Τρίτη 19 Απριλίου 1994

Isuf Mullaj si u rekrutua nga Sigurimi i Shtetit

Nje nder njerezit kyc te Sherbimit Sekret Shqiptar neper bote, rrefen per here te pare ne “Opinion+”, te gazetarit Blendi Fevziu, gjithcka per vitet e erreta te diktatures. Rekrutimi fillimisht ne Shqiperi dhe dergimi ne Perendim per te zbuluar sa me shume informacione nga “armiqte”. Dhe si i shpetoi sigurimit grek pas torturave qe vuajti

Sa vjec jeni?

84 vjec i mbush tani, ne shkurt. Megjithate, sa te kemi fuqi dhe sa te kemi mundesi do te themi ato gjera qe nuk bejne dem dhe qe...

Ato qe bejne dem nuk i thoni?

Ato qe bejne dem, zbuluesit nuk i thone ato.

Si u lidhet me sigurimin? Si ju perzgjodhi sigurimi per t’ju derguar jashte?

Eshte nje histori e gjate. Qe ne moshen e vogel, une kam qene student ne shkollen mbreterore ne Tirane, ne 1938 dhe nga aty shkova ne gjimnaz ne Gjirokaster. Pastaj ne vitin 1939, Italia fashiste atehere sulmoi Shqiperine, u prish edhe shkolla mbreterore. Une shkova ne gjimnaz ne Gjirokaster dhe vazhdova atje. U krijuan ato premisat qe populli nuk deshironte pushtues, duhet ta luftonin, u organizuan partite, lufta nacionalclirimtare. Une isha simpatizues i zjarrte i luftes nacionalclirimtare, se te gjithe te rinjte atehere, e gjithe rinia shqiptare e edukuar me historine e rilindesve, lexonin sidomos kur ishim ne shkolle, ne gjimnaz, historine e Skenderbeut, e te gjithe ne te rinjte deshironim te beheshim si Skenderbeu. Te beheshim edhe ne te famshem, te luftonin, pushtuesin mos ta linim qe te rrinte ne vendin tone, kjo na frymezoi qe te merrnim pjese aktive ne Luften Nacionalclirimtare. Mirepo, une kisha nje pengese, pasi kisha babane tim adhurues te Zogut edhe ishte oficer rezerve, i liruar ne vitin 1935, por ishte ne pension, 3 napolona flori ne muaj ne ate kohe ishte shume, me nje nam te madh, ne ishim si fshatar te mesem, nuk ishim te varfer, por te mesem. Benim pjese ne shoqeri te larte, babai im kishte shume miq te njohur te asaj kohe, jo ministra, jo kolonel, jo gjeneral dhe nuk shkeputesh dot me nga ajo sfere nacionaliste. Keshtu qe, nuk i perkrahte idete e mia te luftes dhe me forca te majta nacionalclirimtare.

Babai ishte kunder?

Babai im ishte kunder meje edhe une kunder atij. Kjo ishte puna qe ne ishim midis dy zjarreve, e gjithe familje, i gjithe fisi im, do te hidhej ne nje krah apo do te hidhej ne nje krah tjeter. Perfundimi ishte se une nuk u binda qe te isha me ato forca te djathta, farefisi im e din sigurisht se i mbanin teper iso babait, pasi ai ishte oficer, ishte i larte, ai njihte Bari Omarin, te tere i kishte miq te ngushte. Njihte prefekte, njihte edhe shume te tjere qe anonin nga ata. Njihte Ali Kercyeren, njihte Hasan Ndocin, njihte te tere eliten qe ishte ne ate kohe. Ky nuk shkeputesh dot prej tyre edhe e mbajti deri ne fund kete. Forcat nacionalclirimtare, duke qene une i biri nje oficeri, keshtu m’u vune me shume kujdes mua, u vune me te gjitha forcat dhe menyrat qe une te mos shkeputesha nga influenca e tyre, por te merrja pjese aktive. Keshtu u be, ata qe ishin organizues te luftes nacionalclirimtare, per shembull, Dilaver Poci, Bexhet Mema, ishin shume nga keta, sic ishte shoku Dilaver, keto ishin me teper te larguar, jo ne Tirane, jo pastaj u be zevendes-komisar batalioni ne Tepelene edhe nuk ndenji shume ne fshat. Ndersa keto qe rrinin ne ate krahine, ishte Bexhet Mema, Gani Aloci, sekretar i partise komuniste, ne ilegalitet ishte atehere, ne nje fshat afer nesh, e kisha shume mik ate edhe Dilaveri qe ishte komunist i ‘41-shit, shume me donte mua, pasi une e mbaja atje ne stan, une i jepja per te ngrene dhe e fshihja.

Po pas luftes me cfare u moret?

Pastaj qe ne 1944 vazhdoi kjo pune, keta mua aktivizuan, ma shpjeguan zbulimin sekret qe atehere.

Ne cilin vit jeni futur?

Fundi 1942, fillimi ‘43-shit. Biseduam atehere me tre kater, me Bexhet Memen, me Gani Alushin...

Cfare kuptohej me sherbim sekret ne ate kohe?

