgjësimit të shkrimtarëve kundërshtarë me pushkatime në vitet 1945-1947, përvoja shqiptare përsërit përvojën e shtetit leninist në fillim të viteve '20 me pogrom-et famëkeqe, shpartallimit të grupimeve artistike, shkollave dhe lëvizjeve të artit modernist/avangardist nëpërmjet pushkatimeve. Siparin e kësaj kasaphane e hap simbolikisht grumbullimi i 200 filozofëve rusë në Odesë, të cilët i hipën në një anije dhe i dëbuan jashtë BRSS-së. Përvoja shqiptare i ra shkurt: thjesht i pushkatoi me dhe pa gjyq.
Disidenca ishte një luks i madh për komunizmin shqiptar. Nuk pritej të botohej vepra e të diskutohej. Bastisej banesa e shkrimtarit dhe gjykoheshin dorëshkrimet e pabotuara si provë armiqësore.
Origjina e realizmit socialist
Dihet tashmë se me fitoren e luftës së popujve mbi fashizmin, si gjithkund në Europën Lindore, edhe në Shqipëri u vendosën “demokracitë popullore”, të cilat më pas, nën ndikimin, diktatin dhe përvojën e socializmit sovjetik, imituan të gjitha modelet sociale, kulturore dhe politike të “vëllait të madh”, Bashkimit Sovjetik.
Zbatimi i modeleve të realeve të jetës së socializmit stalinist në shtetin e ri shqiptar, të papërvojë, u bë në kushtet e një konfuzioni të madh social, politik e nacional. Promovimi i modeleve socialiste jugosllave dhe sovjete në realitetin e prapambetur shqiptar, me një strukturë familjare gjysmëpatriarkale konservatore dhe me jehonën e freskët të përçarjes nacionale që la lufta, në vend të optimizmit e solidaritetit me pushtetin e ri, solli një hutim e moskuptim të thellë – për rrjedhojë – edhe pakënaqësi e kundërshtime të armatosura.
Edhe letërsia shqipe, ashtu si shumë fusha të aktivitetit shoqëror, mendor, psikologjik e fetar, e pati të vështirë të përshtatej me modelin e importuar socrealist, i cili iu imponua si dogmë e metodë zyrtare, duke krijuar që në fillim një raport të fortë tëhuajësimi me gjithë traditën tonë letrare të deriatëhershme (viti 1945).
Origjina e doktrinës së realizmit socialist ka një zanafillë të hershme, edhe pse më parë, në asnjë kulturë, nuk ishte bërë dogmë zyrtare. Madje edhe në Bashkimin Sovjetik, zyrtarisht, si dogmë e imponuar ideologjike u instalua në vitin 1934, përsa deri atëherë, edhe pas triumfit të revolucionit bolshevik të tetorit 1917, vazhduan të ekzistojnë një numër i madh shkollash, grupimesh, prirjesh e tendencash moderniste e avangardiste. Realizmi socialist si metodë, në mënyrë të përmbledhur, shënon një nocion terminologjik të gjerë, të aplikuar në disa nivele të botëkuptimit komunist.1
Ai është një term i përdorur në shkencën e letërsisë sovjete dhe në shkencat e arteve në fillim të viteve ’30 për të shenjuar “metodën themelore”, e cila “i kërkon artistit paraqitjen me vërtetësi konkrete historike të realitetit në zhvillimin e tij revolucionar”, realitet i cili ndërthuret me detyrën e edukimit të punonjësve në frymën e socializmit” ("Kongresi i Lidhjes së Shkrimtarëve të BRSS-së”, 1934). Nocioni estetik "realizëm” lidhej me përcaktimin "socialist”, çka solli në praktikë nënshtrimin e letërsisë dhe arteve ndaj principeve të ideologjisë dhe politikës. Postulati kryesor i realizmit socialist u bë partishmëria dhe ideshmëria sociale. Kërkesat e realizmit socialist u shndërruan faktikisht në tabu, që e frenuan krijimtarinë që për vite me radhë ishte mënjanuar (shmangur) nga jeta shpirtërore e popullit prej veprave të talentuara të Ana Ahmatovës, Dmitri Shostakoviçit, Sergej Ejzenshtejnit, Pavel Filonovit, etj., duke stimuluar përkundrazi krijimin e veprave mediokre e konformiste që u bënë bori të propagandës. Përpjekjet për ta zgjeruar “bazën teoritike” të socrealizmit me idetë e “tabanit popullor” (në fund të viteve ’30), të “socializmit humanist” (në fund të viteve ’50) ose me principet e estetikës së “sistemit të hapur” (në vitet ’70), nuk e ndryshuan statusin zyrtar dhe natyrën ideologjike të nocionit.2
Në fund të viteve ’80, socrealizmi shndërrohet në term historiko-letrar.
Një formulim interesant ka dhënë Andrej Sinjavskij në artikullin e tij “Çfarë është realizmi socialist”: “...një gjysmëart gjysmëklasik, jo shumë socialist dhe aspak realist”.
Kështu, për shembull, në romanin “Nëna” (1905) të A. M. Gorkit, na paraqitet mjaft hollësishëm miti kristian mbi Shpëtimtarin (Pavel Vllasovi), i cili flijon veten në emër të gjithë njerëzimit, dhe nënës së tij (Pelageja, domethënë Shën Mëria) – kësaj figure kyçe për vetëdijen ruse dhe mitit kristian të adoptuar prej saj. Kjo që thamë nuk kundërshton faktin se kjo vepër është diçka krejtësisht mediokre. Rëndësi ka që, duke i shpallur luftë religjionit, bolshevikët megjithatë shpallën një religjion të ri, shumë të njohur e të harruar, për të krishterët e lashtë. Për këtë ka shkruar bindshëm një nga historianët më të njohur të kulturës, sër Arnold Xhozef Tojnbin. “Kishës së zhvilluar bolshevikët i kundërvunë bashkësinë kompakte kristiane, por primitive, të shekujve të parë pas Krishtit me kultin e varfërisë, shoqërizimin e pasurisë dhe agresivitetin ndaj paganëve ideologjikë. Po ashtu si kristianët e parë, “republika e re sovjete” gjendej në “rrethin e armiqve”, veçse në rastin e parë kjo ishte Perandoria e shpartalluar romake, kurse në të dytin – shoqëria e përparuar kapitaliste. Në rastin e parë fitoi krishtërimi, në rastin e dytë - kapitalizmi.3
Një vepër tjetër është romani i A. S. Serafimoviçit “Përroi i hekurt”, i cili rrëfen se si një komandant i kuq, Kozhuhu, nxjerr divizionin e Tamanskit nga rrethimi, - nën dritën e mitologjisë evangjeliste, historisë së daljes së judejve nga Egjipti dhe përftimit të Tokës së Premtuar. Kozhuhu këtu del gjoja në rolin e Moisiut, për çka gjejmë edhe aludime të drejtpërdrejta në tekst. Me vite realizmi socialist përpunoi mitologjinë e vet ideologjike. Kjo mitologji ka tipare jo më romantike, por më së shumti të planit klasik. Siç dihet, konflikti bazë në ideologjinë e klasicizmit është konflikti ndërmjet detyrës/arsyes dhe ndjenjës, ku fiton detyra. Në vepra të tilla të socrealizmit, si “çimentoja” të F. Glladkovit, “Si u kalit çeliku” të N. Ostrovskijt, “Rrëfim për njeriun e vërtetë” të B. Polevojit, dalin në pah qartazi këto karakteristika. Heroi i veprave të tilla heq dorë nga dashuria për hir të revolucionit. Realizmi socialist e tejkalon edhe klasicizmin. Heroi i tij, i shpërblyer nga pushteti, e humbet në përgjithësi kurmin njerëzor, duke u shndërruar në robot. Diç e këtillë ndodh me Pavel Korçaginin. E përmbyll këtë mitologjemë Aleksej Meresjev me “Njeriu i vërtetë”, i cili zëvendëson “njeriun e vogël”, “njeriun e tepërt” me “njeriun e ri” nga letërsia ruse e shek XIX. Njeriu i vërtetë është një mutant teknologjik. Atij i kanë shkurtuar këmbët, por ai vazhdon të mbetet pilot, përveç kësaj, shkrihet me makinën – ky episod është përshkruar mjaft hollësisht në romanin e Boris Polevojit. Trupi i personazhit socrealist zëvendësohet me hekurin, ai kalitet me çelik – një “druvar i hekurt” i socializmit të zhvilluar.4
______________________________________
1 Nga leksionet e letërsisë së huaj të shek XX, “Origjina e realizmit socialist”, A. Tufa
2 Nadtoçij E. Druk, “Shok dhe vëlla” (disa thjeshtime mbi vendin e realizmit socialist në artin e shekullit XX.) // Daugava, 1989. – М 8. “Fjala” – 8 dhjetor 2004, faqe 15. “Fjala”, 4 shkurt 2006, faqe 13/14 -15.
3 Tojnbin A. XH. “Kristianizmi dhe marksizmi” // po aty.- 1989. - No 4. “Fjala” 16 mars 2004. f. 13
4 Rudnjev Vadim. “Kultura dhe realizmi”// po aty. - 1992.- No 6.
Viti 1956 Vuajtjet e popullit shqiptar në diktaturën komuniste Sistemi i triskëtimit dhe propaganda
by The Albanian (Σημειώσεις) on Τετάρτη, 7 Σεπτεμβρίου 2011 στις 7:10 μ.μ.
Nga: Kastriot Dervishi
http://www.thealbanian.co.uk/
Pas deklaratës së Departamentit Amerikan të Shtetit në vitin 1956 se SHBA ishte e gatshme të ndihmonte popullin shqiptar me ushqime, qeveria komuniste e Tiranës, me rekomandim të Moskës, hoqi në vitin 1957 sa për sy e faqe sistemin e triskëtimit.
Në dhjetorin e vitit 1956, burimet zyrtare komuniste në Shqipëri, njoftonin se gjatë hedhjes së trakteve nëpërmjet avionëve, Komiteti “Shqipëria e lirë” (që vepronte si një qeveri shqiptare në mërgim), i bënte të njohur popullit shqiptar se kishte kërkuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit, ndihmë jo vetëm politike, por edhe ushqimore për popullin e vuajtur shqiptar. Ishte viti 1956, koha kur në Lindjen komuniste kishin ndodhur ndryshime. Regjimet staliniste kishin ndryshuar brenda frymës hrushovianiste, stalinizmi kishte marrë goditje të fortë në Bashkimin Sovjetik. Ndërkaq populli shqiptar vuante prej vitesh një uri ekstreme të shkaktuar nga represioni i një regjimi thellësisht antipopullor. Prej vitesh vepronte një sistem triskëtimi që përveç të tjerash mbante shumë lart nivelin e varfërisë dhe skamjes. Kjo i takonte asaj që prodhonte një regjim i tillë.
