Δευτέρα 24 Ιουνίου 2013

VIP-at nuk ngurrojnë, deklarojnë votën

http://www.panorama.com.al/wp-content/uploads/2013/06/rezarta.jpg

Rezarta Shkurta

Si asnjëherë tjetër, artistët të përfshirë në politikë. “Panorama”, nje speciale per VIP-at qe deklaruan voten. Më shumë se kurrë ndonjëherë, artistët dhe njerëzit e njohur të ekranit dje, më 23 qershor, kanë folur me gjuhën e numrave, në krah të të cilëve kanë vënë një kryq, që shumë prej tyre e kanë konsideruar të shenjtë.
Artistët janë shumë, dhe nëse do të flisnim me gjuhën e politikës, 1 artist-1 votë, vërtet do të përfitohej elektorat i konsiderueshëm për të gjitha kahet politike. Zakonisht zgjedhin të mos përlyhen, por krahasuar me ata që votën e tyre, për një arsye apo një tjetër, e kanë deklaruar, shumë preferojnë ta mbajnë të fshehtë. Kemi pyetur disa personazhe të njohur se si e kanë kaluar ditën dje, disa prej tyre e konsideruan një ditë si gjithë të tjerat, e shumë prej tyre vendimtare për të ardhmen e tyre

Moderatori i “Top Show”, Alban Dudushi, ka pohuar për gazetën “Panorama” se: “Patjetër që votova, dhe jam duke pritur i qetë konfirmimin e votës sime”. Ndërsa Agron Llakaj, moderator i “Al Pazar”, u shpreh: “Unë votoj gjithmonë, sepse votën e quaj institucion të shenjtë. Sot ishte dita e votimit dhe impenjimet e tjera janë të papërfillshme përpara këtij akti. Kështu që lashë gjithçka sot e votova për Shqipërinë europiane, edhe për Rilindje edhe për Përpara, ose më saktë kam votuar me logjikën e asaj që transmetoj çdo të shtunë në “Al Pazar” në “Vizion Plus”, tha ai. Natyrisht që nuk e ka neglizhuar këtë ditë sot moderatori i “Portokallisë”, Salsano Rrapi, i cili ka pohuar se ka lënë çdo angazhim tjetër për të votuar. Gjithashtu regjisori dhe drejtuesi i “Pop Channel”, Ardit Roshi, pohoi: “Sigurisht që votova! Është detyrë qytetare për të gjithë, të njohur ose jo”. Është shprehur pothuaj kështu edhe Marina Vjollca, drejtuese “Procesit Sportiv”. Ndërsa drejtuesja e “X Factor”, Alketa Vejsiu, në profilin e saj në Facebook ka dhënë mesazhin e saj: Sot nuk është ditë për plazh, është ditë historike për të votuar, për fatin e një kombi të tërë. Elvis Pupa, i cili jeton në SHBA, u kërkoi të votonin fansave në Shqipëri: “Nxitoni të votoni. Vetëm një votim masiv i nxjerr të pavlefshme manipulimet!”. Dhe mes artistëve të elitës është shprehur edhe Olen Cesari, virtuoz i violinës, i cili ka udhëtuar nga Italia për të hedhur votën e tij në qytetin e lindjes, Durrës.

VIP-AT: DJATHTAS, MAJTAS, NË MES

Shkëndije Mujaj është artistja kosovare, e cila për herë të parë ka preferuar të mbulojë linjat e saj seksi me kartonin ku shkruhet nr.44, duke shprehur bindjet e saj të djathta, si një simpatizante e flaktë e kreut të PDsë, Sali Berisha. Gjithashtu Dr. Flori ka bërë thirrje për të votuar nr.44, ndërkohë që në këtë fushatë bëri përshtypje si artisti që dikur kishte kënduar me kreun e PS-së, Edi Rama, në këto zgjedhje bëri një këngë kundër tij, si zemërthyer. Për PD-në ka votuar edhe Arkimed Lushaj, “Stresi”, i cili është shprehur optimist për rezultatin, duke thënë se: “vjen era fitore”. Për herë të parë bën publike bindjet e tij artisti i muzikës rap, Noizy, i cili u kthye dje nga një koncert në Gjermani: “Interesat e mia dhe të familjes më shumë përkojnë me PD-në”, është shprehur ai për gazetën “Panorama” dje në ditën e votimeve. Këtyre emrave do të mund t’u shtonim ata të të deklaruarve të PD-së, mes të cilëve: Rosela Gjylbegu, Greta Koçi, Çiljeta, Ermal Mamaqi, Soni Malaj, Elvana Gjata, Vedat Ademi, Eni Koçi, Renis Gjoka etj.

ARTISTËT QË VOTUAN PËR KOALICIONIN E MAJTË

Alban Skënderaj dhe Miriam Cani këtë fushatë zgjedhore janë fotografuar pranë politikanëve të majtë, duke i shoqëruar në fushatat e tyre në rrethe. Këngëtarja Rezarta Shkurta është një tjetër artiste që e deklaron votën e saj, duke pohuar se ka votuar për PS-në. Të tjerë personazhe të njohura janë Inida Gjata, Zhaku, e cila gjithmonë u është drejtuar fansave në FB me fjalët: “Votoni! Këtë herë është shansi i Edi Ramës dhe i duhet dhënë mundësia!” Ndërsa dy këngëtarët Klevis Bega (Kastro Zizo) dhe Klajdi Musabelliu, si të deklaruar në bindjet e tyre për LSI-në, kanë bërë tifo politike duke shpresuar për fitoren e Koalicionit të majtë. 

Klotilda Harka/ PANORAMA
read more "VIP-at nuk ngurrojnë, deklarojnë votën"

Rezultatet sipas qarqeve deri në mesditë. Koalicioni i majtë në avantazh në 11 qarqe


UPDATE-  Numerohen mbi 20 përqind e kutive të votimit ne vend, nderkohe qe rezultatet gjithnje paraprake flasin per avantazh te koalicionit te majte.
Kolacioni Aleanca per Shqiperine Evropiane, kryeson ne 11 qarqe të vendit, me përjashtim të Kukësit.
Deri ne oren 12.30
Sipas te dhenave me te fundit zyrtare nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve rezultatet per te gjitha qarqet ne vend jane:
TIRANE
APMI 39,86% / 23490 vota
ASHE 56,45% / 33261 vota
DURRES
APMI 45,46% / 9475 vota
ASHE 51,61% / 10758 vota
ELBASAN
APMI 41,03% / 12718
ASHE 56,70% / 17714
LEZHE
APMI 46,75% / 9667
ASHE 51,97% / 10301
VLORE
APMI 31,13% / 9296
ASHE 64,18% / 19156
Arben Malaj 735 vota
GJIROKASTER
APMI 30,79% / 1466
ASHE 68,63% / 3268
KUKES
APMI 63,57% / 13418
ASHE 35,45% / 7913
SHKODER
APMI 47,77% / 10714
ASHE 55,09% / 13802
 KORÇE
APMI 40,07% / 25250
ASHE 58,70% / 36422
 FIER
APMI 31.38% / 13020
ASHE 63,53% / 26547
 DIBER
APMI 44,63% / 9705
ASHE 52,36% / 11339
 BERAT
APMI 28,37% / 8107
ASHE 70,73% / 20570

Deri ne oren 11.00 rezultatet jane si me poshte:
KORCE
Janë numëruar deri tani 200/447 kuti gjithsej ku ASHE ka marrë 25447 vota, APMI 18021 vota, FRD 330 vota.

ELBASAN
Elbasan, numërohen 83/540 kuti, ku ASHE 56.66% ka marrë 16555 vota, APMI 12007 vota, FRD 523 vota, AK 121 vota.

KUKES
Numërohen 81/169 kuti gjithsej, ku ASHE ka marrë 6760 vota, APMI 12421 vota dhe 82 vota FRD.