Kuptohesh ne qe te marrim te dhena mbi italianet, mbi gjermanet, mbi levizjet e tyre, nga vinin e nga shkonin, te gjitha. Por, kishte edhe kete, qe te futej ne prapavija te armikut, sepse ishte e zorshme, me kupton, gjurmoheshin. Ndersa mua nuk me gjurmonin, ngaqe kisha nje familje te lidhur me te. Po pra se babai im ishte mik me Bahri Omarin, e me te tjere, qe ishim elite dhe nuk kontrolloheshim. Kjo u shfrytezua. Une nuk doja te aktivizohesha ne sherbime te tilla. Mirepo, ata thane, kjo pune qe ben ti eshte pune e ndershme, te marresh nga armiku, nga gjermani apo italiani, te dhena, pasi ne nuk futemi dot atje, ti futesh ne prapavijat e armikut. Kjo pati shume rezultat, per mua, ne lufte atje. Mirepo, opinioni atje u hap qe ky eshte nje njeri indiferent, nje njeri qe nuk deshiron te merret me keto gjera, keshtu qe u maskova, u kamuflova ne kete menyre. Deri ne ‘44-en. Pastaj keta shoket e mi, qe ishin edhe ata si une, shkuan u bene komisar brigadash, komisare batalioni. Por, nuk isha njesoj me ata, mund te isha edhe me i afte. Domethene, ne terren do te rri une, nuk mund te rrija dot me keshtu, te shkelja lufte te hapur dhe keta me derguan, e studiuan mire kete pune shoket e mi. Atehere me thane, e vendosen, kete celulat e tjere, Ganiu, Cakalli i thoshim ne, tre-kater shoke te tjere, me besniket, ne do te dergojme ne brigade te Bicat, pasi ke edhe fshatare te tute, ishte zevendeskomandant brigade atehere, Mit’hat Koni. Do te dergojme atje, do te bejme ne nje karakteristike tonen, sic e dime ne, te mire, qe ti te ecesh perpara shume shpejt dhe te rikuperosh kete kohe qe ke humbur ne terren. Keshtu u be. Me derguan ne brigade dhe menjehere me dhane nje zarf te mbyllur, nuk e hapa se c’kishin shkruar ata brenda. E mora zarfin, u paraqita tek ai zevendeskomandant brigade, fshatar ai, ishte edhe shefi i sektorit operativ, nje Mit’hat Koni dhe fshatare te tjere u futen aty. Keshtu, une vajta atje dhe vazhdova, disi e cuditshme, shef sektori operativ te brigades, kishte nje impuls qe me dhane, pasi nuk merrnin dhe i fusnin ashtu menjehere. Vjen ai, me kap zevendes-komisari i brigades, qe merresh me pune partie, me pune sekrete, se ato drejtonin edhe sigurimin, zevendes- komisaret. Me thote, hajde ketu, me hapi ate zarfin, karakteristikat qe kishin shkruar ata te terrenit. Me thote qe une duhet te merrem me detyre zbulimi, se ti me thote, kete ke bere tere kohen edhe keshtu do te rrish. Ti je me zbulimin, me thote mua, ti je me sektorin operativ te brigades, mos e caj koken fare se do gjej rastin me te mire qe t’i do t’u arrish shokeve te tu. Pasi une kisha bere nje ankim, se pse ato burra mes lufterave, pse une keshtu do te rri si varfanjak qosheve, s’me pelqente mua ajo pune, me dukej sikur nuk ishte pune. Ashtu bene, mbaroi lufta, mua te parin dhe 100 veta te tjera, per te ngritur nga keto qe kishin ngelur prapa, te terrenit. Do te shkoni thote, ne kurs per oficer ne Jugosllavi. Dhe na derguan ne marinen luftarake.

Ku? Ne c’vend te Jugosllavise?

Ne Splite. Ne Splite, na prune ne Durres edhe zgjodhen 100 me te miret. Nje pjese nga ata ishin edhe oficere, ne nje pjese ishim ushtar te padeklaruar, te panjohur fare. Neve per t’u bere oficer drejtperdrejt, pasi kishim ngelur prapa nga terreni. Ashtu na bene, na prune ketu ne Durres. Ishte shkurt 1946. Ne shkurt erdhem atje, Hamdi Mapi ishte komandant i marines, Hamdiu burre shume me kulture, e kishte mbaruar akademine ne Itali dhe ishte me kulture te gjithanshme. Kish qene me luften dhe komandant flote. Keshtu ndodhi. Mori ai karakteristikat te gjitha atje, sheh ai te gjitha dhe e shikon qe e imja ishte si me e cuditshmja nga te gjithe. Domethene, babai i vendosur ne te kundert, ndersa ky i vendosur ketej nga ky krah, kete do ta marrim, do te me benin oficer, pasi kisha ngelur prapa ne terren. Kishin dhene tre garancite ata qe une i plotesoja, qe une isha njeri i luftes. Vjen komisari i kompanise, pasi qendruam dy muaj ne Durres. Me thote mua, hajde ketu Isuf, do te vish te te marr sekretar, me thote. Jo ore, i thashe une, ketu sekretar te ty nuk vij une. Ai ishte toger ne ate kohe. More Isuf, une po te marr per burrin me te mire, si nuk vjen ti, une po te marr per burrin me te mire. Ai atehere edhe Spiro Koten, e kishte karrocier. Kishte nje tjeter, nje nenoficer, quheshin kuisling ata. Do ta heq ate kuislingun me thote mua, do ta heq edhe nga ky Spiro te kesh kujdes, une ty do te marr sekretar. Jo, i them une, une jam nisur per te shkuar ne shkolle ne Jugosllavi, do te benim karriere ne Jugosllavi. Do te vete atje, i thashe une, nuk do te rri sekretar me ty, mblidhe mendjen. M’u lut ai. Ma ktheu mendjen, te garantoi se nuk te bej asnje gje te keqe, me thote mua, te garantoj qe kur te vene te gjithe shoket e tu, do te shkosh edhe ti ne Jugosllavi. Epo meqe qenka keshtu, ishte edhe shkurt, merdhinim, nuk kishim ku te rrinim atje ne Durres. Po mire po vi, i thashe une. Kisha nje zyre te vogel, nje sirtar dhe nje dosje te vogel, kaq ishte sekreti, e kisha atje ne tavoline. Me thote mua, ketu ne zyre nuk do te qasesh njeri fare. Me vjen turp, i thashe une, te vijne shoket e mi dhe te mos i qas ketu, me erdhi zor, nuk e bej dot kete pune. Do ta besh, me thote mua, une prandaj po i heq keta te tjeret. I ri isha atehere, 20 apo 21 vjec. Cfare thote ky, thosha une, kaq burre i mire qenkam une. Edhe qeshja me veten time. Po, po, me thote ai mua, ketu. I hoqi ata. Dy muaj aty, dhe kur na vjen Spiro me marinar me karroca, djale i mire ishte keshtu. Edhe i them une, Spiro nuk do te rrish ne zyre time ketu. Pse thote, ketu kam qene deri tani. Me ka dhene urdher komisari, i them une. Ketu vetem une edhe ai do te rrime edhe.... U be Spirua, zeher. Nje celes kishim aty, nje celes te nje sirtari dhe nje dosje te vogel, s’kishte gje tjeter aty. Rregullat jane keshtu te vendosura nga komisari. Tre muaj atje, shkurt, mars, prill. Kushedi, pune shteti pse na vinin atje, verifikime e te tjera. Ne maj, ne ne Jugosllavi. Erdhi nje kacatorr na priti, na mori drejt e ne Mal te Zi.