Në vitet e para të vendosjes së regjimit komunist u ngritën marrëdhëniet e reja socialiste. Sistemi i grumbullimit u merrte bujqve sasinë e tepërt të prodhimit dhe u linte atë që konsumohej. Në qytet vepronte sistemi i marrjes së ushqimeve dhe veshmbathjes me anë të triskëtimit. Fshatarësia triskëtohej nga shteti edhe për prodhime industriale. Pas prishjes me Jugosllavinë, në vend u përdor një sistem i ri grumbullimi e i furnizimit të popullsisë. Në fillim të janarit 1949, sipas një vendimi të KQ të PPSH-së dhe të qeverisë u vu në përdorim një sistem i ri grumbullimi, në bazë të të cilit bujku i shiste shtetit një sasi të caktuar drithi e prodhimesh të tjera, ndërsa tepricat i përdorte vetë. Në këtë mënyrë kishte filluar planizimi i detyrimeve. Në vend u krijuan tre lloj tregjesh:
-Tregu i garantuar, i cili siguronte ushqim e veshmbathje për të gjithë punonjësit në marrëdhënie pune, të pajisur me triska. “Garantimi” ishte në fakt formal se kurrë nuk garantohej gjë.
-Tregu reciprok, i cili furnizonte fshatarësinë prodhuese, nëpërmjet shkëmbimit të tepricave të prodhimeve bujqësore e blegtorale me prodhimet industriale të racionuara.
-Tregu i lirë, ku shiteshin artikujt e ndryshëm me çmime të larta.
Me këtë sistem, tregu i zi, zhvillohej natyrshëm, pavarësisht se në kushte klandestine.
Heqja e pjesshme e sistemit të triskëtimit, u bë vetëm më 28 dhjetor 1955.
Përfundimisht sistemi i triskëtimi u hoq për efekte propagandistike në vitin 1957. Ky sistem do rikthehej në fundin e regjimit, në vitet ‘80. Ashtu siç e hapi qeverimin e tij, me triska, ashtu edhe e mbylli. Ndryshimi ishte se doli fjala “tollona” në vend të fjalës “triska”.
Në fjalimet e drejtuesve
Gjendja e vështirë ekonomike dhe përdorja e sistemit të triskëtimit, arriti deri në një pikë që u prodhuan edhe triska false. Në vitet ’50 organet e policisë zbuluan një grup të vogël për të cilin u tha se shpërndante triska. Në një treg të vogël si Shqipëria, futja e letrave të tilla dilte menjëherë.
Në kongresin e 3-të të PPSH-së kryeministri Mehmet Shehu foli për Planin e Parë 5-vjeçar dhe për atë pasardhës. Ai theksonte se sistemi i triskëtimit që vazhdonte në vend, nuk mund të ishte një sistem normal dhe, nëse nuk ishte hequr deri atë çast, kjo ndodhte, sepse nuk lejonin “mundësitë materiale për ta hequr këtë sistem”. Në lidhje me Planin e Dytë 5-vjeçar, Shehu tha se vërehej një mosbarazi në ritmet e rritjes midis industrisë dhe bujqësisë. Kjo e fundit cilësohej si e prapambetur dhe për këtë, si rrugëzgjidhje, këshillohej shtim i ritmeve të kolektivizimit.
Dy vjen më pas, në fushatën për zgjedhjet në Kuvendin Popullor, në fjalimin përpara zgjedhësve E. Hoxha tha se brenda 14 viteve Shqipëria kishte bërë ndryshime të mëdha të cilat, sipas tij, ishin realizuar nga uniteti i çeliktë i popullit me PPSH-së. Pasi përmendte ndihmën e madhe të BS-së dhe demokracive të tjera popullore, Hoxha theksonte se ishte rritur niveli i kolektivizimeve në vend dhe numri i kooperativave bujqësore nga 129, që kishin qenë në vitin 1953, në 1912, ose rreth 70% të sipërfaqes së përgjithshme të tokës. Udhëheqësi komunist e quante kolektivizimin të vetmen rrugë të drejtë për bujqësinë shqiptare si e dhe vlerësonte ndihmën “jashtëzakonisht të madhe”, që kishte dhënë BS për Shqipërinë, si faljen e kredisë prej 422 milionë rubla, të dhënë deri më 1955, 31 milionë për zhdukjen e triskëtimit dhe 161 milionë për bujqësinë e kuadrot. Hoxha mbrojti me të madhe BS-në, qëllimet e të cilit i quajti “fisnike”, ndërsa përmendi ndihmën e madhe që i jepnin çështjes arabe sovjetikët, duke përmendur me këtë rast presidentin e Republikës së Bashkuar Arabe, Gamel Abdel Naser-in.
Çështja arabe, ka zënë një vend të konsiderueshëm në fjalimin e Hoxhës, ndërsa nuk janë lënë jashtë vëmendjes, sukseset e Kinës, vendeve të tjera socialiste dhe “shpëtimtari i lavdishëm Bashkimi Sovjetik”, ndërsa u qortuan “revizionistët jugosllavë”.
Kryeministri Mehmet Shehu, në fjalën e tij tha se qeveria e re do të ecte në të njëjtën rrugë që kishte ecur ajo paraardhësja. Sipas tij, “ajo do të udhëhiqej nga vija e Partisë së Punës”.
Në politikën e brendshme përmendej “përmirësimi i vazhdueshëm i gjendjes materiale dhe kulturale të popullit” ndërsa, në atë të jashtmen,s “sigurimi i pavarësisë dhe sovranitetit të atdheut, sigurimi i paqes, duke u bazuar në miqësinë e pathyeshme të vendit tonë me Bashkimin Sovjetik dhe vendet e tjera të kampit socialist”. Kryeministri bëri një krahasim të përfundimeve të zgjedhjeve kuvendore në vend, duke nxjerrë se gjatë viteve 1945 – 1958, “janë bërë ndryshime të mëdha kualitative në përbërjen e klasave” si dhe në raportin e tyre. Sipas tij, volumi i përgjithshëm industrial ishte 64.2% më i lartë se në vitin 1953 dhe ai bujqësor 119.2% më shumë. Ai përmendte se tani vendi kishte 2700 traktorë, se ishte hequr sistemi i triskëtimit, ishte rritur volumi i përgjithshëm i qarkullimit të mallrave, ishte hapur Universiteti i Tiranës, etj.
“Heqja” e triskave dhe propaganda
Komunistët kishin refuzuar disa herë ndihmën bujare të SHBA-së. Ky refuzim ishte bërë qysh me UNRRA-n, planin “Marshall” e më raste të tjera. Si regjim i lidhur me Bashkimin Sovjetik, ata e kishin të vështirë të pranon se shteti më i fuqishëm i botës ishte SHBA-ja. Deklarata e Departamentit Amerikan të Shtetit e vitit 1956 dhe hedhja e trakteve ku thuhej kjo e vërtetë, e detyroi regjimin e Tiranës të kërkonte ndihmën e Moskës për të hequr triskëtimin. Heqja e sistemit të triskëtimit më 1957, më së shumti i dedikohet deklaratës në fundit të vitit 1956.
Amerika dhuron përsëri ushqim popullit shqiptar
Në 28 Nëntor, Ditën e flamurit, në përgjigje të letrë – ftesës që z.Hasan Dosti, kryetar i KKSHL (Komitetit Kombëtar “Shqipëria e Lirë”), i drejtoi Departamentit Amerikan të Shtetit, edhe Departamenti Amerikan në një deklaratë shtypi, njoftoi botërisht:
“Populli amerikan është thellësisht i interesuar mbi fatin dhe vuajtjet e popullit shqiptar, pasi Amerika ka luajtur një rol me rëndësi në rivendosjen e independencës shqiptare pas Luftës së Parë Botërore.
Amerika beson se regjimi komunist në Shqipëri, mbajtur në këmbë nga sovjetët, nuk mund të ndryshojë rrugën e historisë. Ndërkaq Amerika, bën ç’është e mundur për të lehtësuar vuajtjet e popullit shqiptar, prandaj përsërit dhuratën ushqimore.
Shqiptarë! Vëllezër e motra. Dhurata ushqimore amerikane me 1 milion dollarë, është gjithnjë në dispozicionin tuaj. Pritet pranimi.
Përse në të kaluarën, regjimi i Tiranës, nuk pranoi këtë dhuratë dhe nuk lejoi organizatën asnjanëse të Kryqit të Kuq Ndërkombëtar ta shpërndante ndër fëmijët e uritur? Përse Kremlini lejoi Gjermaninë Lindore, Çekosllovakinë, Hungarinë të pranojnë kësi dhuratash dhe Shqipërinë jo. Përse qeveritarët e Tiranës nuk lejojnë popullin të përfitojë nga dhurata, kurse ata vetë, përpiqen të mbledhin dollarë amerikanë? Nëse hambarët i kanë plot, sikurse pretendojnë, përse nuk zhdukin triskat ushqimore dhe nuk ulin çmimet?
Popull shqiptar! Ke të drejtë dhe detyrë të kërkosh përgjigjen e këtyre pyetjeve. Të drejtat fitohen, nuk dhurohen.
Asgjë nuk mund t’i qëndrojë presionit dhe veprimtarisë së përbashkët të një populli të vendosur!”.
Trakti i hedhur në emër të Komitetit “Shqipëria e Lirë”.
