Τετάρτη 6 Ιουνίου 2012

Birra, cigare dhe seks: Asgjë e ndaluar për Gjermaninë në Euro 2012

Nëse për kombëtaret e tjera, birrat, duhani dhe seksi, janë të ndaluara në Euro 2012, kjo nuk do ndodhë për lojtarët e Gjermanisë.
Bild shkruan se trajneri Joakim Lëv ka bërë një catalog me rregulla, ku nuk përjashtohen birrat, cigarette dhe seksi.
Kështu, lojtarët do kenë mundësi për të pirë birra dhe të kenë një minibar në dhomat e hotelit. Vetëm se, masa e pijes duhet të jetë e moderuar.
Gjithashtu, lojtarët lejohen që të pinë duhan në çfarëdo momenti, me përjashtim të drekës dhe mbledhjeve teknike.
Në fund, lojtarët gjermanë janë lejuar që të marrin gratë dhe të fejuara e tyre në hotel, por, ende nuk është vendosur nëse natën ata do të flenë me to.
read more "Birra, cigare dhe seks: Asgjë e ndaluar për Gjermaninë në Euro 2012"

Djaloshi i vogël, që ka lindur pa sy (FOTO)

Ky djalosh ka lindur pa sy, por është shumë i lumtur kur drejton një elektrik në fytyrë.
Që kur ishte tetëmuajsh, ai kishte dëshirë të drejtonte një elektrik aty ku duhet të jetë syri i majtë.
Doktorët në Kinë kanë zbuluar se fëmija e ka një sy nën lëkurë, por është shumë i ndjeshëm për tu ekspozuar ndonjëherë.
Prindërit e djalit u shkatërruan kur panë që bebja e tyre kishte lindur me lëkurë mbi zgavrat ku duhet të jenë sytë. Dëshpërimi i tyre vazhdon edhe sot kur shohin fëmijën që përpiqet kaq shumë të shohë dritën.
Mjekët thonë se ndoshta kur të mbushë 16 vjeç mund t’i vendosin atij një sy artificial.


read more "Djaloshi i vogël, që ka lindur pa sy (FOTO)"

Të rinjtë e Gjirokastrës restaurojnë me paratë e xhepit memorialin e rilindësve


Pasi kanë bërë disa herë thirrje për të shpëtuar memorialin e rilindësve, të rinjtë e Gjirokastrës i kanë hyrë vetë punës. Siç raporton e përditshmja Shqip, të rinjtë e bashkuar rreth lëvizjes “Djemtë e Gjirokastrës” kanë nxjerrë secili lek nga xhepi për të blerë materialet e nevojshme për restaurim.
Përveç rehabilitimit të pesë varreve ku prehen eshtrat e Çerçiz Topullit, Bajo Topullit, Koto Hoxhit, Pandeli Sotorit dhe Andon Zako Çajupit, këta të rinj kanë pastruar edhe ambientin përreth dhe i kanë rikthyer memorialit shqiponjën dhe një flamur. Simboli i vendosur lart në kullë ishte katandisur në një skelet që nuk kuptohej më se çfarë ishte.
Por të rinjtë mendojnë të mos ndalen me kaq. Ata thonë se kanë ngritur një grup pune me studentë, për të parë shpenzimet që duhen për të restauruar të gjitha monumentet historike në krahinën e Gjirokastrës. Ata thonë se kanë nisur mbledhjen e fondeve për ndërtimin e pesë busteve të 5 rilindësve të harruar, Elmaz Boce, Bajram Ligu, Bajo Topullit, Zeman Mashkullores dhe bashkë me “Djemtë e Përmetit” do ngrenë bustin e Abdyl Frashërit në këtë qytet.
read more "Të rinjtë e Gjirokastrës restaurojnë me paratë e xhepit memorialin e rilindësve"

Δευτέρα 4 Ιουνίου 2012

I hedhin ekstazi në pije, gjen vdekjen adoleshentja


Fatale ka qenë për një 15 vjecare nga Liverpuli i Anglisë, pjesëmarrja në një festë ku ajo ka shkuar së bashku me miqtë e saj. Rose Farley ndërsa ishte duke dëfryer kishte konsumuar disa pije gjatë party-t të organizuar në një lokal. Por pas njëfarë kohe ajo ishte ndjerë keq dhe ishte larguar për në shtëpi. Në orët e para të mëngjesit të së shtunës, ndërsa ka qenë duke u përkeqësuar ajo është shoqëruar për në spital ku edhe ka gjetur vdekjen pas disa orësh.
Miqtë e viktimës dyshojnë që asaj i kanë hedhur diçka në pije, që sipas të gjitha gjasave mund të ketë qenë ecstasy. Ata dëshmuan se pas pijes adoleshentja ishte shprehur se pija kishte qenë “e mrekullueshme dhe me flluska”. Megjithatë policia që tashmë ka nisur hetimet, pret përfundimet e analizave për të dalë në një përfundim zyrtar./albobserver.com/

read more "I hedhin ekstazi në pije, gjen vdekjen adoleshentja"