Sa kohe qendruat ne Jugosllavi?

2 vjet per oficer marine. Gjate kesaj kohe qe ishim atje, une isha per nderlidhje, se nderlidhja ishte puna me sekrete, se ashtu i kishin bere dokumentet ata, per nderlidhje. Kishte profesione te ndryshme ne marine, nderlidhje, timonier, motorist. Une nderlidhje dhe ma kishte qejfi dhe s’ma kishte qejfi, ne lidhje sepse doja meteorolog, pasi kishte edhe pese ose gjashte qe ishin per meteorolog aty, per te pare kohen, gje e mire. Une u thashe dua meteorolog. Nuk eshte gje, me thane kjo pune, pasi e meson edhe keshtu, pa qene ne ate drejtim ta japim ate mundesi, te mesosh meteorolog. Keshtu u be. Mbaruam ate kurs atje. Mirepo, ne dy vjet ishim si student atje, nuk dinim gje se cfare marredhenie bente shteti jone me Jugosllavine, ketu ishin prishur marredheniet, mirepo ne aty s’e kuptonim. I shikonim ne qe jugosllavet na trajtonin keq, qe te merziteshim ne, te shperthenim, te bertisnim, por nuk e dinim nga se vinte kjo. Me ne fund, erdhi puna qe e mbaruam kursin, nuk na dhane as diploma, hic, ik se i kemi derguar ne Shqiperi diplomate. Kishin bere, c’kishin shkruar ata, ata e dine. Ne nje anije na futen ne, na moren edhe rrobat madje, u sollen keq. Ishim 5 ose 6 si marinare, si nenoficer, pasi ne u graduam atje. Ne ‘46-‘47 u graduam te gjithe kaptere, te gjithe njesoj, me te njejtet kritere. Kur te vinim ketu do te beheshim drejtperdrejt oficere. Kjo pune keshtu vazhdoi. Erdhem ne si te persekutuar ketu, pasi nuk e dinim se si ishte puna, nuk dinim gje. Kur erdhem ketu, na prune ne Durres, 100 veta. Te tere ne oficere, komunist, kandidat partie, keshtu te ndryshem. Vjen ai miku nga Tirana dhe na thote: E di si eshte puna, tani ka ndryshuar.

Cili ishte?

Ishte Kadri Azbiu, ishte kolonel. Ka ndryshuar, me thote mua, nuk eshte si me perpara me Jugosllavine edhe kemi menduar per me gjate per ty. Cfare per me gjate, i thashe une. Ashtu i kemi kopsitur ne punet, me thote, qe puna jote do te kaloje me gjate. Po si eshte puna, ma thuaj, i them. Ma tregon ai qe me jugosllavet i kemi prishur punet, me perendimin po ashtu i kemi te prishura, ne kemi menduar qe ti te shkosh jashte shtetit. Ore, i them une, nuk shkoj jashte shtetit, do te rri me shoket. Eshte biseduar gjate ajo pune, prandaj une kam mendimin qe detyren do ta kryesh, se vec teje me te pershtatshem, qe te kete kushtet per te shkuar atje, nuk ka. Edhe pak ma sterholloi ai, ma rriti nje cike mendjen, sikur isha une kushedi se cfare. Po si eshte, ma shpjego. Do filloj qe tani pergatitja, me thote mua. Keta te tjeret, te tere do te gradohen, ti s’do te gradohesh, me thote mua. Po pse, i thashe une, se nuk e dija mire une keto gjera. Ti s’do te gradohesh, se ti je me i graduar nga keta. Por, qe te krijohet opinioni ketu ne marine, ti je djale i nje oficeri dhe je i persekutuar. Se keta nuk i dine punet e tjera. Mua c’eshte e drejta nuk me vinte mire. Vajta edhe erdha keshtu, do te martohesha, kisha halle te tjera, djem te rinj ne, 23-24 vjec. Cila eshte ajo pune qe do te bej une, i them. E kemi studiuar ne ate pune, do te hapet terreni me perpara, do te beni pergatitje psikologjike, qe une isha i persekutuar etj., etj., dhe do te vazhdoja shkollen e sigurimit me vone, naten. Do te jap shkalle-shkalle te gjitha. Po sa kohe do te rri une atje jashte, i thashe. Pasi ku te veja te rrija jashte, te lija familjen, e njeren e tjetren. Me thote mua, pranoje se zere sikur ishe ne shkolle te Bashkimit Sovjetik.

Ne cilin vit ju tha qe do te ikni jashte?

Ne 1948, kur u ktheva nga Jugosllavia. Po mire mo, i thashe une, do te krijoj familje e gjera te tjera. Po ec, me tha mua, se familje krijon edhe atje. Krijon familje edhe atje, i ujdisim ato pune, nuk jane te parregulluar. Mire, i thashe une, une dua nje gje. Isha 21-22 vjec. Sa vjet do te rri jashte, i thashe une, se tere kohen jashte une nuk do te rri. Kater vjet me thote mua, e shumta kater, zere se ishe ne shkolle ne Bashkimin Sovjetik, ate shkolle qe ti do ta beje atje, do ta bejme ne ketu. Kadri Hazbiu dhe ca shoke te tjere kishin bere shkollen ne Bashkimin Sovjetik, per zbulimin e larte. Ate shkolle qe behej 3 vjet, ata e kishin bere per nje vit e gjysme, te permbledhur sigurisht. Por, shkollen e larte te sigurimit ata e kishin bere. E kishte bere shoku im me i ngushte, Esat Kondi. Keto ishin 8 vete, ne nje klase te gjithe keta. Madje, ky shoku im, kishte dale me te tera pesa, qe ishte nota me e mire.

Po pastaj si shkoi?

Me pranoi. Me thote do ta bejme. Po si do te bejme?! Rrogen ti do ta marresh si oficer, ashtu sic je. Por, thote, ne do t’i bejme te tera goditjet, do te lirojme nga ushtria, do te hapim parulla false, me thote, keshtu e keshtu dhe do te me cojne ne Gjirokaster. Po mire, i thashe une, po ne Gjirokaster edhe me njohin, ku u shpeton dot atyre. Jo do ta pergatisim ne terrenin. Keshtu u be. Une gjate kesaj kohe u fejova, mirepo ajo familje ishte komuniste, e devotshme atje, baza e Shefqet Pecit, me kupton. Edhe keshtu e mora, pese vjet u martova. Do ti pas nje viti, u bera me femije. Mirepo kjo kohe qe ne fillim, mua pastaj me liruan, me thane qe do te shkosh ne Gjirokaster.