Rruga e pushtetit të Ramiz Alisë
Mbi 20 vjet më parë, në mesnatën e 17 dhe 18 dhjetorit 1981, në shtëpinë e kryeministrit të atëhershëm të Shqipërisë, ndodhi një diçka e pazakontë që u quajt nga zyrtarët komunistë si “vetëvrasje e Mehmet Shehut”. Si pasojë e kësaj mëngjezi i 18 dhjetori 1981, e gjeti Shqipërinë me kryeministër të vrarë. Dhe në mënyrë të kuptueshme që nga ajo kohë e deri sot nuk kanë munguar pyetjet dhe enigmat në lidhje me këtë vrasje. Ç`farë ishte ajo? A ishte vërtet “vetëvrasje”? Pse pikërisht në fund të vitit 1981, dmth në vitet e fundit të jetës së Enver Hoxhës. Çfarë ndodhi në të vërtëtë në mbrëmjen e asaj nate në shtëpinë e kryeministrit Shehu? Si dhe përse u eliminua figura nr 2 e hierarkisë komuniste? A mund të ishte pa qëllim politik vrasja e Mehmet Shehut. Ç`farë ndodhi pra me një ndër njerëzit kryesorë të diktaturës komuniste në Shqipëri? Kush i kontrolloi depozitat financiare të Mehmet Shehut në Perëndim pas vdekjes së tij.
Pikërisht për këto dhe enigma të tjera, tentojmë të zbardhim të vërtetën me anë të këtij dossier-i, pa marrë absolutisht anën e ndonjë personazhi të këtyre ngjarjeve, efektet e së cilave janë reflektuar thellë skematikisht edhe në politikën e sotme shqiptare në kahun politik të majtë. Për më tepër vetë ngjitja e Ramiz Alisë në majën e pushtetit komunist në Shqipëri është një fenomen që fatkeqësisht kurrë nuk ka pasur analizën dhe vëmendjen e duhur qoftë në shtyp apo në botime të veçanta.
- KONSIDERATA TË PËRGJITHSHME
Çështja e pushtetit komunist në Shqipëri në 50 vitet e fundit është më shumë se një histori më vete. Ajo i ka fillesat e veta qysh në vitet e Luftës së Dytë Botërore kur dy jugosllavët Miladin Popoviç dhe Dushan Mugosha formuan më 8 nëntor 1941, shtojcën e agjenturës jugosllave në Shqipëri të quajtur Partia Komuniste e Shqipërisë. Qysh në këtë kohë ata piketuan edhe udhëheqësin që do të drejtonte Partinë Komuniste të Shqipërisë e për rrjedhim edhe shtetin shqiptar në vitet pas mbarimit të luftës.
Në historinë aspak të lavdishme të PPSH-së, ka pasur tre momente projektimi të pushteteve.
Momenti i parë ka qenë ngritja e Enver Hoxhës në krye të PKSH-së nga jugosllavët. Momenti i dytë ka qenë përgatija e terrenit dhe ngritja në pushtet e Ramiz Aliasë nga Enver Hoxha dhe momenti i tretë është ai që shënon fundin e vitit 1990 dhe fillimin e vitit 1991 kur Ramiz Alia përgatiti dhe la në pushtet pasardhësin të tij Fatos Nano, të cilit i dorëzoi çelësat e Partisë e Punës.
Vetë politika e këtij të fundit ka ecur në ato piketa që pat përcaktuar Enver Hoxha dhe ka vijuar Ramiz Alia si në partneritetin e fshehtë me jugosllavët ashtu edhe në doktrinën e “Dy popuj miq” që doli pas vdekjes së Hoxhës.
Historia që zyrtarizon lidhjet e komunistëve të Shqipërisë siç e thamë edhe më lart fillon qysh nga koha e Luftës së Dytë Botërore. Njeriu i jugosllavëve Enver Hoxha, që gjithsesi është e vështirë të besohet se nuk ka qenë shërbëtor i bindur i ndonjë agjenture historikisht antishqiptare, u bë drejtues i PKSH-së në mars të vitit 1943 në konferencën e Labinotit. Për shkak të kësaj ngritje Hoxha kishte detyrime ndaj armiqtë shekullorë të shqiptarëve që ishin serbët.
Sa për kujtesë po kujtojmë nga ajo kohë një ndër direktivat më të rëndësishme e më të njohura të Enver Hoxhës, atë të datës 3 nëntor 1943, dërguar në emër të KQ të PKSH-së, komiteteve qarkore, ku ndër të tjera thuhet:
“Duhet të popullarizojmë luftën nacional-çlirimtare dhe veçanërisht të jugosllavëve dhe grekëve. Duhet të shtrojmë haptazi dhe pa ndrojtje problemin e vëllazërimit tonë me popujt jugosllavë dhe grek. Të demaskojmë pa mëshirë reaksionin dhe shovinizmin që mundohet të na vërë në luftë me fqinjët, ta bindim popullin se interesi i lartë i atdheut kërkon që të jemi të vëllazëruar me popujt grek e jugosllavë, t`ia heqim maskën shovinizmit që mundohet të dalë si mbrojtës i Shqipërisë nga të huajt dhe t`i tregojmë botës se ne dhe vetëm ne e mbrojmë Shqipërinë nga okupatorët dhe nga imperializmat e huaja. Duhet ta bindim popullin se lëvizja nacional-çlirimtare greke dhe jugosllave jo vetëm që nuk cënon indipendencën tonë, por ndihmon për ta fituar”( shih “PPSH Dokumenta kryesore”, vëllimi I, faqe221, Tiranë 1971).
Një model tipik jugosllav ishte edhe Kongresi komunist i Përmetit (24-28 maj 1944) , si kopje e pastër e Mbledhjes së Dytë të AVNOJ-it (29 nëntor 1943) të mbajtur në Jajce të Jugosllavisë. Të gjitha organet që dolën nga “kongresi” i mbajtur në Përmet si KANÇ-i (Komiteti Anifashist Nacional-Çlirimtar) dhe Komiteti Antifashist Nacional-Çlirimtar që ishte një lloj qeverie, ishin të njejtat gjëra që dolën nga mbledhja e Jajces. Nuk po zgjatemi në të tjerat por po kujtojmë se në deklaratën e “kongresit” ju kushtua rëndësi e madhe “vëllazërimit me popujt e ballkanit” dhe domosdoshmërisë se “krijimit të një federate ballkanike”.
Pas Luftës së Dytë Botërore pushteti që u ndërtua në Shqipëri u vu plotësisht në shërbim të jugosllavëve. Kjo u pa edhe në vizitën e kryeministrit Enver Hoxha në Jugosllavi më 23 qershor-2 korrik 1946 dhe në traktatet që nënshkroi Shqipëria me Jugosllavinë. Veçojmë nga fjala e Enver Hoxhës në aeroportin e Beogradit:
“...Ju siguroj se sot gjithë populli shqiptar është çuar në këmbë dhe brohoret për popujt e Jugosllavisë. .......U çelnikos miqësia dhe vëllazërimi do të jetë i përjetshëm pse prej këtej varet e ardhmja e lumtur e popullit tonë, pse ky vëllazërim dhe kjo miqësi është e ngushtë është një nga faktorët më kryesorë të vëllazërimit të Ballkanit dhe është një faktor për mbrojtjen e paqes dhe demokracisë....(gazeta “Bashkimi” 25 qershor 1946).
Enver Hoxha në përshëndetjen e tij në Beograd ndër të tjera ka theksuar:
“...Në të kaluarën populli shqiptar ishte ndarë nga Jugosllavia për shkak të veprimtarisë së kombinuar të klikave të vendit dhe të jashtme, që kishin qëllim të përçanin dy popujt vëllezër. Me gjithë këtë populli shqiptar tregoi gjatë luftës dëshirën e fortë që t`ia presë rrugën kësaj politike antipopullore. Më në fund populli shqiptar e gjeti rrugën e drejtë dhe sot ai sheh tek Jugosllavia jo vetëm popullin vëlla e aleat por edhe mikun e tij, popullin që i ka dhënë një përkrahje të fortë si gjatë luftës ashtu edhe tani në paqe për ndërtimin e një të ardhme më të mirë.....”(gazeta “Bashkim” 26 qershor 1946).
Gjatë vizitës së tij në Jugosllavi Enver Hoxha shkoi kudo përveçse në Kososë. Ai u takua edhe më udhëheqësin komunist Josip Broz-Tito. Kur u kthye në Tiranë më 2 korrik 1946 Enver Hoxha do të deklaronte në aeroportin e Tiranës:
“..Ne, popujt vëllezër të Jugosllavisë i kemi miq të mëdhenj dhe nga më të sinqertit, dhe këtë miqësi do ta ruajmë si sytë e ballit, ta forcojmë dita-ditës pse ajo është garancia shumë e madhe e mbrojtjes së indipendencës dhe sovranitetit të vendit tonë, është një nga faktorët kryesorë të përparimit të vendit tonë......Prandaj të vemë të gjitha forcat tona që vëllazërimi mes popullit shqiptar me popujt e Jugosllavisë të forcohet shumë e shumë për të ardhmen e popullit tonë....”(gazeta “Bashkim” 3 korrik 1946).
Pjesë e politikës së gabuar të ndjekur ndaj Jugosllavisë ishin edhe traktatet skllavëruese të nënshkruara me këtë shtet. Kështu më 9 korrik 1946 u nënshkrua në Tiranë “Traktati i Miqësisë dhe Ndihmës Reciproke”, ku parashikohej edhe ngritja e ndërmarrjeve të përbashkëta shqiptaro-jugosllave dhe më 27 nëntor 1946 u nënshkrua në Beograd “Marrëveshja e Madhe Ekonomike” midis Shqipërisë dhe Jugosllavisë.
Për palën shqiptare nënshkroi ministri Nako Spiru dhe për palën jugosllave nga presidenti i Këshillit Ekonomik dhe ministër i Industrisë Boris Kidriç. Në bazë të kësaj marrëveshje u hoqën barrierat doganore dhe tregu shqiptar në një periudhë tre vjeçare u boshatis krejt.
Këto traktate dhe goditja e elementit nacionalist shqiptar apo i elitës shqiptare ishin shërbimet më të çmuara që Enver Hoxha mundi t‘i bënte Jugosllavisë. I përmendëm këto fakte edhe sepse në to gjejmë disa nga parimet e hapta dhe të fshehta që ndiqte Hoxha në raport me Jugosllavinë pavarësisht nga deklarimet shpeshherë të hedhura për konsumim popullor pas së ashtuquajturës “prishje të madhe” të vitit 1948.
Enveri Hoxha në të vërtetë e mbajti pushtetin e duke ruajtur Shqipërinë si pjesë të Jugosllavisë. Në këtë pikë atë e favorizonte karta e Jaltës, e cila ashtu e parashikonte. Për ta zbatuar këtë gjë, pas vitit 1948 nuk u zgjodh më një lidhje e hapur e miqësisë serbo-shqiptare, sepse kjo nuk mund të jetonte gjatë dhe nuk favorizohej nga konflikti që nisi mes Stalinit dhe Titos.