DURRËSNë Qarkun Durrës janë numëruar deri tani 60/444 kuti gjithsej, ASHE 51.60% 10533 vota, APMI 45.44 %,  9275 vota, dhe FRD me 499 vota, AK 92.

FIERNë këtë qark janë numëruar deri tani 98/576 kuti gjithsej ASHE 19162 vota, APMI 10689 vota, kurse 564 vota kanë shkuar në adresë të kandidatit të pavarur, Dritan Prifti.

LEZHËNumërohen deri tani 69/258 kuti gjithsej ASHE ka marrë 9091 vota, APMI 8285 vota, dhe 83 vota FRD.

TIRANËNë këtë qark janë numëruar aktualisht 147/1422 kuti votimi ku ASHE ka marrë 26500 vota, APMI 18838 vota, AK 299 vota dhe FRD 1124 vota.

BERATNë qarkun e Beratit janë numëruar deri tani 84/302 kuti ASHE 19449 vota, APMI 7832 vota, FRD 137 vota, AK 85 vota.

DIBËR Në Dibër janë numëruar 74/264 kuti ku ASHE numëron 11018 vota, ndërsa APMI 9350 vota, FRD 516 vota, AK 86.

GJIROKASTËRNëGjirokastër janë numëruar 22/237 kuti gjithsej ku ASHE ka marrë 2685 vota, ndërsa APMI 1106 dhe 20 vota FRD.

SHKODËR
Qarku Shkodër janë numëruar deri tani 56/417 kuti gjithsej ku ASHE ka marrë 8343 vota, APMI 6008, dhe FRD 207 vota.

VLORË
Janë numëruar 83/432 kuti ku ASHE ka marrë 12148 vota, APMI 5308 vota. Kandidati i pavarur Arben Malaj ka marrë 383 vota, FRD 175 vota kurse AK, 39 vota.

Këto janë rezultatet zyrtare të publikuara nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve deri në orën 05:46
Qarku Vlorë, janë numëruar 25 nga 432, e majta ASHE 61,93%, e djathta APMI 30,74%, Malaj 1,6%
Qarku Gjirokastër, janë numëruar 14 nga 237 e majta ASHE 70,72%, e djathta APMI 28,72%
Qarku Kukës, janë numëruar 33 nga 169 kuti, e majta ASHE 35,67, e djathta APMI 62,84%
Qarku Lezhë, janë numëruar 37 nga 258 kuti, e majta ASHE 50,11%, e djatha APMI 49,80%
Qarku Tiranë, janë numëruar 38 nga 1422 kuti, e majta ASHE 55,29%, e djathta APMI 40.35%
Qarku Korçë, janë numëruar 55 nga 447, e majta ASHE 56,78%, e djathta APMI 42,25%
Qarku Berat, janë numëruar 33 nga 302 kuti, e majta ASHE 66,94%, e djathta APMI 32,42%
Qarku Elbasan, janë numëruar 12 nga 540 kuti, e majta ASHE 55.05 %, e djathta APMI 41.19 %
Qarku Dibër, janë numëruar 22 nga 264 kuti, e majta ASHE 48,46, e djathta APMI, 48,81%
Qarku Durrës, janë numëruar 4 nga 444 kuti, e majta ASHE 33,40%, e djathta APMI 61,58%
Qarku Shkodër, janë numëruar 17 nga 417 kuti, e majta ASHE 65,76%, e djathta APMI 32,74%
Qarku Fier
, janë numëruar 44 nga 576 kuti, e majta ASHE 64.19%, e djathta APMI 31.86%

KQZ po ashtu bëri me dije edhe pjesëmarrjen në votime, ende jo përfundimtare. Në rang kombëtar kanë marrë pjesë në zgjedhje 53,24%. Pjesëmarrja në Berat 58,27% ; Dibër 69,57% ; Durrës 47,74% ; Elbasan 52,98% ; Fier 48,30% ; Gjirokastër 50,09% ; Korcë 53,24% ; Kukës 58,61% ; Lezhë 50,63%, Shkodër 42,48% ; Tiranë 55,71%; Vlorë 44,35%.

***
Në qarkun e Elbasanit numërimi ka nisur disi me vonese, pasi nuk jane paraqitur ne kohe numeruesit e PS dhe PD, megjithate kane filluar te dalin edhe rezultatet e para, qe i perkasin KQV se Belshit. Ne 3 kutite e para nga 540 te tilla jane keto rezultate: 526 vota per AMSH dhe 343 per AMPI.

Ne qarkun e Beratit po ecen normalisht procesi i numerimit te votave. Nga 302 kuti, deri ne oren 03:00 jane numeruar 11 kuti. Rezultati ne to eshte i tille: 1899 vota koalicioni i majte dhe 983 vota koalicioni i djathte.

Ne Qarkun e Korces, rreth orës 23:30 te dites se sotme, ka perfunduar procesi i shoqerimit dhe dorezimit per ne Vendet e Numerimit te Votave te 447 qendrave te votimit prej te cilave te gjithat  qendrat e kane perfunduar dorezimin me procesverbal te kutive. Ka nisur numerimi i kutive te para, ne te cilat eshte ky rezultat deri ne oren 03:00: 3897 vota koalicioni i majte dhe 2931 vota koalicioni i djathte. Shperndarja e ketyre votave eshte e tille: Ne Devoll jane numeruar 3 kuti, ne te cilat rezultati eshte: 356 per ASHE dhe 671 per AMPIE. Ne Kolonje jane numeruar 8 kuti, me rezultatin 1390 per ASHE dhe 623 vota per AMPIE. Ne KZAZ nr.71 ne Korce jane numeruar 3 kuti, ku ASHE ka 193 vota, ndersa AMPIE ka 150 vota.
Në Has, në qarkun e Kukësit mesohet se ka perfunduar dorezimi i materialeve zgjedhore ne Qendren e Numerimit te Votave dhe ka nisur edhe numerimi i kutive te para. Ka perfunduar numerimi i kater kutive te Hasit, qe kane ne avantazh koalicionin e Partise Demokratike. Ne KZAZ e Kukesit dhe te Tropojes nuk ka nisur ende numerimi.
Në qarkun e Tiranës janë numëruar 10 kuti nga 1422. Koalicioni i majte ka marre 59.39, PD, 35.62, AK, 76 vota, FRD 77
aktualisht 2 kuti votimi ku ASHE ka marre 225 vota, APMI 181 vota, AK 26 vota dhe FRD 22 vota.

Po kështu dhe në Lezhë, përfundoi dorëzimi i kutive në KZAZ-të 12, 13 dhe 15, ndërsa në KZAZ nr 14 priten edhe kutitë e komunës Selitë.
Jane numëruar 16 kutite e para nga 258 te tilla, ne te cilat rezulton ky rezultat: 1600 vota APMI, 1960 vota ASHE dhe 2 vota FRD.
Në qarkun e Shkodrës dhe Dibrës nuk ka filluar ende numërimi. Kutitë janë transportuar të gjitha në KZAZ dhe pritet të fillojë numërimi i votave nga momenti në moment. Numeruesit e Partise Socialiste jane paraqitur me vonese ne qarkun e Shkodres, ndaj numerimi ka nisur vetem ne KZAZ numer 7, ne pallatin e sportit te qytetit.

Ne Vlore ka nisur procesi i votimit, por me njefare tensioni. Vezhguesit e disa partive te vogla po e ngrene zerin se nga pozicioni ku gjenden nuk e shikojne mire fleten e votimit, per te shquar se ku eshte vene “kryqi”, per cilin subjekt eshte votuar. Per pasoje, eshte pezulluar perkohesisht numerimi, i cili ka rifilluar rreth ores 03:00. Edhe ne Sarande ka nisur ky proces, si pjese e qarkut te Vlores.

Ne qarkun e Gjirokastres ka nisur numerimi i votave. Deri ne oren 03:00 jane numeruar 5 kuti nga 237 te tilla. Koalicioni i majte ka marre 420 vota, ndersa koalicioni i djathte 313 vota. 