Mbanit kontakte me oficere te sigurimit?

Po si jo. Te vazhdueshme kontaktet. Shkova atje, ne Gjirokaster, me hapen terrenin atje, ky eshte i liruar, nuk i ka kushtet. Eshte i persekutuar per regjimin tone, babane e ka pasur oficer, perralla sa te duash dhe i mbushen te gjitha ato. Ah thane ato, mire ua kane bere, nje pjese. Nje pjese ndryshe dhe nje pjese ndryshe. Mire ua kane bere ketij se ka dashur te futet keshtu, te tjera fjale sa te duash. E te tjera kishte, u vinte keq nje pjese qe me njihnin, o po cfare ka ky, qe ka qene keshtu, pse i bien ne qafe ketij e keshtu. Me hapen terrenin dhe shkova ne Gjirokaster. Nuk me jepnin pune, por rrogen e merrja une, oficer isha une. Vinte ai njeriu qe kishte lidhje nga ministria me mua. Me ne fund kaluan 6 muaj ne fshat, rrija une, as flisja, as beja, i persekutuar. Thone ata, c’e mbani kete ketu?! Por, kishte edhe njerez qe u vinte keq per mua. Jepini ndonje pune ketij fakirit edhe ky nga ana jone ka anuar gjithmone, me zemer, e keshtu. Ujdisnin te tjera, pune te tjera, ata si dinin fare keto pune. Po jepini se gjynah, ndonje pune. Po mire, futeni ne pune te fusha e aviacionit. Ne fushe te aviacionit 4 mije leke merrja une, per tre vjet. Gjate kesaj kohe u pergatit kursi i zbulimit naten, vinin nga Tirana.

Ku e benit kursin?

Atje ne zyre, ne zyre time. Une isha me tre turne te puna, isha turni i trete, naten.

Cfare ishte kursi? Per cfare e benit?

Kursi ishte per zbulim kunder Perendimit. Cfare kishin mesuar ata ne Bashkimin Sovjetik, m’i mesonin mua te tera. Edhe e bera kursin per 3 vjet atje, 2 here ne jave. Nje here e beja te dielen dhe nje here ne mesjave, kur une e kisha turnin naten. Me merrnin ne telefon ata, vinin ata nga Tirana. Por, ata ishin gjeneral. Vinin atje dhe mesova kursin. Une mesova te gjitha ato qe mesoheshin ne Rusi, ne Bashkimin e madh Sovjetik.

Ju kishin thene se cfare misioni do te kishit?

Jo, jo. Misioni ishte zbulim ne Perendim, pa specifike fare. Zbulim ne Perendim, po te dale fronti i pershtatshem, ta rrihnin veshin ata.

Nuk eshte se kishit detyre specifike mbretin Zog?

Mbreti Zog kur erdhen rrethanat edhe atje si ndodhi, se atje kisha me teper miq, perkrahje nga babai.

Por, nuk eshte se ishit nisur per mbretin Zog?

Nuk isha nisur vetem per ate, mund te binte edhe ne nje shtet tjeter qe nuk kisha fare lidhje. Keshtu u be, mbarova kursin shkelqyeshem.

Nderkoha familja juaj e dinte qe ju ishit i persekutuar ne fshat...?

Familja e gruaja, c’kishte, cfare e gjeti kete, ky ka qene edhe oficer marine, cfare e gjeti kete te shkretin, s’eshte treguar i sinqerte.

As me familjen nuk flisnit?

Jo ore, cfare familje. Nuk dinte gje familja. Atyre u erdhi keq, kur une vajta atje me 4 mije leke ne muaj. Por, une para kisha se 6 mije i merrja kendej dhe 4 mije i merrja aty, u benin 10 mije leke ne muaj. 10 mije leke merrte kryetari i rrethit te madh atehere, drejtor ministrie, se ashtu ishin parate. Edhe thoshin ky i shkrete, si t’ia bejme. Mirepo ata qe duheshin per te ditur, 4 apo 5 vete ne koke e dinin kete pune. Mbarova kursin shkelqyeshem. Mirepo hasem ne nderlidhje, qe nje gje interesante. Per nderlidhje ishte shume e zorshme. Atje hasem me pengesa te medha.

Perse?

Se edhe une isha nje cike, qe ngrihesha.

Po ata nuk kishin qejf qe te ngriheshit?

Po ata nuk kishin qejf qe te benin shume pyetje. Por ishe bere me zanat, do te beje pyetje. Erdhi puna ne nderlidhje. Keta atehere, ne ‘55-en, nga prilli apo maji qe mbarova kursin, shkelqyeshem edhe ishin ato tre muajt e fundit, qe do perserisnim edhe njehere nderlidhjet, pasi qe pjesa me e zorshme. U them une, mire, do te shkoj atje dhe une kisha mesuar 4-5 lloj nderlidhjesh, radiotelegrafist i klasit te pare isha, pasi e kisha mesuar ne Jugosllavi. Ato shifra, ato sekrete, ia 4 lloj shifrash i kisha mesuar permendesh, maskimet, si te shkruaja me letra dhe me boje, maskimet sic i bente Lenini ne Siberi, i di edhe ato se kishim mjete, por jo sic ka tani, mjete te kohes, me te sofistikuara. Mirepo erdhi puna qe te takohemi trup me trup. U them une, mire, kush do te vije qe te takohet me mua. Do te vije me thote mua ndonje nga ata sekretaret e pare te ambasadave, se ata mbulonin sigurimin, ata kolonel, me grada. Ai me thote, ata jane shoket me te besuar, mos ki frike fare. Ata do te nderlidhin me ty, njeri tjeter nuk nderlidhet me ty, se ti je i sferes se larte. Mire, do ta pranoje, mire i thashe une. Po ja pyete prape, nuk rashe dot une ne kontakt me te gjitha ambasadat. Po mire atehere nese nuk do te biem ne kontakt, ne do te veme ne lidhje me nje sekretar te pare, me gjeneral apo kolonel te Bashkimit Sovjetik, ti do t’ua japesh atyre dhe ato do te na i japin neve. Ketu ngeci karkaleci.