UEFA Euro 2012: Ja kënga zyrtare e Kampionatit Europian të Futbollit (video)

Këngëtarja gjermane Oceana këndon këngën zyrtare të UEFA Euro 2012 me titull “Endless Summer”.
Kjo këngë do të përfshihet në soundtrack të UEFA Euro 2012, por edhe në albumin e ri të këngëtares, me titull “My House”, që pritet të qarkullojë nga mesi i qershorit.
Në videon e mëposhtme mund të shijoni “Endless Summer”, këngë e cila do të shoqërojë të gjitha ndeshjet e futbollit të Kampionatit Europian të Futbollit.
Shijojeni! /albobserver.com/
read more "UEFA Euro 2012: Ja kënga zyrtare e Kampionatit Europian të Futbollit (video)"

Protestë nudo me biçikletë (FOTO)

Në qytetin e Mançesterit në Angli është zhvilluar një manifestim për mbrojtjen e të drejtave të atyre që përdorin biçikleta brenda qytetit. Për ta bërë sa më tërheqës manifestimin e tyre dhe për të tërhequr vëmendjen, manifestuesit kanë vendosur që të dalin me biçikleta gjysëm nudo dhe disa nudo.

(Olycom)
(Olycom)
(Olycom)
(Olycom)
(Olycom)
(Olycom)(Olycom)
(Olycom)
(Olycom)
Nudi in bicicletta per le vie di Manchester. I partecipanti alla  World Naked Bike Ride, manifestazione in difesa del ciclista urbano e a tutela dell'ambiente e della sicurezza  (Olycom)
read more "Protestë nudo me biçikletë (FOTO)"

Κυριακή 3 Ιουνίου 2012

Klaudia Kardinale rrëfen karrierën e saj



Nga: Fjodora Fjora
Intervistë me Klaudia Kardinalen për revistën MAPO. Si u ngjit mjeshtrja e madhe e kinematografisë në botën e filmit. Personazhet qe punoi dhe njerëzit qe e rrethuan drejt suksesit të saj. Kujtimet e jashtëzakonshme per Sergio Leonen, Felinin, Alen Delon etj...

Në mëngjesin e zhurmshëm dhe të vapshëm të këtij fund gushti në Durrës, në tarracën e një prej lokaleve buzë plazhit, Claudia Cardinale mbërrin në takimin tonë të planifikuar për një intervistë me saktësinë e një ore zviceriane. Buzëqesh, dhe është shumë miqësore pavarësisht se ky është takimi ynë i parë me të dhe takimet e saj kanë qënë të njëpasnjëshme gjatë gjithë ditëve të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit. Menjëherë, para se të zëmë vend në karriket e verandës, më pyet se për çfarë do të flasim. I them se do të flasim për kinemanë, për filmin e saj të fundit, për angazhimin e saj si ambasadore e UNESCO për mbrojtjen e të drejtave të femrave, për bukurinë, dhe jetën e saj. Duke e filluar nga bukuria.
Në listën e femrave më të bukura të historisë së kinemasë lexuesit e Los Angeles Times e kanë cilësuar Caludia Cardinalen në vendin e shtatë. Në fakt bukuria e saj ka qënë edhe pasaporta që i ka hapur rrugën për karrierën brilante kinematografike që numëron plot 120 filma dhe karaktere nga ato komikë dhe dramatikë. Emrat më të mëdhenj që kanë bërë historinë e kinemasë, kryesisht europiane por dhe asaj amerikane si Federico Fellini, Sergio Leone, Luchino Visconti e kanë dashur në filmat e tyre bukuroshen me orgjinë italo-tuniziane. Aktualisht 73 vjeçare, ajo reflekton karakterin dhe bukurinë e një gruaje që ka jetuar një jetë për të cilën asnjëherë nuk mbaron së treguari. Një kapitull i historisë së kinemasë, është ajo vetë , një femër e rritur në qëndër të show biznesit botëror, por që kurrë nuk ka pranuar të bëhet pjesë e tij.
“Nuk kam dashur kurrë të bëhem pjesë e “Star system”- thotë ajo duke qeshur-.”Nuk bën për mua, jetën time e kam jetuar unë vetë dhe mendoj se kjo është zgjedhja më e mirë që kam bërë”.