Ne qarkun e Fierit, KZAZ 59, qendra e votimit 31/26 eshte numeruar nje kuti. PS ka marre 143 vota, PD 36 vota, PDIU 36 vota dhe LSI 1 vote. Sipas korespondentes sone atje, ne kutite qe jane ne proces numerimi, Partia Socialiste eshte ne avantazh me rreth 100 vota.

Ne qarkun e Durresit ka nisur rreth ores 02:30 numerimi i votave ne KZAZ numer 22, qe perfshin komunat e Rrashbullit dhe te Zhafzotajt. Ne proces eshte kutia e pare. 
read more "Rezultatet sipas qarqeve deri në mesditë. Koalicioni i majtë në avantazh në 11 qarqe"

Kutite e para, e djathta ne avantazh



Rozeta Rapushi
 
Vetem ne oret e para te mengjesit te dites se sotme mundi te nise procesi i numerimit te votave, ku nisi dhe perpunimi per rezultatin e votimit. Nga numerimi i votave i realizuar ne kutite e para ne qarqet kryesore te vendit, vihet re nje epersi ne vota te Aleances per Punesim, Mireqenie dhe Integrim (APMI), te kryesuar nga kryeministri Sali Berisha aktualisht ne pushtet. Nje epersi e tille, u vu re ne rezultatet e para zyrtare te publikuara ne monitorin e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve (KQZ), nga ku rezultonte se ne kutite e numeruara, votat me te shumta ishin per koalicionin e djathte. Me konkretisht, ne Lezhe, ne kater kutite e para te numeruara nga 168 ne total, rezultoi kryesuese aleanca e djathte APMI me 56.75% kundrejt aleances se majte ASHE me vetem 43.25% te votave. Po keshtu, nje diference te konsiderueshme e djathta pati ne Kukes ne hapjen e pese kutive te para, nga ku AMPI rezultonte fituese me 55.83%, ndersa e majta me 33%. E njejta gje u vu re edhe ne Gjirokaster. Nga hapja e dy kutive te para te votimit nga 237 qe ky qark ka ne teresi rezultoi se e djathta eshte ne avantazh me 62.33% perballe aleances se majte me 33.63% te votave. Epersi e djathta pati edhe ne Tepelene, ku nga tre kutite e para te hapura PD kishte 175 vota, ndersa PS 134 vota. E majta, ne kutite e para te hapura dhe te numeruara ne mengjesin e sotem rezultonte se kryesonte ne Qarkun e Beratit. Ne pese kutite e para te numeruara ne kete qark, ASHE mori 58.49% te votave ndersa APMI 41.51% te votave. Procesi i votimit ne rang vendi nisi me vonese pothuajse ne cdo zone. Ndonese kutite e votimit u administruan menjehere pas mbylljes se procesit te votimit, vetem ne minutat e para te dites se sotme, nisi te behej numerimi per kutite e para. Nderkohe qe zyrtarisht procesi i votimit perfundon ne oren 19:00. Por pati edhe nga ato KZAZ te cilat vendosen qe te nisin sot procesin e numerimit te votave, disa per shkak te lodhjes te tjere per shkak te problemeve ne zona, sic ndodhi edhe ne nje KZAZ ne Gjirokaster. Procesi i numerimit do te vijoje pergjate ketyre diteve dhe nuk pritet qe te perfundoje diten e sotme. Ky proces ka kerkuar gjithnje me shume kohe se ajo e parashikuar ne ligj, Kodin Zgjedhor. Ne procesin e djeshem zgjedhor, nga ku do te dale edhe perberja e Kuvendit te ri, sipas te dhenave te Ministrise se Brendshme, rezultonin rreth 3.3 milione persona me te drejte vote. Ushtrimi i te drejtes se votes, bazuar ne vendimet e KQZ –se u ushtrua ne 5508 Qendra Votimi te shperndara ne te gjithe territorin e vendit. Nderkohe qe mbi nente mije vezhgues u angazhuan per te mbikeqyrur procesin zgjedhor ne Shqiperi.

Rezultatet e kutive te para te numeruara

Tepelene

3 kuti, PD 175 vota, PS 134, LSI 7

Has

5 kuti, 659 vota e djathta, 406 e majta

Lezhe, Balldre

3 kuti, 71 vota PD, 43 PS

Lezhe

4 kuti nga 258, E djathta 56.75 per qind, e majta 43.25%

Gjirokaster

2 nga 237 kuti votimi, e djathta 62.33 per qind, e majta 33.63 per qind

Kukes

5 kuti nga 168, e djathta 55.83 per qind, e majta 33 per qind

Berat

5 kuti, ASHE 58.49 per qind, APMI 41.51 per qind





Hasi dhe Korca te paret qe nisen numerimin e votave

Hasi dhe Korca jane qytetet e para qe nisen dje procesin e numerimit te votave.

Te dhenat e para zyrtare, bene te ditur se keto dy qytete nisen me heret nga i gjithe vendi procesin e numerimit te votave. Proces qe ne baze te ligjit, nisi menjehere sapo u dorezuan kutite e votimit. Ne Korce nisi numerimi i votave ne KZAZ numer 70. Nderkohe qe perfundoi procesi ka perfunduar procesi i dorezimit te kutive te votimit ne Fier, ne Berat, ne Vlore ku jane dorezuar ne VNV kutite e 275 Qendra
read more "Kutite e para, e djathta ne avantazh"

Dasmë në Qendrën e Votimit (foto)


dasma-300x1950
Kush tha se të veshësh fustanin e nusërisë do të thotë se dita jote tashmë është e zënë?! Të dielën edhe mund të martohesh por edhe mund të votosh… Kështu ka vepruar ditën e djeshme një çift i sapo martuar. Çifti ka përfunduar ceremoninë martesore dhe më pas i është drejtuar qendrës së votimit për të dhënë verdiktin e tyre rreth këtyre zgjedhjeve.
read more "Dasmë në Qendrën e Votimit (foto)"

Σάββατο 2 Φεβρουαρίου 2013

Krahina e Zagorise



 Krahina e Zagorise eshte nje nder krahinat me malore por dhe nder me te bukurat ne rrethin e Gjirokastres dhe rajonit Jugor. Ka nje popullsi kryesisht autoktone dhe me rrenje nga lashtesia. Gjate koheve moderne dhe viteve te emigrimit masiv,ne Zagori u vendosen disa dhjetra familje vllehe. ne ditet e sotme te ardhurit ne kete krahine jane pershtatur dhe nuk bejne dallim nga vendasit autoktone. Gjate periudhes otomane Zagoria perfshihej ne rrethin e Tepelenes (kazane e Tepelenes). Me pas rreth viteve 1918 u perfshi ne rrethin e Permetit,ndersa qysh prej vitit 1923 e deri ne ditet e sotme Zagoria eshte pjese e rrethit Gjirokaster. Perfshirja ne rrethin e Gjirokastres ishte zgjedhja me e mire per shkak te qasjeve te shumta te zagoriteve me banoret e Gjirokastres.

Zagoria shquhet ne rrafsh kombetar per nivelin e larte intelektual te popullsise. Qysh prej periudhes se Zogut perqindja e Intelektualeve zagorite ne nivel vendi ka qene nder me te lartat.

Zagoria perbehet nga 10 fshatra. Perkatesisht: Sheper Nivan Nderan Topove Koncke Hoshteve Lliar Vithuq Doshnice dhe Zhej.

Deri vitet e fundit fshati me i madh i Zagorise ka qene Sheperi me nje rekord prej 600 shtepish,thuhet ne nje dokument te vjeter turk.Si qender administrative e Krahines eshte Nivani.

Nga pikpamja demografike Zagoria perbehet nga popullsi autoktone dhe minoritet vlleh kryesisht.Feja kryesore ne krahine dhe jo vetem eshte feja ortodokse e perqafuar gati ne masen 100%.