Pse? U thashe une, kete pune nuk e bej dot. Por, aq dinim se ishim te rinj. U thashe une kete gje nuk e bej dot. Pse me thane mua, ata jane me te besuar nga ne, nga ata kemi mesuar edhe ne, ata nuk tradhtojne. Une i besoj vetem shqiptarit, i thashe une, me keto te ambasades jam dakord. Me nje nga keto ju te kater qe ju njoh ketu, kolonel ishin ata, gjeneral, po te vini ju, une marr kontakt me ju, tjeter, une asnje te huaj nuk dua. I kam besuar vetem kokes sime. I tregon ai, pse ta ha per tjetrin, une e haj vetem per veten, per gabimin qe bej vete, pergjigjem edhe vete, edhe te me vrasin, te me therin, e kam bere vete ate gabim edhe ne rregull. Po jo ore, me thone, nje instruktor, nje kolonel, o Isuf ata jane me te besuar, kjo ishte kur une kisha mbaruar kursin ne ‘55-en. Thote ata jane me te besuar se ne, si nuk paske besim. Jo ore, besim kam, per kete pune nuk kam, jo per te tjeret. Per kete pune, te rrahin andej, e te tregojne, me mire te me rrahin e te tregoj vet, po jo per fajin e te tjereve. Kjo ishte insistimi im. Ai me thote, jo jo. Keshtu do te behet me thote mua, per kete pune nuk do te bejme ndryshim. Vete ai ne Tirane, kete bisedim e bera me instruktorin. Vete ne Tirane u thote ai, Isufi me nderlidhjen i ben te tera keshtu sic i kemi bere, por ate me te huajt nuk pranon te kontaktoje, me te huajt nuk e ven koken e tij per nje tjeter. Si, i thone ata. Kadriu u revoltua. I thote shokut tim te ngushte, e shikon tani na sjell edhe telashe nuk do te bashkepunoje me te tjere. Se shoku im i ngushte i femijerise ishte ai qe dha rekomandimin me te forte, ishim shoke bashke, ishte ne prokurori te Tiranes ai kohet e fundit. Edhe me thirren, kishin bere mbledhje qe une nuk pranova, vjen Hasani me thote: “Ore Isuf, cfare ke bere ti, tani ne fund na i prish punet”. Cfare prisha, puna ne rregull eshte, i thashe une, i thashe atij qe une nuk kontaktoj me te huaj. Me ju po, dhe me ato te ambasades, sekretarin e pare, kush te jete. Me ata jam dakord. Edhe po tradhtoi, tradhtoi shqiptaret te pakten. E di, me thote mua, qe ne atje kemi bere mbledhje edhe me ngarkuan te gjithe fajin, me thote. Po me thote mua, ti duhet ta kishe shtruar me mire kete pune, se ai merrej me zbulimin e jashtem. Po cfare do te bej, se e kisha shok. Me thuaj te bej kete edhe une do ta bej. Do t’i bejme ashtu sic kemi programin. Jo po, kjo eshte me spec, pse nuk e more nje cike, eshte me spec, une te lashe me thote mua, ti thua qe nuk dua une me gjeneralin sovjetik te bej lidhjen. Bota ku duan te lidhen me ta, ndersa ti thote, nuk dua une me ate. I besoj vetem kokes sime, mbase e rrahin atje dhe ai tregon. Per kete, jo per gje tjeter. Jo, jo me thote mua, pranoje. Nuk e pranoj, i thashe une. Me te huaj jo, por me te huaj jo, nuk bej lidhje me te tjere, pike! Une nuk u besoj te huajve, kjo eshte psikologjia ime, nuk u besoj. Une per dy muaj do te ikja, do ta lija kufirin e shqiptareve ne Greqi. Kjo pune do te vinte deri tek Enver Hoxha. Me thote Kadri, Hasan bej c’te duash ti, por une te shoku Enver nuk vete, qe t’i them, qe erdhi nje zbulues na mori te tera sekretet, tre vjet ia kemi thene te tera ato qe ne kemi mesuar ne Bashkimin Sovjetik, ky tani nuk pranon te lidhet me ata. Edhe kjo pune i thote, kete nuk ia them dot shokut Enver, bam bum. Ma tregonte edhe Mihallaqi kete gje, me vone, kur u ktheva. Me tregonte keshtu, keshtu u be per ty atehere. Po mire, u them une si do bejme. Me thote ai shiko, ik ti Mihallaq, i thote Kadriu, thuaj atje qe kemi nje problem, keshtu, keshtu, ne kemi nje problem, e kemi bere gati, mbaroi kurse e te tera dhe te tera i ka pranuar, na thote tani qe me te huaj nuk dua te bej lidhje, ndersa me juve po. Ore me thote, ky, mire thote ne do t’i themi shokut Enver, po do te thote ai pse nuk erdhi ketu ai, ishte me pune, i thote ky. I thote ky, e ke marr ti persiper kete pune. E marr i thote, shoku im. Jo, jo thote. Vete shoku Mihallaq te shoku Enver edhe i thote keshtu, keshtu, kemi nje rast. Thote Enveri, nga eshte ai. Nga Gjirokastra, i thote ky. Po si mo nga Gjirokastra, i thote Enveri, nga c’vend eshte ai? Nga Fushe Bardha, i thote. Po cfare thote, i thote Enveri. Te tera i pranon, i thote ky, por me te huajt nuk do te lidhet. Pa te pyetur ju nuk e bejme dot qe ne ta nisim jashte. Ai eshte me se i rafinuar, u thote, po kush eshte marre me teper me kete pune. Cafi i thote. Po mire, le ta bjere nje nate ketu tek une. Vjen ai edhe une ne Tirane ne oren 9 te darkes, bashke me Cafin te shoku Enver. Shkuam te dy ne atehere. Na priti, na perqafoi keshtu. He mer Cafi, i tha, se e dinte ai ate qe i tha Zhulali. Ja shoku Enver, i thote Cafi. I thote Enveri a punon ndonje cike, punoj i thote ky. Po kete mikun nga e kemi, i thote. Nga Fushe Bardha, i thote, bashke kemi qene ne shkolle, i thote ky, pastaj vazhdimisht kemi punuar edhe ne terren, e te gjitha i thote. Po si eshte puna tani, i thote. Po jo se ma kane thene. Po mire thote, nuk jam me ty, u thote Enveri. Nuk do, nuk do, nuk eshte e thene, i thote Cafit. Nuk eshte e thene o te lidhet me ata, o nuk ka, ne do te krijojme mundesi qe te lidhet me zbuluesit tone, jo me te huaj. Po ti, me thote, si e ke punen. Ne rregull jam me te gjitha. Nuk e di se me kane ngelur. Mund ta kem edhe gabim, po keta te huajt s’i kam pasur asnjehere i qejf, i thashe une. Edhe atehere i thashe une, ne ‘41-shin, te mbaroja akademine dhe nuk pranova, te me conin ne Itali dhe te vija oficer, si Hasim Zeneli, qe eshte hero i popullit. Une ne ate rang isha. Qeshi Enveri, po mire, me mire, me thote. Nuk ka ndonje gje me thote. I thote Cafit, do te na lesh pak vetem. Doli ai, ishim te dera atje 2-3 minuta. Nuk ka ndonje gje per t’u alarmuar me thote, mire u ke thene, me tha mua. Te huajt, te huaj jane. Po kete e alarmuan kot punen, me thote ky mua, mos ki frike se kudo qe te vesh partine e ke me vete, popullin e ke me vete, kemi shok dhe miq kudo qe te vesh. Do te kesh edhe nje shifer tjeter sekrete, po te duash edhe me lajmeron, po te kesh ndonje veshtiresi, muhabet dy minuta aty. Edhe erdhi Cafi brenda, mbaruam i thote, ne rregull. Ky ishte sekreti madh, ikem, u doli frika ketyre te tjereve.