Atëherë si zgjidhje u zgjodh një linjë diabolike. Shqiptarët furnizoheshin me patriotizëm folklorik antijugosllav nga njera anë, dhe nga ana tjetër i pritej rruga një organizimi nacionalist dhe sabotohej kjo lëvizje edhe në Kosovë përmes orientimit ideologjik marksist-leninist në vend të frymës kombëtare. Në këtë mënyrë në Kosovë dhe në emigracion vepronin mjaft grupime politike me orientim komunist si Partia Komuniste Marksiste -Leniniste e Shqiptarëve në Jugosllavi, Fronti i Kuq Popullor, Lëvizja Popullore e Kosovës etj. Po ashtu Sigurimi i Shtetit kishte shtrirë ndikimin e tij tek këto formacione politike dhe tek emigracioni kosovar. Në mjaft raste Sigurimi ka pasur bashkëpunime me UDB-në dhe ka shitur shumë nga ish bashkëpunëtorët e tij shqiptarë nga Kosova,të cilët mendonin se i shërbenin Shqipërisë së përfytyruar prej tyre si shtet solid me parametra ndërkombëtare. Këtu mund të kujtojmë sërish se në vitin 1945 i gjithë arkivi sekret i Zyrës Sekrete të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Shqipërisë, u nis në Beograd ku gjendet edhe sot e kësaj dite. Jugosllavët pas shtënies në dorë të këtij arkivi, ndër sekretet e shumta gjetën edhe listën e agjentëve shqiptarë në Jugosllavi, të cilët u vranë të gjithë.
Lidhur me orientimin komunisto-lindor të Shqipërisë, ish udhëheqësi komunist Ramiz Alia në librin e tij “Unë Ramiz Alia dëshmoj për historinë”, në lidhje me pozicionimin politik të Shqipërisë thotë:
“Orientimi politik i Shqipërisë nga Lindja nuk është një fat që e kemi zgjedhur ne shqiptarët”(faqe 45).
Mirëpo Alia përveç disfatizmit politik që ai reklamon, nuk thotë asgjë më tepër se kaq, çka e bën edhe më enigmatike këtë thënie të tij.
Ndërsa Enver Hoxha në librin e tij “Titistët” (Tiranë 1982), në të vërtetat e këtij libri ndër të tjera thotë:
“Më 1946 u krijua Byroja Informative e partive komuniste të Evropës ku morën pjesë 9 parti duke përfshirë të gjitha partitë e vendeve të atëhershme socialiste si dhe të partitë komuniste të Francës dhe të Italisë. Jashtë mbeti vetëm një parti e një vendi socialist të Evropës: Partia Komuniste e Shqipërisë! Nuk dua të shpreh asnjëfarë pakënaqësie se pse nuk u përfshi në këtë forum të rëndësishmë edhe partia jonë, por fakti që mbeti vetëm një parti komuniste e një vendi socialist, të bën të dyshosh e të mendosh se në këtë mes diçka nuk shkonte. Vinte kjo nga mosnjohja apo nga keqinformimi i të tjerëve-këtë problem do ta vërtetojë koha. Bindja jonë është se këtu fshihet dora e agjenturës titiste..” (faqe 466).
Edhe në vitet e mëpasme, dmth pas prishjes simbolike të 1948-s (e ndodhur nën efektin sovjetik për shkak të konfliktit Stalin Tito), Shqipëria nuk doli dot nga kuadrati jugosllav. Në Jugosllavi eksiztonin dokumeta të shumta që vërtetonin se si udhëheqësit e Shqipërisë kishin qenë në shërbim të Jugosllavisë. Nisur nga kjo, jugosllavët nuk e kishin të vështirë t‘i bënin presion udhëheqjes komuniste të Shqipërisë që të paktën kjo e fundit të mos e hapte kurrë gojën për Kosovën.
Dhe realisht ky presion ka ndodhur dhe si pasojë e tij kuadrati bashkëpunues jugosllavo-shqiptar nuk u deformua kurrë.
Natyrisht që të ruhej ky kuadrat bashkëpunues me jugosllavët në vazhdimësi dhe pas vdekjes së Enver Hoxhës, duhej gjetur ustai që do të vazhdonte politikën e vetëlavdërimit folklorik dhe të vasalitetit real.
Me të drejtë shkrimtari Ismail Kadare në parathënien e librit “Vjeshta e ankthit” thotë:
“Kur Enver Hoxha me lehtësinë më të madhe i akuzon bashkëpunëtorët e vet si agjentë të Jugosllavisë, është ndoshta një nga çastet e rralla kur nuk gënjen. Në të vërtetë, në një mënyrë a një tjetër, ata ashtu ishin, agjentë të jugosllavëve (Kominternit). E vetmja pasaktësi e Hoxhës në këtë rast është se në krye të listës mundon emri i atj vetë”.
Kështu vazhdoi historia e regjimit kriminal në Shqipëri për vite e vite me radhë. Mirëpo në fund të jetës së Enver Hoxhës, në kohën kur ky i fundit kishte dhënë shenja për një gjë të tillë, filloi të dilte në plan çështja se kush do të ishte pasardhës i tij.
Shumëkush nga anëtarët e Byrosë Politike në bazë të lojës teatrale të Hoxhës besonte në vitet e fundit të jetës së këtij të fundit se mund të ishte trashëgimtar i tij. Si kritere disa përfytyronin vjetërsinë në parti dhe detyra shtetërore, besnikërinë ndaj partisë, rrethin favorizues farefisnor dhe parametra të tjera të njohura dhe të panjohura.
KASTRIOT DERVISHI

Σάββατο 1 Ιανουαρίου 1972
Stalinizmi dhe komunizmi në Shqipëri
Ky artikull u botua fillimisht si letër pa nënshkrim në janar 1949, në revistën “Internacionalja e 4-t”, - organ i partisë Socialiste Punëtore të SHBA-së. Autori, Sadik Premtja, bashkë me Anastas Lulon, ishin drejtues të grupit të të Rinjve, një nga tre grupet komuniste që u bashkuan nën kujdestarinë e jugosllavëve për të krijuar PKSH-në, më 1941. një organizatë e katërt, grupi “Zjarri”, që u tha se ishte trockist, nuk u ftua në mbledhjen themeluese. Kur Premtaj dhe Lula fituan mbështetjen e komitetit Qarkor të Vlorës, më 1943, Enver Hoxha dhe Mehmet Shehu morën pjesë personalisht në operacionin për eliminimin e të dyve. Lula u ekzekutua, ndërsa Premtja u arratis jashtë shtetit. Premtaj përfaqësoi Shqipërinë në kongresin e 3-të Botëror të Sekretariatit Ndërkombëtar të Internacionales së 4-të Komuniste, në gusht 1951 dhe mori pjesë në punimet e komisionit të Europës Qendrore të atij organi. Në tekstin që mbani në duar prezantohet me pseudonimin “Xhepi”. Nga personat protagonistë të asaj historie, Llazar (Zai) Fundo u arrestua në veri të Jugosllavisë dhe për shkak të bindjeve të veta trockiste u akuzua për lidhje me shërbimin sekret britanik; Sejfulla Malëshova që u kthye nga Moska më 1943, protestoi për spastrimin e Ymer Dishnicës në maj 1944 dhe pas çlirimit u përpoq të siguronte rehabilitimin e tij, pasi ishte përjashtuar nga udhëheqja. Kur Hoxha shfrytëzoi konfliktin Stalin-Tito për të marrë kontrollin e PKSH, gjithë projugosllavët u përjashtuan nga partia dhe qeveria, por para kësaj Nako Spiru një antijugosllav kishte “vrarë veten” ndërkaq. Madje edhe sekretari organizativ i partisë, Tuk Jakova, u përjashtua pasi i kujtoi Hoxhës më 1951 se ishin jugosllavët ata që - në esencë – kishin krijuar PKSH-në. Apologjia e Premtajt për dominimin e jugosllavëve konfirmohet nga libri i Milovan Xhilasit “Biseda me Stalinin” (që u botua në Londër më 1963). Historia e tmerrshme e evoluimit të PKSH shqyrtohet hollësisht në librin “Kultura politike në Shqipërinë e Hoxhës” të Arshi Pipës (botuar më 1984). Ky evoluim përfshin një kombinim unikal të zhvillimit të pabarabartë të konfliktit farefisnor dhe gangsterizmit stalinist. I fundit që pati trajtimin klasik nga Hoxha, ishte vetë kryeministri Mehmet Shehu, që “vrau veten” më 1981. vitet e para të udhëheqësit të mëpastajmë të Shqipërisë, Ramiz Alia, përshkruhen nga John Holiday në shkrimin e vet “Tirani i Tiranës”, botuar në gazetën ‘The Times’, më 11 janar 1990. Adhurimi ndaj Hoxhës vazhdon edhe në këtë periudhë (shih shkrimin e Peter Pophan “Duke qeverisur nga varri”, botuar në ‘Independent’, më 15 prill 1990.
Versioni stalinist i ngjarjeve, me një heshtje të bukur për fatin e kundershtarëve të ndryshëm, gjendet në ‘Historinë e PPSH’, botuar në Tiranë, më 1971. Ndërsa ka referime për politikën e grupeve që iu kundërvunë Grupit të Korçës, është e nevojshme të nënvizohet se ato nuk mund të jenë të besueshme, teksa i përkasin një partie që si metodë kryesore të dialogut politik ka revolverin”.
Al Richardson
Stalinizmi dhe komunizmi në Shqipëri
Nga Sadik Premtja
Nevojitet një libër i tërë për të dhënë pamjen e plotë të lëvizjes komuniste në Shqipëri dhe mënyrën se si kjo lëvizje u tradhëtua. Unë do të kufizohem këtu në paraqitjen e momenteve kryesore që, jam i sigurt, do të shërbejnë si një mësim për proletariatin e të gjithë vendeve, i cili ende është i painformuar për faktin se stalinizmi mund të përfaqësojë gjithçka, përpos një partie komuniste.