Historia e Zagorise dhe fshatrave te saj

 Ndërani
Fshat në lartësi 740 m, në krahun e majtë të lumit të Zagories, në rrjedhën e sipërme të saj. Përmendet në regjistrat osmane të shek. XV, XVI dhe thuhet se para këtyre shekujve ka qenë buzë lumit, bashkë me Nivanin. Në vitin 1952 dëshmohet me 18 familje. Në fund të shek. XVIII dhe në fillim të shek. XIX janë vendosur në Ndëran banorë të ardhur nga Panariti i Korçës, Erseka, Picari, Progonati, Luzati i Tepelenës, Kuçi i Vlorës dhe Shqipëria e Mesme.
Gjatë viteve ’80 - 90 të shek. XVIII kanë qenë bazë e sigurt e Ali Pashë Tepelenës, i cili është strehuar e është ruajtur nga familja Gjoni. Në vitin 1852 ka pasur 65 shtëpi dhe në vitin 1899 400 banorë. Në fillim të shekullit të kaluar filloi emigrimi në masë i popullsisë, kryesisht në Kavallë e Larisë (Greqi e Maqedoni) dhe numri i banorëve zbriti në 286 në vitin 1913, 261 më 1918 dhe 200 banorë më 1939. Nga tërmeti i vitit 1913 u shkatërrua një lagje, Milaria. Ka patur mosmarrëveshje të vazhdueshme me Sheperin për Malin e Rapavicës, e cila u zgjidh në interes të sheperiotëve, në fillim të viteve ‘30 të shekullit të kaluar. Banorët e Ndëranit kanë marrë pjesë aktive në Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare dhe në radhët e saj u inkuadruan 7 partizanë. Aty u vendos shtabi i Zonës Operative Vlorë - Gjirokastër (verë 1943). Më 1957 u formua kooperativa bujqësore, e cila u bashkua me Sheperin e Nivanin (1961) dhe me fshatrat e tjerë më 1970. Më 1969 u çel shkolla 8 vjeçare. Bimët e arave, blegtoria e imët dhe frutikultura janë bazë e zhvillimit të ekonomisë. Sot ka një punishte, që përpunon mbi 20kv djathë të bardhë, kaçkavall në ditë. Familjet më të përmendura të Ndëranit janë: Gjoni, Peri, Dervishi, Puraveli, Koçiu,Konomi, ndërsa si biznesmenë: Çaç Puravelli e Vangjel Dervishi, që kanë zhvilluar veprimtari aktive tregtare në Përmet në vitet ‘30 të shek. XX. Të dënuar politikë nga Diktatura: Sofokli Peri e Toli Kuro. Duhet theksuar se fshati Ndëran shquhet për potencialin intelektual që mbart. Nga ky fshat është studiuesi me mjaft emër, hulumtues dhe një nga nismëtarët e krijimit të Shoqatës Atdhetare – Kulturore “Çajupi” z. Evjen Peri si dhe studiuesi tjetër Viktor Dervishi.

 Nivani.
Fshat në lartësi rreth 800 m, në krahun e djathtë të lumit të Zagories, rrëzë Biseit. Është qendra e komunës së Zagories që përfshin 10 fshatrat e krahinës. Përmendet si vendbanimi i lashtë dhe thuhet se, para pushtimit osman, ishte vendosur pranë lumit, së bashku me Ndëranin. Simbas regjistrave osmane në vitin1431 ka patur 28 familje dhe paguante taksë vjetore 2007 akshe; më 1582 42 familje. Ndërsa në vitin 1852 Nivani i sipërm dëshmohet me 40 shtëpi dhe i Poshtmi me 20. Në gjysmën e dytë të shek. XVIII, 9 familje të pasura të fshatit, u vunë në shërbim të qeveritarëve osmanë dhe disa prej tyre përqafuan fenë islame. Nivani u bë i dëgjuar për Manastirin e tij Shën Mëhill, në të cilin janë zhvilluar shumë mbledhje, kuvende, panaire e festa fetare që nga shek. XVIII e deri në ditët tona. Pranë këtij manastiri është çelur shkolla qendrore, gjysmë e mesme e Zagorisë. Gjatë gjysmës së dytë të shek. XIX Nivani është populluar me banorë të ardhur nga Përmeti, Erseka dhe Kurveleshi. Në Manastirin e Nivanit në këto vite u bënë mjaft përpjekje për të kthyer shkollën greke në shkollë shqipe. Më 21.09.1896, Mitropoliti grek i Gjirokastrës (Grigori) mallkoi banorët e Nivanit, që nuk i dërguan fëmijtë në shkollën greke të fshatit dhe ajo u mbyll. U hap 1899 me 65 nxënës. Në fillim të shek. XX filloi në masë emigrimi i popullsisë dhe ajo zbriti nga 580 banorë më 1899 në 63 shtëpi dhe me 314 banorë në vitin 1918, më 1927 - 349 dhe 200 banorë më 1939. Shkolla shqipe u çel më 1922. U mbyll brenda vitit dhe u hap përsëri më 1925. Nivani ka qenë baza e Luftës ANAÇL e qarkut të Gjirokastrës. Aty janë formuar batalioni “Naim Frashëri”. Ka qenë vendosur Komiteti i Rinisë Komuniste të Qarkut, spitali partizan, baza teknike e Qarkut. Në Luftën ANAÇL janë inkuadruar 21 partizanë dhe ka rënë Heroi i Popullit Themo Vasi dhe dëshmorët: Kiço Semi e Miltjadh Marjani. Pas çlirimit në Nivan u bënë mjaft ndryshime. U krijua kooperativa bujqësore (1957), u çel Qendra Shëndetësore, shkolla e mesme bujqësore, u vendos qendra e lokalitetit, kooperativës dhe Këshillit të Bashkuar e tjerë. Drejtimi kryesor i ekonomisë është prodhimi i drithrave të bukës, i perimeve, blegtoria e imët dhe frutikultura. Familjet më të mëdha janë: Harito, Kondi, Vasi, Semi e Peçi. Prej tyre përmenden: Ilia Semi, Stathi Kondi, Afroviti Harito, Theodhori Koxhioni, Vasil Semi, Rako Vasi, Pano Kondi, Fotini Çavo, Ndreko Harito e tjerë; ndërsa si biznesmenë: Sofokli Kondi e Andon Vasi, që zhvillonin veprimtari në Përmet dhe Leonidha Vasi në Sarandë. Më 02.10.2003 u vendos në Nivan busti i Heroit të Popullit Themo Vasi, i përgatitur në bronz me shpenzimet e përballuara nga komuniteti i fshatit, që banon kryesisht në Shqipëri.