Ju keni filluar një karrierë kinematografike, falë një konkursi bukurie apo jo? Është e ditur pasi thuajse në çdo biografi të shkruar për ju historia nis- Ajo ka fituar një konkurs bukurie në konsullatën italiane në Tunizi…
Në fakt, dua tju rrëfej një detaj shumë interesant, pasi nuk është tamam kështu. Unë nuk kisha shkuar në konsullatën italiane të merrja pjesë në këtë konkurs, por për të ndihmuar mamanë time e cila atë ditë do të punonte aty. E në fakt isha duke bërë pikërisht këtë gjë ndërsa konkursi i bukurisë zhvillohej pak më tutje, kur papritur vjen një nga punonjësit e konsullatës, më zë prej krahu dhe më ngjit në skenë. Nuk kuptova asgjë sepse më vunë një fashë dhe nisën të duartrokisnin. Gjithçka nisi kështu.

Fat, një fillim që më pas u kthye në një karrierë brilante. Por bukuria ju shërbeu. Cili do të ishte sugjerimi juaj për të gjitha ato femra, që sot për tu bërë të famshme gjithçka e kanë fokusuar tek trupi i tyre, tek bukuria. Nuk ngurrojnë të tregojnë gjithçka, për të bërë karrierë..
Është një fatkeqësi shumë e madhe e kohëve moderne. Për mua, ka qënë një nga rregullat që kam ndjekur në mënyrë strikte gjatë gjithë jetës time, asnjëherë nuk kam ekspozuar trupin tim në shërbim të një roli, asnjëherë nuk jam zhveshur në kinema. Sigurisht bukuria është e rëndësishme, por duhet punuar shumë për të ecur përpara. Karakteri, është mënyra më e mirë për të bërë karrieërë. Të jesh vetvetja dhe të punosh shumë. Unë i kam edukuar njerëzit që punonin me mua të shihnin një vajzë të vendosur. Kujtoj se kur punoja me Sergio Leonen në filmin Once Upon a Time in the West, ai vlerësontë pikërisht këtë gjë tek unë, grintën time dhe vendosmërinë për të arritur me këmbëngulje atë që kërkoja. Mendoj se vetëm kështu, mund të ecet përpara në karrierën e shoë biznes.

Pra, po më thoni se jeni totalisht kundër përdorimit të imazhit të femrës për të arritur suksesin. Dua tju vë në fokus këtu, se shumë femra kështu po e kërkojnë suksesin, reality show dhe zhveshje pafund…
Keni të drejtë, por po ju them me sinqeritet se unë në mënyrë kategorike jam kundra këtij fenomeni. Unë as nuk i shoh të ashtuquajturat reality-show të ditëve të sotme. Për mua janë ide që nuk vlejnë fare. E vërteta është se një femër, duhet të jetë e tillë që të fitojë respektin e audiencës. Duhet të ketë diçka të veçantë, diçka të sajën. Banalitetet nuk më pëlqejnë.

Ju jeni Ambasadore e UNESCOS për Mbrojtjen e të Drejtave të Gruas që prej vitit 1999? Mendoni se sot, femrat kanë arritur të kenë vendin e tyre me të drejta të plota në shoqëri?
Unë mendoj se femrat kanë arritur shumë. Por ka shumë për të bërë. Vende të ndryshme, kanë problem të thella. Mendoj se politika e ka përdorur imazhin e femrës, por jo gjithmonë e ka mbrojtur atë deri në fund. Të drejtat e femrave në botë janë gjithmonë në vëmendjen time. Kam punuar shumë vite, e mendoj se ka akoma shumë për të bërë.

Le të kthehemi në kinema, të flasim pak për filmin tuaj më të fundit, “Signora Enrica” prezantuar edhe këtu në Festivalin e Filmit në Durrës. Një PDF Search Engineregjisor i ri turk, Ali Ilhan dhe krijimi i tij i parë kinematografik. Tanimë pas kësaj karriere brilante, e shumë roleve të rëndësishëm duket sikur e keni vënë veten në ndihmë të regjisorëve të rinj?
Është e vërtetë. Me shumë dashuri, kur kam patur propozime të mira kam pranuar të jem pjesë e filmave të regjisorëve të rinj. Ali është një djalosh shumë i talentuar. Në këtë komedi romantike, jemi kënaqur shumë. Unë dua dhe do të vazhdoj të mbështes regjisorët e rinj. Në fakt po ju rrëfej se aktualisht, janë dhe tre projektet e tjera filmike me regjisorë të rinj në produksionin e tyre të parë ku kam vendosur të marr pjesë dhe do të filloj të xhiroj së shpejti. Emocionohem kur punoj më ta, dua ti mbështes pafundësisht. Kënaqem kur shoh takente të rinj dhe jam entuziaste për idetë që ofrojnë.