Kur ju hodhen ne Perendim?

Ne gusht, pas 2 muajsh.

Ne Greqi?

Po, ne Greqi. Ashtu u be dhe u doli frika ketyre te tjereve. Mirepo keta nuk guxonin Cafit, askush nuk pyeste se cfare tha shoku Enver atje. Tha c’tha ato, i din ai atje. Edhe keto si pune enigme. Hic gje nuk i tha. Mirepo keto tjeter qe ishin atje, Kadriu e te tjere, c’tha shoku Enver atje, po sikur t’u thoshte Hacafi Enverit. I thame keto qe po te them une, dy apo tre minuta edhe ikem. Ik se do te ndihmojme kudo qe te vesh, hic gje. Dola une dhe Hacafi nuk me thoshte qe se c’te tha Enveri kur qendruar vetem, pak ishte kohe qe qendruam vetem. S’pyeste ky hic dhe une hic. Ky nuk pyeste dhe une nuk i thosha gje fare Hacafit. Ikem dhe shkuam atje, te shoku Kadri. He mbaruat na thane, mbaruam i thame ne. Mire tha, na pyeti e keshtu. Epo mire je nga fshati i shokut Adil.

Pastaj?

U formua, u moren te gjitha udhezimet, lidhjet dhe nderlidhjet, te tera. U la qe une mos te takoja me te huajt, pervec kesaj edhe ne ‘60-en kur u prishem me Bashkimin Sovjetik, perseri ngulem kembe ne kete, se ne ishim ne rrezik qe te na merrnin sovjetiket ne lidhje. Neve u thame qe pervec e kane gabim, e kane mire, ne jemi me Tiranen dhe shpetuam. Keta qe vinin zbulues, nuk dinim se c’kishte ndodhur ne Shqiperi, te verteten, se thoshe ti, po ku ta besoj une qe ti thua te verteten. Edhe ne u thame ne ‘60-en, e kane mire apo e kane keq, ne jemi shqiptar dhe do te rrime shqiptar. Me dash kinezi, rusi, ne nuk na duhet gje fare.

Pas ‘60-es, Rusia mbante kontakte me agjentet e sigurimit jashte?

Jo ore, nuk mbanin ata, me te tjere mund te kene mbajtur, une nuk e di. Domethene dhe tani qe lexoj keto materiale qe shkruajne ato gjera, mua shume gjera me bejne pershtypje, ore cfare thone keshtu keta, me kupton. Ata kishin ndofta platforma, por tani jo s’kemi.

Si u hodhet ne Greqi?

Atehere pergatiten terrenin, te gjitha. Me 7 gusht, qe me 6 gusht erdhen dy shoke nga Tirana.

Familja nuk dinte gje fare?

Jo more, cfare familje, se ishte turp.

Sa femije kishe ne momentin qe do ikje?

Kisha 2 dhe gruaja me barre qe do te lindte, 3 muajsh.

Ju erdhi keq qe po niseshit?

Si nuk te vjen keq, te ndahesh nga vendi jot. Jo per familjen, te vjen keq edhe per malet. Po shikoja malin e Gjere, me vinin lot, do te hipja ne koder dhe do t’u dorezoja ne nje vend atje, post konsullate greke, se i kisha me plan te gjitha.

Menduat qe po iknit per tre apo kater vjet?

Po, ashtu e kisha une. Kater vjet do te bej si do te bej, per atdheun, per Shqiperine, per popullin. Cdo gje e beja per popullin.

U niset dhe ju moren dy oficere sigurimi dhe ku ju derguan me 6 gusht?

Erdhen ata atje, sikur do te venin ne feste, erdhen me mua. Me dhane nje bilete, sikur une do te isha nisur per atje, se pjesa e sigurimit andej, si kalove, si shkove, 100 pyetje menjehere, sic e kane zakon, keshtu eshte kjo pune. Erdhen keto dy shoket nga Tirana edhe atje ku kishim bere planin per te kaluar, me hekura me korrent, me zile, cdo kilometer e kishin germuar, cdo gje po shkonte linte gjurme. E kishim planifikuar atje ne ane lumit, ne disa ferra atje, e ngritem telin lart, atje u futa nen tel dhe kalova telin. Kalova nga kjo bote dhe dola ne bote tjeter.

Oficeret e sigurimit ju percollen deri atje?

Deri atje erdhen.

Ishte nate, c’ore?

Rreth ores 12 te nates.

Si do te shkonit?