 Sheperi

Fshat rrëzë Dhëmbelit, në mes të rrugës Gjirokastër – Poliçan - Përmet, në lartësinë 800 m. Më parë është vendosur në P të tij dhe përmendej me emrin Tërrovë. Është fshat i vjetër; dëshmohet për herë të parë me këtë emër në regjistrat osmane të vitit 1431 me 38 shtëpi dhe më 1583 me 173 shtëpi. Sipas statistikave të këtij të fundit, paguante 4550 akçe, taksë vjetore dhe përmendet si fshat derebend, që ruante me 200 burra rrugën Gjirokastër - Gryka e Selckës – Përmet, ndërsa në një dokument osman (4. 11. 1758) caktoheshin kufijt e tij. Në gjysmën e dytë të shek. XVIII kishte 300 shtëpi dhe 3 hane për karvanet tregtare, që kalonin në rrugën Korçë – Përmet - Qafa e Dhëmbelit – Dropull - Sarandë. Më 1852, sipas historianit grek P. Araventinoi kishte 150 shtëpi dhe më 1898 – 1200 banorë. Sheperi ka pasur shkollë në gjuhën greke në vitin 1874; gjithashtu mjaft nxënës frekuentonin shkollën e Nivanit në vitet ’80 të shek. XIX. Ndërsa në vitin 1898 shkolla e Sheperit kishte 65 nxënës dhe 2 mësues. Për mbajtjen e saj fshatarët jepnin ndihmë 1350 grosh në vit. Në fillim të shekullit të kaluar u bënë përpjekje të shumta për shkollën shqipe. Më 1906 funksiononte një shkollë shëtitëse e fshehtë për mësimin e gjuhës amtare, ndërsa në vitin 1910 u krijua “Lidhja Ortodokse”. Në dekadat e para të shek. XX filloi emigrimi masiv; rreth 40 familje u vendosën kryesisht në Maqedoni dhe Greqi. Numri i popullsisë u pakësua nga 650 banorë në vitin 1913 në 529 më 1927 dhe 95 shtëpi më 1939. Shkolla e parë shqipe u çel me përpjekjet e Ilia Dilo Sheperit më 1917 me 35 nxënës dhe dy mësues, një italian. Në vitin 1918 një bandë nga Navarica e Sarandës bëri masakër në Sheper. Pas vitit 1920 u vendos postkomanda e xhandarmërisë dhe komuna e Zagories. Gjatë viteve 20 -të shek. të kaluar mjaft sheperiotë janë përfshirë në lëvizjen patriotike e demokratike, sidomos në Luftën e Vlorës dhe në Revolucionin e qershorit, ku janë dalluar Sofokli Çapi, Janaq Bulo, Sokrat Nashi. Sheperi ka dhënë një ndihmë me vlerë gjatë Luftës ANAÇL. Ai ka qenë një nga fshatrat bazë të kësaj lufte për qarkun eGjirokastrës. Atje u vendos shtabi i Zonës Operative Vlorë - Gjirokastër (tetor 1943), misioni anglez, teknika e partisë, Qarkori i saj, Këshilli Nac. i Qarkut, punëtoria partizane, depot e municioneve e të veshmbathjes të Qarkut të Gjirokastrës e tjera. Në Sheper u krijua njësiti guerril, çeta “Andon Zako”, batalioni “Naim Frashëri”, BrVIII, XIV S. Kanë marrë pjesë në këtë luftë 25 vetë, nga të cilët tre të rënë si dhe 18 viktima lufte. Kanë marrë pjesë në Këshillin NAÇ të fshatit: Nasho Idrizi, Vangjel Kaso, Nasho Papuli, Harito Nashi, Vasil Pite, Sokrat Nashi, Seve Ngjela.

Janë internuar nga gjermanët: Aristidh Duli, Milo Rako, Sotir Koçiu dhe Theodhori Duli. Sheperi u dogj dy herë gjatë operacionit të janarit pjesërisht dhe atij të qershorit (13. 06.1944) tërësisht. Gjatë operacioneve u dogjën 78 shtëpi, 38 kasolle, u grabitën 250 krerë bagëti të imta, 20 pendë qe, 20 lopë e mushka e 70 zgjoj bletësh. Sheperi ka tradita patriotike kulturore dhe arsimore, ku është shquar poeti Andon Zako Çajupi, Ilia Dilo Sheperi dhe janë dalluar mjaft të tjerë. Deri në vitin 1945 ka pasur rreth 20 vetë me arsim të lartë dhe rreth 200 në 50 vitet e fundit, si dhe mbi 200 oficerë. Më 1947 u çel shkolla 7 vjeçare. Më 22. 04. 1957 u krijua kooperativa bujqësore, më 1961 u bë bashkimi me kooperativën e Ndëranit dhe të Nivanit dhe më 1967 me Konckën dhe Topovën. Më 1968 - 1969 u ndërtua Pallati i Kulturës, dyqani i shitblerjes, kopshti i fëmijëve, infermieria, ujësjellësi, muzeu, grupi folklorik, furra e bukës dhe menca. Më 27. 03. 1960 u bë përurimi i rrugës automobilistike Poliçan – Sheper. Më 1957 kishte 245 banorë më 1990 - 53 shtëpi. Në vitet 1945 - 1990 janë larguar nga fshati 30 shtëpi dhe në të gjithë Shqipërinë kanë emigruar 21 familje në Greqi. Ndërsa në vitin 1991 kanë emigruar në Greqi 21 familje. Të dënuar politikë nga diktatura: Kiço Ngjela, Koço Dilo, Lipe Nashi, Margarit Dilo, Peço Kagjini, Peço Rako, Sotir Haxhi, Spartak Ngjela, Themo Muzha, Vasil Duda, Vangjel Lesho.
Drejtimi kryesor i ekonomisë është prodhimi i drithërave të bukës, rritja e bagëtive të imta dhe vreshtaria. Për këtë të fundit u ngrit në vitet ’20 të shek. të kaluar një bllok me 30 ha vreshtë.

Me nismën e sheperiotëve dhe një grupimi intelektual zagorit të ngritur enkas dhe të përkrahur nga Shoqata dhe Komuna e Zagories në Sheper u vendos busti i Mësuesit të shquar me kontribut të madh kombëtar, hartuesit të të parës gramatikë dhe sintaksë shqipe për shkollat emesme, Ilia Dilo Sheperit.larguar nga fshati 30 shtëpi dhe në të gjithë Shqipërinë kanë emigruar 21 familje në Greqi. Ndërsa në vitin 1991 kanë emigruar në Greqi 21 familje. Të dënuar politikë nga diktatura: Kiço Ngjela, Koço Dilo, Lipe Nashi, Margarit Dilo, Peço Kagjini, Peço Rako, Sotir Haxhi, Spartak Ngjela, Themo Muzha, Vasil Duda, Vangjel Lesho.Kohët e fundit për Sheperin po jepet një kontribut i madh për pasqyrimin e traditës historiko - kulturore. Në këtë aspekt shquhen publicistët Ilia Laska dhe Stavro Çapi, të cilët kan ëshkruar më bashkautorësi librin “SHEPERI”.

Terrova

Vendbanim i vjetër, rreth 2,5 km në J të Sheperit, pranë sheshit të Shën Thanasit (në rrugën Sheper - Poliçan). Fjala “Tërrovë” vjen nga sllavishtja terati, në shqip “ndjek” ose “gjuaj”. Sot këtu ruhen gjurmët e një pusi dhe qeramike. Thuhet se ky vendbanim është braktisur para sundimit osman dhe banorët e tij janë vendosur kryesisht në Sheper.
 Zheji

Fshat i pozicionuar në lindje të Malit të Bucelthit, me lartësinë 700 m. Shtrihet rrëzë Belenatit dhe rrethohet me kodra të ulëta. Lidhet me Çajupin me dy rrugë këmbësore, njëra kalon në Buzën e Rripës (ndërmjet Strakavecit dhe Bucelthit) dhe tjetra në anën JL të këtij të fundit. Sipas të dhënave është vendbanim i lashtë. Kjo vërtetohet katërcipërisht se në Belenat dhe Vërri të Zhejit janë gjetur varre dhe qeramika të periudhës antike. Zheji fillimisht ka qenë i pozicionuar rreth 2km në VL të tij. Përmendet në shek. XI një manastir i madh dhe në regjistrimet e osmanëve në shek. XV- XVI. Sipas këtyre burimeve më 1431 kishte 34 familje dhe më 1583 - 45 familje. Ndërsa më 1852, sipas historianit grek P. Arvantinoi, ka patur 80 shtëpi dhe më 1898 – 800 banorë. Më 1887 çeli shkollën në gjuhën greke, e cila frekuentohej edhe nga nxënësit e ardhur nga Lliari. Më 1898 shkolla kishte 50 nxënës dhe për mbajtjen e saj mblidheshin nga fshatrat 500 grosh në vit. Duhet evidentuar se nga guri i Zhejit, i gdhendur me mjeshtëri janë përgatitur qoshet e shtëpisë madhështore të Vangjel Zhapës në Labovën e Zhapës.