E konsideroj përvojën tonë një mësim të mirë, sepse e di që klasa punëtore e çdo vendi mëson jo vetëm nga eksperienca e saj, por edhe nga përvoja e hidhur e punëtorëve në vendet e tjerë. Kur dikush paralajmëron se një zjarr ka rënë diku, dikush tjetër do të ishte mendjelehtë, madje dhe i marrë, nëse përpiqej ta verifikonte këtë fakt, duke futur dorën e vet mes flakëve. Dhe tani, le të hyj në temë:
Para vitet 1941, nuk ekzistonte parti komuniste në Shqipëri. Ekzistonin vetëm tre grupe: Grupi i Shkodrës, Grupi i të Rinjve dhe grupi i Korçës; dhe ndonëse që të tre pretendonin se ishin komunistë, ndodheshin në një përplasje të vazhdueshme me njeri-tjetrin. Në kushtet e mungesës së përvojës dhe të edukatës marksiste – leniniste, këto tre grupe ishin të paaftë të arrinin në një vijë politike të drejtë. Secili vepronte sipas ideve dhe spontaneiteteve të veta, dhe pjesa më e madhe e veprimtarisë së tyre ezaurohej në polemikat kundër dy grupeve të tjerë kundërshtarë.
Nga fundi i vitit 1941, me hyrjen në luftë të BRSS, grupi i Shkodrës dhe ai i të Rinjve, e ndjenë të nevojshme të bashkojnë forcat e tyre dhe njëkohësisht i bënë thirrje për këtë edhe grupit të Korçës (grupit të udhëheqësit të mëpastajmë të Shqipërisë), por ky grup refuzoi kategorikisht t’u përgjigjej tirrjeve për bashkim. Të pafuqishëm për ta arritur ata vetë bashkimin e tre grupeve dhe duke parë se BRSS (që e konsideronin si kështjellën e komunizmit botëror) ndodhej nën kërcënimin e ushtrisë hitleriane, ata vendosën të kërkonin ndihmën e shokëve të huaj. Ata shokë të grupit të Shkodrës e të të Rinjve, që jetonin në krahinën shqiptare të Kosovës, që ishte, ashtu si dhe tani, nën okupimin jugosllav, gjetën mundësinë për të kontaktuar me Miladin Popoviçin dhe Dushan Mogushën, dy stalinistë jugosllavë. Shokët nga Kosova shpjeguan gjendjen e tre grupeve dhe në marëveshje me udhëheqjet e këtyre grupeve, i ftuan jugosllavët të vinin në Tiranë, me qëllim që të ndihmonin në krijimin e Partisë Komuniste Shqiptare, duke u dhënë njëkohësisht fund mosmarrëveshjeve të mëparshme.
Të dy stalinistët u paraqitën në Tiranë dhe, ndonëse nuk kishin asnjë autorizim zyrtar nga partia Komuniste Jugosllave, u mirëpritën dhe sugjerimet e tyre u pranuan. Propozimi i tyre i parë ishte që të mblidhje një konferencë me disa përfaqësues nga secili grup. Përpos jugosllavëve ishin edhe 16 përfaqësues nga tre grupet që morën pjesë në mbledhje, objekti i së cilës ishte themlimi i PKSH.
Mbledhja themeluese
Përfaqësuesit e secilit grup paraqitën nga një raport si dhe një vlerësim personal të punës që kishte bërë grupi i tyre dhe njëkoëhisht kritikuan punën e grupeve të tjerë. Pas çdo ndërhyrjeje, pasoi një diskutim i përgjithshëm, shumë i acaruar, që çoi në një polemikë të zgjeruar me skuza të ndërsjellta personale. Gjatë diskutimeve doli në pah fryma e vjetër e grupeve. Kah përfundimi i diskutimeve, jugosllavët, që kishin kuptuar frymën revolucionare dhe ndërgjegjjen e të Rinjve, shfrytëzuan sinqeritetin dhe modestinë e këtyre të fundit, për t’u bërë kritikat e mëposhtme:
a) Të Rinjtë nuk kanë mundur të materializojnë ndikimin e madh që kishin te masat;
b) Grupi është kufizuar kryesisht në edukimin e kuadrove dhe në përkthimin e literaturës marksiste.
Drejtuesit e grupit të të Rinjve, Anastas Lula dhe Xhepi, të mbështetur dhe nga disa pjesëtarë të grupeve të tjerë, mes të cilëve Vasil Shantoja, iu përgjigjën kësaj kritike qesharake si më poshtë:
“Nuk pretendojmë se kemi bërë gjithçka që mundnim. Mirëpo, nga ana tjetër, duhet ta dini se nuk është kaq e lehtë të bëhet ajo që propozoni. Ju nuk jeni mësuar me kushtet, rrethanat e zakonet e vendit tonë, ashtu sikurse ne nuk jemi mësuar me kushtet, rrethanat, zakonet e vendit tuaj. Në Shqipëri komunizmi është një dogmë e importuar. Nuk është produkt i zhvillimit të kushteve ekonomiko-shoqërore. Këtu lëvizja komuniste u propagandua nga intelektualët, veçanërisht nga studentët e shkollave të mesme. Shqipëria është një vend i pazhvilluar bujqësor që nuk ka aspak industri. Nuk ekziston proletariati industrial, rrjedhimisht nuk kemi asnjë organizatë proletariati që të promovojë, të paktën, objektiva ekonomike.
Gjithashtu, nuk duhet të bëni gabimin e t’i shihni kushtet e sotme dhe ato të kaluarat, nga i njëjti këndvështrim. Kushtet e reja janë një parodi e atyre të vjetrave. Së pari, në ditët e para të pushtimit pushtimit fashist të vendit tonë, ishte shumë e vështirë të bëje propagandë tek masat për dy arsye: Nga njera anë, sepse sukseset e ushtrisë nazifashiste e bënë popullin tonë të humbasë çdo besim në një fitore eventuale të forcave aleate; dhe nga ana tjetër, sepse në ditët e para të pushtimit, fashizmi, në zbatim të objektivave të veta, bëri një përmirësim provizor të kushteve ekonomike të masave, kushte që ishin shumë më të këqija nën regjimin e mbretit Zog. Megjithatë, bëmë më të mirën e mundshme për t’u afruar me masat. Nuk e kufizuam kurrë veprimtarinë tonë në edukimin e kuadrove dhe përkthimin e literaturës, siç na akuzon Grupi i Korçës, i cili në këtë mënyrë ekspozon armiqësinë e vjetër ndaj nesh. Nuk jemi kundër kritikës dashamirëse, përkundrazi, e mirëpresim, sepse kritika e veprimtarisë së mëparshme na forcën dhe rrit përvojën tonë për të ardhmen. Jemi një grup të rinjsh me entusiazëm, po për fat të keq, na mungon përvoja. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për dy grupet e tjerë, të cilët, në raportet që paraqitën, kanë ekzagjeruar shumë lidhur me veprimtarinë e tyre të mëparshme. Asnjëherë nuk patëm si qëllim të vetëm edukimin e kuadrove, duke besuar se në një moment të caktuar këto kuadro do të shkrihen, me një mënyrë pompoze, me masat. Nuk ka asnjë kufi në formimin e kuadrove. Formimi i kuadrove dhe puna me masat janë dy gjëra shumë të ndërlidhura: sa më shumnë kuadro që të kemi, aq më mirë shkrihemi me masat; dhe anasjelltas: sa më shumë shkrihemi me masat, aq më i madh do të jetë numri dhe fuqia e kuadrove. Sapo përfunduam format tona të edukimit shkuam në periferi dhe organizuam kudo rrethe studimi, që po rriten përditë në numër. Dhe këtë e bëmë për t’i shërbyer qëllimit tonë, pa kurrfarë interesi personal. Sot, që kemi një situatë krejtësisht tjetër, tani që kushdo mund të shohë me sytë e tij se “ushtria e madhe e Duçes” nuk është aspak e pathyeshme, sikundër u mburrën zyrtarët fashistë shqiptarë, jemi në gjendje t’i afrojmë në një nivel më të madh masat popullore dhe njëkohësisht të fillojmë menjëherë aksionin kundër murtajës fashiste dhe shërbëtorëve të saj. Përfundimisht, çka është bërë i përket të shkuarës dhe nuk mund të ndryshojë. Dikush ka arritur më shumë, dikush më pak. Preokupimi ynë kryesor tani është të bëjmë më të mirën, si komunistë të mirë.
Përveç fjalëve, që nuk u thanë për justifikim, por thjesht për shkak të respektit ndaj të vërtetës, përfaqësuesit e të Rinjve nuk mund të kuptonin përse stalinistët jugosllavë vazhduan t’i trajtonin kaq keq. Më tej, kur u kërkuan sqarime për urdhërat dhe propozimet, stalinistët u zemëruan dhe i kritikuan ashpër, duke i quajtur “intelektualistë”. Kur u kërkohej një shpjegim, stalinistët përdornin temrin “intelektualist”, si argumentin më të fuqishëm. Shokët shqiptarë kërkuan shpjegime me sinqeritet dhe dashamirësi. Donin shpjegime për të mësuar me saktësi se çfarë duhej të bënin për të plotësuar detyrat e tyre në mënyrë sa më të kënaqshme. Sigurisht, ka raste kur kjo kërkon më shumë kohë nga udhëheqësit, por vendimet dhe çështjet që nuk kërkojnë asnjë shpjegim janë përjashtime, ato nuk përbëjnë rregullin. Megjithatë, shokët që kishin mendim të kundërt, i pranuan pikëpamjet e shumicës, edhe pse nuk u bindën asnjëherë për drejtësinë e tyre.
Në mbyllje të diskutimeve, Miladini kërkoi nga shokët shqiptarë ta autorizojnë për të emëruar Komitetin Qendror të Partisë. Kjo u miratua vullnetarisht dhe në mirëbesim nga të gjithë, në kushtet e mosnjohjes totale të manovrimeve staliniste. Pastaj Miladini lexoi emrat e dy-tre kandidatëve nga çdo grup, nga të cilët do të zgjidheshin anëtarët e Komitetit Qendror. Mirëpo, vuri si kusht që ndër kandidatët nuk duhet të jenë drejtuesit e grupeve, pasi mosmarrëveshjet e mëparshme të tyre do të rrezikonin punën e partisë, veçanërisht nëse KQ rezultonin dhe mosmarrëveshje të reja. Ky argumnent gjithashtu u konsiderua i drejtë nga shokët shqiptarë.
