Islanda, atje ku diskriminimi gjinor nuk ekziston

Ishulli në veri të Europës është vendi që u kushton më shumë rëndësi të drejtave të grave, mundësive të tyre për karrierë dhe nuk ka diskriminim në arenën politike (qeveria drejtohet nga një femër, Jóhanna Sigurðardóttir).
Në përgjithësi, Europa veriore është zona ku femrat do të donin të jetonin, pasi vendet e para në klasifikim i zënë pikërisht shtetet e kësaj pjese të kontinentit. Në dhjetë vendet e para nuk mungojnë Suedia, Danimarka, Finlanda, Norvegjia dhe Vendet e Ulëta.
Brenda 20-shes së parë gjenden edhe Maqedonia, Moldavia dhe Rumania. Ndërsa vendi i fundit është Çadi, ku gratë nuk kanë të drejta ligjore dhe martohen në moshën 12 vjeçe. Vendet e fundit kryesisht i përkasin shteteve aziatiko afrikane si Afganistani, Jemeni Kongoja dhe Çadi.
Δεν υπάρχουν σχόλια:
Δημοσίευση σχολίου