Përpjekjet e patriotëve të Zhejit për mësimin e gjuhës shqipe u shtuan në dekadën e dytë të shek.XX. Më 1910 emigrantët Jano Marka e Spiro Vllahu sollën abetare dhe libra në gjuhën amtare. Shkolla shqipe u hap në vitin 1917 me dy mësues, njëri italian, që jepte gjuhën italiane. Më 1913 ka pasur 612 banorë dhe më 1927 – 529 banorë. Gjatë viteve 1920 -1924 janë zhvilluar veprimtari përparimtare, atdhetare, kryesisht nga zhejotë që ishin në emigracion. Morën pjesë në luftën e Vlorës: Foto Menkshi, Gaçe Qendro, Miltjadh Garo, Perikli Çarka e Petro Garo, ndërsa Revolucioni i Qershorit u përkrah dhe u ndihmua nga Sotir Gjergo. Zheji ka pasur 12 kisha dhe feston çdo vit Shëne Premten. Në muajt gusht - tetor 1918 vdiqën nga gripi 91 vetë. Gjatë 3 dekadave të shek. të kaluar ka pasur 3 dyqane, 2 mullinj bloje dhe 7 zanatxhinj. Prezenca e tyre i ka dhënë këtij fshati zhvillim industrial. Në këtë periudhë mjaft zhejotë emigruan dhe rreth 40 familje nuk u kthyen. Ata u inkuadruan në vende ku shkuan në shoqëri atdhetare, të organizuar nga emigrantët shqiptarë. Ndërsa në Zhej u krijua shoqëria “Përparimi” (1922) dhe “Ylli teatral”. Populli i Zhejit ka marrë pjesë gjallësisht në Luftën ANAÇL. Një veprimtari tepër aktive luftarake me skuadra të armatosura për mbrojtjen e pasurive fshatare, formimi i njësitit guerril të armatosur, organizata e gruas, e cila mundësoi ndihmesën e kualifikuar për veshje të partizanëve dhe transportimin me kafshë të materialeve në: Pogon, Libohovë, Bregdet, Kurvelesh. Edhe njësiti i armatosur i Zhejit në vitin 1943 mori pjesë në veprime luftarake në: Mezhgoran, Përmet, Libohovë, Gjirokastër dhe Kuqar (27. 06. 1943). Në 1944 në fshatin Zhej u bë mbledhja e Intelektualëve. Zheji u dëmtua shumë nga kjo luftë. Gjatë dy operacioneve armike u dogjën 65 shtëpi e 18 kasolle, u grabitën 63 qe, 12 kafshë pune, 200 krerë bagëti të imta dhe u shkatërruan 43 koshere bletësh. U internuan në Itali Kiço Kllapi (1939) dhe në Gjermani Gaçe e Sokrat Qendro, ndërsa u burgosën nga italianët: Thoma Çarka, Pirro Bita e Vasil Shaka. Morën pjesë në këtë luftë 18 vetë, nga të cilët ra dëshmor Spiro Zogo. Pas çlirimit u ngrit ambulanca e parë (1946) me Vito Gjonin e Pirro Kllapin; u çel shkolla 7 vjeçare (1947), u vendos qendra e lokalitetit për fshatrat: Zhej, Lliar, Doshnicë, Hoshtevë, Vithuq; u krijua kooperativa bujqësore (19.08.1956) me kryetar Spiro P. Çarka dhe më 1958 u kolektivizua gjithë fshati. U bë telefonizimi (1967), elektrifikimi (22.09.1969) dhe më pas, në tetor të atij viti, u përurua kompleksi: ambulancë e konsultore, shtëpi lindjeje, çerdhe kopsht fëmijësh, banja e lavanteri, hotel, mencë e furrë buke. Ka pasur një grup folklorik, i cili është dalluar në festivalet folklorike e kombëtare. Zheji, në fillim të viteve 1945, kishte rreth 100 shtëpi me 500 banorë, në pas u larguan 150 vetë, mjaft prej tyre me familje. Sot ka 22 shtëpi me 59 banorë. Drejtimi kryesor i ekonomisë janë drithrat e bukës, pemtaria, vreshtaria, blegtoria e sidomos bagëtia e imët. Familjet më të vjetra janë: Sevajt, Dukajt e Shehitajt, ndërsa më të mëdhatë dhe më të përmendurat janë: Çarkajt, Qendrajt, Menkshajt, Garulajt, Bitajt, Garajt, Kllapajt, Sulajt, Qorrajt, Stefajt.Në lëvizjen kulturoro- artistike e letrare janë dalluar sidomos familja e Spiro Zhejit si Petro e Gjergj, Vera dhe Artur Zheji, të cilët kanë dhënë një kontribut të madhe edhe në shkallë vendi si dhe në shkëmbimin universal të vlerave. Gjithashtu duhet të përmendet kontributi që jep në evidentimin evlerave të Zhejit poeti Anastas Bita, i cili ka botuar librin e tij poetik të titulluar “ Më kërkoni atje ku nuk jam”. Kohët e fundit duke u nisur nga nostalgjia kanë filluar të mbijnë libra të rinj kryesisht të folkloristikës popullore, pra të bazuar në tabanin popullor si: Jorgo Dhespa me veprën “Kthehem atje ku u nisa” dhe Jani Ballo me librin “Po nis bletën”, të cilët i këndojnë edhe bukurive të Zhejit dhe gjithë Zagorisë.

Sheperi

Sheperi

Sheperi

Mali i Lunxherise

Mali i Lunxherise

Sheperi

Portat e Idrizit dhe Kaces

Portat e Idrizit dhe Kaces

Sheperi

Kroi i mehalles se Poshtme

Kroi i mehalles se Poshtme

Sheperi

Mali i Rapavices (Lunxherise)

Mali i Rapavices (Lunxherise)

Sheperi

Perendimi ne Sheper


Perendimi ne Sheper

Sheperi

Majat me bore


Majat me bore

Sheperi

Gryka e Cajupit


Gryka e Cajupit

Sheperi

Kisha "Shen Meria" e Sheperit

Kisha "Shen Meria" e Sheperit
read more " Krahina e Zagorise"