E kisha planin ne harte se si do te shkoja, e kishin bere se si do te shkoja nga lumi, do te ngjitesha ne nje koder lart, nje post greke ishte atje. Ato se ruanin mire kufirin, si e ruanim ne, nuk kishin ndonje interes ta ruanin. Kalova une ato ferra, ishte zone e ruajtur. U bera une sikur kisha qene ne frontin e luftes, ne Siberi. Vajta une atje, por 3 ore udhetim, mund te ishte qe nga ora 12 deri ne 3 apo 4 te mengjesit u ngjita ne mal, ajo ishte edhe 1 km e larte. E kisha ne harte, ne plan, atje te dorezohesha. Me te vajtur atje, me pa nje fshatar, une isha grisur, se u futa ne lume, me corape te lagura, bere me balte, tamam sikur del nga fronti luftes. Me pa ai fshatari, e pa qe kisha rroba jo si greket, nje te ardhur fshatari edhe me pushke ai. Erdhi atje, ndal me thote mua, fshatari dinte shqip, dinte shqip ai. Ktheva koken une, he me zoteri cfare doni, i them une. Prit atje, me thote mua, si jeni, larg ai 2-3 metra larg me pushke. I them une, cfare kerkon. Nga vini ju, nga kalove. Nga Shqiperia vij, atje poshte nga kufiri kalova, naten ku ta di une, si jane thene emrin se di, beja si budalla une. Po mire cfare do qe ke ardhur ketu, me thote mua. Une dua te vete ne nje stacion policie, kufiri apo cfare te kete. Une e dija qe edhe nje kilometer me tutje ishte ajo. Se ku e di une i thashe, se kuturu eci, ku te dale te dale. Po mire tha, se te coje une. Mire thote ai, i flet edhe nje fshatari tjeter, edhe ai me pushke, civil, s’ia mbante atij vetem, u tremb ai. Une isha i paarmatosur, asgje nuk kisha. Frika i ruan vreshtat. Nje te ardhur ai tjetri, u bene dy dhe me vune ne mes, nje perpara nje prapa. E pashe une atje dhe u vura ne kontroll, beja sikur s’di gje. Hipem lart nje kilometer dhe shkuam atje. Ishte sapo ishin ngritur konsullatat, jo laheshin, e rrethuar me tela ajo posta. Rri ketu, me thote mua, do vete une tek ai, ishte nje marshall atje. Vete u thote u kam prure nje shqiptar, nje te arratisur nga Shqiperia. Te vij brenda, thote ai. Me te vajtur atje, si je si shkon mire. Nga vjen, me thote mua, me futen ne nje dhome atje dhe kisha roje te dera. Me futen ne nje dhome dhe rri ketu, thote, sa te lajmerojme kufirin. Do te merrnin kufirin ata se si nuk me kishin diktuar mua. Lajmerojne ate te zbulimit, nje major grek me nje qen te madh, erdhi atje per nje ore. Po ta shikoje ate, major me grada, nje qen te madh, dy ushtare me automatik. Ku e keni ate diversantin, u tha. Une s’dija gje, po shikoja ne mimika. E kemi lene deren hapur tha, roja rrinte, po une rrija ne nje krevat aty. Ku e keni ate, ja ketu. E keni kontrolluar, jo i thane ata. Cfare te me kontrollonin mua, s’kisha gje. Une bertitsha, pasi s’dija greqisht. Nje te ardhur ai me inat, ai majori, ato te tjeret qe ishin ne poste u sollen shume mire. Nuk jane te rafinuar per keto gjera. Nje te ardhur, hajde ketu, te dy ushtaret me automatik qe shoqeronin keto, qenin perjashta. Erdhi atje, s’flisja une me ate, greqisht, e marrin ate fshatarin qe dinte shqip, si perkthyes ai shqiptari qe dinte shqip. Hajde ketu me thane, hiqi rrobat. Hoqa rrobat, lakuriq fare, sic me kishte bera nena. Me moren me kontrolluan, hap goje, hap kete e hap ate edhe nejse, i mori rrobat e mia te tera sic ishin, i derguan ne nje vend tjeter dhe me sollen rroba ushtari mua, te gjitha. Te vjetra ato, te ushtareve te liruar, merri vishi me thane, vesha edhe kapele, kapele greke. I shikoj une atje, hajde-hajde burre, thashe.

Po pastaj?

Me kontrolluan rrobat atje. Ai mbajti ne procesverbal sa erdhi marshalli i postes, nga erdhe dhe nga shkove. Po une e di permendesh, nje faqe gramafonit, ate do te thosha 100 here sa here te therrasin, se ato jane metoda pune. Te therret 100 here qe te kape ne nje vend qe nuk eshte dakord me njera-tjetren. Kontrollojne ata ne xhepin tim ketu, gjejne nje bilete kamioni dhe ate e kishim bere me qellim ne, per t’i mashtruar, qe te kombinoja me legjenden, qe shkova ne Delvine per t’u shpetuar komunisteve se mos me ndiqnin dhe nga atje gjeta nje kamion erdha deri ne Jergucat, te rruga qe kthehesh per ne Libohove, atje pastaj mora rrugen per ne Greqi. Une doja ta gjeja vete paralelisht. Kjo do te perkonte me legjenden qe ishte krijuar, eshte nje bilete, i thashe marshallit, qe isha atje, qendrova atje per t’u maskuar qe te mos me zinin dhe pastaj ne nje kamion te rastit hipa edhe zbrita ne drejtim me Libohoven, ne Dropull. E moren e pane ate, bileta ishte e djeshme, me ate, e bere me qellim, qe mbanin shoferet e kamionit. Ajo ishte nje baze mashtrimi, qe ky fakir dhe nuk din gje nga keto pune. Ka ardhur ky se eshte fakir. E mire keshtu beme, ik me rroba ushtari, me thane. Hipa ne makine, dy ushtar, une isha ne mes, ai perpara me qenin, me automatik ata, ne ate “Xhip” ne drejtim te divizionit grek ne Kalibac. Atje ne nje perrua. Mua me zinte makina atehere, kisha udhetuar shume, pasi ishin edhe rruge malore, me shpejtesi, me zuri makina dhe me beri per vdekje. Kur zbritem atje, me cuan ne nje cader te divizionit, me vune dhe 3 apo 4 roje rreth e perqark. Rri ketu, me thane mua. Shikoj une ato ushtaret, roje rreth e perqark. C’bejne ata? S’e pandehnin se mos eshte ndonje provokator dhe i hoqen ushtaret andej, hapen ate deren e cadres, divizioni ishte tek nje cader, me ne nje cader me lart, ne ane, qe une te kisha mundesi t’i futesha pyllit lart, te ikja. Thashe me vete, une kam ardhur per te ndenjur, ne dac ikni, ne dac me lini vetem, beni c’te doni, thosha me vete, ndac beni 500 manovra juve ketu.

