Σάββατο 2 Φεβρουαρίου 2013

Krahina e Zagorise



 Krahina e Zagorise eshte nje nder krahinat me malore por dhe nder me te bukurat ne rrethin e Gjirokastres dhe rajonit Jugor. Ka nje popullsi kryesisht autoktone dhe me rrenje nga lashtesia. Gjate koheve moderne dhe viteve te emigrimit masiv,ne Zagori u vendosen disa dhjetra familje vllehe. ne ditet e sotme te ardhurit ne kete krahine jane pershtatur dhe nuk bejne dallim nga vendasit autoktone. Gjate periudhes otomane Zagoria perfshihej ne rrethin e Tepelenes (kazane e Tepelenes). Me pas rreth viteve 1918 u perfshi ne rrethin e Permetit,ndersa qysh prej vitit 1923 e deri ne ditet e sotme Zagoria eshte pjese e rrethit Gjirokaster. Perfshirja ne rrethin e Gjirokastres ishte zgjedhja me e mire per shkak te qasjeve te shumta te zagoriteve me banoret e Gjirokastres.

Zagoria shquhet ne rrafsh kombetar per nivelin e larte intelektual te popullsise. Qysh prej periudhes se Zogut perqindja e Intelektualeve zagorite ne nivel vendi ka qene nder me te lartat.

Zagoria perbehet nga 10 fshatra. Perkatesisht: Sheper Nivan Nderan Topove Koncke Hoshteve Lliar Vithuq Doshnice dhe Zhej.

Deri vitet e fundit fshati me i madh i Zagorise ka qene Sheperi me nje rekord prej 600 shtepish,thuhet ne nje dokument te vjeter turk.Si qender administrative e Krahines eshte Nivani.

Nga pikpamja demografike Zagoria perbehet nga popullsi autoktone dhe minoritet vlleh kryesisht.Feja kryesore ne krahine dhe jo vetem eshte feja ortodokse e perqafuar gati ne masen 100%.

Historia e Zagorise dhe fshatrave te saj

 Ndërani
Fshat në lartësi 740 m, në krahun e majtë të lumit të Zagories, në rrjedhën e sipërme të saj. Përmendet në regjistrat osmane të shek. XV, XVI dhe thuhet se para këtyre shekujve ka qenë buzë lumit, bashkë me Nivanin. Në vitin 1952 dëshmohet me 18 familje. Në fund të shek. XVIII dhe në fillim të shek. XIX janë vendosur në Ndëran banorë të ardhur nga Panariti i Korçës, Erseka, Picari, Progonati, Luzati i Tepelenës, Kuçi i Vlorës dhe Shqipëria e Mesme.
Gjatë viteve ’80 - 90 të shek. XVIII kanë qenë bazë e sigurt e Ali Pashë Tepelenës, i cili është strehuar e është ruajtur nga familja Gjoni. Në vitin 1852 ka pasur 65 shtëpi dhe në vitin 1899 400 banorë. Në fillim të shekullit të kaluar filloi emigrimi në masë i popullsisë, kryesisht në Kavallë e Larisë (Greqi e Maqedoni) dhe numri i banorëve zbriti në 286 në vitin 1913, 261 më 1918 dhe 200 banorë më 1939. Nga tërmeti i vitit 1913 u shkatërrua një lagje, Milaria. Ka patur mosmarrëveshje të vazhdueshme me Sheperin për Malin e Rapavicës, e cila u zgjidh në interes të sheperiotëve, në fillim të viteve ‘30 të shekullit të kaluar. Banorët e Ndëranit kanë marrë pjesë aktive në Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare dhe në radhët e saj u inkuadruan 7 partizanë. Aty u vendos shtabi i Zonës Operative Vlorë - Gjirokastër (verë 1943). Më 1957 u formua kooperativa bujqësore, e cila u bashkua me Sheperin e Nivanin (1961) dhe me fshatrat e tjerë më 1970. Më 1969 u çel shkolla 8 vjeçare. Bimët e arave, blegtoria e imët dhe frutikultura janë bazë e zhvillimit të ekonomisë. Sot ka një punishte, që përpunon mbi 20kv djathë të bardhë, kaçkavall në ditë. Familjet më të përmendura të Ndëranit janë: Gjoni, Peri, Dervishi, Puraveli, Koçiu,Konomi, ndërsa si biznesmenë: Çaç Puravelli e Vangjel Dervishi, që kanë zhvilluar veprimtari aktive tregtare në Përmet në vitet ‘30 të shek. XX. Të dënuar politikë nga Diktatura: Sofokli Peri e Toli Kuro. Duhet theksuar se fshati Ndëran shquhet për potencialin intelektual që mbart. Nga ky fshat është studiuesi me mjaft emër, hulumtues dhe një nga nismëtarët e krijimit të Shoqatës Atdhetare – Kulturore “Çajupi” z. Evjen Peri si dhe studiuesi tjetër Viktor Dervishi.