Κυριακή 6 Ιανουαρίου 2013

Habib Muho: Në '56-ën shkova në shërbimin sekret të kufirit me Greqinë

Habib Muho: Në '56-ën shkova në shërbimin sekret të kufirit me Greqinë
Nga: FATOS VELIU
Habib Muho: Në Dritëhija jonë do përqendrohet në atë që ndodhte në kufirin e shtetit komunist. Shumë thashethemnaja, shumë episode, shumë legjenda kanë ardhur deri sot në lidhje me atë që ndodhte në kufirin shqiptar të asaj periudhe. Dihet që kufiri i shtetit komunist ka qenë i ndërthurur me tela, por ndërkohë ka qenë edhe i super i siguruar nga një masë e madhe njerëzish dhe
nga një pafundësi repartesh, të cilët kishin një gatishmëri të jashtëzakonshme për t'iu përgjigjur me forcë propagandës së kuqe për t'u ruajtur nga armiqtë e jashtëm, gjë që mbante të mobilizuara fuqishëm jo vetëm forcat e armatosura, por edhe mbarë popullin, të cilët ishin përkushtuar për ta ruajtur vërtetë këtë kufi, me besimin absolut se duke mbrojtur kufirin me një vigjilencë të atillë, mbronin shtetin e tyre dhe fitoret e arritura, siç cilësohej në zhargonin politik. Mirëpo çfarë ka ndodhur në të vërtetë? Më së shumti ai kufi ka shërbyer për ta mbrojtur që të mos dilnin shtetasit tanë jashtë territorit shqiptar për në vendet e cilësuara borgjezo-revizioniste, për të mos intriguar politikën komuniste që ndodhte në vend. Pra, me sa shikojmë, ajo mbrojtje kufitare e shndërruar në barrierë të fuqishme dhe të pakalueshme, ka shërbyer jo më shumë se për të pritur
armiqtë e jashtëm apo koalicionet e armiqve, siç propagandohej, se sa për të ndaluar elementët e brendshëm të pakënaqur apo njerëzit e guximshëm që u kishte humbur durimi brenda shtetit të tyre. Pra, si përfundim i kësaj rezymeje është se kufiri shqiptar i shtetit komunist më së shumti ka shërbyer për të izoluar shtetin dhe popullin e vet. Për të vijuar më tej se çfarë ka ndodhur le të marrim një segment, pikërisht kufirin e jugut të Shqipërisë, që është kufiri shqiptaro-grek. Pikërisht për këtë çështje, në intervistën tonë të sotme kemi një nga ish-ushtarakët e viteve të para pas çlirimit, që ka shërbyer pikërisht në piramidat e kufirit shtetëror të zonës së Konispolit, të quajtur
Habib Muho.
Habib Muho ka një histori shumë të gjatë në detyrën e tij si rreshter patrulle në ruajtjen e atij kufiri, gjë që na mundëson episode të panumërta, madje edhe ngjarje rrënqethëse që hedhin dritë mbi disa fakte të vërteta, ndoshta edhe të panjohura për shumë e shumë grupe shoqërore të periudhës së sotme dhe sidomos të brezit të ri.
Zoti Muho do të zbardhë enigma të pyetjeve të tilla si:
- Cila ishte siguria e kufirit shqiptar në periudhën e viteve '60?
- Funksionimi i piramidave dhe mënyra e ruajtjes së tyre.
- Patrullat e lëvizshme, që ishin organizuar përgjatë vijës kufitare dhe incidentet që mund të krijonte kontakti me njerëzit e përtej gardhit me tela.
- Çfarë ndodhte në në shtigjet e kalimit kufitar, kur Sigurimi sekret merrte informacion për planet e kalimit të shtetasve për matanë territorit shqiptar?
- Çfarë ndodhte me personat që kapeshin në vijën e kufirit, të cilët ligji i kohës i cilësonte tradhtarë të atdheut dhe popullit të tyre?
- Kur urdhërohej sharrimi me breshëri automatike i njerëzve që guxonin të merrnin drejtimin e në zonën e tmerrit?
- E vërteta e veprimit mbi personat që ishte mësuar për vendimet e tyre të fshehta se po përgatiteshin për kapërcimin e kufirit të shenjtë.
- Çfarë ka ndodhur me kufitarët e pandërgjegjshëm, të cilët kërkonin vrasje për të marrë shpërblimet dhe gradimet në detyrë?
- Historia e panjohur mbi përçudnimin e karaktereve të një rasti të kufitarëve kolegë të Habib Muhos, në shpërblim të lejeve
për të shkuar në familjet e tyre, etj.