Disa ditë më vonë, drejtuesit e grupit të të Rinjve mësuan se Komiteti Qendror përbëhej nga drejtuesit e dy grupeve të tjerë, plus një pjesëtar të të Rinjve. Ndonëse u zhgënjyen nga ky fakt, si dhe nga mosbesimi dhe djallëzia e Miladinit, nuk bënë asnjë kundërshtim. Të Rinjtë mendonin vërtet se Miladini, - që si shok me përvojë gëzonte besimin e pakufishëm -, vepronte në dobi të partisë. Veç kësaj, nuk donin të kujtonte Miladini se ata donin të bëheshin me çdo kusht anëtarë të KQ. Drejtuesit e grupti të të Rinjve nuk u interesuan aspak që t’i merrnin vetë vendet në KQ. I vetmi qëllim i tyre ishte interesi i partisë. Mirëpo, veprimet e Miladinit u përcaktuan nga karakteri i tij. Si një burokrat stalinist, ai nuk do të mund të vepronte ndryshe. Urdhërat që kishte marrë nga eprorët e vet kërkonin krijimin e një klike agjentësh që do të ishin totalisht në dispozicion të Kremlinit. Miladini e kuptoi shumë shpejt se drejtuesit e grupit të të Rinjve, ngase ishin marksistë-leninistë të vendosur, të ndërgjegjshëm për misionin e tyre dhe revolucionarë në kuptimin e vërtetë të fjalës, përbënin pengesë për realizimin e planeve të tij.
Krijohet një klikë
Sapo listat e pjesëtarëve të tre grupeve iu dhanë Komitetit Qendror bashkë me gjithë bazën materiale (botime, makina shkrimi, kapitale financiare), Dushan Mogusha dhe një anëtar i KQ që ishte ai adjutant i tij, filluan të krijonin celula të ndryshme, duke përzier gjithë pjesëtarët e të tre grupeve. Meqenëse frikeshin nga pjesëtarët e të Rinjve, caktuan në ato celula numrin më të madh të mundshëm nga dy grupet e tjerë, me qëllim që të fitonte shumicën në zgjedhjet për komitetet qarkore. Këtë përzgjedhje e bënë me pretekstin se në fazën aktuale pak nga shokët dispononin vetitë e domosdoshme për të qenë anëtarë të partisë.
Paralelisht, për të siguruar shumicën, nuk ngurruan të afronin njezër me karakter veçanërisht të dyshimtë. Nuk ua kishin fare frikën njerëzve me dobësi në karakter apo në formimin edukativ. Ata prej të cilëve kishin frikë, ishin komunistët. Frika e tyre ishte pa bazë, mirëpo, njerëz me ndërgjegjje të trazuar janë të prirur të dyshojnë për gjithë botën. Nëse drejtuesit e grupit të të Rinjve synonin të merrnin poste dhe ofiqe në parti, do ta bënin qysh në fillim, duke mos ua besuar jugosllavëve emërimin e KQ dhe të këmbëngulnin që vendet në KQ të caktoheshin sipas dëshirës së tyre.
Gjatë mbledhjes së përfaqësuesve (1941) për zgjedhjen e komitetit qarkor të Tiranës, një pjesëtar i grupit të të Rinjve protestoi kundër metodës së zgjedhjes, që e cilësoi si “fashiste”. Ai u detyrua për këtë nga sjellja e jugosllavëve, të cilët bënë marifete të ndryshme për të zgjedhur kandidatët që dëshironin. Ky fakt, dhe të tjerë, më pak të rëndësishëm, ndikuan në lindjen dhe zhvillimin e një pakënaqësie në radhët e luftëtarëve të të Rinjve. Shokët e pakënaqur iu drejtuan udhëheqësve të tyre të mëparshëm, Anastasit dhe Xhepit. Ata i këshilluan të mos merren në mënyrë individuale me çështje që vetëm partia do të mund t’i zgjidhte. I këshilluan që çdo gjë ta diskutojnë me drejtuesit e celulave të tyre. I këshilluan gjithashtu, që të mos revoltoheshin, pse partia ishte e re dhe gabimet ishin të pashmangshme. Megjithë përpjekjet e Anastasit e të Xhepit për t’i qetësuar shokët e pakënaqur, ata u akuzuan nga Miladini dhe KQ për mbjellje të frymës së pakënaqësisë. Kjo i lëndoi thellë ata. Kishin treguar guxim të madh politik dhe qenë përballur me vështirëtë mnë të mëdha, si gjatë pushtimit fashist, edhe gjatë regjimit diktatorial të mbretit Zog. Po të donin, sigurisht, kishin kurajë të madhe t’i kundërviheshin hapur Miladinit, atij Miladini që vetë ata e kishin çliruar nga një kamp përqendrimi dhe e kishin sjellë në Tiranë duke e lënë - me dëshirën e tyre – çdo gjë në dorë të tij.
Kontradiktat e para
Porsa Miladini konsolidoi pozitën e tij në Shqipëri dhe krijoi klikën e vet, thirri një mbledhje, qëllimi i të cilës ishte të gjykoheshin Anastasi e Xhepi, me akuzën e fraksionizmit.
Vijon teksti i vendimit:
“Eshtë bërë e qartë se që të dy ju nuk jeni çliruar akoma nga fryma e sektarizmit, dhe më seriozja, ju jeni përçuesit kryesorë të kësaj fryme tek shokët e tjerë të grupit tuaj të mëparshëm. Duhet ta pranoni se kjo është një pengesë për partinë. Mbledhja ju këshillon të pranini gabimet tuaja dhe të bëni autokritikë”.
Përveç Miladinit dhe agjentëve të vet, në mbledhje merrte pjesë dhe një person, i cili vetëm tre muaj më parë ishte akuzuar nga Miladini si agjent i shërbimeve sekrete. Megjithatë, Anastasi dhe Xhepi nuk bënë asnjë protestë dhe e lanë mbledhjen të vazhdonte. Përgjigja e tyre (Anastasit dhe Xhepit) ishte si më poshtë:
“Është e qartë se kur disa gjëra në parti nuk shkojnë mirë, kjo përbën pengesë për mbarëvajtjen e saj. Dhe jemi dakord se është pengesë fryma e vjetër e grupeve. Por nuk duhet që këtë ta shqyrtoni në mënyrë të njëanshme. Si marksistë duhet gjithmonë të përpiqemi të zgjidhim problemet tona me ndihmën e materializmit dialektik. E dini se nuk ka pasojë pa shkak. Fryma e grupazhit që shfaqet ndërmjet shokëve tanë është produkt i frymës që doninon në masë shumë më të madhe ndërmjet dy grupeve të tjerë që janë në udhëheqje të partisë. Eliminimi i frymës së grupazhit në radhët e udhëheqjes, do të bënte që të eliminohej shpçejtësisht edhe ndërmjet shokëve të tjerë. Mirëpo, përderisa keni të drejtën të na nxirrni para gjyqit dhe për këtë arsye të mos na lejoni të shqyrtojmë të metat tuaja, nuk kemi asnjë rrugëdalje tjetër, pos të mbyllim sytë për të mirën e partisë. E përsërisim se fryma e grupazhit do të eliminohet vetëm atëherë kur ju të dëshmoni drejtësinë dhe paanshmërinë tuaj”.
Mbledhja u mbyll me deklaratën e mëposhtme të shokut Miladin:
“Në rast se KQ vendos t’ju përjashtojë nga partia dhe nga ana tjetër – duke pasur parasysh se jeni revolucionarë të vjetër – vendos të mbajë kontakte me ju, ju jeni të gatshëm ta respektoni këtë vendim? Sepse, duhet t’ju paralajmërojmë që, nëse nuk pranoni atëherë partia do të marrë masa më drastike kundër jush”.
Madje dhe një fëmijë do të mundte të kuptonte se KQ i Partisë Komuniste Shqiptare kishte vetëm emrin të tillë, pse Komiteti Qendror i vërtetë përbëhej vetëm nga Miladini dhe Dushani. Kushdo e dinte se anëtarët e KQ ishin agjentë të Miladinit dhe ekzekutorë të urdhrave të tij.
Anastasi dhe Xhepi që e donin partinë më shumë se jetën e tyre dhe që shpresonin se gjendja do të rregullohej, jo vetëm që nuk mund të pozicionoheshin në mënyrë armiqësore ndaj partisë, por përkundrazi, ishin të gatshëm të qëndronin gjithmonë në dispozicion të saj. Duke pranuar bashkëpunimin që u propozoi Miladini, filluan të dyshonin se sulmet sistematike nuk do t’u dilnin për mirë. Miladini me sjelljen e tij tregoi se nuk ishte një komunist i vërtetë. Filluan ta konsideronin si një shovinist serb dhe intrigant, i cili nën maskën e komunizmit donte të krijonte një klikë për t’iu shërbyer më mirë interesave të vendit të tij.
Megjithatë, drejtuesit e grupit të të Rinjve menduan se ishte më mirë që përgjegjësinë për pasojat e kësaj situate t’ia linin Komitetit Qendror. Që të mos shkaktonin një përçarje në parti, preferuan të japin dorëheqjen. Ndonëse të përjashtuar nga partia, plotësuan gjithë objektivat, me përpikmëri dhe vullnet të mirë. Për fat të keq, ndershmëria dhe ndërgjegjja e tyre revolucionare kishin acaruar klikën burokratike.
Shokë të ndershëm dhe revolucionarë të mirë, që ishin veçanërisht të dadhur tek masat, duhej të hiqeshin qafe. Për këtë arsye, udhëheqja urdhëroi agjentët e vet që të organizonin një kontroll për veprimtarinë e gjithë komunistëve të vërtetë dhe posaçërisht të dy shokëve, Anastasit e Xhepit. Anasatasi dhe Xhepi, ndonëse e dinin këtë, nuk protestuan, sepse e dinin që partia e kishte të nevojshme të kontrollonte veprimtarinë e anëtarëve të saj. Por ajo që i revoltoi ishte fakti se ata që u caktuan si përgjegjës për kontrollin ishin njerëz pa as edkumin elementar marksist dhe rrjeshimisht jo kompetentë për një gjë të tillë. Sepse kjo ishte një punë me të vërtetë e vështirë dhe delikate. Një shok i paedukuar është realisht i paaftë të gjykojë drejt për çështjet dhe raportet e tij do të jenë të pasakta.
