Κυριακή 12 Ιουνίου 2011
dieta psikologjike
Doni të bini nga pesha? Ndryshoni mënyrën e mendimit tuaj dhe përpiquni të bindni veten tuaj se cdo gjë që hani ka shumë kalori.
Këtë rekomandojnë shkencëtarët amerikanë, të cilët gjetën se, edhe pse iluzion, ideja dhe vetëm ideja, zvogëlon nivelet e grelinit – te ashtuquajturin hormoni i urise.
Sa më pak grelin do të thotë më pak oreks. Prandaj thonë ekspertët në konkluzionin e tyre, të jeni më të përmbajtur në drekat tuaja dhe si rrjedhojë mbas një farë kohe të cliroheni nga pesha e tepërt.
- Dieta milkshake
Ekipi i studjuesve në Yale University, i kryesuar nga Alia Kram, shqyrtoi efektet e iluzionit të shumë kalorive në 36 vullnetarë të shëndetshëm. Ju dha të gjithëve të pijnë të njejtin milkshake, i cili kishte vlera kalorike 380 Kcal.. Por në disa thanë se kjo ishte një pije e sofistikuar me vlera të ulta kalorike, ndërsa në shumë të tjerë thanë se ishte një pije që përmbante shumë kalori.
Për të kontrolluar ndjenjën e urisë, studjuesit matën nivelet e grelinit tek vullnetarët përpara dhe mbas konsumimit të milkshakes. Sic kishin vërtetuar edhe në studimet e mëparshme, nivelet e këtij hormoni rriteshin dukshem gjysëm ore përpara ngrënies së drekës dhe zvogëloheshin përsëri mbas drekës.
Tek vullnetarët që kujtonin se kishin konsumuar një pije që përmbante shumë kalori, nivelet e grelines u zvogeluan dukshëm më shumë se nga niveli i vullnetarëve që besonin se kishin një pije me permbajteje të vogël kalorike.
Iluzioni kalorik
Në artikullin e tyre i cili u botua në «Health Psychology», studiuesit mbështesin idenë se kur hamë dicka jo të shëndetshme, mund të largojë idenë e urisë dhe të na mbrojë nga konsumimi i tepërt gjatë ushqimit.
Duke komentuar përfundimet e studimit, disa ekspertë vunë në dukje gjithashtu se zbulimet e shkencëtarëve amerikanë tregojnë gjithashtu se cmimet që shkruhen në etiketat e ushqimeve, mind të ndikojë tek konsumatorët në mënyra të papritura.
Ne ditet e nxehta...
NJE NUSE ME 7000 VATHE
U martua duke veshur 7000 vathë metalike, të cilat stolisnin gjithë fytyrën e saj. Dhe në qoftë se për ju pamja nuk është dhe aq e hijshme, bashkshorti i saj e gjeti të mahnitshme ... !
Mendoni të shponi veshët tuaj, por kini frikë se do tju dhemb?
Merrni guxim nga kjo vajzë që ka jo një, por 7,000 Piercings. Ajo vendosi të martohej dhe përpara se të nxirni konkluzione të gabuara, bashkshorti i saj nuk ka asnjë vathë, të paktën në pjesët e dukshme të trupit. Elaine Davidson zotëron rekordin botëror sepse është gruaja me më shumë piercings.
Pamja prototipe e gruas 42 vjecare përfundoi kur vendosi lule rozë të stolisin flokët e saj. Brenda vellos së saj të bardhë, ndoshta ishte e gëzuar, meqënëse fytyra e saj ishte e mbuluar nga vathët, të cilat nuk lejonin të kuptonte dikush ndjenjat e saj
Me rastin e martesës leu me ngjyra fytyrën e saj, duke hartuar modele të ndërlikuara me ngjyra të verdhë, jeshile dhe të kaltër. Në ceremoni e shoqëronin dhe dy vajza të veshura me fustane të kuq e elegante.
Bashkëshorti i saj, Douglas Watson, për ceremonin 35 minutëshe kishte veshur një kostum blu të erët, duke ditur se të gjitha vështrimet do të jenë të kthyera nga bashkëshortia e tij…
E lindur në Brazil, ish infermjere, theu rekordin Guinness për herë të parë në vitin 2000, kur autoritetet numëruan në trupin e saj 462 piercings, nga të cilat 192 gjendeshin në fytyren e saj.
Elaine Davidson deklaron se asnjë herë nuk ka nxjerë vathët nga trupi i saj, të cilat sic i llogarit peshojnë mbi 3 kg. Këmbëngul se nuk ndien asnjë lloj dhimbjeje dhe se cdo natë fle me gjithë këtë ngarkes…
Megjithatë, në vitin 2009 zbuloi se nuk i pëlqen dhe kaq shumë të cpojë trupin e saj dhe të vuaj për hir të artit të saj. “Doja vetëm të thyeja rekordin boteror” deklaron vetë ajo…
Në familjen e saj nuk pëlqen aspak pamja dhe hoby i saj, por e kanë pranuar si një mënyrë të cuditshme jetese. 42 vjecarja, në blogun e saj shkruan se i pëlqen të ecë mbi flakë dhe xhama të thyera. Kalon kohën e saj të lire me extreme sport dhe teatër. Pavarësisht nga pamja e saj e çuditshme, ka menyra jetese të shëndetshme meqenese nuk perdor alkol e duhan kurrë...
(JU LUTEM KOMENTIN TUAJ)
(JU LUTEM KOMENTIN TUAJ)
Kabina telefonike te cuditeshme
Εγγραφή σε:
Αναρτήσεις (Atom)