 Nivani.
Fshat në lartësi rreth 800 m, në krahun e djathtë të lumit të Zagories, rrëzë Biseit. Është qendra e komunës së Zagories që përfshin 10 fshatrat e krahinës. Përmendet si vendbanimi i lashtë dhe thuhet se, para pushtimit osman, ishte vendosur pranë lumit, së bashku me Ndëranin. Simbas regjistrave osmane në vitin1431 ka patur 28 familje dhe paguante taksë vjetore 2007 akshe; më 1582 42 familje. Ndërsa në vitin 1852 Nivani i sipërm dëshmohet me 40 shtëpi dhe i Poshtmi me 20. Në gjysmën e dytë të shek. XVIII, 9 familje të pasura të fshatit, u vunë në shërbim të qeveritarëve osmanë dhe disa prej tyre përqafuan fenë islame. Nivani u bë i dëgjuar për Manastirin e tij Shën Mëhill, në të cilin janë zhvilluar shumë mbledhje, kuvende, panaire e festa fetare që nga shek. XVIII e deri në ditët tona. Pranë këtij manastiri është çelur shkolla qendrore, gjysmë e mesme e Zagorisë. Gjatë gjysmës së dytë të shek. XIX Nivani është populluar me banorë të ardhur nga Përmeti, Erseka dhe Kurveleshi. Në Manastirin e Nivanit në këto vite u bënë mjaft përpjekje për të kthyer shkollën greke në shkollë shqipe. Më 21.09.1896, Mitropoliti grek i Gjirokastrës (Grigori) mallkoi banorët e Nivanit, që nuk i dërguan fëmijtë në shkollën greke të fshatit dhe ajo u mbyll. U hap 1899 me 65 nxënës. Në fillim të shek. XX filloi në masë emigrimi i popullsisë dhe ajo zbriti nga 580 banorë më 1899 në 63 shtëpi dhe me 314 banorë në vitin 1918, më 1927 - 349 dhe 200 banorë më 1939. Shkolla shqipe u çel më 1922. U mbyll brenda vitit dhe u hap përsëri më 1925. Nivani ka qenë baza e Luftës ANAÇL e qarkut të Gjirokastrës. Aty janë formuar batalioni “Naim Frashëri”. Ka qenë vendosur Komiteti i Rinisë Komuniste të Qarkut, spitali partizan, baza teknike e Qarkut. Në Luftën ANAÇL janë inkuadruar 21 partizanë dhe ka rënë Heroi i Popullit Themo Vasi dhe dëshmorët: Kiço Semi e Miltjadh Marjani. Pas çlirimit në Nivan u bënë mjaft ndryshime. U krijua kooperativa bujqësore (1957), u çel Qendra Shëndetësore, shkolla e mesme bujqësore, u vendos qendra e lokalitetit, kooperativës dhe Këshillit të Bashkuar e tjerë. Drejtimi kryesor i ekonomisë është prodhimi i drithrave të bukës, i perimeve, blegtoria e imët dhe frutikultura. Familjet më të mëdha janë: Harito, Kondi, Vasi, Semi e Peçi. Prej tyre përmenden: Ilia Semi, Stathi Kondi, Afroviti Harito, Theodhori Koxhioni, Vasil Semi, Rako Vasi, Pano Kondi, Fotini Çavo, Ndreko Harito e tjerë; ndërsa si biznesmenë: Sofokli Kondi e Andon Vasi, që zhvillonin veprimtari në Përmet dhe Leonidha Vasi në Sarandë. Më 02.10.2003 u vendos në Nivan busti i Heroit të Popullit Themo Vasi, i përgatitur në bronz me shpenzimet e përballuara nga komuniteti i fshatit, që banon kryesisht në Shqipëri.