Por ç’ishte më e keqja, këta agjentë kishin udhëzime nga KQ që të hartonin raporte negative për shokët që kishin nën mbikqyrje. Raporte të tëra u shkruajtën, përmbajtja e të cilave deri më tani mbetet e panjohur për shokët që u referoheshin. Shokët e dinin se parimi komunist i kontrollit të anëtarëve bazohet në prirjen për të zbuluar gabimet. Mirëpo, në asnjë rast nuk është e ndershme që kontrolli të shfrytëzohet me qëllim futjen në grackë të shokëve. Për fat të keq, në Partinë Komuniste Shqiptare fryma e futjes së dikujt në kurth dominoi mbi frymën e korrigjimit të gabimeve.
Në Partinë Komuniste Shqiptare nuk ekzistonte as minimumi i prirjes për një kontroll të hollësishëm, nga maja e flokëve deri në fund të këmbëve, siç e donte dhe vetë Lenini. Pati vetëm e vetëm një kontroll tepër të rreptë nga lart, ndërsa leninizmi na mëson se kontrolli duhet të jetë shumë më i fortë nga poshtë, sepse gabimet eventuale që mund të bëjë udhëheqja mund të jenë katastrofale, ndërsa gabimet që bëjnë anëtarët e thjeshtë nuk mund ta dëmtojnë kurrë seriozisht partinë. Nëse një shok përpiqej të bënte kritikë për gabimet e një udhëheqësi, atëherë jo vetëm që kjo e drejtë e tij nuk merrej parasysh, por ai mund edhe të sulmohej nga drejtuesi i celulës së tij, me epitetin përçmues Xhepist, trockist, sabotator. Për t’iu shmangur kësaj situate të padëshirueshme, shokët nuk guxonin më të kritikonin gabimet që vërenin. Këtu është shembulli i një kritike që një anëtar dege ia drejtoi një anëtari të Komitetit Qarkor të Vlorës, në lidhje me një udhëheqës tjetër. Shoku në fjalë, kthehej një natë nga një fshat e shkonte në një tjetër, i shoqëruar nga një grup guerrilasish të armatosur. Rrugës u ndeshën me një skuadër të milicisë fashiste. Aty, në vend që ai që sillej me dinjitetin që i jepte posti, veproi si një frikacak, braktisi jo vetëm shokët, por la edhe pallton e vet.
Në një rast tjetër, gjatë një beteje të mundimshme kundër fashistëve që ishin dërguar për të goditur fshatin, (betejë që më pas u bë epike prej popullit shqiptar), Gjormi, i njëjti person, e braktisi frontin me pretekstin se i dhimbte stomaku. Në të vërtetë, e braktisi betejën që të shkonte për të ngrënë pulë të pjekur në një fshat tjetër, ku ishte i sigurt se nuk dëgjohej zhurma e betejës. Pati dhe shumë raste të ngjashme.
Persekutimi i opozitës
E shqetësuar nga kritikat konstante dhe duke parë se po dita-ditës po humbte terren, klika burokratike vendosi të gjejë një rrugëdalje nga qorrsokaku. E vetmja mënyrë për të mbrojtur pozitat e saj ishte të hiqte qafe opozitës revolucionare sa më shpejt që të ishte e mundur, tani që ndodhej në stadin fillestar. Për ta dërrmuar atë, klika i dha rrugë të eliminonte gjithë revolucionarët e pakompromis, nëpërmjet vrasjeve sekrete.
Sapo u muar vendimi, u realizua menjëherë. Anastas Lula, marksist-leninisti më i njohur në Shqipëri, u vra brutalisht. Sapo u mësua ky lajm i tmerrshëm, shoku Difi, komisar i batalionit të Mallakastrës, (në atë kohë ishte njësia më e madhe ushtarake partizane), ky pjesëtar i devotshëm i opozitës revolucionare, erdhi të takojë shokun Xhepi, me qëllim që të bisedonte për këtë dhe të bien dakord për një plan veprimi. Difi tha:
Unë sapo mësova diçka që është revoltuese jo vetëm për ju, po për çdo komunist të ndërgjegjshëm. Para disa ditësh, Komiteti Qendror ka zhvilluar një mbledhje, ku është vendosur të dënoheni me vdekje ju, Anastasi dhe disa të tjerë. Anastasi u arrestua nga një skuadër e batalionit që i takonte dhe e çuan larg në një fshat ku nuk e njihte kush dhe aty e akuzuan si trockist, tradhëtar, spiun, e të tjera si këto. Kur ai tentoi të fliste për të heshur poshtë akuzat, skuadra e largoi dhe e ekzekutoi brutalisht. Për ju ata kanë vendosur një mënyrë tjetër ekzekutimi. Duke ditur se ju gëzoni popullaritet të madh në radhët e partisë dhe në banorët e Vlorës, do t’ju vrasin në fshehtësi gjatë natës dhe të nesërmen do të organizojnë një funeral madhështor, me lule, kurora dhe fjalime ku do të ngrihet në qiell herozimi dhe virtytet tuaja. Problemi ynë është të vendosim se çfarë do të bëjmë për t’i dhënë fund këtij terrorizmi individual të frikshëm. Unë e di se kjo që po bëj, përbën shkelje të disiplinës së partisë, por kjo shkelje është absolutisht e domosdoshme, e bëj për hir të shpëtimit të partisë dhe parandalimin e gabimeve që mund të sjellin vetëm katastrofën. Veç kësaj, për një shok si ju, unë e di shumë mirë se akuzat kundër jush janë thjesht të fabrikuara. Nëse ju keni ndonjë synim për të dëmtuar partinë dhe për të marrë udhëheqjen, siç thonë ata, unë e di se ju do të ma thoshnit më së pari mua, shokut tuaj më të ngushtë. Është krejtësisht e kundërta. Çdo herë që kam shprehur pakënaqësinë për Qarkorin e Vlorës, jeni përpjekur të më bindni se ishte e domosdoshme të kem besim tek partia. Unë nuk mund ta kuptoj se si mund t’ju akuzojnë për një gjë të tillë. Për mua është një klikë që, nën maskën e komunizmit kërkojnë të sigurojnë një monopol të përhershëm mbiudhëheqjen e partisë dhe në shërbim të këtij qëllimi, kanë vendosur të eliminojnë gjithë revolucionarët me vlerë. Si mund të justifikohet vrasja e shokëve, pa asnjë gjyq dhe pa u dhënë mundësinë të mbrojnë vetveten? Unë besoj se kjo është tradhëti e hapur ndaj lëvizjes sonë revolucionare, mirpo ju kërkoj juve, si një komunist me përvojë, të na tregoni një rrugë normale se si mund t’i ndalojmë këto procese gjyqësore.
Për mendimin e Xhepit, mënyra më e mirë komuniste do të ishte thirrja e një konference, me pjesëmarrjen e të paktën dy delegatëve nga çdo degë, gjithë anëtarët e Qarkorit të Vlorës dhe një ose dy anëtarë të Komitetit Qendror. (Vlora ishte një nga qendrat më revolucionare dhe vendi më i mirë për t’u aplikuar parimet leniniste të centralizmit demokratik). Objekti i konferencës do të ishte shqyrtimi i fajeve dhe i gabimeve, dhe ndëshkimi i përgjegjësve. Nëse procesi tregonte se Qarkori i Vlorës nuk gëzonte më besimin e shumicës së shokëve, duhej të zgjidhej në mënyrë demokratike një komitet i ri i Qarkut.
Mirëpo, ndonëse 80 për qind e anëtarëve e donin thirrjen e kësaj konference, Qarkori i Vlorës, bashkë me Komitetin Qendror e kundërshtuan kategorikisht atë. Fillimisht ata u shtirën në favor të idesë për një konferencë të tillë, por këtë e bënë thjesht për të fituar kohë me qëllim që të përgatitnin planin për eliminimin e shokëve më aktivë e më të ndërgjegjshëm. Sapo plani i tyre terrorist u hartua, ata arrestuan në fshehtësi komisarin politik të komunës së Dukatit. Pastaj organizuan një pritë për vrasjen e shokut Xhepi, por ai mundi të shmangej, falë shokëve të tij që e paralajmëruan në kohën e dukur. Ata arrestuan në mënyrë të ulët Xhemil Çakërrin – komisar politik dhe Vangjon – komandant i batalionit të Vlorës. I çuan në një mulli, ku do t’i ekzekutonin. Komisari politik u vra brutalisht, por komandanti arriti të shpëtonte vetëm me plagë në duar dhe gjeti strehë në një fshat, ku banorët i ofruan një pritje miqësore.
Mehmet Shehu (sot gjeneral i plotfuqishëm stalinist), krimineli më i famshëm në Shqipëri, shkoi në atë fshat dhe e arrestoi prapë Vangjon, u tha banorëve se tentativa për ta vrarë ishte një akt aksidental i grupit të shoqërimit dhe se Vangjo tani do të dilte para gjyqit të partisë.
Vangjo u çua në një shtëpi në mes të pyllit dhe aty, nën kanosjen e një arme, e detyruan të shkruante një urdhër për batalionin, sipas të cilit urdhër ia kalonte komandën gjeneralit në fjalë. Vangjo qëndroi i burgosur për tre muaj, pastaj mundi të arratisej dhe t’u bashkohej shokëve të opozitës.
Ndërkaq, vrasjet e revolucionarëve opozitarë u bënë përherë e më të shpeshta. Nëpërmjet shtypit e propagandës udhëheqja u përpoq të krijonte përshtypjen se kërkesa për thirrjen e konferencës kishte si qëllim të vetin shkatërrimin e partisë dhe se ishte një komplot i thurrur nën drejtimin e Xhepit.
Nëse opozita revolucionare përfshihej në një komplot, siç pretendonin stalinistët, rrëzimi i klikës do të ishte i pashmangshëm dhe pa vështirësi, sepse klika ishte një minorancë në Vlorë. Por shokët e opozitës revolucionare, që nuk i njihnin metodat staliniste, përkundrazi, synonin të vepronin në mënyrën më legale të mundshme brenda partisë. Nuk ishin dhe nuk do të mund të ishin armiq të partisë. Por klika udhëheqëse kishte vendosur t’i godiste me çdo mjet e mënyrë. Revolucionarët e ndërgjegjshëm të opozitës e kishin të pamundur të përdornin armët kundër shokëve të tyre. klika staliniste nga ana tjetër, nuk kishte asnjë hezitim t’i zyhste duart në gjakun e militantëve revolucionare, të sprovuar në betejat kundër fashizmit dhe forcave okupatore.