Si ishte të xhiroje “Zonja Enrica”?
Argëtim pa masë! Stambolli është një qytet i përkryer, kemi qeshur shumë jemi argëtuar. Është një film i bukur dhe po merr meritat për këtë.

Duke u kthyer pas në kohë, kur ju ishit e re, e kur punonit përkrah Sergio Leones e Fellinit, çfarë kujton sot?
Kujtoj se Federico ishte një fantazist i vërtetë…gjithçka improvizohej në xhirime, asgjë nuk ishte e ngurtë, surprizat nuk mbaronin. Batutat lindnin aty për aty. Ishte krejt ndryshe me Sergion, skenari nuk lëvizte dhe punohej me shumë seriozitet. Por gjithsesi një gjë mbaj mend mirë, gjithmonëGreen Cheek Conure kam dashur që çdo skenë në filma ta realizoja vetë, edhe ato më të vështirat. Nuk më pëlqenin dubluesit, ndaj kam bërë skena shumë të rrezikshme. Si për shembull në filmin e Sergio Leones, mësova të kalëroja, të bëja skena të rrezikshme. Jam pak e çmendur, nuk mendoni?

Jo, çmenduri të tilla besoj gjithkush do të kishte ëndërr ti bënte. Të jetoje jetën tuaj do të thoshte të takoje dhe më të bukurit e më të famshmit e kinemasë, Marcello Mastroiani, Alain Delon e plot të tjerë…mos më thoni që nuk jeni joshur prej tyre?
Dua tju tregoj një detaj shumë të veçantë. Kur xhironim, me Alain Delon, Visconti e kishte vënë qëllim që të më lidhte me të. Më çmendte gjithë kohës, Claudia shikoje më thoshte, hapi sytë…e unë vazhdoja indiferente. Ndaj kur kishim skenat që duhet të putheshim, ai me qëllim ndalonte xhirimin e thoshte…stop, dubël tjetër.VGA To HDMI Afrohej tek unë e më fliste, Claudiaaa, dua të shoh gjuhën në këto puthje, ku e ke? Por në fakt, si e dinë të gjithë unë kurrë nuk u dorëzova.

Por nëse Delonin nuk e pranuat, Francën e keni shumë për zemër. Aq sa keni vendosur të jetoni aty?
Po, prej vitesh tani jetoj në Paris, e adhuroj këtë qytet. Kam apartamentin tim përballë Senës, e ndihem në shtëpi. Kam vendosur të qëndroj aty, deri në fund të jetës time.

 revista mapo
read more "Klaudia Kardinale rrëfen karrierën e saj"

Michelle Hunziker, ... në Miami (FOTO)

Michelle Hunziker është shfaqur në një formë të shkëlqyer nëMiami, ku ndodhet së bashku me të dashurin e saj të ri, Tomaso Trussardi. Michelle ka qenë mjaft e qeshur dhe duket se tashmë ka gjetur dashurinë, pas një kohe të gjatë single.

(Olycom)
(Olycom)
(Olycom)(Olycom)
(Olycom)(Olycom)
(Olycom)(Olycom)
Michelle Hunziker e  il compagno Tomaso Trussardi sulla spiaggia di Miami. La coppia sta trascorrendo qualche  giorno di vacanza in Florida e concede sorrisi e saluti ai fotografi (Olycom)(Olycom)
read more "Michelle Hunziker, ... në Miami (FOTO)"

E qeshura e papagallit

Zakonisht degjojme papagajte te flasin dhe te imitojne tinguj. Por ky papagall ka aftesine dhe te "qeshe"...

.
read more "E qeshura e papagallit"

Kanadaja ne foto...!

Καναδάς (29)
Një koleksion mahnitës me fotot e peisazheve të mrekullueshme të Kanadasë.

Καναδάς (3)
Καναδάς (1)
Καναδάς (2)
Καναδάς (4)
Καναδάς (5)
Καναδάς (6)
Καναδάς (7)
Καναδάς (8)
Καναδάς (10)
Καναδάς (11)
Καναδάς (12)
Καναδάς (13)
Καναδάς (14)
Καναδάς (15)
Καναδάς (16)
Καναδάς (17)
Καναδάς (18)
Καναδάς (19)
Καναδάς (20)
Καναδάς (21)
Καναδάς (22)
Καναδάς (23)
Καναδάς (24)
Καναδάς (25)
Καναδάς (26)
Καναδάς (27)
Καναδάς (28)
Καναδάς (31)
Καναδάς (33)
Καναδάς (34)
Καναδάς (35)
Καναδάς (32)

read more "Kanadaja ne foto...!"