 Sheperi

Fshat rrëzë Dhëmbelit, në mes të rrugës Gjirokastër – Poliçan - Përmet, në lartësinë 800 m. Më parë është vendosur në P të tij dhe përmendej me emrin Tërrovë. Është fshat i vjetër; dëshmohet për herë të parë me këtë emër në regjistrat osmane të vitit 1431 me 38 shtëpi dhe më 1583 me 173 shtëpi. Sipas statistikave të këtij të fundit, paguante 4550 akçe, taksë vjetore dhe përmendet si fshat derebend, që ruante me 200 burra rrugën Gjirokastër - Gryka e Selckës – Përmet, ndërsa në një dokument osman (4. 11. 1758) caktoheshin kufijt e tij. Në gjysmën e dytë të shek. XVIII kishte 300 shtëpi dhe 3 hane për karvanet tregtare, që kalonin në rrugën Korçë – Përmet - Qafa e Dhëmbelit – Dropull - Sarandë. Më 1852, sipas historianit grek P. Araventinoi kishte 150 shtëpi dhe më 1898 – 1200 banorë. Sheperi ka pasur shkollë në gjuhën greke në vitin 1874; gjithashtu mjaft nxënës frekuentonin shkollën e Nivanit në vitet ’80 të shek. XIX. Ndërsa në vitin 1898 shkolla e Sheperit kishte 65 nxënës dhe 2 mësues. Për mbajtjen e saj fshatarët jepnin ndihmë 1350 grosh në vit. Në fillim të shekullit të kaluar u bënë përpjekje të shumta për shkollën shqipe. Më 1906 funksiononte një shkollë shëtitëse e fshehtë për mësimin e gjuhës amtare, ndërsa në vitin 1910 u krijua “Lidhja Ortodokse”. Në dekadat e para të shek. XX filloi emigrimi masiv; rreth 40 familje u vendosën kryesisht në Maqedoni dhe Greqi. Numri i popullsisë u pakësua nga 650 banorë në vitin 1913 në 529 më 1927 dhe 95 shtëpi më 1939. Shkolla e parë shqipe u çel me përpjekjet e Ilia Dilo Sheperit më 1917 me 35 nxënës dhe dy mësues, një italian. Në vitin 1918 një bandë nga Navarica e Sarandës bëri masakër në Sheper. Pas vitit 1920 u vendos postkomanda e xhandarmërisë dhe komuna e Zagories. Gjatë viteve 20 -të shek. të kaluar mjaft sheperiotë janë përfshirë në lëvizjen patriotike e demokratike, sidomos në Luftën e Vlorës dhe në Revolucionin e qershorit, ku janë dalluar Sofokli Çapi, Janaq Bulo, Sokrat Nashi. Sheperi ka dhënë një ndihmë me vlerë gjatë Luftës ANAÇL. Ai ka qenë një nga fshatrat bazë të kësaj lufte për qarkun eGjirokastrës. Atje u vendos shtabi i Zonës Operative Vlorë - Gjirokastër (tetor 1943), misioni anglez, teknika e partisë, Qarkori i saj, Këshilli Nac. i Qarkut, punëtoria partizane, depot e municioneve e të veshmbathjes të Qarkut të Gjirokastrës e tjera. Në Sheper u krijua njësiti guerril, çeta “Andon Zako”, batalioni “Naim Frashëri”, BrVIII, XIV S. Kanë marrë pjesë në këtë luftë 25 vetë, nga të cilët tre të rënë si dhe 18 viktima lufte. Kanë marrë pjesë në Këshillin NAÇ të fshatit: Nasho Idrizi, Vangjel Kaso, Nasho Papuli, Harito Nashi, Vasil Pite, Sokrat Nashi, Seve Ngjela.