Vetëkuptohet, se opozita revolucionare në Shqipëri ra viktimë e pavendosmërisë së vet dhe kjo lejoi eliminimin e gjithë atyre që u shprehën në favor të thirrjes së konferencës. Duhet të kuptohet edhe nga një fëmijë, se klika burokratike e refuzoi thirrjen e konferencës, jo pse e konsideroi si një rrezik për partinë, por sepse e kishte të pamundur të justifikonte veprimet e veta dhe mbi të gjitha, e kishte të pamundur të shpjegonte devijimin nga vija e pastër komuniste. Rrjedhimisht, rruga më e lehtë ishte të fitohej kohë nëpërmjet terrorit. Nëse udhëheqësit stalinistë ishin revolucionarë të vërtetë, ata nuk kishin asnjë arsye të trembeshin nga mbajtja e konferencës, qëllimi i vetëm i së cilës ishte të korrigjonte gabimet e të kaluarës dhe të zgjidhte organet drejtuese në mënyrë demokratike.
Ishte e pamundur për komunistët që kishin bërë kaq sakrifica për themelimin e partisë, të shkatërronin me duart e tyre frytet e një pune kaq të madhe. Stalinistët e dinin shumë mirë këtë. Jo, arsyeja kryesore e dredhisë së tyre lidhej me frikën se mos humbisnin udhëheqjen e partisë. Edhe nëse ata dëshironin ta pranonin propozimin krejtësisht të përligjur të opozitës, megjithatë ishin të paaftë ta bënin këtë, pse ata luanin një rol jo të pavarur. Jo ata, por dikush tjetër komandonte në Shqipëri: gjeneralismi Stalin.
Gjithsesi, ky është mendimi i autorit, se gjendja tragjike e partisë sonë përbën një provë të mjaftueshme se stalinizmi, jo vetëm u vetëzëvendësua prej fashizmit, por e tejkaloi fashizmin në metodat dhe politikat që ndoqi.
Klika
Është e qartë se nuk mund të priteshin shumë gjëra nga Partia Komuniste Shqiptare. Por ka edhe parti të tjera komuniste, parti të vjetra me tradita të mira revolucionare, - siç është PK Franceze- udhëheqja e të cilës prej shumë kohësh është bërë instrument i klikës burokratike të Kremlinit. Lëvizja komuniste ishte ende në stadin embrionial kur u infektua nga stalinizmi. Pak prej shokëve kishin një koncept të turbullt për marksizëm – leninizmin. Pjesa tjetër ishin simpatizantë që u bindën për drejtësinë e komunizmit më tepër për arsye emocionale, se sa anëtarë me edukatë revolucionare. Është vërtetë e vështirë të bëhesh komunist vetëm me një urdhër, si në rastin e Shqipërisë. Komunizmi është produkt i kushteve specifike ekonomiko-sociale (lufta e klasave), dhe këto nuk kishin arritur një stad të kënaqshëm pjekurie në Shqipërinë e asaj kohe. Partia ekzistonte prej vetëm 18 muajsh dhe komunistëve shqiptarë u nevojitej koha e domosdoshme për të edukuar veten dhe për t’u zhvilluar.
Atje nuk kishte proletariat industrial dhe, rrjedhimisht, lufta e klasave e organizuar nuk ekzistonte. Ajo që vlen të theksohet është se populli shqiptar, përkundër betejave të ashpra për ekzistencë dhe shtypjes nga regjimet e huaja, kanë treguar një shpirt revolucionar të pakrahasueshëm.
Për shkak se udhëheqësit e lëvizjes komuniste shqiptare nuk kishin përvetësuar as parimet elementare të komunizmit, stalinistët jugosllavë mundën natyrisht të krijonin pas asnjë pengesë një klikë që u bindej verbërisht urdhërave të tyre. Është e tepërt të themi se direktivat e para qenë të eliminoheshin me anë të vrasjeve revolucionarët e vërtetë marksistë-leninistë. Për ata, komunistët e veçuar përfaqësonin një rrezik. Fashistët dhe reaksionarët, në sytë e tyre, kishin rëndësi sekondare.
Rrjedhimisht, e bindur ndaj “ustallarëve” të huaj që u premtoi poste dhe ofiqe, kjo klikë avancoi në vrasjen e militantëve të shquar revolucionarë, të cilët në të vërtetë e kishin krijuar lëvizjen komuniste në Shqipëri.
Pas refuzimit të udhëheqjes për thirrjen e konferencës, dhe pasi ata filluan metodat terroriste kundër opozitës revolucionare, këta të fundit publikuan një broshurë me titull “Përse u prishëm me të vetëquajturën Parti Komuniste”. Dokumenti ishte nënshkruar nga “Organizata e Komunistëve të Vërtetë”. Qëllimi i kësaj broshure ishte të informoheshin anëtarët e partisë dhe opinioni për gjithë tradhëtitë që ata kishin kryer.
Pas publikimit të buletinit, lëvizja revolucionare e Vlorës u pasua nga disa lëvizje të ngjashme, sidomos në qendra si Berati, nën udhëheqjen e militantëve revolucionarë, si Resuli, Namiku dhe Fatbardhi.
Për fat të keq, këtu lëvizje u dënuan me izolim, sepse ato filluan në periudhën kur klika burokratike i kishte konsoliduar ndërkaq pozitat e veta nëpërmjet metodave terroriste dhe demagoge.
Stalinistët filluan të akuzonin opozitën revolucionare se punonte në krahun e reaksionit. Por revolucionarët ishin në gjendje të provonin me fakte të shumta se qenë stalinistët ata që kishin zhgënjyer masat nëpërmjet aktivizimit të metodave terroriste kundër shokëve, të cilët kushdo i njihte si militantë revolucionarë qysh kaherë. Çfarë tjetër mund të bënte populli, veç t’i largohej partisë, kurmësonte se cilët qenë vrasësit e revolucionarëve të njohur si Anastas Lula, Neki Hoxha (Vangjo), Xhemil Çakërri, Llazar Fundo, Resul Tozhari, Namik Mehqemeja, Xhafer Dalami, Xhelal Hoxha, Nimet Mita, Haki Xhelo, Duro Kanina, Idajet Bolena, Zef Noja, e qindra të tjerë, që ishin shquar për punën e tyre revolucionare.
Humbja
Si ishte e mundur që populli të mos humbiste besimin në atë parti, kur mësoi se një kolonel fashist i ushtrisë italiane e festoi me tri të shtëna vrasjen e këtyre heronjve revolucionarë, që kishin qenë tmerri i fashistëve në Shqipëri?
Dhe si do të mundte që populli të mos shokohej kur armiqtë më të vendosur të fashizmit në Shqipëri ishin vrarë nga vetë partia e tyre dhe dëshirat e fashistëve ishin bërë realitet nga rivalët e denjë të tyre, stalinistët?
Për ta mbyllur, lëvizja komuniste shqiptare degjeneroi për shkak të ndërhyrjes së agjentëve stalinistë, të cilët ne tashmë i keni specifikuar.
Rrjedhojë e kësaj ndërhyrjeje ishte që sinqeriteti i të kaluar të zëvendësohej nga hipokrizia dhe shpifjet monstruoze; besnikëria në idealet komuniste u zëvendësua me karrierizmin dhe kultin e udhëheqjses; vetëdisiplina me disiplinën e hekurt të vendosur nga lart; kritika u shndrrua krejtësisht në autokritikë; liria e mendimit ia la vendin besimit të verbër. Respekti i mëparshëm, që frymëzohej prej shkokëve që kishin dhënë prova të përsëritura të përkushtimit të tyre ndaj lëvizjes, u zëvendësuan nga idololatria e detyruar ndaj njerëzve të paaftë, injorantë dhe mikroborgjezë, si kolonel Enver Hoxha e kompani.
Shumica e anëtarëve dhe simpatizantëve të partisë, bashkë me popullin shqiptar, përditë e më tepër po njihen me degjenerimin në rritje të komunizmit nga klika burokratike staliniste. Të ashtuquajturat “gjyqe popullore” po ofrojnë një shërbim të madh për të nxjerrë në shesh fytyrën e vërtetë të udhëheqësve të “demokracisë së re popullore”. Vrasjet burracake të qindra revolucionarëve marksistë-leninistë, dënimi me vdekje para pak kohësh i njerit prej revulocionarëve më të vjetër e më të njohur, Hasan Reçi (ky është dënuar tri herë me vdekje si komunist: një herë nga mbreti Zog, një herë nga okupatori fashist dhe për herë të tretë nga stalinistët); burgimi i revolucionarit Kadri Hoxha njërit prej revolucionarëve më të devotshëm, që ka dhënë një kontribut të shquar për çështjen komunizmit; spastrimi i revolucionarit të vjetër Sejfulla Malëshova, një nga pionierët e komunizmit në Shqipëri, që e kaloi pjesën më të madhe të jetës jashtë, për të koordinuar lëvizjen komuniste shqiptare me ato të vendeve të tjera dhe që për një kohë të gjatë ishte pegdagog i filozofisë materialiste në universitetin e Moskës; privilegjet shoqërore dhe ekonomike për kastën burokratike dhe, mbi të gjitha, shtypja e popullit nga një klikë e vogël diktatoriale, këto janë disa nga karakteristikat më të spikatura të tradhëtisë së lëvizjes komuniste në Shqipëri.
Sot pyetja që shtrohet është: Populli shqiptar, do të qëndrojë gjithmonë pasiv, duke e pranuar këtë gjendje si një sëmundje të pashërueshme? Populli shqiptar mbetet revolucionar. Ai do të jetë i aftë, nën udhëheqjen e marksistë-leninistëve më të devotshëm (të pafuqishëm për momentin, por gjithmonë të gatshëm për të rifilluar luftën), të heqë qafe këtë mikrob vdekjeprurës për shoqërinë njerëzore. Ishte populli që besoi në premtimet e stalinistëve dhe u dha pushtetin. Dhe do të jetë populli ai që, duke parë me sytë e veta se si stalinistët kanë tradhëtuar idealet e popullit dhe të mijëra shokëve që ranë në emër të idealit, populli pra, do t’u japë fund krimeve të tyre. Nën flamurin e Internacionales së 4-t, populli shqiptar do të rifillojë marshimin e tij drejt çlirimit të shoqërisë njerëzve dhe drejt socializmit.
FUND
Botuar së pari në revistën “Internacionalja e 4-t”, janar 1949 dhe ribotuar në revistën “Revolutionary History”, 1990.
Εγγραφή σε:
Αναρτήσεις (Atom)