Nga: Fjodora Fjora
Intervistë me Klaudia
Kardinalen për revistën MAPO. Si u ngjit mjeshtrja e madhe e
kinematografisë në botën e filmit. Personazhet qe punoi dhe njerëzit qe e
rrethuan drejt suksesit të saj. Kujtimet e jashtëzakonshme per Sergio
Leonen, Felinin, Alen Delon etj...
Në mëngjesin e zhurmshëm dhe të vapshëm të këtij fund gushti në
Durrës, në tarracën e një prej lokaleve buzë plazhit, Claudia Cardinale
mbërrin në takimin tonë të planifikuar për një intervistë me saktësinë e
një ore zviceriane. Buzëqesh, dhe është shumë miqësore pavarësisht se
ky është takimi ynë i parë me të dhe takimet e saj kanë qënë të
njëpasnjëshme gjatë gjithë ditëve të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit.
Menjëherë, para se të zëmë vend në karriket e verandës, më pyet se për
çfarë do të flasim. I them se do të flasim për kinemanë, për filmin e
saj të fundit, për angazhimin e saj si ambasadore e UNESCO për mbrojtjen
e të drejtave të femrave, për bukurinë, dhe jetën e saj. Duke e filluar
nga bukuria.
Në listën e femrave më të bukura të historisë së kinemasë lexuesit e Los
Angeles Times e kanë cilësuar Caludia Cardinalen në vendin e shtatë. Në
fakt bukuria e saj ka qënë edhe pasaporta që i ka hapur rrugën për
karrierën brilante kinematografike që numëron plot 120 filma dhe
karaktere nga ato komikë dhe dramatikë. Emrat më të mëdhenj që kanë bërë
historinë e kinemasë, kryesisht europiane por dhe asaj amerikane si
Federico Fellini, Sergio Leone, Luchino Visconti e kanë dashur në filmat
e tyre bukuroshen me orgjinë italo-tuniziane. Aktualisht 73 vjeçare,
ajo reflekton karakterin dhe bukurinë e një gruaje që ka jetuar një jetë
për të cilën asnjëherë nuk mbaron së treguari. Një kapitull i historisë
së kinemasë, është ajo vetë , një femër e rritur në qëndër të show
biznesit botëror, por që kurrë nuk ka pranuar të bëhet pjesë e tij.
“Nuk kam dashur kurrë të bëhem pjesë e “Star system”- thotë ajo duke
qeshur-.”Nuk bën për mua, jetën time e kam jetuar unë vetë dhe mendoj se
kjo është zgjedhja më e mirë që kam bërë”.
Ju keni filluar një karrierë kinematografike, falë një konkursi bukurie
apo jo? Është e ditur pasi thuajse në çdo biografi të shkruar për ju
historia nis- Ajo ka fituar një konkurs bukurie në konsullatën italiane
në Tunizi…
Në fakt, dua tju rrëfej një detaj shumë interesant, pasi nuk është tamam
kështu. Unë nuk kisha shkuar në konsullatën italiane të merrja pjesë në
këtë konkurs, por për të ndihmuar mamanë time e cila atë ditë do të
punonte aty. E në fakt isha duke bërë pikërisht këtë gjë ndërsa konkursi
i bukurisë zhvillohej pak më tutje, kur papritur vjen një nga
punonjësit e konsullatës, më zë prej krahu dhe më ngjit në skenë. Nuk
kuptova asgjë sepse më vunë një fashë dhe nisën të duartrokisnin.
Gjithçka nisi kështu.
Fat, një fillim që më pas u kthye në një karrierë brilante. Por bukuria
ju shërbeu. Cili do të ishte sugjerimi juaj për të gjitha ato femra, që
sot për tu bërë të famshme gjithçka e kanë fokusuar tek trupi i tyre,
tek bukuria. Nuk ngurrojnë të tregojnë gjithçka, për të bërë karrierë..
Është një fatkeqësi shumë e madhe e kohëve moderne. Për mua, ka qënë një
nga rregullat që kam ndjekur në mënyrë strikte gjatë gjithë jetës time,
asnjëherë nuk kam ekspozuar trupin tim në shërbim të një roli,
asnjëherë nuk jam zhveshur në kinema. Sigurisht bukuria është e
rëndësishme, por duhet punuar shumë për të ecur përpara. Karakteri,
është mënyra më e mirë për të bërë karrieërë. Të jesh vetvetja dhe të
punosh shumë. Unë i kam edukuar njerëzit që punonin me mua të shihnin
një vajzë të vendosur. Kujtoj se kur punoja me Sergio Leonen në filmin
Once Upon a Time in the West, ai vlerësontë pikërisht këtë gjë tek unë,
grintën time dhe vendosmërinë për të arritur me këmbëngulje atë që
kërkoja. Mendoj se vetëm kështu, mund të ecet përpara në karrierën e
shoë biznes.