Janë internuar nga gjermanët: Aristidh Duli, Milo Rako, Sotir Koçiu dhe Theodhori Duli. Sheperi u dogj dy herë gjatë operacionit të janarit pjesërisht dhe atij të qershorit (13. 06.1944) tërësisht. Gjatë operacioneve u dogjën 78 shtëpi, 38 kasolle, u grabitën 250 krerë bagëti të imta, 20 pendë qe, 20 lopë e mushka e 70 zgjoj bletësh. Sheperi ka tradita patriotike kulturore dhe arsimore, ku është shquar poeti Andon Zako Çajupi, Ilia Dilo Sheperi dhe janë dalluar mjaft të tjerë. Deri në vitin 1945 ka pasur rreth 20 vetë me arsim të lartë dhe rreth 200 në 50 vitet e fundit, si dhe mbi 200 oficerë. Më 1947 u çel shkolla 7 vjeçare. Më 22. 04. 1957 u krijua kooperativa bujqësore, më 1961 u bë bashkimi me kooperativën e Ndëranit dhe të Nivanit dhe më 1967 me Konckën dhe Topovën. Më 1968 - 1969 u ndërtua Pallati i Kulturës, dyqani i shitblerjes, kopshti i fëmijëve, infermieria, ujësjellësi, muzeu, grupi folklorik, furra e bukës dhe menca. Më 27. 03. 1960 u bë përurimi i rrugës automobilistike Poliçan – Sheper. Më 1957 kishte 245 banorë më 1990 - 53 shtëpi. Në vitet 1945 - 1990 janë larguar nga fshati 30 shtëpi dhe në të gjithë Shqipërinë kanë emigruar 21 familje në Greqi. Ndërsa në vitin 1991 kanë emigruar në Greqi 21 familje. Të dënuar politikë nga diktatura: Kiço Ngjela, Koço Dilo, Lipe Nashi, Margarit Dilo, Peço Kagjini, Peço Rako, Sotir Haxhi, Spartak Ngjela, Themo Muzha, Vasil Duda, Vangjel Lesho.
Drejtimi kryesor i ekonomisë është prodhimi i drithërave të bukës, rritja e bagëtive të imta dhe vreshtaria. Për këtë të fundit u ngrit në vitet ’20 të shek. të kaluar një bllok me 30 ha vreshtë.

Me nismën e sheperiotëve dhe një grupimi intelektual zagorit të ngritur enkas dhe të përkrahur nga Shoqata dhe Komuna e Zagories në Sheper u vendos busti i Mësuesit të shquar me kontribut të madh kombëtar, hartuesit të të parës gramatikë dhe sintaksë shqipe për shkollat emesme, Ilia Dilo Sheperit.larguar nga fshati 30 shtëpi dhe në të gjithë Shqipërinë kanë emigruar 21 familje në Greqi. Ndërsa në vitin 1991 kanë emigruar në Greqi 21 familje. Të dënuar politikë nga diktatura: Kiço Ngjela, Koço Dilo, Lipe Nashi, Margarit Dilo, Peço Kagjini, Peço Rako, Sotir Haxhi, Spartak Ngjela, Themo Muzha, Vasil Duda, Vangjel Lesho.Kohët e fundit për Sheperin po jepet një kontribut i madh për pasqyrimin e traditës historiko - kulturore. Në këtë aspekt shquhen publicistët Ilia Laska dhe Stavro Çapi, të cilët kan ëshkruar më bashkautorësi librin “SHEPERI”.