Po pastaj cfare bete, ku ju derguan?

Ne Janine.

Ne burg?

Ne burg.

Sa kohe qendruat?

4 muaj apo 5 muaj.

Cfare beje ne burg?

Atje ne hetuesi naten dhe diten.

Cfare pyetjesh ju benin ne burg?

Je i derguar, kjo ishte me kryesorja. Une i thosha, jo. Ai thote qe ne kemi te tera te dhenat qe ti je i derguar, ky do te thoshte planin sic e kishte. Po perpara se te thoshte keto, do te merrte te gjithe karrieren tende, biografine.

Kishin agjente ata ne Shqiperi per t’i verifikuar nese jane te verteta ato apo jo?

Po si nuk kishin. Kur isha ne dhomen e atij hetuesit, kapitenit grek, vinin anglez, amerikan dhe te gjithe, po kryesine e kishin greket. E kishte tere faqen e murit harte, tere krahinen time, me lumenj, me fshatra dhe guret i kishin, me kishe, me xhami, me rruge, me numra. Shkonte ai dhe ishte edhe presion psikologjik mbi vete. Se une isha radiotelegrafist dhe me thoshte qe ti i din keto edhe ai i binte me mors “52-shin”, ai kete numer e kishte shkruar ne harte atje dhe ishte krahina jone, fshati jone. Shkruar atje me boje te kuqe, 52, qe ti ta shikoje. Thashe une pu pu, ky ka shkuar ne Fushe Bardhe, ma ka marre mire biografine mua, po me mire le te tregoj.

Tortura ju benin?

Si nuk benin tortura. I dija hilet une.

Dru?

Druri ishte lule, por me elektroshok, me korrent.

Ju benin vazhdimisht tortura?

Po, ne burg i benim keto.

Po pastaj kur mbaroi?

Kur mbaroi ne kamp te perqendrimit, por nuk mbaroj kjo menjehere, ne Athine. Me ne fund perdoren te gjarperinjve, ate e kishin te fundit. Une me ato isha i pergatitur qe ketu, se me ate mund te vdisje ne vend, ishte e tmerrshme. Edhe tani kur e shikoj neper filma eshte teper e bezdisshme. Mirepo une e kisha bere ne shkolle ate pune, qe ata te bejne presion psikologjik. Mos u tremb, me thane, se do ta bejne kete. Mirepo, me kujtoheshin njecik fjalet e kursit, ato, qe ta marr icik veten dhe te duroja. Une e dija qe do te m’i benin keto lloj torturash. Po rezistove e kalove, po nuk rezistove mbarove.

Kur mbaruat qe rezistuat me te gjitha?

Nga aty drejt e ne Athine, atje ku ishte komanda e zbulimit grek. I shoqeruar, i hipa autobusit me dy veta, nje dreq e di c’ishin, shkova ne Athine. Me te vajtur atje, une tani nuk dija se ku do te me dergonin. Keto me thane qe me ne mbaruat do te shkosh ne Athine. Me derguan ne Athine, po ndonjehere edhe fat kam pasur. Me te vajtur atje, nje himarjot, ai ishte perkthyes atje, ai avokat ne kohen e Zogut ketu edhe nje mik i babait tim, e kishte njohur kur kishte qene avokat ne Tepelene, ne Tirane, ishte shume i zgjuar. Papadhimo e kishte emrin. Misto Papadhimo, ate si emer e dija, e dija qe ishte mik i babait, por nuk e dija qe ku qe apo ku nuk qe. Vemi atje, u thote ai, koloneli grek i zbulimit, ma sillni ketu, ai e kishte atje dosjen, mbi tavoline. Kur e shikoj une ate, o bo bo thashe, erdhi me te vertete kjo nata. Si perfundim, vajta une atje. Nje zyre e madhe, luks i madh, une greqisht nuk dija. Filloi ky pyetjet, por filloj tamam si ato te Janines. Prape thashe une filloi nga e para ky, domethene, do fillojne ato zanatet. O bo bo, thashe une, c’paskam per te hequr ketu. Fillo fillo, degjon ky emrin e babait, i hapi te gjitha, legjenden, jeteshkrimin. Ore ti, me thote mua, ti je himarjot, cfare e ke filanin ti. Baba, i thashe une. Ai mbeti, baba me tha e ke... Po ku eshte, me pyeti. Semure i thashe une. Ore, me thote mua, si nuk e more me vete. Ku ta marr, iu pergjigja, ai eshte i semure, me reumatizem, ai ashtu ishte me te vertet. Ishte i paralizuar krejt, i thashe une, nja dy tre vjet i semure. Babai eshte keshtu, keshtu. Po cfare keni, i bene ndonje gje atij? Po ia bene te gjitha, pensionin ia prene, vetem burg nuk e futen, e moren disa here ne hetuesi dhe e lane, se nuk kishte lyer duart me gjak dhe prandaj nuk i bene gje. Mire, me thote ai. Po une e kam si byrazer, ai eshte si vellai im, miku im me i ngushte, filloi ky me ate kolonelin, ky i thote eshte miku im. Si, i thote ky. Ia tregoi ai, bene 10 minuta muhabet, ne sy tim, pasi nuk dija greqisht. I thote ai, familje e mire dhe e njohur. Ky ishte perkthyesi kryesor, i zbulimit edhe ai. Mbeti koloneli. Po si thua ti Misto, i thote. E paskan torturuar kot kete, i thote, ate te Janines. E mbylli. I thote, mire shiko. Isuf degjo nje gje, ketu kane ardhur te zeze e te bardhe, te verdhe, zogist, ballist, te tere llojet i ke ketu ne Greqi. Po flas si me njeriun e familjes sime, atje ne do te cojme ne kamp perqendrimi, nuk eshte burg, por i izoluar. Atje, thote, ke tere zbulimet e botes, jane mbledhur atje, ne ate kamp. Mirepo, shiko punen tende dhe mos u merr me gje tjeter, se atje i ke te tere te hunit e te litarit. More faleminderit, po keto i dime, se kane ardhur njerezit me te mire. Ka edhe me te mire, po jane te paket, te tjeret jane te keqij.


Δεν υπάρχουν σχόλια:

Δημοσίευση σχολίου