Pra, po më thoni se jeni totalisht kundër përdorimit të imazhit të
femrës për të arritur suksesin. Dua tju vë në fokus këtu, se shumë femra
kështu po e kërkojnë suksesin, reality show dhe zhveshje pafund…
Keni të drejtë, por po ju them me sinqeritet se unë në mënyrë kategorike
jam kundra këtij fenomeni. Unë as nuk i shoh të ashtuquajturat
reality-show të ditëve të sotme. Për mua janë ide që nuk vlejnë fare. E
vërteta është se një femër, duhet të jetë e tillë që të fitojë respektin
e audiencës. Duhet të ketë diçka të veçantë, diçka të sajën.
Banalitetet nuk më pëlqejnë.
Ju jeni Ambasadore e UNESCOS për Mbrojtjen e të Drejtave të Gruas që
prej vitit 1999? Mendoni se sot, femrat kanë arritur të kenë vendin e
tyre me të drejta të plota në shoqëri?
Unë mendoj se femrat kanë arritur shumë. Por ka shumë për të bërë. Vende
të ndryshme, kanë problem të thella. Mendoj se politika e ka përdorur
imazhin e femrës, por jo gjithmonë e ka mbrojtur atë deri në fund. Të
drejtat e femrave në botë janë gjithmonë në vëmendjen time. Kam punuar
shumë vite, e mendoj se ka akoma shumë për të bërë.
Le të kthehemi në kinema, të flasim pak për filmin tuaj më të fundit,
“Signora Enrica” prezantuar edhe këtu në Festivalin e Filmit në Durrës.
Një
PDF Search Engineregjisor
i ri turk, Ali Ilhan dhe krijimi i tij i parë kinematografik. Tanimë
pas kësaj karriere brilante, e shumë roleve të rëndësishëm duket sikur e
keni vënë veten në ndihmë të regjisorëve të rinj?
Është e vërtetë. Me shumë dashuri, kur kam patur propozime të mira kam
pranuar të jem pjesë e filmave të regjisorëve të rinj. Ali është një
djalosh shumë i talentuar. Në këtë komedi romantike, jemi kënaqur shumë.
Unë dua dhe do të vazhdoj të mbështes regjisorët e rinj. Në fakt po ju
rrëfej se aktualisht, janë dhe tre projektet e tjera filmike me
regjisorë të rinj në produksionin e tyre të parë ku kam vendosur të marr
pjesë dhe do të filloj të xhiroj së shpejti. Emocionohem kur punoj më
ta, dua ti mbështes pafundësisht. Kënaqem kur shoh takente të rinj dhe
jam entuziaste për idetë që ofrojnë.
Si ishte të xhiroje “Zonja Enrica”?
Argëtim pa masë! Stambolli është një qytet i përkryer, kemi qeshur shumë
jemi argëtuar. Është një film i bukur dhe po merr meritat për këtë.
Duke u kthyer pas në kohë, kur ju ishit e re, e kur punonit përkrah Sergio Leones e Fellinit, çfarë kujton sot?
Kujtoj se Federico ishte një fantazist i vërtetë…gjithçka improvizohej
në xhirime, asgjë nuk ishte e ngurtë, surprizat nuk mbaronin. Batutat
lindnin aty për aty. Ishte krejt ndryshe me Sergion, skenari nuk lëvizte
dhe punohej me shumë seriozitet. Por gjithsesi një gjë mbaj mend mirë,
gjithmonë
Green Cheek Conure
kam dashur që çdo skenë në filma ta realizoja vetë, edhe ato më të
vështirat. Nuk më pëlqenin dubluesit, ndaj kam bërë skena shumë të
rrezikshme. Si për shembull në filmin e Sergio Leones, mësova të
kalëroja, të bëja skena të rrezikshme. Jam pak e çmendur, nuk mendoni?
Jo, çmenduri të tilla besoj gjithkush do të kishte ëndërr ti bënte. Të
jetoje jetën tuaj do të thoshte të takoje dhe më të bukurit e më të
famshmit e kinemasë, Marcello Mastroiani, Alain Delon e plot të
tjerë…mos më thoni që nuk jeni joshur prej tyre?
Dua tju tregoj një detaj shumë të veçantë. Kur xhironim, me Alain Delon,
Visconti e kishte vënë qëllim që të më lidhte me të. Më çmendte gjithë
kohës, Claudia shikoje më thoshte, hapi sytë…e unë vazhdoja indiferente.
Ndaj kur kishim skenat që duhet të putheshim, ai me qëllim ndalonte
xhirimin e thoshte…stop, dubël tjetër.
VGA To HDMI
Afrohej tek unë e më fliste, Claudiaaa, dua të shoh gjuhën në këto
puthje, ku e ke? Por në fakt, si e dinë të gjithë unë kurrë nuk u
dorëzova.
Por nëse Delonin nuk e pranuat, Francën e keni shumë për zemër. Aq sa keni vendosur të jetoni aty?
Po, prej vitesh tani jetoj në Paris, e adhuroj këtë qytet. Kam
apartamentin tim përballë Senës, e ndihem në shtëpi. Kam vendosur të
qëndroj aty, deri në fund të jetës time.
revista mapo