Terrova

Vendbanim i vjetër, rreth 2,5 km në J të Sheperit, pranë sheshit të Shën Thanasit (në rrugën Sheper - Poliçan). Fjala “Tërrovë” vjen nga sllavishtja terati, në shqip “ndjek” ose “gjuaj”. Sot këtu ruhen gjurmët e një pusi dhe qeramike. Thuhet se ky vendbanim është braktisur para sundimit osman dhe banorët e tij janë vendosur kryesisht në Sheper.
 Zheji

Fshat i pozicionuar në lindje të Malit të Bucelthit, me lartësinë 700 m. Shtrihet rrëzë Belenatit dhe rrethohet me kodra të ulëta. Lidhet me Çajupin me dy rrugë këmbësore, njëra kalon në Buzën e Rripës (ndërmjet Strakavecit dhe Bucelthit) dhe tjetra në anën JL të këtij të fundit. Sipas të dhënave është vendbanim i lashtë. Kjo vërtetohet katërcipërisht se në Belenat dhe Vërri të Zhejit janë gjetur varre dhe qeramika të periudhës antike. Zheji fillimisht ka qenë i pozicionuar rreth 2km në VL të tij. Përmendet në shek. XI një manastir i madh dhe në regjistrimet e osmanëve në shek. XV- XVI. Sipas këtyre burimeve më 1431 kishte 34 familje dhe më 1583 - 45 familje. Ndërsa më 1852, sipas historianit grek P. Arvantinoi, ka patur 80 shtëpi dhe më 1898 – 800 banorë. Më 1887 çeli shkollën në gjuhën greke, e cila frekuentohej edhe nga nxënësit e ardhur nga Lliari. Më 1898 shkolla kishte 50 nxënës dhe për mbajtjen e saj mblidheshin nga fshatrat 500 grosh në vit. Duhet evidentuar se nga guri i Zhejit, i gdhendur me mjeshtëri janë përgatitur qoshet e shtëpisë madhështore të Vangjel Zhapës në Labovën e Zhapës.