Përshëndetje Zoti Muho! Përshëndetje dhe faleminderit për ftesën që më keni bërë! Para se të shkojmë në subjektin interesant të kësaj interviste do të doja të shuanim paksa kuriozitetin duke ju kërkuar të më përshkruanit situatën që keni përjetuar atë gusht të '56-ës, kur nga Dega Ushtarake e Delvinës jeni mobilizuar për të kryer shërbimin e detyrueshëm ushtarak pikërisht në kufirin shtetëror me Greqinë?
Nuk do të dëshiroja pyetje tjetër në këtë moment të fillimit të kësaj interviste që më keni kërkuar, pasi me të vërtetë dua t'ju përcjell sadopak atë situatë që është krijuar në qenien time djaloshare, kur sa kisha mbushur të 18 vitet. Ishte 22 gushti i vitit 1956, kur u thërrita për të bërë ushtrinë pikërisht në zonën e kufirit jugor të Shqipërisë.
Çfarë ishte ajo situatë? Jua theksoj se jemi në vitin 1956, kur kishte pak vite që Shqipëria kishte kaluar provokacionet e përgjakshme dhe të zhurmshme të '49-s nga ana e fqinjëve grekë. Ato histori vinin te ne fëmijët në formë legjendash dhe kufiri ishte mitizuar në atë mënyrë saqë na dukej e pabesueshme se do të vinte një ditë që ta preknim apo të shkonim drejtpërsëdrejti pranë tij.
Si mund ta kuptoj këtë? Këtë ta kuptoni që në atë kohë ishte militarizuar jo vetëm vija kufitare, por e gjithë zona rreth tij. Unë mund t'ju kujtoj këtu faktin se në atë kohë, nëse do të të duhej të shkoje në fshatrat kufitarë, madje si në Ksamil, Butrint, Vrinë, Konispol, Shkallë, Janjar etj., që s'dua t'i përmend të gjitha, nuk mund të shkoje pa marrë leje me shkrim nga organet e Degës së Brendshme të rrethit të Sarandës. Kjo ishte edhe nëse kishe një dasmë për shembull, tek një afërm që mund të kishe në ato zona. Të gjithë miqtë që do shkonin për bujtur në dasmë, duhet të paraqiteshin në Degën e Brendshme të Sarandës dhe të dorëzonin pasaportat ku duhej të pajiseshin me leje, për shembull për në Ksamil, ku do të tregoje arsyen e vajtjes, e cila sigurisht verifikohej. Pra, ishte e pakalueshme të shkoje qoftë edhe si mik në fshatrat dhe qytezat afër kufirit dhe jo më të mendoje të shkoje deri në kufi.
Mos jeni duke e vulgarizuar disi zoti Muho? Juve ashtu mund t'ju tingëllojë, por mitizimi i kufirit në atë kohë që po të flas unë, ka qenë i shkallës së pakonceptueshme për logjikën e sotme, aq sa ngjarjet dhe hamendësimet për ato që mund të ndodhnin aty tregoheshin gojë më gojë si legjenda.
Pastaj unë do të ndalesha edhe te një element tjetër, që kishte të bënte me atë mitizim në mendjen e njerëzve, por kryesisht tek ne adoleshentët, që ka të bëjë me kapjet dhe ekzekutimet që ndodhnin ndaj njerëzve që guxonin ta kalonin atë.
Çfarë ishin këto detaje? Ishin të njohura episodet dhe historitë që tregoheshin nën zë dhe që qarkullonin gojë më gojë, duke thënë që "kapën djalin e filanit apo të fistekut" si dhe rastet e thënieve tip lajmesh të natyrave të tilla si: "sonte natën në kufi ka pasur vrasje. U vranë dy fierakë apo dy shkodranë në kufi" etj., etj. Këtu ju siguroj se nuk jam duke vulgarizuar aspak, asnjë fije të këtyre episodeve që jam duke shtjelluar me qëllimin për t'ju treguar për figurën e kufirit në trurin tonë.
Episodet dhe detajet që ju përshkrova kishin ngulitur në mendjen tonë si djelmosha adoleshentë në rritje, se në kufi ishte zona më e hekurt dhe e sigurtë e shtetit dhe se aty bëhej nami dhe çudia. Aty bëhej masakra dhe aty formohej trimëria. Aty tregohej forca dhe aty demonstrohej patriotizmi. Unë nuk do të harroja t'ju kujtoja këtu se veç këtyre që përmenda, në qeniet tona të njoma nuk mund të kalonin pa lënë mbresa rastet kur të vrarët apo të kapurit në kufi, i demonstronin para publikut duke i sharë dhe fyer, madje duke i tërhequr edhe zvarrë.
Zvarrë? Po, po, zvarrë duke i lidhur me tel mbrapa "Gazit" të Degës, siç i thonin atëherë makinës së frikshme të Sigurimit që ishte një xhip sovjetik.
Edhe kufomat? Po, kufomat ishin kryesisht ato që demonstronin. Ka pasur kufoma që i kishin demonstruar para publikut për të ngjallur terror në popull.
"Ja tradhtarët" - thuhej për ta, duke treguar me gisht ndërkohë që i etiketonin me epitetet më fyese.
Xhipi ecte duke e hequr zvarrë nga mbrapa. Ndërsa njerëzit e kapur të gjallë i merrnin me duar të lidhura duke i kaluar në mes të qytetit për t'i çuar drejt qelive të llahtarshme të Degës.
Ishin situata me të vërtetë dramatike, që pas tyre mbuloheshin me këngët shkollore, që ne i bënim në programet edukative jo vetëm në klasat e larta, por që në fillore, për të mos thënë që në kopsht.
Për shembull? Më vjen e freskët kënga e shumënjohur e fëmijërisë sime të asaj kohe, e cila thoshte:
Tani jam i vogël,
por do shkoj ushtar,
si fajkua zemër trimi,
roja mbron kufirin.
Është e shtrenjtë,
toka e jonë,
kot armik, përgjon,
se një popull, burra e gra,
te ne vigjëlon.
Pra, thatë se të gjitha këto që po ndodhnin gjatë kohës deri sa ju arritët moshën madhore për ushtar, kishin mitizuar sektorin e kufirit të shtetit? Jo ishte mitizuar, por e kishin bërë legjendë saqë na dukej e pabesueshme se mund të të jepej mundësia të shikoje kufirin ku kishte mundësi të hidhje sytë tej në tokën e shtetit fqinj. Pastaj nuk duhet harruar se gjithë ai mitizim kërkonte edhe njerëz të besuar të shkonin në kufi, gjë që të jepte arsye të ndiheshe krenar duke e konsideruar një privilegj. Kjo ishte ajo situatë që unë përjetova para se të merrja thirrjen për mobilizim.
Ndërsa, kur mora thirrjen, e mendova veten më të burrëruar, madje shumë të privilegjuar që më kishin besuar kufirin. Fluturonim nga euforia në atë moshë edhe prej trysnisë së propagandës së shfrenuar që bëhej, siç ta përmenda dhe më lartë. Kështu që sa më thanë që do të shkoja në kufi, fillova të ecja disi me tangërllëk dhe të bëja të rëndësishmin se unë tani isha person që do të isha në brendësi të shumë sekreteve shtetërore. Mendoja gjithashtu se do isha nga njerëzit që kisha në dorë mbrojtjen e atdheut, aq më shumë që mendoja çudinë se do të isha person që do të hyja në zonat kufitare pa shumë kontrolle, por mjafton të deklaroja në pikat e kontrollit se isha ushtar i asaj apo kësaj poste kufitare dhe kaq. Pra, do të isha njeri i rëndësishëm.
Interesant për sa më tregon dhe mënyrën si ma përshkruan zoti Muho.
Besoj se biseda jonë do mundësojë për të hedhur dritë në një moment disi të errët të funksionimit të shtetit të djeshëm, për të kuptuar më shumë jo thjesht atë që prezantohej, por atë që ndodhte pikërisht në vijën e kufirit, e cila shumë herë propagandohej si vendi i gatishmërisë dhe vigjilencës maksimale, ku mbështetej krenaria e shtetit të djeshëm militar nën parullën "gjithë populli ushtar".
Por përse shërbente më shumë ajo vigjilencë dhe gatishmëri në atë vijë kufiri? Për të vijuar në këtë çështje për të cilën është i interesuar së tepërmi mbarë opinioni i gjerë për vetë legjendat që qarkullojnë historikisht dhe ngjarjet e çuditshme që vërtet kanë ndodhur në kufirin e atyre viteve zoti Muho, fillimisht do të doja t'ju pyesja për origjinën dhe CV-në tuaj. Pra, cila është fëmijëria juaj zoti Muho?
Për sa folët në rezymenë hyrëse të pyetjes që më bëtë, po ju them se është saktësisht ashtu siç e përshkruat juve, se jeta ime kufitare në vitet '55 bëri që të jem dëshmitar i shumë e shumë ngjarjeve dhe historive të çuditshme, të cilat jo vetëm pas viteve '90, por edhe atëherë qarkullonin nëpër njerëz me zë të ulët, si thashetheme në formë legjendash. E them në formë legjendash, se ato histori dhe ato ngjarje aq të çuditshme janë aq të pabesueshme saqë mund të kuptosh se ndodhin vetëm në subjekte përrallash.
Kjo është arsyeja që unë sot pranova të jap këtë intervistë të zgjeruar për lexuesit e gazetës suaj. Pra, unë dua t'ju tregoj dhe t'ju vihem në dispozicion për çfarë do të më pyesni dhe të shuaj kureshtjen e njerëzve për aq sa di nga jeta ime si kufitar me detyrat e rreshterit dhe patrulluesit në kufirin më problematik të atyre viteve, siç ishte ai shqiptaro-grek në zonën e Janjarit dhe Konispolit të Sarandës.
Do t'ju rrëfej të paktën për situatën që krijohej në kufirin e blinduar me piramida dhe organizimin në to, të shërbimit patrullues, për të mos lënë askënd të mund të prekte atë sipas propagandës politike të kohës, por që në të vërtetë, ai ishte kthyer në kufi për të goditur të pakënaqurit e sistemit që guxonin të ndërmerrnin aventurën më të paprecedentë, duke tentuar arratisjen edhe pse merrnin nga mbrapa njollën e tradhtisë më të madhe ndaj atdheut dhe akoma më shumë, kur familja e tyre do të vuante në internime të pafundme si familje e njollosur kundër pushtetit dhe politikës së partisë.
Në dëshmitë e mia që mund të vë në dispozicion të publikut tuaj janë edhe rastet e tmerrshme, kur pas vrasjeve që mund t'u behej elementëve që tentonin arratisjen, ushtarët merrnin dekorata dhe shpërblime për leje pranë familjeve, për të cilat ishim shumë të mallkuar për shkak të gatishmërisë së përhershme që kishin repartet tona.
Kjo gjë ka sjellë rastin më të paprecedentë kur ushtarët kanë vrarë fshatarë të futur në kurth të tillë, duke i sjellë në kufi me pretekstin se e kërkonte dikush, ndoshta komandanti i postës ushtarake dhe aty qëllohej nën akuzën "Tentativë arratisje". Kjo vetëm e vetëm që "heronjtë" të mund të merrnin një dekoratë apo edhe vetëm për një leje qoftë dhe të shkurtër pranë familjeve të tyre.
Por ka edhe detaje të tjera kaq të çuditshme dhe kriminale. Këto kanë të bëjnë me fakte të tilla që për njerëzit kur Sigurimi i Shtetit merrte informacion të saktë për vendimin e prerë të tyre për arratisje, i merrte në mënyrë sekrete në formë arrestimi apo më shumë në formë pengmarrjeje, si i kishin futur në grackë dhe i zhdukte në mënyrë tepër misterioze, duke i hedhur në hendeqet e lartësive kufitare ku trupat e pajetë mund të përfundonin në rrëpirat e tokës greke që do të thoshte se nuk i gjente kush. Kjo në gjuhën popullore cilësohet kur thonë se "humbi pa nam e pa nishan".
Para se të kalojmë më tej zoti Muho, jam i detyruar ta shuaj paksa këtë kuriozitet të këtij momenti që gjithsesi, kur të vijojë subjekti normal gjatë rrëfimit do të ndalemi gjatë. Pra, si e konstatuat juve këtë fakt kaq rrënqethës, kur ishit vetëm një rreshter në postën ushtarake të kufirit? Kështu në një moment rastësia më ka çuar pranë "Gazit" të Degës apo "Gazit 63"-sh të Sigurimit, siç quhej, ku një ekip special ushtarak i ndodhur brenda tij mbante një person të arrestuar në pjesën e prapme të sediljeve që varionte në formën e portobagazhit të mjetit ushtarak. Personi që më shumë se ishte i arrestuar, dukej si i marrë peng, ishte mbuluar me thes leshi apo zhake për të qenë tërësisht i izoluar, por edhe të mos njihej nga kush, si në rastin tim dhe ishte i shtrirë me këmbët të mbledhura që i dridheshin si purtekë, por që nga goja nuk guxonte të nxirrte kurrfarë psherëtime apo rënkimi.
Pra, ai njeri që më ka ngelur fiksim tërë jetën nuk pipëtinte, por vetëm dridhej si bagëtitë që i çon te kasapi.
(Vijon nesër)
(er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb
read more "Habib Muho: Në '56-ën shkova në shërbimin sekret të kufirit me Greqinë"