Përpjekjet e patriotëve të Zhejit për mësimin e gjuhës shqipe u shtuan në dekadën e dytë të shek.XX. Më 1910 emigrantët Jano Marka e Spiro Vllahu sollën abetare dhe libra në gjuhën amtare. Shkolla shqipe u hap në vitin 1917 me dy mësues, njëri italian, që jepte gjuhën italiane. Më 1913 ka pasur 612 banorë dhe më 1927 – 529 banorë. Gjatë viteve 1920 -1924 janë zhvilluar veprimtari përparimtare, atdhetare, kryesisht nga zhejotë që ishin në emigracion. Morën pjesë në luftën e Vlorës: Foto Menkshi, Gaçe Qendro, Miltjadh Garo, Perikli Çarka e Petro Garo, ndërsa Revolucioni i Qershorit u përkrah dhe u ndihmua nga Sotir Gjergo. Zheji ka pasur 12 kisha dhe feston çdo vit Shëne Premten. Në muajt gusht - tetor 1918 vdiqën nga gripi 91 vetë. Gjatë 3 dekadave të shek. të kaluar ka pasur 3 dyqane, 2 mullinj bloje dhe 7 zanatxhinj. Prezenca e tyre i ka dhënë këtij fshati zhvillim industrial. Në këtë periudhë mjaft zhejotë emigruan dhe rreth 40 familje nuk u kthyen. Ata u inkuadruan në vende ku shkuan në shoqëri atdhetare, të organizuar nga emigrantët shqiptarë. Ndërsa në Zhej u krijua shoqëria “Përparimi” (1922) dhe “Ylli teatral”. Populli i Zhejit ka marrë pjesë gjallësisht në Luftën ANAÇL. Një veprimtari tepër aktive luftarake me skuadra të armatosura për mbrojtjen e pasurive fshatare, formimi i njësitit guerril të armatosur, organizata e gruas, e cila mundësoi ndihmesën e kualifikuar për veshje të partizanëve dhe transportimin me kafshë të materialeve në: Pogon, Libohovë, Bregdet, Kurvelesh. Edhe njësiti i armatosur i Zhejit në vitin 1943 mori pjesë në veprime luftarake në: Mezhgoran, Përmet, Libohovë, Gjirokastër dhe Kuqar (27. 06. 1943). Në 1944 në fshatin Zhej u bë mbledhja e Intelektualëve. Zheji u dëmtua shumë nga kjo luftë. Gjatë dy operacioneve armike u dogjën 65 shtëpi e 18 kasolle, u grabitën 63 qe, 12 kafshë pune, 200 krerë bagëti të imta dhe u shkatërruan 43 koshere bletësh. U internuan në Itali Kiço Kllapi (1939) dhe në Gjermani Gaçe e Sokrat Qendro, ndërsa u burgosën nga italianët: Thoma Çarka, Pirro Bita e Vasil Shaka. Morën pjesë në këtë luftë 18 vetë, nga të cilët ra dëshmor Spiro Zogo. Pas çlirimit u ngrit ambulanca e parë (1946) me Vito Gjonin e Pirro Kllapin; u çel shkolla 7 vjeçare (1947), u vendos qendra e lokalitetit për fshatrat: Zhej, Lliar, Doshnicë, Hoshtevë, Vithuq; u krijua kooperativa bujqësore (19.08.1956) me kryetar Spiro P. Çarka dhe më 1958 u kolektivizua gjithë fshati. U bë telefonizimi (1967), elektrifikimi (22.09.1969) dhe më pas, në tetor të atij viti, u përurua kompleksi: ambulancë e konsultore, shtëpi lindjeje, çerdhe kopsht fëmijësh, banja e lavanteri, hotel, mencë e furrë buke. Ka pasur një grup folklorik, i cili është dalluar në festivalet folklorike e kombëtare. Zheji, në fillim të viteve 1945, kishte rreth 100 shtëpi me 500 banorë, në pas u larguan 150 vetë, mjaft prej tyre me familje. Sot ka 22 shtëpi me 59 banorë. Drejtimi kryesor i ekonomisë janë drithrat e bukës, pemtaria, vreshtaria, blegtoria e sidomos bagëtia e imët. Familjet më të vjetra janë: Sevajt, Dukajt e Shehitajt, ndërsa më të mëdhatë dhe më të përmendurat janë: Çarkajt, Qendrajt, Menkshajt, Garulajt, Bitajt, Garajt, Kllapajt, Sulajt, Qorrajt, Stefajt.Në lëvizjen kulturoro- artistike e letrare janë dalluar sidomos familja e Spiro Zhejit si Petro e Gjergj, Vera dhe Artur Zheji, të cilët kanë dhënë një kontribut të madhe edhe në shkallë vendi si dhe në shkëmbimin universal të vlerave. Gjithashtu duhet të përmendet kontributi që jep në evidentimin evlerave të Zhejit poeti Anastas Bita, i cili ka botuar librin e tij poetik të titulluar “ Më kërkoni atje ku nuk jam”. Kohët e fundit duke u nisur nga nostalgjia kanë filluar të mbijnë libra të rinj kryesisht të folkloristikës popullore, pra të bazuar në tabanin popullor si: Jorgo Dhespa me veprën “Kthehem atje ku u nisa” dhe Jani Ballo me librin “Po nis bletën”, të cilët i këndojnë edhe bukurive të Zhejit dhe gjithë Zagorisë.

Sheperi

Sheperi

Sheperi

Mali i Lunxherise

Mali i Lunxherise

Sheperi

Portat e Idrizit dhe Kaces

Portat e Idrizit dhe Kaces

Sheperi

Kroi i mehalles se Poshtme

Kroi i mehalles se Poshtme

Sheperi

Mali i Rapavices (Lunxherise)

Mali i Rapavices (Lunxherise)

Sheperi

Perendimi ne Sheper


Perendimi ne Sheper

Sheperi

Majat me bore


Majat me bore

Sheperi

Gryka e Cajupit


Gryka e Cajupit

Sheperi

Kisha "Shen Meria" e Sheperit

Kisha "Shen Meria" e Sheperit
read more " Krahina e Zagorise"